Planifikimi i shtatzënisë

Planifikimi i shtatzënisë nuk nënkupton që të nxitoni për në dyqanin më të afërt të fëmijëve. Do të thotë që të keni kujdesin mjekësor përpara mbetjes shtatzënë. Ju doni që trupi juaj të jetë në gjendjen më të mirë, në mënyrë që kur të mbeteni shtatzënë, t’i jepni fëmijës tuaj fillimin më të mirë të mundshëm.

Kontrolli i para konceptimit

Hapi i parë do të jetë që të bëni një rrugë me partnerin tuaj për tek doktori për një vizitë para konceptimit. Kjo do t’ju mundësojë që të siguroheni që jeni në rregull me gjendjen tuaj shëndetësore dhe vaksinim-in. Duhet diskutuar ndonjë shqetësim që mund të keni rreth shtatzënisë dhe për të vendosur ndonjë ndryshim jetësor që duhet të ndërmerrni. Mjeku juaj do të jetë në gjendje për të marrë një vendim për shëndetin tuaj të përgjithshëm si edhe çdo aspekt të historisë tuaj mjekësore e familjare që mund të ndikojë në shtatzëni. Do t’ju pyesë nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç, ashtu sikundër edhe bimë ose suplemente, pasi këto mund të duhet të ndryshohen para dhe pas konceptimit.

Nëse ju si një mama e ardhshme, keni një gjendje mjekësore siç është: diabet, astmë, lupus eritematoz ose presioni të lartë gjaku, është e rëndësishme që të siguroheni që gjendja të jetë nën kontroll përpara se të ngeleni shtatzënë. P.sh. gratë me diabet duhet të sigurohen që ato kanë një kontroll të mirë të nivelit të sheqerit në gjak gjatë kohës së konceptimit, pasi kjo zvogëlon rrezikun e fëmijës për të patur një anomali kongjenital-e.

Ilaçet kontraceptive

Nëse jeni duke marrë pilula kontraceptive, por jeni duke programuar që të mbeteni shtatzënë, doktori juaj mund t’ju rekomandojë që të përdorni një metodë kontracepsion-i, siç është: prezervativi ose diafragma, për disa muaj para përpjekjes për konceptim. Kjo do t’i japë trupit tuaj kohën që i duhet për të rivendosur ekuilibrin hormonal normal. Mund të duhen disa muaj derisa periodat të kthehen të rregullta.

Stërvitja

Diabeti dhe mbetja shtatzënë

Pasja e kushteve kronike si diabet-i kërkon monitorim të kujdesshëm të shëndetit gjatë shumicës së kohës dhe kjo bëhet edhe më e rëndësishme gjatë shtatzënisë, kohë kur ndryshimet në trupin tuaj janë dramatike.

Pjesa më e madhe e grave që kanë diabet dhe që mbeten shtatzëna e kanë atë kryesisht të tipit 1 (që quhet diabet me varësi insuline ose diabet juvenil), por disa prej tyre mund të kenë edhe diabet të tipit 2 (diabet pa varësi nga insulina ose i maturuar).

Një tjetër tip diabeti që quhet diabet shtatzënie është tip i përkohshëm diabeti që shfaqet tek gratë shtatzëna që nuk kanë patur më parë diabet dhe që zakonisht ikën pas lindjes së bebes.

Nëse keni diabet, nuk ka arsye që të mos keni shtatzëni të shëndetshme dhe të suksesshme dhe pasjen e një bebeje të shëndetshme. Pasja e saj do të thotë që ndoshta ju duhet që të punoni ngushtë me mjekun tuaj dhe të tjerë profesionistë shëndeti për të garantuar që të menaxhoni diabetin sa më mirë gjatë shtatzënisë.

Unë kam diabet dhe dua të mbetem shtatzënë: çfarë duhet të bëj?

Takimi me mjekun për planifikimin e shtatzënisë është një hap i rëndësishëm për të sqaruar rezultatin më të mirë të mundshëm për beben tuaj. Ju keni një kusht paraekzistues, kështu që ju mund të planifikoni më parë dhe të diskutoni me mjekun tuaj çfarë keni nevojë të bëni përpara se të mbeteni shtatzënë dhe çfarë mund të bëni ju për të mënaxhuar diabetin tuaj gjatë shtatzënisë.

P.sh. nëse keni diabet, ju keni një rrezik pak më të lartë se gratë e tjera për beben tuaj në:

  • Pasjen e një lindjeje me defekt;
  • Pasjen e një lindjeje të parakohshme;
  • Bebe me peshë shumë të madhe ose me peshë shumë të vogël;
  • Pasjen e verdhëzës;
  • Pasjen e niveleve të ulëta të rrezikshme të sheqerit në gjak pas lindjes.

Ju vetë keni një rrezik të rritur për dështim ose zhvillimin e presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë. Megjithatë, ju mund t’i minimizoni këto rreziqe duke planifikuar që më parë dhe përsëri duke bërë kontrolle në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak në kohën e konceptimit dhe ecurisë së shtatzënisë gjatë dy muajve të parë.

Ja disa shenja të tjera që autizmi mund t'i shfaqë gjatë shtatzënisë

Fëmijët me autizëm shfaqin zona të vogla (arna) që tregojnë çrregullim të aktivitetit të trurit, në shtresat e jashtme të tij, sipas një studimi të ri që presupozohet të ofrojë dëshmi shtesë për të mbështetur teorinë se çrregullimet e zhvillimit fillojnë që në mitër. Ekspert-ët kanë besuar për një kohë të gjatë se autizmi përfshin ndërprerje në zhvillimin tipik të trurit, që daton gjatë shtatzënisë.

Studimi i ri, i cili u raportua online, në 27 mars në Revistën Shkencore të Mjekësisë në Nju Ingland, paraqet provat më të drejtpërdrejta të origjinës së hershme të kësaj sëmundjeje.

Për studimin, hulumtuesit ekzaminuan mostrat e indeve të trurit të 22 fëmijëve pas vdekjes, 11 prej tyre me autizëm dhe 11 pa autizëm. Ata ishin në gjendje të zbulonin arna të vogla të zhvillimit të ndërprerë, që njollosnin shtresat e jashtme të trurit, tek fëmijët me autizëm. Dallimet e këtij lloji marrin formë gjatë zhvillimit para lindjes, tha Ed Lein, një studiues në Institutin Allen për Shkencën e Trurit në Seattle, i cili ka punuar në këtë studim.

“Kjo është një dëshmi mjaft e drejtpërdrejtë e një origjine në fazën para lindjes të autizmit”, tha Lein. Një studiues autizmi që e rivlerësoi studimin, ra dakort me këtë fakt. “Themeli i kësaj ndoshta i përket fazës para lindjes”, tha Dr. Walter Kaufmann, një neurolog në Spitalin e Fëmijëve në Boston.

“Sa herët shfaqet autizmi në periudhën para lindjes? Kjo është e vështirë të thuhet”. Një pyetje akoma më e madhe është: Çfarë e shkakton atë përçarje të hershme në zhvillimin e trurit? Lein dhe Kaufmann thanë se kjo është e pamundur të përcaktohet. “Ne ende duhet të përpiqemi ta kuptojmë këtë”, tha Lein. Megjithatë, ekspertët në përgjithësi besojnë se autizmi lind nga predispozicioni gjenetik dhe faktorët mjedisorë, ende të panjohur. Në fund të fundit, ky është një ndërveprim midis geneve dhe mjedisit”, tha Kaufmann.

Vitaminat

Vitaminat janë substanca kimike, që janë vital-e për një shëndet të mirë. Ato janë të rëndësishme për shumë funksione të trupit, si për rritje dhe riprodhim qelizor. Meqenëse trupi nuk mund të magazinojë vitamina, marrja e tyre në mënyrë të rregullt është e rëndësishme.

Shumica e vitaminave merren nga ushqimi dhe ndahen në 2 grupe:

1. Të tretshme në yndyrë

  • Vitamina A (retinol): ndodhet në mëlçi, vaj peshku (si salmoni dhe herringa) dhe tek produktet blegtorale me yndyrë; karroteni ndodhet tek portokalli dhe në frutat e perimet me ngjyrë të verdhë, dhe në perimet me gjethe të gjelbra konvertohet në retinol.
  • Vitamina D: gjendet tek peshqit dhe vezët. Trupi ynë prodhon vitaminën D me ndihmën e dritës së diellit.
  • Vitamina E: gjendet në shumë ushqime bimore dhe prodhime deti.
  • Vitamina K: gjendet tek drithërat dhe perimet me gjethe të gjelbra.

2. Të tretshme në ujë

  • Grupi i Vitaminave B: gjenden në shumë ushqime, përfshirë mishin, peshkun, drithërat dhe bukën, bishtajoret (të thara dhe thjerrëza), arroret dhe në ekstraktin e majasë. Vitamina B2 (riboflavina), gjendet në produktet blegtorale dhe vezët dhe Vitamina B12 në mish.
  • Acid Folik: gjendet në mëlçi, ekstraktin e majasë, drithërat të përforcuara me minerale, bishtajoret, drithërat, arroret, perimet me gjethe të gjelbra dhe frutat.
  • Vitamina C: perime dhe fruta të freskëta dhe të ngrira, kryesisht në frutat e familjes citrus.

Vitaminat e tretshme në yndyrë, siç tregon edhe vetë emri, mund të magazinohen në yndyrë edhe pse ne përpiqemi që ta mbajmë atë në nivele të përshtatshme. Shtesa e vitaminave të tretshme në ujë thjesht do kalojë në urinë, kështu që efekti i saj duket shpejt. Historikisht, shembulli më i qartë ka qenë një vëzhgim për rezultatin e mungesës së vitaminës C, që shfaqet kur ushtarët kanë qenë në det për disa muaj, pa fruta dhe perime të freskëta.