Aborti: Çfarë ndodh pas abortit?

Pushimi pas një abort-i është i domosdoshëm. Është normale që të ndiheni fizikisht dhe emocionalisht të rënë. Nëse është e mundur merrni disa ditë pushim nga puna ose merrni dikë që të mund të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët tuaj.

Gjakrrjedhja nga vagina mund të vazhdojë nga 7 deri në 21 ditë, duke u bërë gradualisht më e lehtë derisa ndalet. Është e rëndësishme për të shmangur marrëdhënien seksuale derisa gjakderdhja të ketë mbaruar, pasi sperma mund të fusë ndonjë infeksion në mitër. Gjithashtu, është ndoshta më mirë që të përdorni peshqir sanitar sesa tampon.

Nëse shtatzënia juaj zgjati më shumë se 14 javë, gjinjtë tuaj me siguri mund të prodhojnë qumësht brenda pak ditëve. Ndonjëherë, qumështi është prodhuar për një periudhë kohe. Mund të ndjeni që gjinjtë tuaj të jenë duke rrjedhur. Zhurma e një fëmije që qan ose vetëm të menduarit rreth humbjes së fëmijës, fillon edhe të pakësojë qumështin. Disa gra e gjejnë prodhimin e qumështit një fakt mërzitës dhe u kujton humbjen e tyre; disa e gjejnë si një lidhje ngushëlluese me fëmijën e humbur dhe që i ndihmon ato të mos brengosen.

Mjeku ose mamia juaj do të jenë në gjendje që t’ju këshillojnë në lidhje me ndrydhjen dhe ndalimin e furnizimit tuaj me qumësht. Ekzistojnë ilaçe që ndihmojnë në ndalimin e qumështit dhe që doktori mund t’jua këshillojë.

Vishni reçipeta të forta dhe mbështetëse dhe shmangni stimul-imin e thimthave tuaja pasi kjo kurajon rrjedhjen e qumështit. Rrjedhja e paktë e qumështit (pa zbrazjen e gjoksit, pasi kjo stimulon prodhimin), pak herë në ditë për një periudhë kohe, i bën edhe gjinjtë tuaj që të ndihen më të rehatshëm.

Leuçemia

Pikëpamja, sipas së cilës leuçemia (leukemi) është një sëmundje absolutisht fatale, tashmë është shumë e vjetëruar. Këto 20-30 vitet e fundit kanë sjellë përparime të mëdha në trajtimin e saj. Në lidhje me të gjitha rastet, tani ekziston një jetëgjatësi më e madhe dhe ekzistojnë prova të konsiderueshme për këtë, veçanërisht ndërmjet fëmijëve të prekur, që shërohen nga sëmundja.

Çfarë është leuçemia?

Leuçemia (leukemi) është një sëmundje e pjesëve të trupit që lidhet me gjaku-n. Ajo prek më shumë të rriturit sesa fëmijët dhe më shpesh meshkujt sesa gratë.

Ekzistojnë 3 lloje kryesore të qelizave të gjakut.

  • Qelizat e kuqe që përmbajnë oksigjenin;
  • Qelizat e bardha që ndihmojnë në luftën ndaj infeksionit;
  • Trombocidet që ndihmojnë gjakun që të mpikset.

Në rastin e leuçemisë trupi prodhon shumë qeliza të  bardha, pjesa më e madhe e së cilave janë anormale. Kjo rezulton në:

  • Infeksione, sepse qelizat e bardha anormal-e nuk mund të bëjnë punën e tyre të zakonshme në mënyrën e duhur.
  • Anemi-a (qelizat e bardha përmbysin sistemin, duke reduktuar numrin e qelizave të kuqe); dhe
  • Gjakderdhje (pasi me qelizat e kuqe, prodhimi i trombocideve bie).

Llojet e leuçemisë

Leuçemia vjen në dy forma kryesore: akute dhe kronike.

Leuçemia akute shfaqet papritur dhe zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Ajo gjithashtu shfaqet në dy forma: leuçemia akute limfocistike (limfoblastik-e) e cila është më e zakonshme në fëmijëri, veçanërisht në moshat ndërmjet 12 muajsh dhe 4 vjeç: dhe leuçemia akute miloide që ndodh më shumë tek të rriturit. Përpara se trajtimi të ishte i mundur, 90% e rasteve akute (pjesa më e madhe e tyre ishin fëmijë) do të vdisnin brenda një viti. Në ditët e sotme, 80% e njerëzve me leuceminë akute limfocistike kurohen.

Simptomat kryesore janë lodhja, zbehtësia, tendenca për mavijosje dhe ndjeshmëria e lartë ndaj infeksioneve.

Ulcera peptike

Rreth një në 10 njerëz do të zhvillojnë ulçerë-n peptik-e në një moment të caktuar të jetës së tyre, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë njohuri rreth kësaj.

Çfarë e shkakton ulçerën peptike?

Ulçera është dëmtim i mureve të stomakut, si tek ulçera gastrike, ose në pjesën e sipërme të zorrëve. Ajo është shkaktuar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë përdorimin e aspirinave ose ilaçeve të tjera anti-inflamatore, duhanin, alkool-in dhe stresin. Ndonjëherë, shumë acid prodhohet nga stomaku si pjesë e procesit të tretje-s.

ulcera

Shumë kërkime kanë treguar se shumë njerëz me ulçer kanë një infeksion në stomak nga një bakter i quajtur helikobakter pilori, që është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ulçerës peptike.

Cilat janë simptomat e një ulçere?

Simptomat e zakonshme të një ulçere janë dhimbja në pjesën e sipërme të barkut. Shpesh është si një ndjenjë thike ose djegie, që kalon në pjesën e shpinës. Kjo dhimbje zakonisht ndodh kur stomaku është bosh (disa orë pas ushqimit) dhe zakonisht të ngre nga gjumi në orën 2 ose 3 të mëngjesit. Dhimbja shpesh lirohet nëpërmjet të ngrënit.

Probleme më serioze ndodhin kur ulçera pëson gjakderdhje. Kjo mund të tregohet nga fakti nëse villni gjak ose jo dhe shfaqet nëpërmjet lëvizjes së zorrëve. Në të tilla raste shpeshherë kërkohet kirurgji-a.

Si është diagnostikuar ulçera peptike?

Ulçera diagnostikohet nëpërmjet rrezeve X dhe më zakonisht nëpërmjet endoskopi-së, ku një tub fleksibël teleskopi kalohet në stomak duke lejuar mjekun për të parë se çfarë është duke ndodhur dhe për të marrë nëse është e nevojshme mostra.

Cili është trajtimi për ulçerën peptike?

Dhurimi i gjakut

Donacioni (dhurimi) i gjakut është përdorur tek njerëzit me probleme madhore shëndetësore siç është kancer-i, sëmundja e zemrës, stomaku-t dhe sëmundja e zorrëve, aksidentet, njerëzit që janë duke shkuar drejt kirurgji-së, me çrregullime gjakderdhje, fëmijët e sapolindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe gratë shtatzëna.

Ashtu sikundër nuk ekziston asnjë lloj zëvendësuesi për gjakun, zgjidhja e vetme është donacioni i gjakut. Duke u bërë dhurues, ju do të bëheni pjesë e një shërbimi shumë të rëndësishëm të komunitetit.

Të qenit një dhurues gjaku

Jo çdo njeri mund të jetë në gjendje që të dhurojë gjak. Ekzistojnë një sërë arsyesh që mund t’ju parandalojnë për të qenë një dhurues. Disa prej të cilave janë:

  • Mosha (mosha minimale e dhurimit është mosha 16 vjeçare, njerëzit e moshës 70–80 vjeçare nuk mund të dhurojnë pa aprovimin me shkrim të mjekut);
  • Pesha më e ulët se 45 kg;
  • Të qenit shtatzënë ose me ushqim me gji;
  • Sëmundje të caktuara ose trajtime të mëparshme;
  • Sëmundje aktuale;
  • Realizimi i kohëve të fundit të një tatuazhi;
  • Çështje të caktuara jetese; dhe
  • Të jetuarit në Mbretërinë e Bashkuar ndërmjet viteve 1980 dhe 1996 për një periudhë totale prej 6 muajsh ose më shumë.

Çfarë përfshin ajo?

Dhurimi i gjakut është i sigurt dhe i lehtë. Ai merr në total një afat kohor prej 60 deri në 90 minuta. Kur shkoni për të dhuruar gjak, si fillim duhet të plotësoni një pyetësor të detajuar shëndeti. Pas kësaj, infermierja do t’ju kërkojë që të firmosni deklaratën që vërteton faktin që ju plotësoni udhëzimet mjekësore dhe që ju mbron juve si dhurues, duke mos ju shkaktuar pasoja shëndetësore.

Hapi tjetër është ekzaminimi fizik, që përfshin presionin e gjakut, peshën dhe nivelet e hemoglobinë-s.

Nëse i kaloni këto hapa, atëherë jeni gati për fazën e dhurimit që merr një kohë prej 7–10 minutash. Pas dhurimit, mund të uleni, të shtriheni dhe të pushoni. Mos u shqetësoni se mund të keni humbur shumë gjak, pasi keni dhuruar vetëm 8% të volumit tuaj total të gjakut.

Dhurimi i plazmës

Hemofilia: Llojet e ndryshme të gjakrrjedhjes

Personi me hemofili mund të përjetojë probleme gjakderdhjeje në çdo pjesë të trupit nga njëri moment në tjetrin. Pjesët ku ndodh gjakderdhja dhe frekuencat ndryshojnë nga njëri individ në tjetrin.

Gjaku, për ato që vuajnë nga  hemofilia e rëndë, mund të jetë shkak i disa traumave, por pjesa më e madhe e tyre shfaqen si spontan-e. Disa pjesë të trupit mund të jenë më të ndjeshme ndaj lëndimeve, në krahasim me disa të tjera si gjuri, bërryli dhe kyçet e këmbëve, dhe kështu gjakderdhjet në këto vende janë më të zakonshme.

Personi me hemofili të rëndë zakonisht nuk vuan shumë gjakderdhje. Gjakderdhja në nyje është problematike.

Personi me hemofili të lehtë zakonisht ka probleme me gjakderdhjen pas një traume të madhe, heqje dhëmbësh ose operacioni.

Prioriteti i parë: Trajtimi

Në momentin që një gjakderdhje është dyshuese duhet menjëherë që t’i jepet trajtimi. Vetëm nëse gjakderdhja vjen nga një prerje e vogël sipërfaqësore, trajtimi duhet të përfshijë futjen e faktorit koagul-ues që mungon (terapi zëvendësuese). Ky trajtim do të jepet nga personi me hemofili, prindi ose profesionisti me eksperiencë.

Derisa personi me hemofili dhe familja e tij të kenë fituar eksperiencë në dallimin e gjakderdhjeve potencialisht serioze nga ato të vogla, duhen këshilla nga ekspert-ë të mjekësisë. Prindërit duhet të sigurohen që fëmijës po i jepet mjekimi i shpejtë.

Përballja me tipe të ndryshme gjakrrjedhjeje

Prerjet e jashtme dhe abrazicionet

Prerjet sipërfaqësore nuk përbëjnë problem. Prejet e vogla zakonisht ndalojnë vetë së rrjedhuri gjak, por në shumicën  e rasteve një fashë e vogël ose leokoplast do të ndalojë gjakun dhe ndihmojë në shërim. Mbajtja e thatë e plagës ndihmon në shërim. Gjakderdhja nga abrazicioni ose prerjet e mëdha mund të përmirësohet nga vënia e një pambuku nën një leokoplast të qëndrueshëm.

Prerjet dhe abrazicionet në sipërfaqet me lagështi

Përdorimet

Për rritjen e vëllimit të gjaku-t.

Efektet anësore

Mund të paraqiten reaksione të mbindjeshmërisë përfshirë edhe reaksionet e rënda anafilaksi-ke. Mund të paraqitet rritje e përkohshme e kohës së gjakderdhje-s.

Dozimi

Fillimisht 500-1000 mL tretësirë 3.5-4% me infuzion intravenoz.

Dozat dhe format farmaceutike

Infuzion intravenoz: xhelatinë e suksiniluar 4% në tretësirë NaCl 0.9%.

Infuzion intravenoz: polixhelin 35 g, Na+ 145 mmol, K+ 5.1 mmol, Ca2+ 6.25 mmol,Cl- 145 mmol/L.

Zhvillimet kryesore të kësaj jave: Hunda, goja dhe veshët, të cilët ju do të shpenzoni kaq shumë kohë duke i puthur pas tetë muajsh, fillojnë të marrin formë. Në qoftë se do të mund të shihnit brenda në mitrën tuaj, do të gjeni një kokë me përmasa të mëdha dhe njolla të errëta atje ku po fillojnë të formohen sytë dhe flegrat e hundës së foshnjës. Veshët që po dalin janë shënjuar nga gropëza të vogla në anët e kokës dhe duart e këmbët, nga “sythe” të zgjatur. 2Zemra i rreh rreth 100 deri 160 herë në minutë, pothuaj dy herë më shpejt se juaja dhe gjaku po fillon të udhëtojë nëpër trup. Po zhvillohen zorrët dhe ka dalë në pah sythi i indeve, nga i cili do të lindin mushkëritë. Po i formohet gjëndra e hipofizës dhe pjesa tjetër e trurit, muskujve dhe kockave. Në këtë moment embrion-i është gati 6 mm i gjatë, afërsisht sa madhësia e një thjerrëze.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju mund ta gjeni veten që po zhvilloni një personalitet paksa të ndarë. Ndiheni në humor të ndryshueshëm një ditë dhe ditën tjetër e gëzuar. Megjithëse ju duket vetja e çekuilibruar (veçanërisht në qoftë jeni krenuar që e keni veten nën kontroll), ajo që po kaloni është normale. “Emocionet e ndryshueshme” shkaktohen pjesërisht nga luhatja e hormoneve. Por po të lëmë mënjanë hormonet, jeta juaj po ndryshon shumë, e kush nuk do të kishte plot emocione për këtë?

Rrjedhjet (njollat e gjakut në të mbathura e ose në letrën higjienike pas urinim-it) ose gjakderdhja, është relativisht e zakonshme në një shtatzëni të hershme dhe prek deri çerekun e grave shtatzëna. Ajo mund të ndodhë në një shtatzëni normale, por disa herë mund të jetë shenja e parë e një abort-i apo e një barre ektopik-e (shtatzënia ektopike). Në qoftë se keni ndonjë rrjedhje apo gjakderdhje, kontaktoni me mjekun tuaj.

A mund të jenë binjakë?

Sigurisht në shumë familje ka binjakë dhe ju ka më shumë të ngjarë që të mbani më shumë se një foshnjë në qoftë se u jeni nënshtruar trajtimeve për pjellorinë, por çdo grua mund të mbetet shtatzënë me më shumë se një foshnjë. A mundet që ju të jeni një prej tyre?

Koliti ulceroz: Trajtimi

Qëllimi kryesor i trajtimit të kolitit ulçeroz është korrigjimi i sistemit imunitar të pacientëve, që ai të funksionojë më mirë. Edhe pse nuk ka një kurë të mirëfilltë për kolitin ulçeroz dhe krizat e tij mund të rishfaqen, kombinimi i mundësive të ndryshme të trajtimit, mund t’ju ndihmojë ta mbani sëmundjen nën kontroll dhe ta jetoni plotësisht jetën.

Trajtimi i kolitit ulçeroz dhe sëmundjeve inflamatore të zorrës (IBD)  është i shumanshëm dhe përfshin përdorimin e medikamenteve, ndryshime të dukshme në stilin e jetesës dhe dietës që bëni, si dhe ndërhyrje kirurgjik-ale në disa raste, për të hequr apo ripërtërirë pjesë të rrugëve gastrointestinal-e që janë prekur nga koliti.

Mjekimi

Mjekimet e kolitit ulçeroz, ndalojnë inflamacionin e zorrës së trashë dhe i japin mundësi indeve të ripërtërihen. Me përdorimin e barnave të dobishme, arrihet që dhe simptomat e kolitit si diarre-ja, gjakderdhja dhe dhimbja në zonën e barkut, të zbehen.

Përveç vënjes nën kontroll dhe bllokimit të simptomave (që sjellin përmirësim), medikamentet ndihmojnë dhe për të ulur shpeshtinë e krizave të sëmundjes (të zgjasin përmirësimin). Pra me mjekimet e duhura, periudhat e lehtësimit të sëmundjes zgjaten dhe periudhat e përkeqësimit të simptomave shkurtohen.

Deri më sot, njohim 5 kategori kryesore mjekimesh që përdoren për të trajtuar koliti-n ulçeroz.

1. Aminosalicilatet (5-ASA)

Çfarë po ndodh në barkun tuaj? Shumëçka. Foshnja juaj në krijim e sipër është vetëm një topth i vogël prej disa qindra qelizash që shumëfishohen çmendurisht. Pasi topthi i qelizave (i quajtur blastocist –embrion fillestar) fillon e strehohet në mitër, një pjesë e tij që do të zhvillohet në placentë, fillon të prodhojë hormonin e shtatzënisë, gonadotropinën horionike njerëzore, e cila u thotë vezoreve tuaja të pushojnë së lëshuari vezë dhe inicion prodhimin e shtuar të estrogjenit dhe progesteronit (që e pengojë mitrën të largojë veshjen dhe pasagjerin e saj të vockël), si edhe stimul-on rritjen e placentës.
2
Gonadotropina horionike njerëzore është një hormon që e bën pozitiv një test shtatzënie. Nga fundi i kësaj jave ju mund të bëni një test dhe të merrni rezultat pozitiv! (Në qoftë se testi është negativ dhe nuk ju kanë ardhur periodat për dy apo tre ditë, atëherë provoni ta bëni atë përsëri).

Ndërkohë, lëngu amniotik fillon e grumbullohet rreth topthit të qelizave në zgavrën që do të bëhet qeska amniotike (mbështjellësi amniotik). Ky lëng do ta mbrojë foshnjën në javët e muajt që do të vijnë. Pikërisht tani, blastocisti juaj i vogël, e merr oksigjenin dhe ushqimin (dhe flak mbeturinat) nëpërmjet një sistemi primitiv të formuar nga tunele mikroskopikë, të cilët e lidhin foshnjën që po zhvillohet me enët e gjakut në murin e mitrës. Placenta nuk është aq e zhvilluar sa ta marrë përsipër këtë detyrë deri në fund të javës pasuese.

Si po ndryshon jeta juaj

gjakdeerhd

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve është një gjendje, që të gjithë njerëzit e përjetojnë gjatë larjes së dhëmbëve. Shumë njerëz mendojnë se është normale, por ajo është një shenjë problemesh shendetësore.

Këto infeksione janë shkaktuar nga rritja e baktereve në dhëmbë. Nëse nuk trajtohen, shkaktohet një sëmundje shumë serioze infektive e cila rezulton më pas në inflamacion.

A mund të trajtohet sëmundja e mishrave të dhëmbëve?

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është e zakonshme dhe mund të parandalohet vetëm duke larë dhëmbët rregullisht. Në momentin që ekziston infeksioni, është e nevojshme për të shkuar tek dentist-i, i cili do të përdorë mjete speciale për shërimin e kësaj sëmundjeje.

Shkaqe të tjera të gjakderdhjes nga mishrat e dhëmbëve

Ekzistojnë edhe elemente të tjerë që mund të shkaktojnë gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve. Është shumë e zakonshme tek njerëzit që përdorin aspirinë-n ose ilaçe të tjera, të cilat hollojnë gjakun. Ajo gjithashtu mund të jetë shenjë e një çrregullimi shumë serioz gjaku. Gjakderdhja gjatë larjes së dhëmbëve asnjëherë nuk duhet të konsiderohet normale.