Udhëheqës i babait për t’i bërë masazh fëmijës

Masazhi i foshnjës për fillestarë

Foshnjat thjesht pëlqejnë t’i prekin. Në fakt ata lulëzojnë me këtë, kjo është një pjesë e rëndësishme e rritjes dhe zhvillimit. I gjithë ky kontakt lëkurë me lëkurë, jo vetëm që ndihmon lidhjen midis jush dhe foshnjës, ai mundet ta rehatojë foshnjën kur është i mërzitur dhe të lehtësojë sjelljen e tij të bezdisshme.

Këto gjashtë hapa të thjeshtë të “Masazhit Të dua shumë” do t’ju ndihmojnë të filloni. Më pas kontrolloni për një varg tjetër më të plotë të masazhit për fëmijët.

Përgatitja

Gjeni një sipërfaqe të sheshtë e të ngrohtë për të shtrirë mbi të foshnjën tuaj, një batanije ose një dysheme e mbuluar me qilim është shumë e mirë. Hidhni pak vaj të pastër ulliri ose vegjetal në pëllëmbët tuaja dhe i fërkoni ato me njëra tjetrën që vaji dhe pëllëmbët të ngrohen.

Përpiquni të shihni në sytë e foshnjës dhe këndojini apo i flisni atij ndërsa i bëni masazh. Kini vëmendjen për reagim-in e foshnjës tuaj: Në qoftë se nuk duket se po kënaqet, provoni një prekje më të butë ose thjesht ndaloni.

Si t’i bëni masazh foshnjës?

1. Ndërsa jeni përballë foshnjës, përdorni dy ose tre gishta, sikur shkruani germën I në anën e djathtë të barkut të tij me lëvizje të vendosura, por të buta. Filloni nën brinjët e tij dhe shkoni drejt poshtë në kyçin e këllkut të tij duke përdorur vajin për të zbutur rrugën e gishtave tuaj.

2. Pastaj, e fërkon nga e majta në të djathtë barkun e tij,  duke formuar një germë “L” të shtrirë në anën e gjatë të saj.

3. Përdorni një fërkim të shkurtër duke u ulur poshtë në anën e djathtë të stomaku-t të saj për të plotësuar germën ”L”.

4. Për të filluar germën e fundit, një “U” të përmbysur, e fërkoni duke u ngritur lart nga kocka e këllkut  në anën e majtë të barkut.

5. Për segmentin e mesit të “U” lëvizini gishtat nëpër majën e barkut të foshnjës.

6. Dhe për pjesën përfundimtare të “U”, fërkoni duke zbritur poshtë anën e djathtë të foshnjës tuaj.

(Keni “shkruar” kështu në barkun e foshnjës: ILU ( I Love You – Të dua shumë).

Paronikia (Inflamacioni i thoit)

Një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve apo të këmbëve quhet paroniki. Ai është infeksioni më i zakonshëm i dorës dhe në qoftë se lihet pa u trajtuar mund të përparojë në një infeksion më të rëndë të gishtave të duarve apo të këmbëve.

Shkaqet e Paroniki-as

Paroniki shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rreth thoit të dëmtuar nga një traumë, si kafshimi, thithja e thoit, e gishtave, larja e enëve ose acaruesit kimikë. Infeksioni mykotik mund të jetë po ashtu shkak i formimit të paronikias dhe duhet të merret në konsideratë veçanërisht tek personat me infeksion të përsëritur. Kjo sëmundje nuk duhet ngatërruar me malcimin herpetik të gishtit që mund të formojë një puçërr të vogël në gisht dhe që shkaktohet nga një virus por që nuk lokalizohet në skajin e thoit. Malcimi herpetik nuk trajtohet me anë të një prerje dhe drenazhimi dhe kësisoj duhet dalluar nga paroniki.

Simptomat dhe shenjat e paronikias

Një paroniki mund të fillojë si një skuqje dhe ënjtje rreth thoit, që quhet celulit. Shpesh ajo është shumë e dhimbshme kur preket dhe ndonjëherë mund të jetë me një ngjyrë të verdhë në të gjelbër që tregon se nën lëkurë është formuar një grumbullim qelb-i (i quajtur absces).

Simptomat dhe shenjat më të zakonshme janë si më poshtë:

  • Ënjtje;
  • Skuqje;
  • Grumbullim i qelbit;
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes.

Kur duhet kërkuar pakujdesje mjekësore për një inflamacion të thoit?

Ju duhet t’i drejtoheni një mjeku në qoftë se skuqja përhapet përtej lëkurës rreth thoit ose në mollëzën e gishtit. Kjo skuqje tregon se infeksioni është duke formuar një infeksion më serioz të gishtit me formim të qelbit në indet e thella të majave të gishtave, që quhet felon (një infeksion i rrëzës së thoit).

Gjithashtu, ju duhet t’i drejtoheni mjekut në qoftë se është duke u formuar një absces. Ai kërkon drenazhim nga ana e një mjeku. Hapja (ose prerja) e një abscesi për ta kulluar qelbin nuk duhet të provohet të bëhet në shtëpi.

Udhëheqës Vizual: Mënyra për të skalitur trupin tuaj prej nëne të re duke përdorur shkallët

[ssba_hide]
ALS - Skleroza amiotrofike laterale

Çfare eshte skleroza amiotrofike laterale?

Skleroza amiotrofi-ke laterale, ose ALS (amyotrophic lateral sclerosis) është një sëmundje në të cilën disa qeliza të trurit dhe të shtyllës kurrizore vdesin dalëngadalë. Këto qeliza nervore quhen neurone motorike dhe kontrollojnë muskujt që lejojnë të lëvizin pjesët e trupit tuaj. ALS quhet edhe sëmundja Lou Gehrig (LOU GEHRIG-ut Sëmundja e).

Personat që kanë këtë formë skleroze gradualisht bëhen gjithnjë e më të paaftë. Periudha e keqësimit të sëmundjes është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa persona jetojnë me ALS për disa vjet. Por me kalimin e kohës ALS ua bën të vështirë të ecin, flasin, të gëlltisin dhe të marrin frymë. Këto probleme mund të çojnë në plagosje, sëmundje dhe në fund të fundit në vdekje. Në shumicën e rasteve vdekja ndodh brenda tre deri pesë vjetësh pasi fillojnë të shfaqen simptomat, megjithëse disa persona jetojnë edhe për shumë vjet, madje edhe dhjetëvjeçarë.

Mund të jetë shumë frikësuese për dikë që të mësojë se ka ALS. Biseda me mjekun, marrja e këshillimeve dhe bashkimi në një grup mund ta ndihmojnë që të merret me ndjenjat e veta. Edhe pjesëtarët e familjes mund të kenë nevojë për mbështetje apo këshillim me keqësimin e sëmundjes.

ALS është e rrallë. Çdo vit në SHBA dhe në pjesën më të madhe të botës vetëm 1 ose 2 vetë në 100 000 sëmuren nga ALS. Burrat e marrin ALS pak më shumë se gratë. ALS mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh fillon tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.

Çfarë e shkakton ALS?

Mjekët nuk e dinë çfarë e shkakton ALS. Në rreth 1 rast në 10 ajo shfaqet në familje. Kjo do të thotë që 9 herë nga 100 një person me ALS nuk ka ndonjë pjesëtar të familjes me këtë sëmundje.

Cilat janë simptomat?

Stërvitje në vetëm 7 minuta

Në qoftë se ndonjëherë i keni premtuar vetes që duhet të ktheheni në formën e mëparshme sapo që të gjeni kohën e duhur, atëherë stërvitja 7 minutash mund të jetë për ju. Kjo është një seri ushtrimesh të shpejta që ju ndihmojnë për të stabilizuar peshën tuaj trupore.

Filloni me diçka që e keni mësuar në shkollën fillore: kërcimet. Rrini me këmbë të hapura dhe me duart pas kokës. Pastaj ndërsa kërceni bashkojini këmbët dhe shtrijini krahët anash. Ju mund ta shpejtoni ose ngadalësoni këtë ushtrim sipas gjendjes tuaj fizike. Bëjeni këtë për 30 sekonda, bëni 10 sekonda pushim dhe kaloni në lëvizjen tjetër.

Mbështetja në mur

Qëndroni me shpinën tuaj mbështetur në mur, këmbët të hapura dhe paksa përpara. Përkuluni prapa në mur dhe rrëshqisni sikur do të uleni në karrige. Gjunjët duhet të ulen deri mbi kyçe të përkulura në 90°. Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda.

Janë 12 ushtrime. Secili prej tyre duhet të zgjasë 30 sekonda, me nga një pushim prej 10 sekonda midis tyre.

Kjo quhet stërvitja 7 minutash, por ju do të keni dobinë maksimale nga përsëritja e tyre të paktën 3 herë.

Rendi i ushtrimeve nuk ka rëndësi: Ju duhet të alternoni funksionimin e grupeve të muskujve të kundërt me njëri tjetrin dhe të pasoni ushtrimet që e rrisin ritmin e zemrës tuaj me ato që e qetësojnë paksa atë. Kontrolloni me mjekun tuaj para se të filloni një rutinë të re ushtrimesh për t’u siguruar që ajo është e duhura për ju.

Ulje – ngritje

Rrini në pozicionin shtrirë në dysheme, bashkoni këmbët me gishtat e tyre poshtë, duart poshtë në gjerësinë e shpatullave. Përkulni ngadalë krahët dhe uleni trupin në dysheme sa më poshtë që të mundeni duke e mbajtur shpinën në nivelin e vitheve. Pastaj kthehuni përsëri në pozicionin e mëparshëm dhe përsëriteni ushtrimin për 30 sekonda. Mund ta bëni më të lehtë këtë ushtrim duke e mbështetur peshën në gjunjë në vend të gishtave të këmbëve.

Përkulje të barkut

Kontrolli shëndetit të këmbëve

Më poshtë do të gjeni një listë të pyetjeve të shpejta që ju ndihmojnë për të kontrolluar shëndetin e këmbëve.

  1. A keni dhimbje në këmbët tuaja?
  2. A jeni ju në këmbë gjatë gjithë ditës?
  3. A keni ju probleme të lëkurës ose të thonjve në këmbët tuaja?
  4. A keni ndonjë plagë në këmbët tuaja?
  5. A keni erë të këmbëve?
  6. A keni lëndim të këmbëve?
  7. A keni probleme shëndeti siç është diabet-i ose artrit-i?
  8. A rrëzoheni shpesh?
  9. A keni vështirësi në gjetjen e këpucëve që ju përshtaten?
  10. A keni ju gjëndra ose shtrembërime të formave të gishtave?
  11. A vishni rregullisht taka që janë 5 cm ose më të larta?

Nëse i jeni përgjigjur “po” njërës prej pyetjeve të mësipërme, konsultohuni me një angiolog ose mjekun tuaj për diagnostikim dhe trajtim.

Për shkak se ato janë shumë larg nga zemra jonë, këmbët tona janë shpesh pjesa e parë e trupit që tregon se diçka nuk është duke shkuar mirë me qarkullimin e gjakut në trupin tonë. Gjendja e gishtave tonë është një sinjal që tregon shfaqjen e shumë sëmundjeve. P.sh. gishtat që janë “me vrima” (hapësira boshe) dhe jo të rrumbullakët mund të tregojnë mungesë të hekurit ose anemi (një mungesë të qelizave të kuqe të gjakut). Rritja e trashësisë së thonjve mund të tregojnë për psoriazë (emri i plotë psoriaza vulgaris).

Gishtat tona

Pjesa më e madhe e gishtave janë:

  • Vetë thoi;
  • Matriks, nga ku rritet thoi;
  • Lunula, një zonë e bardhë me formën e hënës në bazën e thoit;
  • Shtrati i thoit, ose indet mbi të cilat shtrihen thonjtë; dhe
  • Brazda, në të cilën thoi qëndron.

Thonjtë e shëndetshëm janë rozë, të pastër dhe rriten në brazdën e tyre normalisht. Thonjtë e gishtave rriten vazhdimisht. Nevojiten rreth 12 muaj për të zëvendësuar thoin e gishtit tuaj të madh.

Kush mund të ketë probleme të thonjve të gishtave?

Thonjtë e gishtave të njerëzve të të gjitha moshave pësojnë një sërë ndryshimesh, disa prej të cilave janë relativisht të zakonshëm. Ato mund të bëhen të trashë, të çngjyrosur, të infektuar dhe të brishtë. Në disa raste, thoi bie dhe ndërkohë një tjetër shfaqet. Më rritjen e moshës, ne kemi më shumë mundësi për të zhvilluar probleme të thonjve të gishtave.

Çfarë i shkakton problemet e thonjve të gishtave?

Problemet e thonjve të gishtave mund të shkaktohen nga lythat, tumor-et poshtë thoit, infeksionet dhe qarkullimi i dobët të gjakut. Pjesa më e madhe e problemeve vjen nga këpucët e papërshtatshme, të cilat ushtrojnë shumë presion mbi thonjtë. Dëmtimet, siç janë gërvishtjet dhe infeksionet mund të shkaktojnë gjymtim të përhershëm të thonjve.

Gjendjet e zakonshme dhe trajtimet

Rritja e brendshme e thonjve (e futura në mish)

Paroniki është një inflamacion i lëkurës që rrethon gishtat. Ky inflamacion mund të klasifikohet si akut ose kronik, në varësi të simptomave, shkakut të inflamacionit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit të tij.

Paroniki akut

Paroniki akut është zakonisht një gjendje e dhimbshme që zhvillohet një deri në dy ditë. Ai zakonisht është i lidhur me problemet që përfshijnë traumë-n në lëkurë.

Paroniki akut zakonisht është shkaktuar nga infeksionet bakteriale dhe bakteri i quajtur Staphylococcus aureus është shkaku më i zakonshëm.

Trajtimi i paronikit akut

Paroniki akut mund të trajtohet duke larë gishtin e prekur me ujë të ngrohtë, të kripur, dy deri në tre herë në ditë. Nëse ekziston ndonjë qelb, mjeku juaj do të bëjë të mundur tharjen e qelbit. Shumë rrallë, një pjesë e thoit mund të hiqet. Paroniki akut shumë rrallë ka nevojë që të trajtohet me antibiotikë, nëse nuk përmirësohet nga tharja e qelbit.

Paroniki kronik

Paroniki kronik është i ndryshëm nga paroniki akut, që është zakonisht jo shumë i dhimbshëm dhe që zhvillohet për një kohë të gjatë. Ai lind për shkak të dëmtimit, apo humbjes së kutikulë-s së thoit, e cila kryen një rol të rëndësishëm në krijimin e një mbrojtësi të papërshkueshëm nga uji. Kjo zakonisht ndodh tek njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë me duart e tyre në ujë, si shefat e kuzhinës, pastruesit dhe larësit e rrobave dhe fëmijët që thithin gishtat e tyre rregullisht.

Trajtimi i paronikit kronik

Kremrat kortikosteroide janë shumë të domosdoshëm në trajtimin e paronikit kronik. Paroniki kronik shpeshherë komplikohet nga një infeksion fungal, që mund të trajtohet me përgatitjet antifungale që aplikohen direkt në zonën e prekur. Zona e inflamuar gjithashtu mund që të infektohet me baktere, që mund ose mund të mos kërkojnë trajtim me antibiotikë.