Është një kohë e mirë për të prezantuar foshnjën tuaj me konceptin e të ndihmuarit. Megjithëse ajo nuk do të jetë në gjendje ta kuptojë atë, në kohën që ecën vetë do të jetë e emocionuar të ndihmojë për të vënë lodrat mënjanë dhe për të ngritur ushqimet e hedhura. Vini theksin tek fjala “të lutem” dhe “të faleminderit” dhe ju do të përgatisni terrenin që ai një ditë t’jua përsërisë këto fjalë juve.

Largim i yndyrave nga fatura juaj e ushqimeve

Megjithëse fatura juaj tek dyqani i ushqimeve mund të jetë një nga shpenzimet më të mëdha tuajat për çdo muaj, është po ashtu gjëja më e thjeshtë për ta krehur atë. Kjo sepse ajo përmban kaq shumë larmi.

Para se ta korrigjoni atë çfarë blini, mendoni se kur duhet ta blini. Përpiquni të shkoni në treg atëherë kur partneri juaj (ose dikush tjetër) mund të rrijë me foshnjën. Duke qenë më pak e hutuar e duke pasur më shumë kohë, ju mund ta gjeni më të lehtë të krahasoni blerjet dhe të kufizoni blerjet me shpejtësi dhe ato impulsive.

Gjithashtu është e dobishme të shihni se si të blini. Bëni një listë të ushqimeve që harxhon familja juaj për çdo ditë dhe blijini ato me shumicë kur ulen çmimet.

Mendoni për të ndryshuar çfarë blini. Një alternativë është të blini ushqime me shumicë në qoftë se i harxhoni shpesh dhe keni vend për t’i mbajtur. Provoni alternativat për mishin sipas rastit, meqenëse zakonisht kushton më pak. Kufizojini vaktet e gatshme dhe ushqimet e tjera të kollajshme, gatimi nuk do t’ju hajë shumë kohë.

Më në fund shikoni ku të blini. A është dyqani juaj lokal i ushqimeve dyqani me çmimet më të ulëta apo vetëm vendi më i përshtatshëm? Një treg fshatar lokal mund të ketë blerje më të mira të produkteve të stinës.

<h2 style=”background-color: #004685; padding-left: 1.2%; color: white;”>3 pyetje rreth: Thithjes së gishtit të madh</h2>

A duhet të shqetësohem nëse foshnja ime thith gishtin e madh?

Foshnja juaj kënaqet kur shikon libra dhe shfleton faqet, megjithëse nuk ndodh gjithmonë që faqet t’i kthejë një nga një. I shkoni pas qejfit me libra të mëdhenj me figura. Për të shtuar larminë për kohën e “leximit” të foshnjës tuaj, provoni të gjeni disa në seksionin e fëmijëve në ndonjë librari ose shkëmbeni disa me miqtë.

Festimi i ditëlindjes së parë të foshnjës tuaj

Zor se duket e mundshme, por dita e madhe po afrohet. Duhet ta dini që më parë, sado i përpunuar që të jetë plani juaj, foshnja juaj do të jetë mjaft e pavëmendshme ndaj të gjithë kësaj.

Por megjithatë, ju nuk mund të lini mënjanë pa festuar një ngjarje të tillë kryesore. Ja disa ide:

Mbrëmje në shtëpi. Bëjeni festën të thjeshtë në shtëpi ose në oborrin tuaj. Foshnja juaj do të jetë rehat atje dhe ju do ta keni më të thjeshtë të merreni me zbukurimet dhe ushqimin. Ftoni vetëm disa fëmijë të njohur.

Bëjeni këtë, një çështje të familjes. Planifikoni një drekë apo darkë jashtë me të afërmit. Foshnja juaj do të kënaqet duke parë të gjithë fytyrat e njohura e të gëzuara dhe në qoftë se ju bëni shumë fotografi, ajo do të ketë kujtime të përhershme të çdo njeriu që e do atë.

Merrini të gjithë jashtë. Zgjidhni një park ose shesh lojërash dhe bëni një piknik të veçantë vetëm për familjen.

Shkoni në palestër. Kërkoni ta bëni festën në ndonjë palestër për fëmijë, atje do të ketë shumë foshnja të gëzuara dhe aktivitete të parrezikshme për fëmijët dhe mysafirët e vegjël.

Organizoni ditëlindje të përbashkëta. Gjeni ndonjë nga miqtë tuaj që do të festojnë edhe ata ditëlindjen e foshnjës së tyre në të njëjtën ditë dhe shkoni në festë së bashku. Kjo është një ide e mirë në qoftë se mbani lidhje me shoqet e klasës për edukimin e fëmijës ose keni qenë pjesë e një grupi online të grave që kanë data të përafërta të pritshme të lindjes. Por edhe atëherë, mirë është ta kufizoni numrin e mysafirëve.

Fiksojeni momentin. Bëni një fotografi të foshnjës me një veshje prej të rrituri. Ruajini rrobat dhe bëni nga një foto për çdo vit. Shikoni se si rritet fëmija juaj.

Tinguj të ngjashëm me fjalët derdhen tashmë nga foshnja juaj dhe ai është i aftë që disa prej tyre t’i përdorë me kuptim. Siç i zhvillohet truri, ashtu i zhvillohet edhe aftësia për të arsyetuar dhe për të folur. Inkurajojeni interesin që ka për gjuhën dhe të kuptuarit e komunikimit të dyanshëm, duke u bërë një dëgjuese e zellshme dhe duke iu përgjigjur tingujve të saj.

Mosmarrëveshjet disiplinore

Pikërisht kur ju dhe partneri juaj keni ndërtuar një bazë të përbashkët lidhur me zakonet e të fjeturit të foshnjës tuaj dhe se sa lodra janë tepër, vjen një problem tjetër i ri potencialisht i diskutueshëm: disiplina.

Mbani mend që ju dhe partneri sillni stile dhe përvoja të ndryshme në jetën me fëmijën. Kjo është një gjë e mirë dhe është e rëndësishme të respektoni dhe vlerësoni pikëpamjet e njëri tjetrit. Pasja e opinioneve të forta do të thotë që partneri juaj kujdeset për atë se si mësohet të sillet foshnja juaj dhe dëshiron të kontribuojë në këtë proces. Idetë e tij meritojnë po aq konsideratë sa edhe tuajat.

Në qoftë se vërtet nuk jeni dakord për një metodë apo rregull të veçantë, më e mira është të diskutoni hapur dhe jo të kritikoni apo të minoni njëri tjetrin, ose të zieni përbrenda në heshtje. Jini specifike lidhur me shqetësimet tuaja dhe shmangni të qenët gjykuese lidhur me idetë e partnerit. Transmetojini që ju e dini që është e rëndësishme të keni konsensus. Që disiplina të jetë e efektshme, ajo duhet të jetë konsekuente.

3 pyetje rreth: Trajnimit në tualet

A duhet të mendoj për trajnimin në tualet?

Përgjigje e shkurtër: Ende jo. Përveçse kur keni filluar ta trajnoni atë me oturak midis lindjes dhe moshës 4 muaj. Ndoshta më e mira është të prisni deri sa foshnja juaj të jetë midis 18 dhe 24 muaj. Ekspert-ët thonë se kjo është mosha kur shumica e fëmijëve janë të gatshëm nga ana e zhvillimit të trajnohen për në tualet.

Përse dikur trajnimi i hershëm për në tualet ka qenë më i zakonshëm?

Tani foshnja juaj kupton udhëzime të thjeshta, megjithëse ju ende mund të injoroheni kur thoni “jo” (Për të ndihmuar që fjala t’ju ketë më shumë peshë, përpiquni ta përdorni sa më rrallë e për të vënë disa kufizime të rëndësishme).

Edhe pse foshnja juaj mundet që jo gjithmonë të kujtojë nesër çfarë keni thënë ju sot, nuk është shumë herët të vendosen disa kufij dhe të filloni t’i mësoni disa dallime të rëndësishme, si mirë apo keq dhe e sigurt nga jo e sigurt.

Balancimi i punës me familjen

Personaliteti juaj ka ndryshuar qysh se keni një foshnjë dhe ju mund të pyesni veten se sa shumë ju duhet që ta integroni veten tuaj prind me veten në vendin e punës. Përgjigja varet kryesisht nga kultura dhe stili i vendit tuaj të veçantë të punës. Shihni rreth e qark dhe vrojtoni nënat dhe baballarët e tjerë se si e trajtojnë këtë çështje dhe le të udhëhiqeni nga shembulli i tyre. A ia ekspozojnë përgjegjësit problemet familjare? A përfitojnë shumë prindër nga alternativat si koha e ndryshueshme e punës?

Ju mund t’ju duhet të merrni pushim apo të kufizoni orët e punës për hir të foshnjës tuaj. Në peshimin se cila përparësi, foshnja apo puna merr precedencë në një situatë të dhënë, është më e mira të merret parasysh fleksibiliteti i vendit tuaj të punës, koha totale e pushimit në dispozicion dhe rregullimi që keni bërë për kujdesin ndaj fëmijës. Kur foshnja juaj është e sëmurë, ju mund të preferoni të qëndroni me të vetë apo të lini bashkëshortin tuaj ose dadon të merret me kontrollet e mbarëvajtjes së fëmijës. Ose mund të vendosni që ju doni të jeni atje për të gjithë vizitat tek mjeku, duke i programuar ato në kohën e drekës ose pas pune në mënyrë që të minimizoni kohën e largimit nga puna.

Foshnja juaj mund të “ecë” kur e mbani nga duart e madje edhe ngre një këmbë apo një krah për t’ju ndihmuar juve ta vishni. Në vaktet e ngrënies ajo mund të jetë e aftë të pijë nga një filxhan i saj (megjithëse disa foshnja mund të mos e bëjnë këtë mirë për muaj të tërë apo edhe për një vit tjetër ose dy) dhe të ushqehet.

Pasi foshnja juaj është e aftë të pijë vetë nga një filxhan, ju mund të filloni të përkuleni befas sepse ka të ngjarë që ai ta hedhë atë kur e ka mbaruar dhe jo ta vendosë në vend.

Funksionimi me më pak gjumë

Askush nuk funksionon mirë kur është pa gjumë. Çfarë duhet bërë?

Vazhdimisht e pagjumë për shkak të netëve të këqija? Ngrijeni volumin e alarmit në orën tuaj dhe e vini në një alarm të bezdisshëm dhe jo në një muzikë radioje. Sigurohuni ta vini në një orë të arsyeshme dhe mos jini shumë optimiste. Mund ta vini orën me alarm larg vetes kështu që të jeni e detyruar të ngriheni nga shtrati për ta ndaluar atë.

Ju merren këmbët gjatë gjithë ditës? Gjallërohuni me një pije me kafeinë ose dy në qoftë se është nevoja por më pas kaloni në pije pa kafeinë pas vaktit të drekës. Kafeina e tepërt do ta mbi stimuloj trupin tuaj dhe do të çojë në probleme të gjumit natën dhe në qoftë se kufizoheni, kafeina do të jetë më e efektshme në qoftë se pini një filxhan. Gjithashtu, mundohuni t’i kryeni detyrat që duan kujdes për hollësitë herët gjatë ditës, kur ju jeni më në formë.

Zvarriteni në mesditë? Në qoftë se jeni në punë, përpiquni të merrni një sy gjumë për nja 15 minuta gjatë kohës së pushimit. Një xhiro e shkurtër jashtë ndërtesës mund t’ju gjallërojë. Në qoftë se jeni në një takim që zgjat, një pije e ftohtë ju ndihmon të qëndroni syçelët. Rrini pranë një dritare të hapur në qoftë se është e mundur. Kur jeni në shtëpi përpiquni të pushoni ose të dremisni gjatë kohës që foshnja fle.

3 pyetje rreth: Antibiotikëve

Përse mjeku im nuk do të japë antibiotikë kur foshnja ime është e sëmurë?

Në këtë moshë foshnja juaj mund të qëndrojë ulur i sigurt e madje edhe të ecë duke u mbajtur tek mobiliet, ndoshta duke i lëshuar momentalisht dhe duke qëndruar më këmbë pa mbështetje. Ajo do të bëjë hapa kur mbahet në pozicionin e ecjes dhe mund të përpiqet të gërryejë një lodër duke qëndruar më këmbë.

Këto hapa të parë magjike drejt pavarësisë, dhe shumë më tepër ushtrime për ju, janë fare afër, në qoftë se nuk kanë arritur tashmë. Shumica e foshnjave i bëjnë hapat e tyre të parë rreth moshës 12 muajsh, por disa fillojnë më herët. Në qoftë se juaja nuk po ecën ende, mos u shqetësoni, është ende herët. Disa foshnja presin deri sa të jenë 18 muajsh për ta bërë këtë lëvizje.

Traditat dhe festimet familjare

Kur juve rriteshit, çfarë bënte familja juaj për Krishtlindje, Vitin e Ri apo festa të tjera? Si i festonit ditëlindjet? Fillimi i jetës në një familje i bën shumë çifte të mendojnë lidhur me ritualet me të cilat ata janë rritur dhe se si ata të krijojnë të tyret. Edhe në qoftë se foshnja juaj nuk e kupton plotësisht ose nuk e vlerëson këtë ende, përsëritja e këtyre ritualeve do të kontribuojë në një ndjenjë sigurie, të qenit bashkë dhe për krenarinë e një familje.

Mos u ndjeni sikur do të duhet të zgjidhni midis ritualeve që respektonin familja juaj dhe e partnerit kur ju po rriteshit, veçanërisht në qoftë se do t’ju duhet të lavdëroni traditën e njërës në krahasim me tjetrën. Ndërtimi i ritualeve do të ishte më me kuptim në qoftë se dilni me ide të reja ose personalizoni ato ekzistuese. Përpiquni të mendoni për aktivitete që kënaqin familjen tuaj dhe krijoni rituale të lidhura me to.

Ritualet mund të jenë të vogla dhe të shpeshta, si leximi i një libri në kohën e gjumit ose nxjerrja e një qeni për shëtitje pas darke. Ose ato mund të vërtiten rreth festave dhe ngjarjeve të veçanta. Kujdesuni që kur vjen puna për festa, foshnja juaj mund të bëhet i mbi stimul-uar dhe i shqetësuar me të gjithë zbukurimet dhe aktivitetin, pra sigurohuni që ju të ndërtoni një kohë të gjerë për të, që ajo të pushojë e të qetësohet.

Foshnja juaj sapo ka filluar të kuptojë fjalë dhe fraza të thjeshta, pra është më e rëndësishme se kurrë që të vazhdoni të flisni me të. Jepini fjalamanit tuaj një fillim të mbarë për modelet e të folurit të mirë duke i përsëritur fjalët e tij, por duke përdorur gjuhën e një të rrituri. Në qoftë se për shembull, ai kërkon një “bo-bo”, përforcojani butësisht shqiptimin e duhur duke e pyetur: “do biberonin?” Në këtë fazë të lojës, është më e mira të përpiqeni ta shmangni të folurën si të foshnjës. Ajo mund të jetë zbavitëse, por dëgjimi i fjalëve të duhura është më e mira për zhvillimin e foshnjës tuaj.

Megjithëse disa herë të duket jo logjike, bashkëbisedimi me foshnjën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të inkurajuar aftësitë e tij gjuhësore. Kur ajo nxjerr nga goja një fjali me çuçuritje, përgjigjuni: “Oh, vërtet? Sa interesante!” Ajo ka mundësi që të buzëqeshë dhe të vazhdojë bisedën.

Shmangni plagosjet për shkak të foshnjës

Një foshnjë në rritje do të thotë më shumë për të mbajtur dhe një potencial i madh për tendosje të muskujve. Por duke qenë vigjilente ju mund të reduktoni rrezikun tuaj të dhimbjes dhe plagosjes:

  • Kur ju e ngrini foshnjën tuaj gjithmonë përkulini gjunjët dhe përkuluni në vend që të paloseni në mes.
  • Për ta mbajtur siç duhet foshnjën tuaj kur jeni ulur, rrini drejt në një karrige mbështetëse të rehatshme me krahë. Mendoni të vini jastëkë për mbështetje shtesë të shpinës.
  • Kur doni ta transportoni foshnjën tuaj në lëvizje, investoni në një çantë të mirë shpine për foshnjat ose një mbajtëse përpara, të cilat e shpërndajnë peshën e foshnjës në mënyrë të barabartë dhe nuk e sforcojnë qafën apo shpinën tuaj. Kërkonin për një me rripa të gjerë me jastëkë.
  • Për të parandaluar dhimbjen e kyçeve, ndryshojeni krahun me të cilin ju e mbani dhe e ushqeni foshnjën tuaj dhe përdorni një fashë në qoftë se keni një prirje për dhimbje të kyçeve apo një histori familjaret të lëndimit të tyre.

Personaliteti i foshnjës tuaj tani po del në pah. Ajo mund të jetë shumë e shoqërueshme dhe i dhuron buzëqeshje çdo njeriu që takon, apo mund të jetë pak më e ndrojtur, dhe e fsheh fytyrën kur të huaj dashamirës përpiqen të merren me të. Foshnja juaj mund të sulmojë me guxim ose ta vlerësojë me kujdes situatën para se të vazhdojë më tej. Ajo madje mund të jetë edhe me humor apo ta ndërrojë gjendjen shpirtërore në mënyrë dramatike.

Ajo do të bëjë gjeste për të fituar vëmendjen tuaj dhe mund të përshëndesë duke valëvitur dorën kur t’ju shohë që po i drejtoheni derës. Gjithashtu, po zhvillon një mendje të vetën e cila mund të shkojë kundër tuajës kur ju përpiqeni ta vini atë në ndenjësen e makinës ose në karrocën e vet.

Përmirësimet e mia

Ju nuk nevojitet të bëni plane të mëdha për ta ngritur humorin dhe për t’u ndjerë e freskët. Këtu janë disa ide për gjëra të vogla që mund të bëni për të rigjallëruar energjinë dhe entuziazmin tuaj.

  • Praktikoni një pozë nga joga. Këto ushtrime mund të jenë të lehta dhe juve mund të përshtateni me to brenda minutës. Mbani mend të merrni frymë thellë. Në qoftë se joga nuk është për ju, harxhoni dhjetë minuta për t’u tendosur dhe merrni frymë thellë.
  • Bëni një banjë. Çfarë ndodh nëse bëni dush në mëngjes? Ndizni disa qirinj, vini ndonjë muzikë dhe trajtojeni veten me disa aroma të kushtueshme.
  • Shpëtoni nëpërmjet leximit. Shpenzimi i kohës me një libër të mirë apo një revistë mund të jetë një zbavitje e shkëlqyer dhe do t’ju ndihmojë ta mbani intelekt-in tuaj në lëvizje. Mbarimi i një libri mund t’ju bëjë të ndiheni se keni bërë një gjë për veten tuaj.
  • Ndryshoni pamjen e jashtme. Edhe pak fare mjafton. Trajtojeni veten tek një sallon manikyri, ose me një prerje të flokëve.
  • Psonisni online. Edhe në qoftë se nuk blini, kjo lloj psonisje është argëtuese dhe ju sjell kënaqësi.
  • Ndihmoni dikë. Është e habitshme se sa mirë mund të ndiheni të bëni diçka të vogël për dikë tjetër, si përgatitjen e një vakti për një familje të re në lagje.

Rrëkeja e fjalëve që foshnja juaj ka dëgjuar qysh nga lindja, ka filluar të funksionojë me magjinë e vet, megjithëse të kuptuarit e fjalëve e lë pas shumë aftësinë e tij për t’i përdorur ato. Murmurima e tij është shndërruar në llomotitje dhe ndoshta po fillon të tingëllojë paksa si fjalë reale duke “formuar” fraza dhe fjali. Foshnja juaj mendon se po thotë diçka, kështu që përgjigjuni sikur ajo me të vërtetë po e bën këtë.

Foshnja juaj ende kupton më shumë nga toni se sa nga fjalët tuaja. Ajo mund të kuptojë kur jeni e kënaqur. Sa më shumë të flisni me foshnjën tuaj, qoftë drejtpërdrejt, qoftë kur jeni duke bërë gjëra të tjera, si duke përgatitur darkën, duke drejtuar makinën ose duke u veshur, aq më shumë mëson lidhur me komunikimin.

Fatkeqësia e punëve të shtëpisë

Kur ju vini në pikën që rrëmuja në shtëpinë tuaj po ju shkakton stres, mbani mend këto tre fjalë të fuqishme: Ulini standardet tuaja. Është e vështirë të vazhdoni me pastrimin, larjen e rrobave dhe organizimin në mënyrën që e bënit para foshnjës, veçanërisht pasi i vogli juaj të jetë në gjendje të lëvizë dhe të rrokullisë lodrat gjithë ditën.

Për të pastruar disi rrëmujën dhe për t’u ndjerë më mirë, merrni në konsideratë të përqendroheni në objektiva specifikë e të arritshëm. Kujdesuni në fillim për gjërat e nevojshme dhe pastaj kaloni në detyra më komplekse. Organizoni shtëpinë tuaj në mënyra që do ta bëjnë jetën tuaj të përditshme më të lehtë, ndoshta duke i mbajtur rezervat e pelenave të foshnjës tuaj ose lodrat në një vend. Në qoftë se është e mundur kapardisuni me një ndihmë nga shërbimi i mirëmbajtjes së shtëpisë, për një riparim të përgjithshëm të saj për t’u kthyer përsëri në brazdë. Pastaj bëni një plan veprimi me partnerin për t’i minimizuar rrëmujat në të ardhmen.

Gjithashtu ia vlen të bisedoni për frustrimet tuaja me prindër të tjerë. Ka të ngjarë që ata t’ju simpatizojnë dhe të shkëmbejnë me ju udhëzime të dobishme.

3 pyetje rreth: Pezmatimit të fytit

A duhet të shqetësohem që foshnja ime ka pezmatim të fytit?

Këtë javë foshnja juaj do të fillojë të kujtojë informacion më specifik, ku janë lodrat e tij në shtëpinë tuaj. Ajo po ashtu do të jetë në gjendje që të imitojë veprime që i ka parë edhe një javë më parë.

Këto aftësi tregojnë që ajo ka një kujtesë, megjithëse ende nuk kujton shumicën e përvojave të veta. Kujtesa e ndërgjegjshme që zgjat shumë e ngjarjeve specifike nuk do të zhvillohet deri sa fëmija juaj të jetë 2 ose 3 vjeç, kur lind gjuha e vërtetë.

Stile të ndryshme të qenies prindër

Çdokush ka një stil paksa të ndryshëm dhe një grup prioritetesh kur vjen puna për të rritur fëmijë. Ende mundet që disa herë të jetë vështirë ta mbani gojën kur shihni një prind të bëjë diçka që ju nuk do ta bënit.

Mbani mend që metodat e prindërve janë shumë personale dhe ajo që funksionon për ju mundet të mos funksionojë për dikë tjetër. Gjithashtu mendoni se si ndiheni kur kritikoheni nga të huajt që ju nxitin t’i vini një kapele foshnjës tuaj, ose të afërmit që nuk janë dakord me qasjen tuaj për rutinën e gjumit dhe të ushqimit. Pyeteni veten nëse gjëja që ju ngacmon juve ia vlen të bëhet problem apo jo. Shpesh nuk ka përgjigje të drejtë por vetëm zgjidhje që funksionojnë më së miri në situata të veçanta.

Disa herë kursi më i mirë, veçanërisht me një mik është të biesh dakord që të mos biesh dakord. Përpiquni të shmangni diskutimin e temave që shkaktojnë konflikte dhe përqendrohuni në vend të kësaj në çfarëdo atributesh të përbashkëta që i vënë miqtë tuaj në vend të parë. Nga ana tjetër, në qoftë se qasja e atij miku ndikon mbi foshnjën tuaj (sepse ajo apo fëmija e saj e trajtojnë tuajin në një mënyrë që juve ju mërzit, p.sh. foshnja e saj godet ose kafshon në mënyrë të përsëritur dhe ajo e injoron këtë sjellje), atëherë ju duhet të flisni lidhur me këtë.

Po ashtu, në qoftë se ndiheni që ajo po bën diçka që e rrezikon foshnjën e saj, ajo mund të mos ketë të njëjtin informacion që ju keni dhe mund të mos jetë e vetëdijshme për rreziqet. Jini e sinqertë dhe specifike lidhur me shqetësimet tuaja.