Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

Verdhëza tek të sapolindurit

Verdhëza është një diskolorim në ngjyrë të verdhë i lëkurës, mukozës dhe të bardhës së syve (sklera) që shkaktohet nga nivele të larta të bilirubinë-s në gjak (hiper-bilirubinemi). Fjala verdhëz vjen pikërisht nga ngjyra e verdhë që e karakterizon këtë gjendje. Verdhëza nuk është teknikisht një sëmundje, por është më tepër një shenjë e dukshme e një kushti mjekësor themelor, që sjell nivelin e lartë të bilirubinës në gjak.

Verdhëza tek të sapolindurit (verdhëza neonatale)

Verdhëza neonat-ale është kushti më i zakonshëm që kërkon vlerësim mjekësor, tek të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Edhe pse kjo gjendje është shpesh pasojë fiziologjike e mëlçisë të paformuar dhe tranzitore të të porsalindurit, ka një shumëllojshmëri kushtesh të tjera mjekësore, që mund të shkaktojnë verdhëz të rëndë neonatale. Verdhëza tek të porsalindurit duhet të monitorohet nga afër, pasi nivelet tejmase të larta të bilirubinës që nuk trajtohen për një kohë të gjatë, mund të çojnë në dëmtime të përhershme të trurit (një gjendje e njohur si kernikterus).

Çfarë e shkakton verdhëzën tek të sapolindurit?

Verdhëza shaktohet nga grumbullimi i bilirubinës në gjak, zakonisht si pasojë e rritjes së prodhimit të bilirubinës ose aftësisë së dobët metabolike për ta zbërthyer dhe për ta ekskret-uar atë. Bilirubina formohet kur qelizat e kuqe të gjakut prishen dhe ajo metabolizohet normalisht në mëlçi dhe nxirret jashtë nëpërmjet urinës dhe jashtëqitjes.