Tymosja e duhanit gjatë shtatzënisë

Fakte mbi duhanpirjen gjatë shtatzënisë

  •  Duhanpirja gjatë shtatzënisë është e rrezikshme si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
  • Kimikatet e dëmshme nga tymi i duhanit kalojnë direkt tek foshnja me anë të rrjedhës së gjaku-t të nënës.
  • Efekti i duhanpirjes dhe ekspozimi ndaj tymit dytësor gjatë shtatzënisë përmbajnë një rrezik të shtuar të lindjes të foshnjës së vdekur dhe të abort-it, si dhe një rrezik të shtuar të lindjes së parakohshme.
  • Foshnjat e ekspozuara ndaj tymit dytësor në shtëpi kanë një rrezik më të lartë të sindromës së vdekjes së papritur të fëmijës.
  • Nuk ka ndonjë limit të parrezikshëm për ekspozimin ndaj tymit të duhanit në shtatzëni.
  • Produktet që zëvendësojnë nikotinë-n nuk janë studiuar tek gratë shtatzëna.

Si ndikon duhanpirja tek gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj

Tymosja e duhanit ndikon edhe tek nëna edhe tek foshnja dhe paraqit rreziqe për shëndetin e të dyve. Duhanpirja gjatë shtatzënisë e vë foshnjën në rrezik për probleme shëndetësore dhe pasi foshnja lind. Nikotina dhe të gjithë produktet e dëmshme që shkaktojnë kancerin, të thithura nga duhani hyjnë në gjakun e nënës dhe kalojnë drejtpërdrejt në sistemin e qarkullimit të gjakut përmes placentës. Tymi i duhanit përmban mbi 7 000 kimikate të dëmshme, më tepër se 70 prej të cilave dihen që janë kancerogjen-e.

Disa prej efekteve mbi shëndetin e foshnjës përfshijnë:

  • Një furnizim i ulur me oksigjenin në dispozicion të foshnjës.
  • Rrezik i shtuar i abortit dhe lindjes së një foshnje të vdekur.
  • Rrezik i shtuar i një rritje të dobët dhe peshë e ulët në lindje.
  • Rrezik i shtuar i lindjes së parakohshme.
  • Rritje e ritmit të zemrës së foshnjës.
  • Rrezik i shtuar i problemeve të frymëmarrjes së foshnjës.

Këta rreziqe për foshnjën rriten me rritjen e numrit të cigareve të thithura gjatë shtatzënisë. Natyrisht, duhanpirja është e dëmshme edhe për nënën, duke rritur rrezikun për kancer, sëmundje kardiovaskular-e, emfizemë dhe sëmundje të tjera.

A ka ndonjë sasi të duhan pirjes të parrezikshme gjatë shtatzënisë?

Pak më e gjatë se 51 cm, foshnja juaj ka vazhduar të rritet dhe tani mund të peshojë gati 3.6 kg. Sado rehat të jetë, nuk mund të qëndrojë përherë brenda jush. Për sigurinë e foshnjës, mjeku juaj do të bisedojë me ju rreth stimul-imit të lindjes në qoftë se edhe javën pasuese ai nuk ka lindur ende (edhe më herët nëse ka ndonjë problem). 2Shumica e mjekëve nuk do t’ju lejojnë të prisni më shumë se dy javë pas datës të pritshme, sepse kjo ju ekspozon ju dhe fëmijën ndaj rrezikut për komplikime. Rreth 5 – 6% e grave kanë pasur shtatzëni të zgjatura që shkojnë tre ose më shumë javë përtej datave të llogaritura si të pritshme. Foshnjat e lindura pas 42 a më shumë javësh mund të kenë një lëkurë të thatë si pergamenë dhe shpesh janë mbipeshë. Pritja kaq gjatë për të lindur shton edhe mundësinë e zhvillimit të ndonjë infeksioni në mitrën tuaj, gjë që mund të jetë e rrezikshme për foshnjën, apo edhe mundësinë e lindjes së një foshnjë të vdekur. Për më tepër, procesi i lindjes ka më shumë mundësi të zgjatet apo edhe të ndalojë. Meqenëse edhe ju edhe foshnja keni një rrezik të shtuar për t’u lënduar gjatë një lindje vaginale, ju dyfishohen mundësitë për nevojën e një operacioni cezarian.

Si po ndryshon jeta juaj:

Është vështirë të mos shqetësoheni kur vjen dhe kalon data e pritshme (sidomos kur familja dhe miqtë dashamirës vazhdojnë e telefonojnë për të kontrolluar gjendjen tuaj). Mos kini gajle, ju nuk do të jeni shtatzënë përgjithmonë. Ekziston një mundësi e mirë që këtë javë dhimbjet e lindjes t’ju fillojnë vetiu. Në qoftë se jo, do të stimuloheni nga java e 42-të apo më herët po qe se ju apo foshnja do të keni ndonjë problem.

Metodat që përdor mjeku për të stimuluar lindjen do të varen nga gjendja e qafës së mitrës. Nëse ajo nuk ka filluar të zbutet, të hollohet, ose të fryhet (hapet), atëherë konsiderohet e “papjekur” ose jo e gatshme për lindje. Në këtë rast, mjeku do të përdorë hormone ose metoda “mekanike” për të pjekur qafën e mitrës para nxitjes.

Thellë në mitër, embrion-i rritet me shpejtësi të madhe. Tani, ai është me madhësinë e një fare susami dhe duket më shumë si një fulterëz se si njeri. Embrioni përbëhet nga tre shtresa: ektodermë, mezodermë dhe endodermë, të cilat më pas do të formojnë të gjitha organ-et dhe indet e tij.

Gypi nervor nga i cili do të shpërhapen truri i foshnjës, palca e kurrizit, nervat dhe kolona vertebrore, fillon të krijohet në shtresën e sipërme të quajtur ektodermë. Kjo shtresë do të fillojë rritjen edhe të lëkurës, flokëve, thonjve, gjëndrave të qumështit e të djersës dhe smalti-t të dhëmbëve.2

Zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjaku-t fillojnë të formohen në shtresën e mesme ose në mezodermë. Në fakt, këtë javë zemra e vogël fillon të ndahet në dhomëza dhe të rrahë e të pompojë gjak. Mezoderma do të formojë edhe muskujt, kërc-et, eshtrat dhe indet e nënlëkurës.

Shtresa e tretë ose endoderma, do të strehojë mushkëritë, zorrët dhe sistemin rudimentar të urinimit, si dhe tiroidet, mëlçinë, dhe pankreas-in. Ndërkohë, fillojnë të funksionojnë placenta primitiv-e dhe kordoni i kërthizës (kordoni umbilikal), i cili i dërgon foshnjës ushqim dhe oksigjen.

Si ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re tashmë disa shqetësime që lidhen me shtatzëninë. Shumë gra tregojnë për gjinj të pezmatuar, lodhje dhe urinim të shpeshtë duke filluar që në javët e para. Gjithashtu, mund të keni të përziera, megjithëse më shumë ka të ngjarë që këto të shfaqen gjatë javëve të ardhshme.

Bota jashtë nuk do të shohë ndonjë shenjë të zhvillimeve dramatike që ndodhin brenda jush, përveçse ndoshta që ju refuzoni ndonjë gotë verë gjatë darkës. Është e rëndësishme ta shmangni alkool-in gjatë shtatzënisë, meqenëse askush nuk e di saktësisht se sa mund ta dëmtojë ai një foshnjë në zhvillim e sipër.