Siguroni zonën ku luan foshnja juaj

Pasi foshnja juaj bëhet i lëvizshëm, koha e lojës merr një dimension krejt tjetër. Këtu gjeni si ta ruani të lëvizshmin tuaj të vogël të pa rrezikuar.

Foshnja juaj që më parë ishte i palëvizshëm, tashmë vjen vërdallë pa pushim. Ai tani ka të ngjarë që zvarritet, sillet vërdallë ose i bën të dyja këto. (Ju do të habiteni se sa shpejt mund të lëvizë ai me ato duar dhe gjunjë topolake!) Në qoftë se nuk jeni vënë në gjendje alarmi, duhet të mprihni vigjilencën dhe të zbatoni teknikat për të siguruar fëmijën tuaj në mënyrë që të mos rrezikohet, veçanërisht në zonën ku ai luan. Sigurohuni që të realizoni këto pesë gjëra themelore për sigurinë e foshnjës tuaj.

  • Bllokoni aksesin e foshnjës në zona dhe substanca të rrezikshme. Përdorni bllokues në rafte, para oxhakut, pranë pajisjeve delikate elektron-ike ose kompjuterëve dhe në derën e dhomës së tij të gjumit. Instaloni bllokues të dritareve, vendosni çelësa që mund të përdoren vetëm nga të rriturit, mbuloni prizat dhe këndet e mprehtë.
  • Lëvizni objektet e brishtë dhe të rrezikshëm atje ku nuk mund të arrihen nga foshnja ose pas dyerve të kyçura. Mbërthejini mobiliet e rënda në mur në mënyrë që foshnja të mos mund t’i lëvizë ato. Sigurojini kordonët elektrikë dhe ata të perdeve apo grilave larg duarve të tij kureshtare dhe që të mos mund të mbështillen rreth qafës së tij.
  • Jini vigjilente. Përpjekjet tuaja parandaluese nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për një foshnjë veçanërisht të mençur (apo djallëzor) dhe asnjë portë sigurie nuk funksionon në qoftë se nuk përdoret. Pra gjithmonë mbajeni foshnjë tuaj para syve e madje edhe që mund ta arrini ta kapni, jini veçanërisht syçelët në kuzhinë dhe banjë. Në qoftë se ju duhet ta lini vetëm për një a për dy minuta, futeni në shtratin e tij apo në rrethore dhe largoni prej tij vëllezër apo motra të moshës para shkollore apo kafshë shtëpiake.
  • Shmangni rreziqet si kimikatet toksik-e, ilaçet, instrumentet me korrent e sigurojini ato ndërkohë që ai merr një sy gjumë apo kur mund ta lini nën mbikëqyrjen e një të rrituri tjetër.