mosha-e-trete

Kualiteti i jetës është duke u bërë gjithmonë e më shumë i rëndësishëm. Kështu që ruajtja e shëndetshme e mendjes dhe trupit tonë është një prioritet.

Çfarë mund të bëni për të patur një mendje të mprehtë?

1) Ushtroni trurin tuaj

Ashtu sikundër edhe trupi, truri përfiton nga të ushtruarit dhe nga sfidat, nga të “qenit në formë”. Sfidimi i trurit me aktivitete të reja mund të krijojë shtegtime të reja brenda trurit që mund të reagojnë si rrugë alternative nëse disa neuron-e janë dëmtuar. Mund të provoni:

  • Luajtjen e lojërave që përfshijnë planifikimin dhe memorien siç është shahu;
  • Aktivitete që testojnë fjalorin tuaj siç është fjalëkryqi;
  • Të mësuarin e aftësive të reja – p.sh. një gjuhë ose një instrument muzikor;
  • Përllogaritjen e shumave në mendjen tuaj në vend të përdorimit të makinës llogaritëse;
  • Vullnetarizmin; dhe
  • Të qenit të informuar se çfarë është duke ndodhur në botë.

Kohët e fundit, shumë kompani kanë zhvilluar programet kompjuterike duke patur si qëllim funksionimin e trurit. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe këto studime janë kurajuar, kërkime të tjera duhet të bëhen për të kuptuar nëse këto programe vonojnë ose parandalojnë një rënie të funksionit mendor për një afat të gjatë.

2) Qëndroni fizikisht aktiv

Kërkimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund t’ju mbrojë kundër humbjes së funksionit mendor. Të ushtruarit rrit qarkullimin e gjaku-t në tru dhe mund të promovojë rritjen e neuroneve. Nuk keni nevojë për të bërë maratona, por mund t’a filloni aktivitetin fizik gradualisht. Më poshtë mund të gjeni disa ide për të filluar:

  • Përdorni shkallët në vend të ashensorit;
  • Parkojeni makinën tuaj larg në mënyrë që të mund të ecni;
  • Nëse keni një qen, nxirreni atë më shpesh për ecje të rregullta dhe të gjata;
  • Përdorni në shtëpi një vegël siç është biçikleta, ndërkohë që shihni TV.
  • Ndiqni një hobi që ju mban fizikisht aktiv, siç është p.sh. kopshtaria.
Dietë e shëndetshme për fëmijët

Vëzhgimet kanë treguar se shumë fëmijë mbajnë dietë të papërshtatshme. Të dhënat përfshijnë fakte si më poshtë:

  • Shumë fëmijë nuk hanë fruta dhe perime;
  • Marrja e kalciumit dhe hekurit është e papërshtatshme;
  • Mbipesha është një problem tek fëmijët;
  • Fëmijët hanë shpesh ushqime të blera dhe kokoshka.

Udhëzime për të ushqyerit

Udhëzimet e mëposhtme për fëmijët nga lindja deri në 18 vjeç janë dhënë nga Këshilli Kombëtar i Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor.

  • Inkurajoni dhe mbështesni ushqimin me gji;
  • Fëmijët kanë nevojë për ushqime të përshtatshme dhe aktivitet fizik për t’u rritur dhe zhvilluar normalisht. Rritja duhet të kontrollohet në mënyrë të rregullt;
  • Duhet varietet ushqimesh;
  • Hani mjaftueshëm bukë, drithëra, perime (përfshirë legume) dhe fruta;
  • Futni në strukturën ushqimore të fëmijëve ushqime me bazë blegtorale si qumësht, kos, djathë dhe alternative të tjera me kalcium;
  • Futni në strukturën ushqimore të fëmijëve mish, peshk, pula dhe alternativa të tjera;
  • Dietat me nivele të ulëta yndyre nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Për fëmijët më të rritur, një dietë me pak yndyrë, kryesisht me yndyra të pakta janë më të përshtatshme;
  • Nxisni ujin si pije. Alkool-i nuk rekomandohet për fëmijët;
  • Konsumoni sasi të moderuara sheqeri dhe ushqime që përmbajnë sheqerna të shtuara;
  • Zgjidhni ushqime me pak kripë;
  • Përgatisni dhe magazinoni ushqimet e fëmijëve në mënyrë të sigurt.

Inkurajimi i ushqimit më të mirë

Prindërit mund të inkurajojnë fëmijët e tyre që të hanë një dietë më të mirë duke patur çdo ditë:

  • Një pjatë me perime;
  • Një frut më shumë;
  • Të paktën një fetë bukë ose një vakt ekstra drithërash, oriz, makarona etj;
  • Një gotë ekstra me qumësht.

Ëmbëlsirat e ushqyeshme

Një mënyrë e shëndetshme për të përfunduar vaktin është një ëmbëlsirë e bazuar në fruta dhe me pak yndyrë.

Sheqernat e shtuara në dietë: Të lidhura me vdekjet nga sëmundjet e zemrës

Konsumimi i tepërt i sheqernave mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga një sëmundje e zemrës; një zbulim ky që ka bërë të vërshojnë telefonatat drejt qeverive kanadeze dhe amerikane, duke iu kërkuar të vendosin një kufi për sheqernat në dietat e ndryshme.

Për një të rritur, konsumimi i 2000 kalorive në ditë (që do të thotë të pish një pije me gaz në ditë), do ta kalonte nivelin e dhënë nga një studim i fundit amerikan, në lidhje me rritjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskular-e. Autori kryesor i studimit si dhe kryetari dhe themeluesi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Atlanta, Quanche Yang, shpjegon se përqindja shtesë e kalorive nga sheqeri i tepërt e rrit rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët analizuan vëzhgimet kombëtare mbi shëndetin dhe dietat nga 1988 deri në 2012 të më shumë se 30000 amerikanëve me moshë mesatare 44 vjeç. Ata vunë re se risku fatal për zemrën rritej në momentin që konsumi i sheqerit të shtuar kalonte 15% të kalorive të marra në total.

Laura Schmidt, një specialiste e programeve shëndetësore në Universitetin e San Franaciskos në Kaliforni (e cila ka shtuar dhe një koment mbi studimin në fjalë), thotë se sheqeri i tepërt jo vetëm na shëndosh por dhe na sëmur.

Më parë sheqeri i përdorur në ushqimet e përpunuara (ëmbëlsira, pije me sheqer etj), ka qenë i lidhur vetëm me risqet për sëmundjet jo fatale të zemrës dhe obezitet-in. Natyrisht këtu nuk përfshihet sheqeri që gjendet tek frutat.

Michael Moss, një gazetar në Nju Jork, shton se sheqeri është mjaft i rëndësishëm për industrinë miliona dollarëshe të ushqimeve të përpunuara.

Dëshira për ushqime e projektuar nga industria

” Industria e ushqimeve është një lob shumë i fuqishëm”, shton Moss. “Kjo është tepër frustruese për konsumatorët, sidomos kur në etiketat e mallrave, vendi  në krah të treguesit të sheqerit është bosh. Nuk ka një tregues nga qeveria që të thotë sa është sasia e sheqerit që duhet të konsumojmë në ditë”.

Përgatitje për para konceptimin e një fëmije të dytë

Mund të jetë e vështirë të përgatiteni për një shtatzëni dhe një foshnjë të dytë ndërkohë që jeni një nënë me kohë të plotë por këto sugjerime e bëjnë më të lehtë këtë gjë.

Vetëm sepse ju tashmë keni mbetur një herë shtatzënë kjo nuk do të thotë që ju mund ta fshini nga mendja që ta përgatisni trupin tuaj për një foshnjë të dytë. Të gjithë gjërat që kanë ndodhur me ju herën e parë, ngrënia e mirë, ushtrimet fizike, marrja e peshës tuaj nën kontroll dhe bërja e kontrolleve të para konceptimit, ende zbatohen tek ju në këtë kohë. Dallimi i vetëm: Tashmë ju duhet të manovroni mes kërkesave të amësisë dhe përgatitjeve për një foshnjë të dytë. Por edhe pse koha është e kufizuar dhe energjia është e pakët, ka mënyra për t’u siguruar që të jeni në rregull me përgatitjen e domosdoshme të para konceptimit për foshnjën numër dy. Dhe ja se si:

Sugjerim për përgatitjen për foshnjën e dytë

Gjeni kohën për t’u marrë me gjendjen tuaj fizike

Tashmë që ju keni një fëmijë, ndoshta nuk mund t‘i drejtoheni menjëherë palestrës, apo edhe vetëm të gjeni kohën (dhe energjinë) që të ushtroheni siç do të mund t’u pëlqente. Madje mundet që ju të ndjeheni edhe në faj që po ia merrni kohën programit të ngarkuar të qenies mama. Por po të mendoni që shëndeti juaj do të ndikojë mbi atë të fëmijës tuaj të dytë, atëherë hyrja në një rutinë të përgatitjes fizike nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Në qoftë se gjetja e kohës për t’u ushtruar fizikisht ju duket e pamundur, provoni ndonjë nga këto zgjidhje si më poshtë:

  • Regjistrohuni në një palestër apo në një qendër të komunitetit, e cila kujdeset ndërkohë edhe për fëmijët.
  • Kërkojini një nëne tjetër të kontrollojë foshnjën tuaj ndërkohë që ju stërviteni dhe ofrojini asaj të njëjtën gjë si shkëmbim. Kjo është një gjë që ju mund ta bëni gjatë gjithë kohës së shtatzënisë tuaj të dytë.
  • Përdorni kohën e gjumit të drekës për t’u stërvitur fizikisht.
  • Bëhuni aktiv me të voglin tuaj. Gjeni një park dhe pas një ecje të shpejtë me karrocë, vraponi pas të voglit tuaj.
Njohja e foshnjës me ushqime të reja

Pasi është bërë profesioniste në ngrënien e drithërave, karotave, lëngut të mollës, foshnja juaj është gati të provojë shije dhe veshje të reja.

Zgjeroni alternativat e menusë

Ato specialitete të mëngjesit (drithëra, lëng molle, banane, zarzavate) bëhen të mërzitshme pas disa dhjetëra vaktesh. Filloni të ndryshoni menunë (afërsisht pas muajit të shtatë ose të tetë) duke shtuar mish të grirë (pulë, qengj, gjeldeti, ose mish lope), të verdhë veze (pa pjesën e bardhë) dhe avokado në repertorin e saj. Kur ajo është bërë nëntë muajsh, qumështi i plotë, kosi, djathi, makaronat dhe bizelet mund t’i paraqiten foshnjës. Më poshtë keni disa sugjerime:

Mundohuni të lehtësoni zgjedhjet e ushqimeve dhe t’i veçoni ato nga njëra-tjetra

Jeni gati të shërbeni një pjatancë të madhe me ushqime të ndryshme? Kjo është normale, për sa kohë që ju i veçoni ushqimet nga njëri tjetri. Qëllimi është të njihni (dhe ta kënaqni) foshnjën tuaj me shijen e ushqimeve të veçanta, sepse p.sh. nëse e përzieni mishin me zarzavatet njëherësh, foshnja juaj nuk do të arrijë të kuptojë shijen e veçantë të bizeleve. Pasi ajo ka arritur të shijojë një shumëllojshmëri të ushqimeve të ndryshme, atëherë ju mund të përzieni gjërat bashkë. Krijoni përzierjen tuaj të veçantë, me shijet e preferuara të foshnjës suaj, ose provoni të përzieni ushqimet e konservuara, por më parë lexoni me kujdes etiketat. Shumica e ushqimeve të fazës fillestare të rritjes përbëhen nga ingredientë të miratuar botërisht, por konservat ushqimore komerciale për foshnjat më të rritura mund të përmbajnë sheqer të shtuar (i cili mund të shfaqet në formën e shurupit të misrit me sasi të larta fruktoze).

Kini kujdes ndaj alergjive të ushqimit

Udhëheqës vizual: Ushqime që e shtojnë pjellorinë

[ssba_hide]

Përdorimi më i pakët i kripës lidhet me rënien e vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar

Sipas një studimi të kohëve të fundit, një rënie në konsumin e kripës ka të ngjarë që ka luajtur një rol të madh në një reduktim të madh kohët e fundit të vdekjeve të lidhura me sëmundjen e zemrës dhe me atakun kardiak.

Sasia e kripës në dietën e njerëzve ka rënë me 15% nga viti 2003 në 2011. Dhe vdekjet nga sëmundjet e zemrës ranë me 40% dhe vdekjet nga ataku kardiak kanë rënë me 42% gjatë kësaj periudhe, sipas studimit.

Programet për të reduktuar konsumin e kripës në gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar në vitin 2003.

Megjithatë, studiuesit thonë se në Mbretërinë e Bashkuar konsumimi i kripës është ende shumë i lartë dhe duhet bërë shumë më tepër për ta ulur përmbajtjen e kripës në ushqime. Kripa e rrit presionin e gjaku-t, që është një faktor kryesor i riskut për sëmundjen e zemrës dhe atakun kardiak.

Ky studim u botua më 15 prill 2014 në revistën British Medical Journal Open.

Për këtë studim, studiuesi Graham MacGregor dhe kolegët e tij analizuan të dhëna të mbledhura nga mijëra vetë gjatë viteve 2003 deri 2011.

Gjatë kësaj kohe, pjesëmarrësit shfaqën përmirësime në disa prej faktorëve të riskut për sëmundjet kardiovaskular-e. Nivelet mesatare të kolesterol-it dhe tensionit të gjaku-t ranë, konsumi i frutave dhe perimeve u rrit, dhe përqindjet e duhanpirësve u reduktuan.

Ndërsa këto ndryshime kontribuuan në reduktimin e vdekjeve nga sëmundja e zemrës dhe ataku kardiak, ishte reduktimi me 15% i kripës në ushqim që pati ndikimin më të madh, sipas autorëve.

“Reduktimi i kripës duket se është një kontribues kryesor në uljen e tensionit të gjaku-t në Angli nga viti 2003 deri në vitin 2011. Si rezultat, pakësimi i kripës në ushqim ka luajtur një rol të rëndësishëm në reduktimin e vdekjeve nga ataku kardiak dhe sëmundja ishemi-ke e zemrës”, shkruanin studiuesit.

Megjithatë, ata vërenin se 70% e të rriturve në Angli konsumojnë ende më shumë se sa maksimumi i rekomanduar ditor i kripës dhe 80% e kripës merret nëpërmjet ushqimeve të përpunuara.

Bëhuni gati për një vrull rritjeje. Në javët e ardhshme, foshnja juaj do ta dyfishojë peshën e vet dhe do të shtojë centimetra në gjatësi. Pikërisht tani, ajo është afërsisht sa madhësia e një avokado-je: 11.5 cm nga maja e kokës në të ndenjurat dhe peshon 85 gram. Këmbët i ka shumë më tepër të zhvilluara, koka i rri më drejt se më parë dhe sytë janë zhvendosur më pranë ballit. Veshët janë edhe ata pranë pozicionit të tyre.2 Ka filluar modelimi i lëkurës së kokës megjithëse tufat e flokëve të saj ende nuk njihen dot. Madje dhe thonjtë e këmbëve kanë filluar të rriten. Po ashtu, shumë gjëra po i ndodhin përbrenda saj. P.sh. 22.5 litra gjak për çdo ditë dhe kjo sasi do të vazhdojë të rritet ndërkohë që foshnja juaj vazhdon të zhvillohet.

Si po ndryshon jeta juaj:

Maja e mitrës tuaj është afërsisht në gjysmë të rrugës midis kockës pubik-e dhe kërthizës dhe ligament-et rrumbullake që e mbështesin atë po trashen dhe po zgjaten me rritjen e saj. Pa ashtu, ju ndoshta po ndjeheni shumë më mirë se sa në fillimin e shtatzënisë. Pakësimi i të përzierave dhe ndryshimeve të befta të humorit, si edhe lëkura që shkëlqen, kontribuojnë në një ndjesi totale të mbarëvajtjes.

Së shpejti do të përjetoni një nga momentet më të mrekullueshme të shtatzënisë, ndjesinë e lëvizjes së foshnjës. Ndërsa disa gra e vënë re “gjallërimin” qysh herët në javën e 16-të, shumë prej tyre nuk e ndjejnë foshnjën deri afër javës së 18-të. (Dhe në qoftë se kjo është foshnja juaj e parë, mos jini e padurueshme, ju mund të mos jeni e ndërgjegjshme për lëvizjet e saj deri nga java e 20-të). Lëvizjet më të hershme mund të ndihen si dridhje të vogla, flluska gazi, apo edhe si kërcime kokoshkash. Pas javës pasuese, ju do të bëheni më e fortë dhe do të jeni në gjendje t’i ndjeni ato shumë më shpesh.

3 Pyetje rreth … shtimit në peshë

1-Sa duhet të shtohem në peshë tani?

Edhe njerëzit që bartin një gjen që rrit rrezikun e sëmundjes kardiovaskular-e (sëmundjen e zemrës dhe atakun) mund të modifikojnë rrezikun e atakut të tyre të zemrës nëpërmjet dietës, sugjeroi studimi.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka sfiduar besimin tradicional se njerëzit janë të “mbërthyer me gjenet e tyre”, duke treguar se efekti i një profili të lartë të rrezikut gjenetik mund të modifikohet përmes konsumit të zarzavate, frutave dhe perimeve të papërpunuara.

Një nga studimet më të mëdha të ndërveprimit të dietës u fokusua në sëmundjet kardiovaskulare, dhe kërkuesit studiuan më shumë se 8000 persona, duke përfshirë edhe ato “me” dhe “pa” llojin e gjenit 9p21.

Ata gjetën se njerëzit me llojin e gjenit 9p21 që konsumonin një dietë të lartë në ushqime bimore të papërpunuara, arra dhe bulmet kishin një rrezik të ngjashëm të një sulmi jofatal të zemrës sikundër jobartësit e gjenit, ndërsa një rrezik i lartë gjenetik plus një dietë të lartë në mish, vezë dhe yndyra u shoqërua me një dyfishim të rrezikut të infarkt-it të zemrës.