Jeni shtatzënë? Bëni ushtrime

Llojet e duhura të ushtrimeve janë kryesore për të mbetur në formë të mirë fizike, e shëndetshme dhe e lumtur gjatë shtatzënisë suaj. Tashmë që ju jeni duke pritur, një program i shëndetshëm ushtrimesh duhet të vendoset në krye të listës tuaj të prioriteteve menjëherë në krah të vitaminave të para lindjes dhe netëve të plota në gjumë.

Përse? Fillimisht ju do të ndiheni më në ngritje dhe më energjike. Gjithashtu ju do të ruani shëndetin kardiovaskular, po ashtu si edhe një grua që nuk është shtatzënë, thotë Dr. Raul Artal, profesor dhe shef departamentit të obstetrikë-s, gjinekologji-së dhe shëndetit të gruas në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit St. Louis dhe autor kryesor i direktivave për ushtrimet gjatë shtatzënisë botuar nga Kolegji Amerikan i Obstetër-ve dhe Gjinekolog-ëve.

Po aq i rëndësishëm, shton ai, të qëndruarit fizikisht aktive gjatë shtatzënisë ndihmon në parandalimin e shtimit të tepërt në peshë dhe diabet të shtatzënisë si edhe të preklampsi-së (presionit të lartë të gjaku-t që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë). Dhe ja se ku janë disa të reja me të vërtetë të mirëpritura: Dobitë mund të shtrihen deri në sallën e lindjes, sipas Artal. “Ne e dimë se ato gra që janë  në formë të mirë fizike mund ta shtyjnë jashtë më me lehtësi foshnjën”.

Masat paraprake për ushtrimet e shtatzënisë

Megjithatë, ushtrimi mund të jetë i rrezikshëm në disa kushte, duke përfshirë rrezikun për lindje të parakohshme, anemi të rëndë, probleme të zemrës, ose diabet i kontrolluar dobët. Jo të gjithë problemet shëndetësore e përjashtojnë aktivitetin fizik. Pyesni mjekun tuaj për të qenë e sigurt që në qoftë se merrni lejen e tij, ju mund të ecni, notoni, ushtroheni me pesha të lehta. Vetëm mos e teproni. Do t’ju duhet të merrni disa masa paraprake siç janë më shumë pushime gjatë stërvitjeve tuaja. Por vetë stërvitja është një lëvizje e mençur si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj.

Në qoftë se nuk jeni stërvitur para shtatzënisë, mund të filloni tani

Përdorimet

Parandalimi i shtatzënisë; trajtimi i hipermenorre-së (gjakrrjedhje të shtuar në menstruacione); endometriozë (infeksioni i endometrit); hipogonadizëm (ulja e aktivitetit të gjëndrave) femëror.

Kundërpërdorimet

Tromboflebit (inflamacion i vena-ve nga bllokimi trombo-tik), gjakderdhje vagina-le e padiagnostifikuar, shtatzëni, karcinomë e gjirit.

Efektet anësore

Edemë periferike, rritje e gjinjve, pështirosje, anoreksi (mungesë oreks-i), rrallë karcinomë të gjinjve dhe predispozitet i rritur ndaj infeksioneve me Candida.

Dozimi

Oral-isht (nga goja): 1 tabletë në ditë, nga dita e 5-të e ciklit.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 30 mcg+250 mcg, 30 mc+150 mcg.

Përdorimet

Karcinomë endometriale (shtresës së brendëshme të mitrës) dhe renal-e; amenorre sekondar-e (ndalim i hemorragji-së nga shkaqe dytësore); parandalim i shtatzënisë.

Kundërpërdorimet

Shtatzënia, gjakderdhje vagina-le e padiagnostifikuar, tromboflebit (infeksion i venës nga vendosja e tromb-eve), disfunksion i mëlçisë, apopleksi cerebral-e.

Efektet anësore

Edemë, çrregullime të menstruacione-ve, alopeci (rënie flokësh), ndryshim në peshë.

Dozimi

Oral-isht (nga goja): Në amenorre (ndalim të menstruacioneve), 5-10 mg në ditë, 5-10 ditë; gjakderdhje uterin-e e pazakonshme, 5-10 mg për 5-10 ditë duke filluar nga dita e 16-të ose e 21-të e ciklit;

Me injeksion intramuskular (I.M): Në karcinomën endometriale ose renale, 400-1000 mg/ javë; si kontraceptivë (mbrojtës nga shtatzënia) 150 mg çdo 3 muaj.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 5 mg, 10 mg, 100 mg.

Injeksion: 500 mg/2.3 mL.

Përdorimet

Trajtimi i kancerit të gjirit, estrogjenet pozitive.

Kundërpërdorimet

Shtatzëni, dhe laktacion (periudha e qumështit të gjirit).

Efektet anësore

Gjakderdhje vagina-le, suprimim i menstruacioneve, prurit (kruarje) të vulvë-s, dhimbje koke, rënie të numrit të rruzave të gjaku-t, çrregullime gastrointestinal-e, sindroma Stevens-Johnson, çrregullime të të parit.

Dozimi

Kancer gjiri: 20 mg në ditë.

Infertilitet anovulvar: 20 mg në ditë; në ditën e 2-të, 3-të, 4-të dhe të 5-të të ciklit. Nëse është e nevojshme doza ditore mund të rritet në 40 mg e pastaj në 80 mg për ciklet pasuese të mjekimit, nëse janë ciklet e parregullta fillohet me kurë fillestare në çfarëdo dite me kurë pasuese që fillon 45 ditë më vonë, ose nëse paraqiten menstruacione, në ditën e dytë të ciklit.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 10 mg, 20 mg, 40 mg.

Kanceri ovarian: Simptomat dhe diagnostikimi

Simptomat e hershme të kancerit ovarian janë të paqarta dhe mund të përfshijnë parehatinë në bark ose një ndjenjë fryrje apo presioni. Mund të ketë një ndryshim në funksionin e zorrëve. Dispepsi gjithashtu mund të ndodhë dhe ndonjëherë edhe shfaqja e problemeve në veshka apo fshikëz. Disa gra kanë gjakderdhje abnormale vagina-le. Herë pas here dhimbja është shenja e parë e kancerit ovarian.

Simptoma të tilla si këto mund të jenë për shkak të gjërave të tjera, kështu që kanceri ovarian nuk është gjithmonë dyshimi i vetëm. Ndonjëherë kanceri ovarian është gjetur papritur, p.sh. gjatë një skanimi për arsye të tjera.

Me zhvillimin e kancerit, barku juaj mund të bëhet më i madh. Kjo është për shkak të kancerit ose lëngjeve të quajtura ascit-e, të cilat janë shkaktuar nga kanceri. Gratë gjithashtu mund të humbin peshë në vend të rritjes së barkut.

Nuk ekziston asnjë mënyrë efektive për të zbuluar herët kancerin ovarian. Pap testi është shumë i rëndësishëm për gjetjen e hershme të kancerit, por ai nuk zbulon kancerin ovarian.

Shumë gra inatosen ose mërziten për shkakun se përse kanceri nuk është zbuluar më herët. Ju mund edhe të ndiheni fajtore që nuk shkuat më shpejt tek mjeku. Është pothuajse normale për të patur këto ndjenja. Kjo ju ndihmon që të flisni me doktorin ose infermieren.

Kërkuesit janë duke studiuar për mënyrat sesi të zbulohet më herët kanceri ovarian.

Mjekët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit që ju mund të takoni

Mjeku juaj do t’ju referojë për kryerjen e testeve për të parë nëse ju keni kancer. Nëse testet tregojnë se ju keni kancer ose që mund të keni kancer, mjeku juaj do t’ju dërgojë tek një specialist, që do t’ju ekzaminoj dhe mund t’ju kërkojë për të bërë më shumë teste.

Nëse ju keni kancer, një ose më shumë specialistë do t’ju këshillojnë rreth opsioneve të trajtimeve.

Ju duhet të prisni që një ekip profesionistësh në fushën e mjekësisë të kujdesen për ju. Idealisht, të gjitha testet dhe mjekimet duhet të jenë të pranishme në spital. Profesionistët e shëndetësisë që kujdesen për njerëzit me kancerin ovarian përfshijnë: