10 shenjat e hershme të shtatzënisë

A mund të jeni shtatzënë? Disa simptoma mund të shfaqen afërsisht në kohën kur nuk iu kanë ardhur periodat, apo një javë apo dy më vonë. Në fakt, 7 nga 10 gra kanë simptoma në kohën kur ato janë gjashtë muaj shtatzënë.

Në qoftë se ju nuk mbani shënim për ciklin tuaj menstrual ose ai ndryshon shumë nga muaji në muajin pasues, ju mund të mos jenin e sigurt se kur duhet të prisni periodën tuaj. Por në qoftë se ju filloni të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme (jo të gjitha gratë i kanë ato të gjitha) dhe pyesni përse juve nuk u kanë ardhur periodat, fare mirë mund të jeni shtatzënë. Bëni në shtëpi testin e shtatzënisë dhe do ta gjeni atë me siguri.

1. Mospëlqimi i ushqimit

Në qoftë se jeni shtatzënë, nuk është e pazakontë që të ndjeheni e zmbrapsur nga aroma e një sanduiçi të Bolonjës ose një filxhani kafe dhe për disa aroma për të shkaktuar refleks-in e të vjellit. Megjithëse askush nuk e di këtë me siguri, ky mund të jetë një efekt anësor nga estrogjenet që rriten me shpejtësi në sistemin tuaj. Gjithashtu mund të gjeni se disa ushqime që më parë i pëlqenit papritur janë plotësisht të neveritshme për ju.

2. Ndryshime të humorit

Është e zakonshme që gjatë shtatzënisë ju të keni ndryshime të befta të humorit, pjesërisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin nivelet tuaja të neuro transmetuesve (korrierëve kimikë në tru). Çdo njeri reagon ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Disa nëna të ardhshme përjetojnë emocione të shtuara, edhe të mira edhe të këqija, të tjera ndjehen më shumë në depresion ose plot ankth.

Shënim: Në qoftë se ju jeni ndjerë e trishtuar ose e pashpresë ose e paaftë t’ia dilni mbanë me përgjegjësitë tuaja të përditshme, ose mendoni t’i bëni dëm vetes, drejtojuni menjëherë mjeku tuaj ose një profesionisti t shëndetit mendor.

3. Fryrje abdominale

Ndryshimet hormonale në shtatzëninë e hershme mund t’ju bëjnë të ndiheni e fryrë, njëlloj si ndjesia që disa gra kanë para periodave të tyre. Ja sepse rrobat tuaja mund të ndjehen si më të ngushta se zakonisht në bel.

4. Urinim i shpeshtë

Lindja dhe mungesa e hekurit tek foshnjat

Për nënat që i mbajnë foshnjat në tjetër mënyrë, prerja e kordonit umbilikal (kordoni umbilikal) mund të shtyhet.

Sipas një studimi të ri, ndryshimi i mënyrës se si mbahen foshnjat menjëherë pas lindjes, mund të rrisë përdorimin e prerjes së vonë të kordonit dhe potencialisht, të ulë numrin e foshnjave me mungesë të hekurit.

Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se nëse pritet deri rreth dy minuta pas lindjes për të prerë kordonin umbilikal, kjo lejon më shumë gjak të kalojë nga placenta e nënës tek foshnja, veprim i cili zvogëlon rrezikun e mangësisë së hekurit gjatë foshnjërisë.

Udhëzimet e tanishme sugjerojnë që foshnja të mbahet në nivelin e placentës së nënës, para se kordoni umbilikal të pritet. Megjithatë, studiuesit vunë në dukje se ky pozicion është i vështirë dhe jo i këndshëm për personin që mban fëmijën dhe parandalon kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet fëmijës dhe nënës.

Kërkuesit sugjeruan se këto probleme mund të kontribuojnë në normat e ulëta të prerjes së vonë të kordonit umbilikal, duke rezultuar në një rritje të numrit të fëmijëve me mangësi hekuri.

Ky studim i ri në Argjentinë ka shqyrtuar se si ndryshimi i pozicionit si mbahet foshnja, menjëherë pas lindjes, ndikon në prerjen e vonë të kordonit. Ai përfshiu 197 fëmijë të cilët ishin mbajtur në pozicionin që këshillohet aktualisht dhe 194 të tjerë, të cilët nga ana tjetër, ishin vendosur në kraharorin apo barkun e nënës.

Të dy grupet e fëmijëve kishin vëllime të ngjashme gjaku, të transferuara nga placenta e nënës. Sipas studimit, të botuar në16 prill në revistën The lancet, kjo do të thotë se vendosja e foshnjës në stomaku-n apo kraharorin e nënës është po aq e dobishme sa pozicioni i këshilluar aktualisht dhe që është pak më i çuditshëm.

“Mungesa e hekurit tek foshnjat dhe fëmijët është një problem serioz i shëndetit publik në vendet me të ardhura të ulëta, si dhe i hasur tashmë në vendet e Amerikës së Veriut dhe të Evropës Perëndimore”, tha në një njoftim zyrtar për shtyp autori kryesor i studimit Nestor Vain, i Fondacioni për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në Buenos Aires.

Diagnoza për gurët e tëmthit

Gurët “e heshtur” të tëmthit të cilët nuk shkaktojnë ndonjë simptomë ndonjëherë zbulohen aksidentalisht gjatë procedurave të tjera, siç janë ultratingujt, rrezet X ose tomografi e kompjuterizuar. Ata jo gjithmonë kërkojnë trajtim apo ndërhyrje kirurgjik-ale.

Në qoftë se juve keni simptoma që sugjerojnë që keni gurë në tëmth, mjeku do t’ju marrë një anamnezë dhe do të kryejë një ekzaminim fizik për të kontrolluar lëkurën dhe sytë tuaj për verdhëz dhe abdomen-in për zbutje.

Gurët e tëmthit që bllokojnë kanalet e bilës mund të japin si rezultat një kombinim të dhimbjes abdominale, verdhëz dhe ethe. Kjo sugjeron një diagnozë të kolangit-it (inflamacion i tëmthit), një gjendje shëndetësore që kërkon vëmendje mjekësore urgjente.

Meqenëse edhe një numër sëmundjesh të tjera, siç është pankreatiti (inflamacion i pankreas-it), hepatit (inflamacion i mëlçisë), sindroma e zorrës së acaruar dhe ulçera gastrike, mund të prodhojnë simptoma të ngjashme me ato të gurëve në tëmth, mjeku juaj mund të kërkojë teste suplementare për të përcaktuar një diagnozë përfundimtare. Disa shembuj të këtyre testeve janë përshkruar më poshtë.

Testet e gjakut

Testet e gjakut mund të bëhen për të kontrolluar për infeksion, verdhëz ose bllokim. Këto tregohen nga nivelet e lartë të bilirubinë-s (një pigment i gjelbër në të verdhë i gjetur në bilë dhe i prodhuar në mëlçi) ose fosfatase alkaline, një enzimë e mëlçisë.

Ultratingujt

Skanimi me anë të ultratingull-it është teknika më e zakonshme e përdorur për të konfirmuar praninë e gurëve në tëmth. Ajo është një procedurë e shpejtë dhe jo e dhimbshme e cila përdor valë zanore të dërguara me anë të një pajisje që mbahet në dorë dhe zhvendoset mbi abdomen. Jehonat e përplasjes së valëve zanore në fshikëzën e tëmthit dhe organ-e të tjera konvertohen në impulse elektrike të cilat shfaqin një figurë në monitor.

Kolangiografia

Pozicionet e fjetjes gjatë shtatzënisë

Pyetje: “Unë zakonisht fle përmbys, por tashmë që po bëhem më e madhe, duket se do të kem probleme. A është e parrezikshme të fle në shpinë gjatë shtatzënisë?”

Çfarë tersi, tani që ju keni nevojë më shumë se kurrë për një gjumë të mirë natën, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të arrihet (ja sepse pagjumësia është një simptomë kaq e zakonshme e shtatzënisë). Qëndrimi komod në shtrat nuk është më i kollajshëm, veçanërisht në qoftë se pozicioni juaj i preferuar është përmbys dhe barku juaj është në madhësi sa një shalqi.

Por para se të zgjidhni një pozicion  tjetër për të fjetur, merrni mendimin e ekspert-ëve. Ata rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos shtrihen të flenë në shpinë gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë sepse pesha e mitrës dhe e foshnjës në rritje, shtyp venën që çon gjakun në zemër nga zonat e poshtme të trupit tuaj. Në qoftë se ajo shtypet mund të ndërhyjë në qarkullimin optimal të gjakut (dhe qarkullimi i gjakut është miku më i mirë i shtatzënisë).

Pra, çfarë pozicioni duhet të jetë më i miri për një grua shtatzënë? Ekspertët thonë që pozicioni më i mirë është në krah. Megjithëse ka pak rëndësi se çfarë krahu do të zgjidhni, shtrirja në krahun e majtë lejon rrjedhje maksimale të gjakut dhe mund të reduktojë ënjtjen e këmbëve. Për ta ndjerë veten rehat në këtë pozicion përdorni sa më shumë jastëkë. Mund të provoni të vendosni një jastëk midis këmbëve, një nën bel  dhe një pas shpinës tuaj, ose çdo lloj kombinimi të improvizuar që ju lejon të flini sa më mirë.

Shtatë zakone të këqija të stërvitjes nga të cilat duhet hequr dorë

1. Gabim: Mos humbni kohë me eliptikun

Butoni “start i shpejtë” në një makinë ushtrimesh, i cili zakonisht i bën ingranazhet të lëvizin me një ritëm të qëndrueshëm, njihet se është mjedisi më pak i efektshëm. Studime pas studimesh tregojnë që bërja e stërvitjeve me intervale mundet jo vetëm t’ju ndihmojë që të arrini një gjendje fizike të mirë më shpejt, por po ashtu mund ta inkurajojë trupin tuaj të djegë më shumë yndyra pasi stërvitja ka përfunduar. “Ne kemi gjetur se kur njerëzit realizojnë të njëjtën rutinë në gjendje të qëndrueshme çdo herë që ata hipin në makinë, ata arrijnë pak ose aspak përparim psikologjikisht dhe mendërisht”, thotë përfaqësuesi i një kompanie që prodhon pajisje për fitnes. Ja sepse makinat eliptike të prodhuara së fundmi për palestrat eliminojnë ose e bëjnë më të vështirë të gjendet “starti i shpejtë” dhe në vend të kësaj theksojnë alternativa të intervaleve me nivele të larmishme të intensitetit. (Ju mund t’i gjeni këto ushtrime të intervalit në çdo lloj të makinave të tilla).

2. Gabim: Ushtrohuni tani kështu që të keni qëndrueshmërinë e Madonës (dhe ndoshta krahët e saj) kur të arrini moshën e saj

Kërkimet e Michelle Segar, ekspert-e e qëndrueshmërisë në sjellje në Universitetin e Michigan-it kanë gjetur se njerëzit duan të plaken të shëndetshëm, në teori, por kur ajo ka ndjekur ushtrimet për një kohë të caktuar, ata që ndjenin se kishin marrë shpërblim për t’u shënuar (dhe të menjëhershëm) nga stërvitjet e tyre, ishin ushtruar 20% më shumë se ata që thanë se objektivi i tyre ishte të mbeteshin më të shëndetshëm. Në qoftë se ju fokusoheni tek endorfinat që bëjnë të ndjehesh mirë ose për qetësimin e stresit, ju vini re para se të përfundojë mësimi se do të ketë më shumë të ngjarë që ju të programoni një stërvitje tjetër.

3. Gabim: Ju mendoni se po punoni për të ndenjurat tuaja në një klasë të nxehtë të jogës

Testime ekzaminuese për të porsalindurin: Cilat teste duhen kryer për foshnjën tuaj dhe pse?

Çfarë është një testim ekzaminues për një të porsalindur?

Testimet ekzaminuese për një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) kontrollojnë për sëmundje të rralla por serioze të foshnjave menjëherë pas lindjes. Disa testime ekzaminuese janë të detyrueshme të bëhen për të porsalindurit edhe në qoftë se ata duken të shëndetshëm. Këto teste përgjithësisht përfshijnë një larmi testesh të gjaku-t dhe një test të dëgjimit (tashmë në disa vende bëjnë edhe ekzaminime për defekte të zemrës).

Shumica e çrregullimeve për të cilat kontrollohet foshnja juaj nuk kanë shenja të dukshme në lindje. Kapja e këtyre sëmundjeve qysh herët u jep mjekëve një mundësi për t’i trajtuar ato para se t’i shkaktojnë foshnjës tuaj dëmtime kronike dhe serioze.

Testimet ekzaminuese japin vetëm informacion paraprak që u tregon mjekëve nëse duhet të bëjnë testime më precize diagnostikuese, të cilat nevojiten për të përcaktuar nëse vërtet ekziston ndonjë problem. Shumica dërrmuese e foshnjave të ekzaminuara nuk janë të prekura nga sëmundjet për të cilat kontrollohen. Vetëm rreth një e treta e 1% të fëmijëve të ekzaminuar diagnostikohen me të vërtetë se kanë diçka.

Kur dhe ku do t’i nënshtrohet foshnja ime testimit?

Në qoftë se ju e lindni foshnjën tuaj në spital, personeli mjekësor do të kujdeset për të bërë ekzaminimin e dëgjimit dhe të zemrës dhe do të marrin gjak prej tij për testime të tjera para se ju të largoheni nga spitali. Zakonisht ata do ta dërgojnë kampionin e gjakut në një laborator për t’u analizuar dhe rezultatet do të dërgohen përsëri në spital. Mjeku i fëmijës tuaj do t’u bëjë të ditur hapat e mëtejshëm që duhen marrë në qoftë se rezultatet tregojnë ndonjë shkak për t’u shqetësuar.

Sëmundja e virusit Ebola

Fakte të rëndësishme

  • Sëmundja e virusit Ebola, që më parë njihej si ethja hemorragjike Ebola, është një sëmundje e rëndë, shpesh vdekjeprurëse për njerëzit.
  • Epidemitë Ebola kanë një përqindje të vdekshmërisë deri në 90%.
  • Epidemitë Ebola ndodhin kryesisht në fshatrat e prapambetur në Azinë Qendrore dhe në Afrikën Perëndimore, pranë pyjeve tropikale.
  • Virusi transmetohet tek njerëzit nga kafshë të egra dhe përhapet në popullsi nëpërmjet transmetimit nga një person tek tjetri.
  • Lakuriqët e natës të familjes Pteropodidae konsiderohet se janë strehuesit në natyrë të virusit të Ebolas.
  • Pacientët e sëmurë rëndë kanë nevojë për një përkujdesje intensive. Nuk ekziston ende ndonjë mjekim i licencuar ose ndonjë vaksinë për përdorim tek njerëzit dhe kafshët.

Fillimisht Ebola është shfaqur në vitin 1976 në dy epidemi njëkohësisht, në Nzara (Sudan) dhe në Yambuku (Republika Demokratike e Kongos). E fundit ishte në një fshat pranë lumit Ebola, nga i cili e ka marrë emrin sëmundja.

Virusi i Ebola-s është një nga tre pjesëtarët e familjes Filoviridae, krahas familjes Marburgvirus dhe Cuevavirus. Familaj Ebolavirus përmbledh 5 specie të veçanta:

  1. Bundibugyo ebolavirus (BDBV);
  2. Zaire ebolavirus (EBOV);
  3. Reston ebolavirus (RESTV);
  4. Sudan ebolavirus (SUDV);
  5. Taï Forest ebolavirus (TAFV).

BDBV, EBOV dhe SUDV janë shoqëruar me epidemi të mëdha të EVD në Afrikë ndërsa nuk thuhet kjo për RESTV dhe TAFV. Speciet e RESTV, të gjetura në Filipine dhe në Kinë mund të infektoj-në qeniet njerëzore, por deri tani nuk është raportuar ndonjë sëmundje apo vdekje nga këto specie.

Transmetimi

Ebola transmetohet në popullsinë njerëzore nëpërmjet kontaktit nga afër me gjaku-n, sekrecionet, organ-et apo lëngjet e tjera të kafshëve të infektuara. Në Afrikë, infeksioni është dokumentuar se vjen nga kontakti me shimpanzetë, gorillat, lakuriqët e natës, majmunët, antilopat e pyllit, të gjetura të gjalla apo të ngordhura në pyllin tropikal.

Ethja Hemorragjike e Ebola-s (Sëmundja e virusit Ebola)

Fakte mbi ethen hemorragjike të Ebolas (Sëmundjen e virusit Ebola)

•  Ethja hemorragjike Ebola është një sëmundje e shkaktuar nga katër specie të ndryshme të virusit Ebola. Këta viruse infektoj-në njerëzit dhe kafshët.
•  Asaj i referohen edhe si sëmundja e virusit Ebola.
•  Ethja hemorragjike Ebola ka një histori të shkurtër që nga zbulimi i saj në vitin 1976. Ka pasur disa epidemi duke përfshirë edhe “epideminë e paprecedent” të tanishme (prill 2014) në Afrikë.
•  Viruset Ebola gjenden kryesisht në Afrikë e ndoshta edhe në Filipine, ku ka vetëm disa epidemi të rastësishme të infeksionit tek njerëzit.
•  Ethja hemorragjike Ebola haset kryesisht në Afrikë në Republikën e Kongos, në Gabon, Sudan, Bregun e Fildishtë dhe Uganda, por mund të haset edhe në vende të tjera afrikane.
•  Virusi Ebola mund të përhapet me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun dhe sekrecionet që mbeten në veshje dhe me anë të ageve ose shiringave të përdorura për të trajtuar pacientët e infektuar me Ebola.
•  Faktorë risku për ethen hemorragjike të Ebolas janë udhëtimi në zonat me ethen endemi-ke hemorragjike Ebola ose çdo shoqërim i afërt me një person të infektuar.
•  Simptomat e ethes hemorragjike Ebola kanë një periudhë inkubacion-i nga dy deri në 21 ditë, që fillon me një temperaturë të lartë të papritur, dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe të muskujve, fyt të pezmatuar dhe dobësi. Përparimi i simptomave përfshin diarre, të vjella, dhimbje të stomaku-t, lemzë dhe puçrra me më shumë simptoma shkatërruese të hemorragjisë së brendshme dhe të jashtme në shumë pacientë.
•  Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë në qoftë se një pacient dyshohet për Ebola, ai duhet izoluar dhe departamentet lokale dhe qendrore të shëndetësisë duhet të kontaktohen menjëherë.
•  Testet përfundimtare për ethen hemorragjike Ebola janë ELISA dhe PCR; gjithashtu mund të përdoren kultivimi i viruseve dhe kampionë për biopsi.
•  Nuk ekziston ndonjë trajtim standard për ethen hemorragjike Ebola. Në dispozicion është vetëm një terapi ndihmëse.

Parrezikshmëria e kremrave për mbrojtjen nga dielli

Jeni pajisur me krem mbrojtës nga dielli? Të gjithë ne e dimë se duhet ta përdorim atë çdo ditë, pavarësisht në bie shi apo shkëlqen dielli për të ulur rrezikun e kancer-it të lëkurës dhe për të ndihmuar të parandalohen shenjat e plakjes së parakohshme.

Por gjetja e një kremi të tillë mund të jetë çoroditëse. Ka lloje të ndryshme dhe me përbërës të ndryshëm dhe etiketat e kremrave për mbrojtjen nga dielli ndryshojnë vazhdimisht.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ju gjithashtu mund të keni dëgjuar paralajmërime nga disa grupe që disa prej përbërësve të kremrave janë të rrezikshëm.

Pra, çfarë duhet të keni parasysh nga të gjithë këto? Çfarë mund të thuhet për rrezikun e kancer-it të lëkurës? Dhe çfarë ka brenda në shishe? Këtu do të gjeni përgjigjet:

Rreziku nga kremrat për mbrojtjen nga dielli

Ju mund të keni dëgjuar që disa prej këtyre kremrave përmbajnë përbërës potencialisht të rrezikshëm, duke përfshirë ata që do të renditen më poshtë:

Palmitati i Retinilit. I rrjedhur nga vitamina A, palmitati i retinil-it iu shtohet disa kremrave për mbrojtjen nga dielli për të ndihmuar të reduktohen shenjat e plakjes. Ai nuk është filtrues i rrezeve ultravjollcë, pra nuk është një përbërës i rëndësishëm i kremrave për mbrojtjen nga dielli. Disa dermatolog ndjejnë që studimet sugjerojnë një lidhje midis palmitatit të retinilit dhe kancerit të lëkurës, në analizat laboratorike me minjtë, gjë që është për t’u shqetësuar.

“Unë nuk do ta përdorja kurrë palmitatin e retinilit. Kur sugjeroj kremra për mbrojtjen nga dielli”, thotë Dr. Debra Jaliman, asistent profesore e dermatologj-isë në Shkollën e Mjekësisë në Malin Sinai.

Disa prodhues të kremrave për mbrojtjen nga dielli po e heqin këtë përbërës nga produktet e tyre dhe vetëm një e treta e të gjithë kremrave e përmbajnë atë.

Ekspert-ë të tjerë e konsiderojnë këtë përbërës të parrezikshëm.

Sëmundja e kllapave të zemrës

 Çfarë është sëmundja e kllapave të zemrës?

 Sëmundja e kllapave të zemrës ndodh kur kllapat e saj nuk punojnë ashtu si duhet.

 Si funksionojnë kllapat e zemrës?

Kllapat e zemrës tuaj janë në daljen e të katër dhomëzave të zemrës dhe sigurojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim. Të katër kllapat e zemrës sigurojnë që gjaku gjithmonë rrjedh lirisht në një drejtim dhe nuk ka rrjedhje në drejtimin e kundërt.

Gjaku rrjedh nga atrium-i djathtë dhe i majtë në ventrikulat nëpërmjet kllapave trefishe dhe mitrale.

Kur ventrikulat janë plot, kllapat trefishe dhe mitrale mbyllen. Kjo e ndalon gjakun të rrjedhë mbrapsht në atrium ndërsa ventrikulat kontraktohen.

Ndërsa ventrikulat fillojnë të kontraktohen, kllapat e mushkërive dhe të aortës detyrohen të hapen dhe gjaku pompohet jashtë nga ventrikulat. Gjaku nga ventrikuli i djathtë kalon nëpër kllapën e hapur pulmonare në arterie-n pulmonare dhe gjaku nga ventrikuli i majtë kalon nëpër kllapën e hapur të aortës në aortë dhe në pjesën tjetër të trupit.

Kur ventrikulat mbarojnë së kontraktuari dhe fillojnë të lirohen kllapat e aortë-s dhe pulmon-eve mbyllen. Këto kllapa e pengojnë gjakun të rrjedhë përsëri në ventrikul. Kjo gjë përsëritet në çdo rrahje të zemrës duke shkaktuar që gjaku të rrjedhë vazhdimisht në zemër, mushkëri dhe në trup.

Cilat janë llojet e sëmundjes së kllapave të zemrës?

Ka disa lloje të sëmundjes së kllapave të zemrës:

  •  Ngushtimi i kllapave. Ndodh kur një kllapë e zemrës nuk hapet plotësisht për shkak të fletëve të ngurtësuara ose të ngjitura. Hapja e ngushtuar mund ta bëjë zemrën që të punojë shumë fort që të pompojë gjakun nëpër të. Kjo mund të çojë në mosfunksionim të zemrës dhe simptoma të tjera. Të katër kllapat mund të zhvillojnë ngushtim, gjendjen e quajtur ngushtim të trefishtë, ngushtim pulmonar, ngushtim mitral ose ngushtim të aortës.