9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Humbja e peshës: E vërteta për heqjen e kg-ve të tepërt pas lindjes

Shumë gra pyesin veten se sa kohë do t’u duhet që të humbasin peshën e foshnjës dhe të kthehen në trupin e para lindjes. Këtu keni fakte reale lidhur me atë se si trupi vazhdon të ruajë kilogramë pas lindjes.

Është ëndrra e çdo gruaje të humbasë të gjithë kilogramët shtesë pasi ajo lind fëmijën. Por fakti është që madje edhe yjet e kinematografisë nuk arrijnë të kthehen në trupin që kishin para lindjes. Është e rëndësishme që t’i kontrolloni pritshmëritë tuaja; në varësi nga përmasat e të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe peshës së saktë të lëngut amniotik (lëngu amniotik) dhe placentës (të cilat ju i nxirrni gjatë lindjes), shumica e grave shtatzënë mund të humbasin deri në 3-5 kg gjatë lindjes. Duke marrë parasysh që shtesa e peshës gjatë shtatzënisë është 10-15 kg, ky është një fillim i shëndetshëm.

Por nga vijnë kilogramët e tjerë? Indi juaj i gjinjve, depozitimet dhjamore dhe uterus (mitra) e zmadhuar. Në fakt lindja mundet që të mos e tkurrë dhe aq shumë barkun tuaj e ta bëjë afërsisht sa para lindjes.

Janë shumë gjëra që ju mund të bëni për të ardhur sërish në formë. Por në të vërtetë është e rëndësishme që të bëni një pushim. Trupi juaj ka lindur një krijesë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, janë tendosur dhe janë rritur për ta bërë këtë të ndodhë. Mos u përqendroni në kthimin e trupit tuaj në formë, por në krijimin e një trupi të shëndetshëm, të lumtur dhe mundësisht në një formë paksa të ndryshme.

Objektivi juaj javor për humbjen e peshës

10 dobitë e jogës paralindjes

Lini mënjanë egon tuaj dhe respektoni atë që trupi juaj është sot. Praktikoni dhembshurinë për veten tuaj dhe foshnjën. Joga e paralindjes është një nga gjërat më të mira që ju mundeni të bëni për vete si edhe për foshnjën në rritje.

Është e rëndësishme që të gjeni praktikën e duhur për vete, qoftë duke shkuar tek ndonjë qendër e jogës, duke gjetur një DVD apo duke krijuar praktikën tuaj në shtëpi. I vini veshin trupit tuaj dhe bëni atë që ndjeni se është e duhura për ju.

Disa nga dobitë e të praktikuarit të jogës gjatë shtatzënisë përfshijnë:

1. Zhvillon energjinë dhe forcën

Me rritjen e foshnjës brenda trupit tonë, nevojitet më shumë energji dhe forcë për të qenë në gjendje të mbartim peshën. Pozicionet e jogës forcojnë ijet, shpinën, krahët dhe shpatullat tona.

Joga e paralindjes: Salutimi i Diellit

2. Balanca

Balanca jonë sfidohet fizikisht me rritjen e fetus-it brenda trupit tonë. Emocionalisht ne jemi tharë për shkak të rritjes së progesteron-it dhe estrogjenet. Kur përpiqemi të fokusohemi në qëndrimin dhe frymëmarrjen në secilën nga pozat e jogës, në jemi në gjendje të sintonizojmë balancën tonë, fizikisht dhe emocionalisht.

Joga e paralindjes: Poza e  Pemës

3. Qetëson tensionin e fundit të shpinës, ijeve, kraharorit, pjesës së sipërme të shpinës, qafës dhe shpatullave

Me rritjen e foshnjës në trupat tanë ushtrohet më shumë tension mbi këta grupe specifikë muskujsh. Ne priremi të kemi më shumë një lakim të fundit të shpinës për shkak të madhësisë së rritur të barqeve tona. Ijet tona bëhen më të shtrënguara për shkak të presionit të shtuar të peshës së foshnjës në bark. Me rritjen në madhësi të gjinjve, pjesa e sipërme e shpinës dhe kraharori kanë më shumë tension, krahas me qafën dhe shpatullat tona.

Joga e paralindjes: Poza e Perëndeshës

4. Qetëson sistemin nervor

Me anë të frymëmarrjes së thellë, sistemi nervor kalon në gjendjen para-simpatike, që është përgjegjëse për relaksim-in. Kur trupat tanë janë në këtë gjendje, sistemi ynë tretës funksionon siç duhet, ne priremi të flemë më mirë dhe sistemi ynë imun është në gjendjen e tij optimal-e.

Zbavitje në vaskën e madhe të banjës

Është koha ta kaloni fëmijën tuaj në vaskën e madhe? Ja se si duhet ta prezantoni atë me një zbavitje të madhe me përplasje duarsh e këmbësh në ujë.

Në qoftë se foshnja juaj mund të qëndrojë ulur i sigurt dhe është më i madh se sa vaska e tij e vogël e banjës, është koha për të filluar zhytjen dhe për t’i bërë banjë në vaskën e madhe. Mos u nervozoni, më shumë ujë do të thotë më shumë qejf për të dy ju. Ju mund të filloni duke i bërë banjat e fundit në vaskën e tij të vogël brenda vaskës së madhe për ta familjarizuar atë me mjedisin e një vaske më të madhe nga ajo me të cilën është mësuar.

Për hir të sigurisë ju mund të përdorni një ndenjëse në vaskë në qoftë se kjo ju bën të ndjeheni më e qetë, por mbani mend që duhet të jeni e pranishme gjatë gjithë kohës që foshnja përplas duar e këmbë në ujë. Në qoftë se keni harruar ndonjë gjë në dhomën tjetër, ose i thoni dikujt tjetër ta marrë atë për ju, ose nxirreni foshnjën jashtë nga vaska dhe mbajeni me vete ndërkohë që merrni atë send që ju nevojitet. Gjithashtu, mbajeni temperaturën e ujit në temperaturën e përshtatshme dhe gjithmonë provojeni me pëllëmbën ose kyçin e dorës para se të fusni atje foshnjën.

Le të fillojë zbavitja: Ju duhen më shumë se disa rosa prej gome apo një komplet lodrash për ta zbavitur të voglin tuaj të bukur. Thjesht duke eksploruar të gjithë mënyrat me të cilat lodra të ndryshme mund të pluskojnë, të zhyten dhe të derdhen kjo e mbush atë me gëzim. Në qoftë se është paksa nervoze merrni me vete një kukull që mund të lahet bashkë me të. Bëjini banjë kukullës po ashtu si i bëni foshnjës tuaj, duke vazhduar të tregoni se sa shumë e pëlqen ajo ujin e ngrohtë.

Në mitër: Fakte me vlerë për zhvillimin

Kur ju jeni shtatzënë mund të duket sikur foshnja juaj është mbështjellë në universin e vet privat (dhe të vogël) brenda barkut tuaj. Por ajo së bashku me ju po përjeton botën jashtë, madje edhe sikur po bën përgatitje për të dalë në të. Këtu keni tre fakte magjepsëse që ndoshta nuk i dini.

Trembja në mitër

Foshnja juaj trembet në mitër kur dëgjon një zhurmë të madhe apo të papritur. Kjo aftësi shfaqet rreth javës së 23 të shtatzënisë, siç mund të dëshmohet nga çdo grua shtatzënë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë. Në qoftë se nëna teshtin, foshnja kërcen.

Por në qoftë e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj mësohet me të dhe pushon së reaguari. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, kjo është një shenjë që truri po zhvillohet normalisht, thonë ekspert-ët.

Frymëmarrja nën ujë

Foshnja juaj fillon të “marrë frymë” qysh kur është në mitër, edhe pse mushkëritë e tij nuk thithin oksigjen. Rreth javës së 27-të, mushkëritë e saj të mbushura me lëng fillojnë të zgjerohen dhe të mblidhen për shkak të kontraktim-eve ritmike të diafragmë-s tuaj dhe muskujve të kraharorit. Këto kontraktime e ndihmojnë atë të zhvillojë muskujt dhe qarqet motore të domosdoshme për frymëmarrjen e vërtetë. Kështu, kur foshnja juaj thith ajër për herë të parë, ka bërë tashmë shumë praktikë.

Ndjesia e nuhatjes në mitër

Duke filluar nga java e 28 foshnja juaj mund të nuhasë në mitër të njëjtat gjëra që nuhasni edhe ju.

Disa nga provat për ndjesinë e të nuhaturit të fetus-eve vijnë nga foshnjat e lindura para kohe: Në një studim ekstrakti i mendërzës u mbajt nën hundën e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat më pak se 28 javë nuk reagonin. Më të mëdhenjtë reagonin duke thithur, duke u ngërdheshur ose duke iu larguar.

Lëngu amniotik ku është zhytur foshnja e shton ndjesinë e saj të nuhatjes. Përse? Sepse ne jemi më mirë të aftë që të nuhasim gjërat pasi molekulat e aromës bashkohen me një lëng.

Procedurat e abortit

Lloji i procedurës së abort-it përdorur në ndërprerjen e ndërgjegjshme të shtatzënisë përcaktohet kryesisht nga fakti sa kohë ka një grua që është shtatzënë. Gjatë tremujorit të parë, ju zakonisht do të keni mundësi t’i nënshtroheni një procedure mjekësore apo një kirurgjik-ale aborti.

Para se të merrni parasysh alternativat, rekomandohet që të bëni një skaner me ultratingull për të përcaktuar nëse shtatzënia është e mundshme (është brenda mitrës, është shtatzëni jo-ektopike) për saktësi të përcaktimit të datës.

Aborti: Çfarë procedurash abortimi përdoren gjatë tremujorit të parë?

Në shumicën e rasteve, ju do të bëni një zgjedhje midis procedurave mjekësore ose kirurgji-kale të abortimit gjatë tremujorit të parë. Abortet mjekësore mund të bëhen vetëm deri në nëntë javë pas ngjizjes. Llojet e procedurave të abortit të kryera gjatë tremujorit të parë janë:

  • Methotrexate & Misoprostol (MTX): Një procedurë abortimi mjekësor e përdorur deri në shtatë javët e para të shtatzënisë. Ky kombinim i mjekimit nuk përdoret dhe aq shpesh për shkak të disponueshmërisë së mifepristone, që funksionon më me efektivitet për këtë qëllim.
  • Mifepristone & Misoprostol: Një procedurë abortimi mjekësor e përdorur deri në shtatë apo nëntë javët e para të shtatzënisë. Asaj i referohen edhe si RU-486, tableta e abortimit dhe Mifeprex.
  • Aspirimi Manual me Vakum: Një procedurë e përdorur në 3-12 javë nisur nga perioda e fundit. Konsiderohet më pak invazive me përdorimin e anestezi-së lokale në qafën e mitrës.
  • Aspirimi: Një procedurë kirurgjikale e përdorur për të përfunduar shtatzëninë deri në 16 javë nga perioda e fundit. Gjithashtu i referohen si kyretazh, dilatim dhe kyretazh ose aspirim në vakum.

Çfarë procedurash abortimi përdoren gjatë tremujorit të dytë?

Procedurat me bazë medikamentet nuk janë më një alternativë gjatë tremujorit të dytë. Llojet e procedurave të abort-imit të kryera gjatë semestrit të dytë janë:

Shtatzënia me "risk të lartë"

Shtatzënia është emocionuese, por ndonjëherë edhe shqetësuese. Çfarë ndodh në qoftë se keni ndonjë problem? Pasja e disa problemeve specifike me shëndetin mund t’ju fusë juve në kategorinë e një “shtatzënie me risk të lartë”. Është një etiketë alarmante. Por kjo nuk do të thotë që ndonjë gjë nuk do të shkojë mirë. Shumica e grave me shtatzëni me risk të lartë ia dalin mbanë. Ato lindin një foshnjë të shëndetshme dhe mbeten edhe vetë të shëndetshme.

Në qoftë se ju keni një shtatzëni me risk të lartë vetëm nevojitet që të punoni me ekipin tuaj mjekësor për të ulur mundësitë që të keni probleme. Gjithashtu, ju mund të doni të vizitoheni tek një specialist për shtatzënitë me risk të lartë ose për mjekësinë e nënës dhe fetus-it.

Realizoni një shtatzëni mundësisht sa më të shëndetshme

Filloni duke  mësuar se çfarë do t’i shtojë shanset tuaja për të pasur një fëmijë të shëndetshëm dhe në kohën e duhur.

  • Realizoni takimet me mjekun apo maminë tuaj dhe flisni me ta për riskun.
  • Mbani një dietë të shëndetshme dhe mos pini alkool.
  • Qëndroni në peshën që ju sugjeron mjeku apo mamia juaj.
  • Merrni vitaminat e paralindjes për t’u siguruar që merrni mjaftueshëm acid folik, hekur dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm.
  • Mos pini duhan dhe mos rrini në mjedise me tym duhani. Në qoftë se nuk keni mundur ta lini duhanin, kërkoni ndihmë nga mjeku apo mamia juaj. Sa më parë ta lini duhanin, aq më e shëndetshme do të jetë kjo gjë për ju dhe foshnjën tuaj. Megjithatë lënia në çdo kohë e duhanit ka efekte pozitive.
  • Merrni ilaçe pa recetë vetëm pasi t’ua lejojë mjeku apo mamia juaj.
  • Në qoftë se pini alkool apo përdorni drogë, bisedoni me mjekun ose maminë tuaj. Ju mund të keni besim tek ata dhe ata e dinë se ku të kërkojnë ndihmë në mënyrë specifike për gratë shtatzënë. Sa më shpejt të kërkoni ndihmë, aq më mirë do të jetë për ju dhe foshnjën.
  • Punoni me mjekun tuaj për të menaxhuar problemet si diabet-i, depresioni, presioni i lartë i gjakut ose ndonjë infeksion.
Shpjegim i porosive për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë

Çdo grua që pret një fëmijë mendon për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë. Disa e marrin shtatzëninë si licencë për të ngrënë sa të duan. Të tjerat i shikojnë kilogramët e shtatzënisë me përbuzje dhe shqetësohen se shtimi në peshë gjatë këtyre nëntë muajve do ta shkatërrojë përgjithmonë pamjen e tyre.

Cilido qoftë opinioni juaj për shtesën në peshë gjatë shtatzënisë, ia vlen që të dini se si është e vërteta. Rekomandimet e nxjerra kohët e fundit  nga një panel ekspert-ësh të Institutit të Mjekësisë në Këshillin Kërkimor Kombëtar, direktivat e para të këtij lloji në pothuaj 20 vjet, shpjegojnë se sa peshë të shtohet dhe se si shtimi në peshë gjatë shtatzënisë ndikon mbi shëndetin tuaj dhe të fëmijës tuaj.

Por numrat janë një gjë, vënia në praktikë është një gjë krejt tjetër. Këtu janë disa pyetje të zakonshme të grave lidhur me shtimin në peshë gjatë shtatzënisë.

Sa peshë duhet të shtoj gjatë shtatzënisë?

Sasia e peshës që duhet të shtoni gjatë shtatzënisë bazohet në indeksin tuaj të masës trupore para shtatzënisë dhe sa fëmijë ju keni për të lindur. Indeksi i masës trupore vlerëson yndyrat e trupit bazuar në shtatlartësinë dhe peshën.

Pasi e mësoni indeksin e masës trupore, ju keni një pikë fillestare për shtimin e peshës gjatë shtatzënisë.

Me poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë me një foshnjë, bazuar në indeksin e masës tuaj trupore:

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Shtoni 12.7 deri 18.4 kg gjatë shtatzënisë
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 18.5 deri 24.9: Shtoni 11.3 deri 15.8 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 25 deri 29.9: Shtoni 6.8 deri 11.3 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 30 ose më i lartë: Shtoni 4.9 deri 9.1 kg gjatë shtatzënisë.

Më poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve në rastin e binjakëve;

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Pyesni mjekun tuaj.
Shtatzënia dhe vitaminat para lindjes

Cilat janë vitaminat e paralindjes?

Një dietë e shëndetshme është gjithmonë një ide e mirë, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë është mirë të merren vitamina të paralindjes për të ndihmuar të mbushet çdo boshllëk ushqimor në dietën e nënës. Vitaminat që duhen para lindjes janë shumë vitamina dhe minerale. Acidi i tyre folik, hekuri dhe kalcium-i janë veçanërisht të rëndësishëm.

Acidi folik, hekuri dhe kalciumi

Acidi folik ndihmon të parandalohen defektet në lindje të tubit neural, që prek trurin dhe shtyllën kurrizore. Defektet e tubit neutral zhvillohen në 28 ditët e para pas ngjizjes, para se shumë gra ta dinë se janë shtatzënë. Meqenëse pothuaj gjysma e të gjithë shtatzënive janë jo të planifikuara, rekomandohet që çdo grua që mund të mbetet shtatzënë të marrë 400 mikro-gram (mcg) acid folik çdo ditë, duke filluar që para ngjizjes dhe gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Një grua që tashmë ka pasur një foshnjë me një defekt të tubit neural duhet të këshillohet me mjekun e saj nëse mund të ketë apo jo nevojë të marrë një dozë të ndryshme të acidit folik. Studimet kanë treguar se marrja e një doze të madhe (deri 4 000 mcg) të paktën një muaj para dhe gjatë tremujorit të parë mund të jetë e dobishme për këto gra.

Ushqimet që përmbajnë acid folik janë perimet e gjelbra, arrat, fasulet, agrumet etj. Megjithatë është mirë të merret një plotësues ushqimor me sasinë e duhur të acidit folik.
Edhe kalciumi është i rëndësishëm për një grua shtatzënë. Ai mund të parandalojë humbjen e densitetit të kockave të saj, sepse edhe foshnja përdor kalciumin për rritjen e kockave të saj.

Hekuri ndihmon gjaku-n, edhe të nënës edhe të foshnjës që të mbartë oksigjenin që i nevojitet organizmit.

Çfarë vitaminash duhen kërkuar para lindjes?

Kërkoni këto vitamina të paralindjes:
• 400 mikrogram acid folik;
• 400 unitete vitamina D;
• 200-300 miligram kalcium;
• 70 miligram vitamina C;
• 3 miligram thiaminë;
• 2 miligram riboflavinë;
• 20 miligram niacinë;
• 6 mikrogram vitamina B12;
• 10 miligram vitamina E;
• 15 miligram zink;
• 17 miligram hekur.

Dilema e nënës së re: Si t’ia dalë mbanë me një foshnjë dhe një qen

Pyetje: “Qeni im ishte foshnja ime dhe atij i kushtoja të gjithë vëmendjen para se të lindja fëmijën. Qysh kur e kam sjellë në shtëpi vajzën time, qeni im është çorientuar, gëlltit biberonët e saj, përtyp shishet dhe pelenat dhe kryesisht sillet si një vëlla a motër xheloz. Çfarë  mund të bëj?

Nuk është e pazakontë për një qen të urtë që të veprojë në mënyrë kafshërore kur një “vëlla” a “motër” me dy këmbë i ka zënë vendin. Dhe kush mund ta ngarkojë me faj? Qe mësuar të ishte i rëndësishëm. Por të përpiqesh të gjesh kohën për të mund të jetë e vështirë, ju mezi mund të gjeni kohën të kujdeseni për veten tuaj.

Përpiquni të mos zemëroheni me të. Sjellja e tij e keqe për të tërhequr vëmendjen tuaj është më e mirë se sa indiferenca. Është koha që atij t’i dërgoni disa sinjale se si prisni nga ai të sillet para se rivaliteti të bëhet serioz. Më poshtë keni disa taktika që duhen ndjekur:

Ndihmojeni qenin që ta pranojë foshnjën tuaj. Ai mund të mos ndjehet vetëm i mënjanuar por edhe i pushtuar nga të gjithë zhurmat dhe aromat e reja në shtëpi. Për ta ndihmuar atë që të bashkëjetojë me foshnjën, gostiteni qenin kur foshnja qan, gugat ose bën zhurma të tjera, në mënyrë që ai t’i perceptojë këto zhurma pozitivisht. Mësojeni atë me erën e veshjeve e të këmbëve të foshnjës. Qentë mësojnë shumë për botën e tyre me anë të nuhatjes, kështu që bëjeni atë familjar me erën e foshnjës tuaj, madje edhe gostiteni kur ai nuhat qetësisht.

Kompensojeni energjinë e tij. Padyshim përkujdesja për nevojat e foshnjës tuaj ka dalë në krye të listës së gjërave që ju keni për të bërë. Por ju mund të përpiqeni të kujdeseni për të dy në të njëjtën kohë. Merreni me vete qenin tuaj kur dilni bashkë me foshnjën. Në qoftë se kjo nuk është e mundur, porositni partnerin tuaj apo një shoqe ta nxjerrë atë për një shëtitje. Mbani mend, një qen i lodhur është një qen që sillet mirë.