Kanceri i mushkërive: Trajtimi

Zgjedhja e trajtimit nga ana juaj varet nga faza në të cilën është kanceri, gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore dhe kapaciteti i frymëmarrjes, si edhe nga dëshirat tuaja.

  • Kanceri i mushkërive i qelizave jo të vogla mund të trajtohet me anë të kirurgjisë, radioterapisë ose kemioterapisë.
  • Kanceri i mushkërive i qelizave të vogla zakonisht trajtohet me anë të kemioterapisë. Disa persona me kancer në njërën mushkëri (sëmundje e kufizuar) do t’i nënshtrohen radioterapisë në kraharor dhe në tru (të quajtur radioterapi parandaluese ose profilaktike). Meqenëse ai përhapet qysh herët, kirurgji-a nuk përdoret shpesh për këtë lloj të kancerit.
  • Mesothelioma është rrallëherë e mundur të largohet me anë të ndërhyrjes kirurgjik-ale. Megjithatë, personat zakonisht kanë lloje të tjera trajtimi, si kemioterapinë ose thoracentesis për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes apo për të ndihmuar të menaxhohen simptomat.

Studimet tregojnë që lënia e duhanit do të përmirësojë shanset tuaja për të reaguar ndaj trajtimit. Në qoftë se ju tymosni duhan, ekipi mjekësor ka mundësi t’ju kërkojë lënien e duhanit para se të bëni një operacion.

Kirurgjia

Heqja me anë të një ndërhyrje kirurgjikale e një tumor-i ofron shansin më të mirë të një kurim-i për pacientët që kanë një fazë të hershme të kancerit. Ekipi mjekësor do të shikojë nëse kanceri është përhapur përtej mushkërive apo jo, gjendjen tuaj të përgjithshme dhe kapacitetin e frymëmarrjes. Ata do të vlerësojnë nëse ndërhyrja përbën një alternativë për ju.

Llojet e kirurgjisë së mushkërive

Ekzistojnë disa lloje të kirurgjisë së mushkërive.

  • Prerje: Hiqet vetëm një pjesë e mushkërisë dhe jo një lob;
  • Lobektomi: Hiqet një lob i mushkërisë;
  • Pneumoktomi: Hiqet një mushkëri e tërë.

Në qoftë se kanceri është përhapur ose në qoftë se ju keni mesotelioma në abdomen-in tuaj, ju mund t’i nënshtroheni një lloji tjetër kirurgjie.

Pas një operacioni

Dhimbja akute është dhimbja e shkurtër që ikën kur dëmtimi ose sëmundja që e shkakton trajtohet. Dhimbja është kronike kur ndodh për shumicën e ditëve të javës për më shumë se 3 muaj.

Çfarë e shkakton dhimbjen kronike?

Rreth një në pesë të rritur vuajnë nga dhimbja kronike. Shkaku kryesor është dëmtimi, kryesisht ai që vjen nga aktiviteti sportiv, aksidentet motorike dhe aksidentet në shtëpi dhe punë.

Dhimbja kronike mund të shkaktohet edhe nga sëmundje si osteoartrit-et. Megjithatë, në disa raste nuk ka shkak fizik për dhimbjen dhe ajo mund të zgjasë edhe pasi dëmtimi të jetë shëruar. Në shumë raste dhimbja kronike është më shumë një çrregullim sesa një simptomë që vjen nga ndonjë proces sëmundjeje.

Vlerësimi i dhimbjes

Së pari është shumë e rëndësishme që të flisni me mjekun për një vlerësim të dhimbjes për të bërë të qartë nëse ka lidhje me ndonjë shkak serioz. Kjo përfshin tregimin tuaj të historisë së dhimbjes tek mjeku, kryerjen e një ekzaminimi fizik dhe ndoshta edhe kryerjen e disa testeve. Ju duhet të pyesni mjekun në lidhje me kushtet tuaja, ato çka nuk kuptoni dhe ato për të cilat jeni të shqetësuar.

Menaxhimi i dhimbjes

Menaxhimi i dhimbjeve kronike është i ndryshëm për secilin individ. Mjeku juaj duhet të bëjë një plan menaxhimi për ju. Ai mund të japë recetë me ilaçe dhe mund të sugjerojë përfshirjen e terapistit si dhe të fizioterapi-stit, terapistit okupacional ose psikolog-ut të klinikës, për kujdesin tuaj.

Edhe pse menaxhimi personal është i individualizuar, ka një numër gjërash që shumica e njerëzve i bëjnë për të menaxhuar dhimbjet. Këto përfshijnë:

  • Të mësosh të bësh prioritetin e gjërave, për të bërë në fillim gjërat më të rëndësishme;
  • Lehtëso veten në mënyrë që të mos bësh më shumë dhe të mbilodhesh;
  • Përpiqu të bësh disa ushtrime të përshtatshme për kushtet tuaja (mjeku ose fizioterapisti mund t’ju këshillojë për këtë);
  • Mëso teknika për t’u relaksuar dhe larguar mendimet në lidhje me dhimbjen;
  • Nëse keni problem me gjumin, flisni me mjekun në lidhje me atë se çfarë duhet të bëni për të patur gjumë më të mirë.