Si duhet shtyrë gjatë lindjes: A duhet që trupi t’ju drejtojë juve?

A ka më shumë se një mënyrë për të shtyrë?

Po, ka dy qasje shumë të ndryshme për shtytjen, presionin që nënat ushtrojnë në përgjithësi në mënyrë që të ndihmojnë foshnjat e tyre të zhvendosen nëpër kanalin e lindjes gjatë fazës së dytë të dhimbjeve të lindjes (fazës së shtytjes).

Njëra është metoda e praktikuar gjerësisht, e quajtur shtytje e trajnuar ose e drejtuar, në të cilën nëna drejtohet të fillojë të shtyjë sapo që të jetë hapur plotësisht, pavarësisht nëse ndjen apo jo nevojën për të peshuar mbi veten. Gjithashtu, juve u jepen udhëzime se si të shtyni.

Qasja alternative, shpesh e preferuar nga mamitë, njihet si shtyrje spontan-e. Kjo metodë kërkon që ju të ndiqni prirjen natyrore të trupit tuaj, duke shtyrë atëherë kur ndjeni që jeni gati dhe në çfarëdo mënyre që konsiderohet e duhur nga ana juaj.

Shtyrja e trajnuar është një praktikë e rëndomtë në shumicën e spitaleve. Por disa ekspert-ë thonë që mjekët duhet ta rishikojnë këtë qasje gjatë studimit duke sugjeruar që në shumë raste, praktika nuk ka avantazhe për nënën ose fëmijën, dhe në fakt mund të jetë e kundërta.

Si trajnohet shtytja?

Në shumicën e rasteve, një infermiere specialiste për dhimbjen e lindjes e drejton këtë trajnim. Zakonisht juve u kërkohet të merrni frymë thellë në fillimin e çdo shtrëngimi dhe të shtyni duke forcuar muskujt e barkut dhe duke u përpjekur të ushtroni sa më shumë presion poshtë, ndërsa infermierja numëron deri në dhjetë (disa nëna thonë se ndjejnë sikur kanë një lëvizje të zorrëve). Pastaj ju bëni një frymëmarrje tjetër të shpejtë dhe e mbani deri sa të numëroni deri në dhjetë, duke synuar që të bëni tre shtytje për çdo shtrëngim.

Epidurali

epidural

Epidurali është një procedurë shpinore që çon anestezi-në ose ilaçet kundër dhimbjes në nervat që kanë dhimbje.

Përdoret më shumë tek gratë që janë në procesin e lindjes për të lehtësuar dhimbjet e lindjes së fëmijës. Përdoret shpesh edhe për të përgjumur gratë ndërsa ato kanë prerje cezariane.

Emri “epidural” vjen nga vendi ku merret ilaçi në trup, në shpinë. Korda shpinore rrethohet nga lëngu cerebrospional që ndihmon mbrojtjen dhe lubrifikon kordën shpinore nga dëmtimet. Lëngu mbahet në një këllëf të fortë, prandaj quhet “dura”. Megjithatë, korda shpinore dhe dura nuk ecin tërë kohën përgjatë dhe poshtë kanalit shpinor, ato arrijnë në fund në vertebrën e parë lumbal-e (një nga kockat e kurrizit).

Epidurali merret në zonën e kanalit shpinor që nuk mbrohet nga dura, që njihet si hapësira epidurale. Kjo hapësirë përmban nerva shpinore që kalojnë në kordën shpinore për në tru. Epidural do të thotë “mbi durë”, kështu që disa mjekë preferojnë ta quajnë atë “ekstra-dural”ose “peridural”, që do të thotë “jashtë durës”.

Një anestezist i aftë mund të kontrollojë sasinë e lehtësimit të dhimbjes ose përhumbjen që merr pacienti, ndërsa lejon që ai të ketë disa lëvizje dhe ndjesi.

Kjo sepse fibrat nervore që transmetojnë dhimbjen janë relativisht të holla, krahasuar me fibrat nervore që lejojnë lëvizjen e muskujve skeletorë ose ndjenjën e prekjes, që do të thotë se fibrat nervore “që dhembin” janë prekur nga anestezisti më shpejt. Përveç kësaj, anestezisti mund të menaxhojë forcën e tij për të sjellë një balancë të mirë për përmirësimin e pacientit dhe lehtësimin e dhimbjes dhe aftësinë për të lëvizur.

Çfarë ndodh kur merrni epidural?

Përpara kësaj duhet që një age – gjilpërë të futet në vena në krah që të merren lëngjet. Kjo është masë parandaluese.

Grisjet e perineumit

A është e zakonshme që të shkaktohen grisje gjatë një lindje vaginale?

Po. Me hyrjen e foshnjës tuaj në botë, ju mund të përfundoni me një grisje. Shpesh kjo ndodh në perineum (zona midis anusit dhe vaginës tuaj). Grisjet janë më të zakonshme tek gratë të cilat bëjnë lindjen e tyre të parë vagina-le dhe luhaten nga prerje dhe gërricje të vogla deri në shqyerje të thella që prekin disa muskuj të dyshemesë së pelvisi-t. Është e mundshme që të griseni edhe në qoftë se keni një epiziotomi. Në fakt, një epiziotomi e shton rrezikun e grisjeve të rënda.

Grisjet më sipërfaqësore përfshijnë lëkurën e perineumit dhe indit rreth hapjes së vaginës ose shtresës më të jashtme të vetë vaginës, por jo muskujt. Këto grisje, të quajtura laceracione të shkallës së parë shpesh janë kaq të vogla saqë kërkojnë pak apo aspak qepje. Zakonisht shërohen shpejt dhe shkaktojnë pak apo aspak siklet.

Laceracionet e shkallës së dytë shkojnë më thellë në muskujt poshtë. Këto grisje duhet qepur që të mbyllen, shtresë pas shtrese. Ato do shkaktojnë njëfarë sikleti dhe zakonisht kërkojnë disa javë për t’u shëruar. Qepjet treten vetë gjatë periudhës së shërimit.

Rreth 4% e grave që lindin në rrugë vaginale përfundojnë me një grisje më serioze në perineumin e tyre, që shtrihet deri në anus dhe përtej. Kjo lloj grisje mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme për shumë muaj dhe rrit rrezikun e mospërmbajtjes anale.

Këto grisje të rënda quhen laceracione të shkallës së tretë ose të katërt. Një laceracion i shkallës së tretë është një grisje në indet vaginale, lëkurën dhe muskujt e perineumit që shtrihet në sfinkter (muskuli që rrethon anusin tuaj). Një grisje e shkallës së katërt shkon nëpër sfinkterin anal dhe indin nën të.

Gjithashtu është e mundshme që të griseni edhe në vende të tjera. Disa gra grisen në pjesën e sipërme të vagjinës, pranë preterit (kjo njihet si lacerim peri-ureter-al). Këto grisje janë shpesh krejt të vogla dhe në qoftë se ju pësoni një të tillë, ndoshta do të keni nevojë për vetëm pak ose aspak qepje.