9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Ushtrimet Kegel

Çfarë janë ushtrimet Kegel?

Ushtrimet Kegel janë ushtrimet që ju mund të bëni për të forcuar muskujt e dyshemesë së pelvisi-t, muskujt që mbajnë ureter-in, fshikëzën dhe rektumin. Ushtrimet e kanë marrë emrin nga Arnold Kegel, një gjinekolog i cili i rekomandonte ato në vitet 1940-të për të ndihmuar gratë që vuanin nga mospërmbajtja e urinës ose kontrolli i reduktuar i fshikëzës, që mund të ndodhë pas lindjes së fëmijës.

Në qoftë se nuk po i bëni ushtrimet Kegel, fillojini ato tani. Forcimi i muskujve të dyshemesë së pelvisit mund të ndihmojë në parandalimin apo trajtimin e mospërmbajtjes së urinës për shkak të stresit, një problem që prek deri në 70% të grave gjatë apo pas shtatzënisë. Ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë gjithashtu të reduktohet rreziku i mospërmbajtjes anale.

Meqenëse këto ushtrime përmirësojnë qarkullimin e gjaku-t në zonën tuaj rektal-e apo vaginal-e, ato mund të ndihmojnë të mbahen nën kontroll hemorroide-t dhe ndoshta do të ndihmojë shërimin pas një epiziotomi-e ose grisje gjatë lindjes. Së fundmi, vazhdimi i tyre duke vijuar ushtrimet rregullisht pas lindjes jo vetëm ndihmon që ju të ruani kontrollin mbi fshikëzën, por përmirëson edhe tonizimin e muskulit të vaginës duke e bërë seksin më të kënaqshëm.

Si t’i bëj ato?

Filloni me një fshikëz të zbrazët. Përfytyroni që po përpiqeni ta ndaloni veten që t’ju shpëtojnë gazra dhe të ndaloni rrjedhjen e urinës në të njëjtën kohë. Ndjesia është mbyllja dhe ndalimi i kalimeve të përparshme dhe të prapme. Në qoftë se nuk jeni e sigurt që mund ta bëni këtë, një mënyrë është të kontrolloni duke futur një gisht të pastër tek vagina para se të bëni ushtrimin. Në qoftë se ndjeni presion rreth gishtit jeni në rrugë të drejtë. Ose provoni një ushtrim Kegel gjatë marrëdhënies seksuale dhe pyeteni partnerin në e ndjen atë. Në qoftë se e bëni siç duhet, ai do të ndjejë se si ju “përqafoni” penis-in e tij.

Kolecistografia

temthi

Gurët në tëmth janë depozita të ngjashme me gurët që formohen në fshikëzën e tëmthit, një organ në formën e dardhës që ndodhet nën mëlçinë. Fshikëza e tëmthit është përgjegjëse për depozitimin dhe përqendrimin e bilës, një lëng i gjelbër në të verdhë që nxirret nga mëlçia dhe që ndihmon për tretje-n e yndyrave.

Si formohen gurët në tëmth?

Gurët në tëmth formohen kur kolesterol-i apo pigmentet e bilës dalin nga solucion-i dhe “kristalizohen” në fshikëzën e tëmthit. Ndonjëherë gurët në tëmth formohen sepse fshikëza e tëmthit nuk zbrazet siç duhet. Rreth tre të katërtat e të gjithë gurëve në tëmth krijohen nga kolesteroli. Shumica e gurëve të tjerë të tëmthit prodhohen nga një pigment i bilës i quajtur bilirubinë dhe ndonjëherë quhen gurë të pigmentit.

Veç formimit në fshikëzën e tëmthit, gurët e tëmthit mund të bllokojnë rrjedhjen e bilës në kanalin e bilës, tubin që e transporton bilën në zorrën e hollë (duoden).

Si funksionon kolecistografia?

Kolecist-ografia është një procedurë që ndihmon të diagnostikohen gurët e tëmthit. Në test, një bojë speciale e quajtur lëndë kontrasti, injektohet në trupin tuaj ose merret nga goja (kolecistografia oral-e). Kjo lëndë kontrasti e shfaq strukturën e fshikëzës së tëmthit në radiografi dhe kanalin e bilës në radiografi.

Një radiolog merr pamjet e fshikëzës së tëmthit dhe kanalit të bilës nga radiografia. Radiografia tregon gurët në fshikëzën e tëmthit dhe bllokimin e kanaleve të bilës dhe po ashtu tregon se sa mirë e përqendron bilën fshikëza e tëmthit. Rezultati është një regjistrim me anë të rrezeve X që quhet kolecistogramë.

Në ditët e sotme përdoren më shpesh investigime të tjera, siç janë ultratingujt për të identifikuar gurët në fshikëzën e tëmthit.

Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (ERCP)

Është një investigim i përdorur për të parë fshikëzën e tëmthit, kanalet e bilës, pankreas-in dhe kanalin e pankreasit. Po ashtu mund të kryhen operacione të vogla kirurgjik-ale gjatë kësaj procedure.

Zakonisht ju duhet të merrni qetësues të lehtë para procedurës ambulatore dhe pak do t’ju kujtohet nga e gjithë kjo ngjarje.

Si kryhet testi?

Mjeku fut një endoskop, një tub të gjatë, të hollë elastik me një dritë në skaj, në ezofag-un tuaj, nëpër stomak dhe në duoden. Pastaj mjeku shikon përmes endoskopit për të gjetur papilën e duodenit. Kjo është pika ku kanali i pankreasit dhe kanali i bilës i zbrazin sekrecionet e tyre në duoden.

Pasi e gjen papilën e duodenit mjeku kalon një tub të vogël plastik të quajtur kateter nëpër endoskop dhe e përdor atë për të injektuar një bojë speciale në kanalet e pankreasit dhe të bilës. Boja speciale është një lëndë kontrasti që shfaq me anë të rrezeve X pamjet që regjistron mjeku. Rrezet X mund të bëjnë të dukshme gurë-t e tëmthit ose bllokimet në kanalin e bilës dhe të demonstrojnë ngushtimin apo bllokimin e kanalit të pankreasit.

Gurët e tëmthit

Në qoftë se me anë të rrezeve X shfaqet një gur i tëmthit në kanalin e bilës, mjeku mund ta largojë gurin duke futur një instrument të vogël nëpërmjet endoskopit dhe duke bërë një prerje në muskulin që rrethon hapjen e kanalit (sfinkterektomi). Guri largohet nëpër prerje dhe futet në një shportë të vogël ose lihet të kalojë nëpër zorrë. Shporta largohet duke e tërhequr atë me anë të endoskopit.

Bllokimet dhe ngushtimi

Rrezet X mund të tregojnë një ngushtim (të quajtur strukturë) ose bllokim të një kanali, i cili pengon rrjedhjen e lirë të bilës. Në këto raste, mjeku mund të jetë në gjendje të fusë një pajisje të quajtur stendë me anë të endoskopit. Stenda është një tub i ngushtë plastik që futet në kanal për ta mbajtur atë të hapur dhe për të lejuar kalimin e bilës përmes kanalit për në zorrë në rrugë normale.

Biopsia

Kolangiopankreatografia me anë të rezonancës magnetike

Ky test është një teknikë relativisht e re për të parë në kanalet e bilës, kanalin e pankreas-it dhe në fshikëzën e tëmthit. Zakonisht nuk duhet të administrohet lëndë kontrasti në dallim nga disa teknika të tjera. Kolangiopankreatografia me rezonancë magnetike përdor imazherinë me anë të rezonancës magnetike për të prodhuar pamje të hollësishme.

Imazheria me anë të rezonancës magnetike përdor valë në radiofrekuenca të drejtuara në trup për të ngacmuar atomet e hidrogjenit në molekulat e ujit në trupin tuaj. Kjo bëhet në një fushë të fuqishme magnetike e cila shkakton që protonet të vendosen në pozicione të renditura dhe jo të rastit. Këto protone lëshojnë radiosinjale kur kthehen në renditjen e tyre natyrore. Këto sinjale përdoren për të ndërtuar një imazh të kompjuterizuar që tregon diferencat në indet e trupit bazuar në sasinë e ujit tek ato. Kjo bën të mundur që të përftohen foto jashtëzakonisht të qarta dhe të hollësishme të kanaleve të bilës dhe të pankreasit.

Kolangiopankreatografia me anë të rezonancës magnetike është një procedurë ambulatore që përmban shtrirjen në qetësi nën një skaner të kolangiopankreatografisë me anë të rezonancës magnetike për disa minuta. Ju nuk ndjeni gjë ndërkohë që bëhet skaneri, megjithëse aparatura është mjaft e zhurmshme. Gjithçka zgjat më pak se 20 minuta.

Kryerja e këtij testi nuk ju ekspozon ndaj ndonjë rrezatim-i. Megjithatë meqenëse ai përdor një fushë të fuqishme magnetike, personat me ndonjë lloj objekti metalik në trup nuk mund t’i nënshtrohet këtij testi. Këshillohuni me qendrën që e bën skanimin në qoftë se keni ndonjë objekt të tillë brenda në trupin tuaj, si:

  • Kllapa metalike për të mënjanuar një aneurizëm (enë gjaku të zgjeruar);
  • Një valvul artificiale në zemër ose pacemaker;
  • Një zëvendësues të artikulacion-eve;
  • Një transplantim në veshin e brendshëm;
  • Çdo lloj objekti metalik.
8 shenja të hershme të shtatzënisë

Pyesni veten nëse jeni shtatzënë? Një test i shtatzënisë është mënyra me anën e së cilës do ta mësoni me siguri. Por në qoftë se është ende tepër herët për rezultate të sakta? Ju mund të vini re disa shenja të lehta të shtatzënisë – lodhje, të përziera, urinim të shpeshtë dhe zbutje të gjinjve. Këtu keni disa këshilla të ekspert-it se si të reagoni ndaj këtyre simptomave në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

1. Lodhja

“Lodhja e skajshme, e pashpjegueshme është ndoshta shenja më e zakonshme e shtatzënisë së hershme”, thotë Dr. Gil Gross, profesor i obstetrikë-s dhe gjinekologji-së në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis.

“Mos e trajtoni lodhjen me kafeinë të tepërt në qoftë se ka ndonjë shans që të jeni shtatzënë”. Në vend të kësaj, “dëgjojeni trupin tuaj, merreni shtruar dhe përpiquni që të pushoni siç duhet”, thotë Dr. Donnica Moore, një eksperte e shëndetit të grave në Far Hills, Nju Jork.

2. Neveria nga ushqimi

Në qoftë se hapja e frigoriferit ju bën që të stepeni dhe nuk mund të kaloni pranë ndonjë restoranti kinez pa vënë shaminë para gojës, ju mund të jeni shtatzënë. Shumë gra raportojnë se një neveri e tillë e fortë ndaj ushqimeve është një nga shenjat e para të fillimit të shtatzënisë. Kjo mund të shkaktohet nga nivelet në rritje të hormonit beta hCG. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të manovroni e t’u qëndroni larg këtyre ngacmuesve.

3. Ndjeshmëria ndaj aromave

Aromat që asnjëherë nuk kanë qenë të pëlqyeshme për ju (si tymi i cigares) madje edhe ato që kanë qenë të kënaqshme (si kolonja e partnerit tuaj) mund t’ju bëjnë juve t’ju përzihet gjatë fazave të para të shtatzënisë. “Për disa gra kjo mund të jetë një shenjë e asaj që ato presin,” thotë Moore. Kjo ka të ngjarë të jetë rezultat i niveleve të rritura të hormoneve. Për fat të keq, “nuk mund të bëni vërtet asgjë, përveç se t’i shmangni ato kur mundeni”, thotë ajo, “veçanërisht tymin e cigareve që nuk i bën mirë foshnjës tuaj”.

4. Të përzierat dhe të vjellat

Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

Gurët në veshka

kidney

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalcium-i, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.

Si formohen ato?

Gurët në veshka formojnë substanca të caktuara në urinën e një personi që bëhen shumë të përqendruara. Kjo rezulton në mineralet dhe në substancat e tjera në urinën e tyre duke u kristalizuar mbi sipërfaqet e brendshme të veshkave. Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristale-ve.

Simptomat e gurëve në veshka

Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese.

Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:

  • Gjak në urinë;
  • Përzierje dhe të vjella;
  • Një nevojë urgjente për të shkuar për të urinuar;
  • Të ngjethura dhe ethe; dhe
  • Kalimi i gurëve të vegjël në urinë.

Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, që është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjët. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije – dhe në testikujt e meshkujve.

Faktorët rrezikues

Meshkujt kanë tendencë që të marrin gurët në veshka 3 herë më shpesh sesa gratë. Incidenca për të paturit e gurëve në veshka është midis moshës 20 deri 40 vjeçare, por njerëzit e çdo moshe mund të ndikohen.

Njerëzit të cilët kanë pasur infeksione të përsëritura të urinës dhe njerëzit të cilët kanë një histori familjare të gurëve në veshka janë më të ndjeshëm për zhvillimin e tyre, siç janë edhe njerëzit me cermë.

Parandalimi i gurëve

Diabeti dhe monitorimi i glukozës në urinë

Edhe pse është përdorur shumë në të kaluarën, testi i kontrollit të glukozë-s në urinë tashmë është zëvendësuar nga vetëmonitorimi i nivelit të glukozës në gjak, duke përdorur një matës të vogël personal.

Arsyeja për këtë është rezultati më i mirë që arrihet nëpërmjet monitorimit të nivelit të glukozës në gjak që reflekton më saktë nivelin e glukozës në gjak.

Megjithatë, nëse keni vështirësi në marrjen e një pike gjaku, ose keni vështirësi të tjera në kryerjen e monitorimit të glukozës në gjak, mjeku ose edukatori i diabet-it mund t’ju sugjerojë që më e përshtatshme për ju mund të jetë monitorimi i nivelit të glukozës në urinë.

Çfarë mat testi i glukozës në urinë?

Një test glukoze në urinë përcakton nëse ka prezencë të glukozës (sheqer) në urinë apo jo.

Glukoza kalon në urinë vetëm kur niveli i glukozës në gjak është i lartë, dhe është aq i lartë saqë veshkat nuk e ndalojnë dot atë të kalojë në urinë. Në shumë njerëz, glukoza në gjak është mbi 10 mmol glukozë për litër plazma dhe kjo bën që glukoza të kalojë në urinë. Ky nivel quhet “pragu renal” për glukozën.

Megjithatë, pragu renal për glukozën mund të jetë më i ulët në disa njerëz që janë të shëndetshëm, gjatë shtatzënisë dhe në njerëz që kanë çrregullime në veshka. Tek këta njerëz glukoza mund të jetë prezente në urinë edhe pse glukoza në gjak mund të jetë normale. Kjo mund të bëjë në disa raste që testi i glukozës në urinë të jetë i vështirë për t’u interpretuar.

Çfarë përmban testi i glukozës në urinë?

Nëse do monitoroni diabet-in me test glukoze në urinë, ju do të këshilloheni se në cilën kohë të ditës të bëni testin.

Bëni të qartë se e keni kuptuar se si bëhet testi dhe të kryeni instruksionet së bashku me mjekun ose edukatorin e diabetit.

Për të kryer testin:

  • Mblidhini një sasi të vogël urine;
  • Hidheni atë në letrën e testimit, zakonisht duke futur letrën në enën me urinë;

Kontakti me shumë farmaci të specializuara në njohuritë e të ushqyerit dhe në suplementet ushqimore, si dhe një komunikim me farmacistin tuaj, që gjithashtu di se çfarë ilaçesh ju mund të jeni duke marrë, është një fillim i mirë. Nëse ju keni ndonjë problem mjekësor të veçantë, ju duhet ta diskutoni këtë me mjekun tuaj.

Gratë

Sot, shumë gra janë duke u përballur me një punë me kohë të plotë. Krahas kësaj ato menaxhojnë shtëpinë, kujdesen për fëmijët, merren me sport dhe ndërkohë  përpiqen të mbajnë veten e tyre aktive dhe energjike. Stresi dhe mosmarrja e rregullt e vakteve, nënkupton që ato nuk po marrin mjaftueshëm hekur, zink dhe magnez, ndërmjet shumë elementëve esencialë ushqimorë nga dieta e tyre ditore. Kjo mund të çojë në lodhje, lëkurë të dobët, humbje interesi për seks dhe një rezistencë të dobët ndaj infeksioneve më të lehta siç janë kolla dhe të ftohurit.

  • Disa gra mendojnë se marrja e vitaminave ditore i ndihmon ato që të qëndrojnë në formë ndaj axhendës së tyre të zënë. Përveç kësaj, gratë kanë edhe disa nevoja individuale ushqimore.
  • Magnezi, vitamina B6, kalcium-i dhe vitamina E mund të ndihmojnë për simptomat e dhimbshme që janë të lidhura me sindromën para-menstrual-e (PMS).
  • Shtatzënia dhe të ushqyerit me gji rrisin nevojën për vitamina B kompleks, hekur dhe acid folik. Gratë gjithashtu mund të mos marrin gjatë ditës sasitë e nevojshme të kalciumit dhe ka ekzistuar një shqetësim që shumë gra shtatzëna nuk janë duke marrë sasinë e mjaftueshme të jodit. Një formulë me multi-vitamina dhe minerale është formuluar specifikisht për përdorim gjatë shtatzënisë dhe të ushqyerit me gji, e cila shpesh rekomandohet. Vitamina A në doza të larta mund të dëmtojë zhvillimin normal të fëmijës – farmacisti juaj mund t’ju ndihmojë që të identifikoni se cilat suplemente janë të sigurta për përdorim gjatë shtatzënisë.
  • Mungesa e ushqimeve në dieta, siç janë ushqimet e bulmetit ose frutat dhe zarzavatet mund të çojnë në deficit, veçanërisht të kalciumit, acidit folik dhe hekurit. Disa dieta nuk duhet të merren pa këshillën e specialistit të ushqimit.