8 hapa të thjeshtë për banjën e parë të foshnjës tuaj

Banjat me sfungjer

Rreth javës së parë më e mira është që t’i bëni foshnjës tuaj banja me sfungjer, me një shtupë të njomur me ujë të ngrohtë. Lani shpesh fytyrën dhe duart dhe mbani të pastër zonën gjenital-e pas çdo ndërrimi të pelenave.

Banjat në vaskë

Pasi baza e të quajturit kordoni umbilikal thahet, i bie korja dhe shërohet, ju mund të filloni t’i bëni të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) tuaj banja në vaskë. Meqë foshnja është e vogël, ka kuptim të përdoret një vaskë e vogël plastike për foshnjat.

Edhe pse disa prindër i lajnë foshnjat e tyre çdo ditë, një banjë nuk është e domosdoshme më shumë se sa tre herë në javë gjatë vitit të parë të jetës. Larja shumë e shpeshtë e foshnjës mund ta thajë lëkurën e saj.

Disa foshnja e gjejnë ujin e ngrohtë shumë qetësues. Nëse ndodh kështu me foshnjën tuaj, është në rregull që ajo të zgjatet paksa. Të tjerë qajnë gjatë banjës dhe duan të dalin prej saj. Banjat nuk ka nevojë të zgjasin shumë: pesë minuta është një kohë e mjaftueshme për ta mbajtur foshnjën të pastër para se uji të ftohet më shumë se duhet.

Kur ju i bëni banjë një të porsalinduri, në fillim mund të jetë paksa frikësuese. Mbajtja e një krijese të lagur e të rrëshqitshme kërkon praktikë dhe besim në vetvete, kështu që qëndroni e qetë dhe ruani një kontroll të mirë mbi të.

Siguria gjatë banjës

• Asnjëherë mos e lini foshnjën pa mbikëqyrje, as edhe për një minutë. Nëse bie zilja apo telefoni dhe ju mendoni që ju duhet të përgjigjeni, mbështilleni atë me peshqir dhe merreni me vete.
• Asnjëherë mos e lini foshnjën kur uji është duke rrjedhur. (Ai mund të jetë shumë i nxehtë dhe me thellësi më të madhe nga sa duhet).
• Kufizoni temperaturën e ujit në jo më shumë se 45° C. Një foshnjë mund të pësojë djegie të shkallës së tretë në më pak se një minutë në temperaturën 60° C.

E ftohura: Nuk janë të arsyeshme antibiotikët

Njerëzit zakonisht flasin se kanë “grip” kur në të vërtetë ato janë duke përjetuar të ftohurën. E ftohura dhe gripi janë që të dyja të shkaktuara nga viruset, megjithatë gripi është një sëmundje serioze që rezulton në vdekje çdo vit. Të ftohurat e zakonshme shumë rrallë shkaktojnë dëme serioze.

Diferenca ndërmjet te ftohurës dhe gripit

Simptomat e gripit zakonisht fillojnë papritur dhe me ethe, dhe njerëzit shpesh nuk ndihen mirë dhe shkojnë të shtrihen menjëherë në krevat. Fillimi i një të ftohure të zakonshme zakonisht është e ngadaltë dhe simptomat zakonisht janë të lidhura me hundën dhe fytin. Simptomat e gripit, mund të përfshijnë acarim të fytit ose të mushkërive, një kollë të thatë, ethe, djersitje dhe dhimbje muskujsh dhe tenton që të prekë të gjithë trupin.

Simptomat e zakonshme të të ftohurës përfshijnë teshtitje, kollë, acarim të fytit dhe rrjedhje të hundëve. Nëse janë të pranishme ethet, zakonisht janë të buta. Të ftohurat më të zakonshme përmirësohen për 7 deri në 10 ditë, gjithashtu kolla mund të zgjasë 1 ose 2 javë më shumë sesa simptomat e tjera. Mukus-i jeshil ose i verdhë jo domosdoshmërisht nënkupton që e ftohura juaj është duke u përkeqësur ose që ju keni një infeksion bakterial dhe keni nevojë për antibiotikët.

Si është përhapur e ftohura e zakonshme?

Të ftohurat e zakonshme janë shkaktuar nga agjentë infektues të quajtur viruse. Viruset mund të përhapen nëpërmjet duarve të njerëzve dhe objekteve siç janë lodrat, dorezat e dyerve dhe shamitë, dhe nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes.

Si mund ta shmangni marrjen e gripit ose të ftohurën e zakonshme?

  • Praktikoni masa parandaluese: lani duart me sapun, veçanërisht pasi keni mbuluar hundën kur keni teshtirë ose para se të hani ose kur përgatitni ushqimet;
  • Largoni gishtat nga sytë, hunda dhe goja;
  • Mbulojeni gojën kur teshtitni ose kolliteni;
  • Hidhni letrat e hundës pasi i keni përdorur ato;
  • Shmangni përdorimin e përbashkët të filxhanëve dhe gotave;
  •  Shmangni kontaktet e afërta me ato që vuajnë nga e ftohura.

A do të ndihmojnë antibiotikët që e ftohura të shërohet më shpejt?

Për shkak të shqetësimit nga ndarja kjo mund të jetë një kohë e vështirë për t’u larguar nga foshnja juaj për çfarëdo gjatësie të kohës. Gjithashtu mund të jetë e vështirë që të udhëtoni bashkë me foshnjën tuaj pikërisht tani. Ajo është e mësuar me ato që e rrethojnë dhe me fytyra të njohura dhe pëlqen të parashikojë. Qenia në rrugë mund të shkëputë ndjesinë e saj të sigurisë dhe rutinës, veçanërisht kur viziton një vend të ri ose takon shumë të huaj.

Në këtë moshë ajo nuk e kap konceptin e udhëtimit por do të realizojë se është në një vend të panjohur. Jini gati për disa sjellje të çuditshme ngjitëse dhe përgatisni shumë largime të vëmendjes, libra me figura, lodra që bëjnë zhurmë, kukulla dore dhe padyshim më të dashurën e saj në qoftë se ka ndonjë të tillë. Programoni shumë kohë larg të huajve për ta lënë atë të ç’tensionohet.

Ngrënie të ndërmjetme të shëndetshme

Ngrënia e ndërmjetme mund të jetë kritike për prindërit e zënë me punë, ashtu siç është edhe për foshnjat në rritje. Disa ide për të pasur ngrënie të shëndetshme:

Mbajini afër. Kur ju organizoni një çantë për pelenat për një shëtitje, merrni në konsideratë të paketoni edhe ushqime që mund të mbarten lehtë, në mënyrë që t’i keni afër. Gjithmonë pajiseni kuzhinën tuaj me ushqime të shëndetshme që mund të merren me vete. Në këtë mënyrë nuk do t’ju duhet të ndaloni sa herë që ju grin uria, ose të qëndroni para çdo kioske për të marrë diçka për të ngrënë.

Kufizoni kafeinë-n. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur ju ushqeni me gji. Pini shumë ujë, të thjeshtë, me gaz, ose të përforcuar me vitamina, për të qëndruar e hidratuar, ose përgatisni ujë me lëng frutash ose me limon apo portokall.

3 pyetje rreth: Ftohjes së zakonshme

Çfarë duhet të bëj në qoftë se foshnja ime kap një ftohje?