Sheqernat e shtuara në dietë: Të lidhura me vdekjet nga sëmundjet e zemrës

Konsumimi i tepërt i sheqernave mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga një sëmundje e zemrës; një zbulim ky që ka bërë të vërshojnë telefonatat drejt qeverive kanadeze dhe amerikane, duke iu kërkuar të vendosin një kufi për sheqernat në dietat e ndryshme.

Për një të rritur, konsumimi i 2000 kalorive në ditë (që do të thotë të pish një pije me gaz në ditë), do ta kalonte nivelin e dhënë nga një studim i fundit amerikan, në lidhje me rritjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskular-e. Autori kryesor i studimit si dhe kryetari dhe themeluesi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Atlanta, Quanche Yang, shpjegon se përqindja shtesë e kalorive nga sheqeri i tepërt e rrit rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët analizuan vëzhgimet kombëtare mbi shëndetin dhe dietat nga 1988 deri në 2012 të më shumë se 30000 amerikanëve me moshë mesatare 44 vjeç. Ata vunë re se risku fatal për zemrën rritej në momentin që konsumi i sheqerit të shtuar kalonte 15% të kalorive të marra në total.

Laura Schmidt, një specialiste e programeve shëndetësore në Universitetin e San Franaciskos në Kaliforni (e cila ka shtuar dhe një koment mbi studimin në fjalë), thotë se sheqeri i tepërt jo vetëm na shëndosh por dhe na sëmur.

Më parë sheqeri i përdorur në ushqimet e përpunuara (ëmbëlsira, pije me sheqer etj), ka qenë i lidhur vetëm me risqet për sëmundjet jo fatale të zemrës dhe obezitet-in. Natyrisht këtu nuk përfshihet sheqeri që gjendet tek frutat.

Michael Moss, një gazetar në Nju Jork, shton se sheqeri është mjaft i rëndësishëm për industrinë miliona dollarëshe të ushqimeve të përpunuara.

Dëshira për ushqime e projektuar nga industria

” Industria e ushqimeve është një lob shumë i fuqishëm”, shton Moss. “Kjo është tepër frustruese për konsumatorët, sidomos kur në etiketat e mallrave, vendi  në krah të treguesit të sheqerit është bosh. Nuk ka një tregues nga qeveria që të thotë sa është sasia e sheqerit që duhet të konsumojmë në ditë”.

Rreziku i fibracionit (dridhjeve) atriale zhvillohet në familje

Njerëzit me ndonjë të afërm të shkallës së parë (p.sh. prind ose vëlla apo motër) me fibracion atrial kanë një rrezik të lartë dhe të konsiderueshëm ndaj zhvillimit të kësaj gjendjeje, që është e pavarur nga faktorët tradicionalë të rrezikut, thonë ekspert-ët.

Fibracioni atrial është një çrregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës (aritmi) ku sinjalet elektrike që kontrollojnë rrahjet e zemrës janë të parregullta. Këto sinjale shkaktojnë që dhomat e sipërme të zemrës të rrahin në mënyrë kaotike dhe shumë shpejt, duke rezultuar në një normë të parregullt dhe të shpejtë të zemrës.

Rezultatet nga një studim i 4421 njerëzve tregoi se ato që nuk kishin simptoma të fibracionit atrial, por që kishin një të afërm me këtë sëmundje kishin një rritje rreziku prej 40% ndaj zhvillimit të fibracionit atrial, raportuan kërkuesit.

Rritja e rrezikut nuk ndikohej nga faktorë të tillë si mosha, gjinia dhe masa trupore BMI (Body Mass Index= Indeksi i masës trupore), presioni i gjaku-t, trajtimet për presionin e lartë të gjakut dhe atakut të zemrës ose të paturit e një prej 4 gjeneve të zakonshme të lidhur me fibracionin atrial.

Të paturit e një vëllai ose motre me fibracionin atrial, ishte e njëjtë me rrezikun e të ekzistuarit të fibracionit atrial tek mamaja.

Fibracionet atriale të parakohshme (përpara moshës 65 vjeçare) tek një pjesëtar familjeje, ishte gjithashtu e lidhur me një rrezik rritjeje të tyre, përtej faktorëve tradicionalë të rrezikut.

A mund të zgjidhet gjinia e fëmijës që dëshironi të lindni

Pyetje: “Kam dëgjuar që ekzistojnë mënyra për të lindur një djalë, ose vajzë. Cilat janë këto teknika të zgjedhjes së gjinisë”?

Pyetje: “Unë kam dëgjuar se ekzistojnë mënyra për të rritur shanset e lindjes së një djali ose të një vajze. Cilat janë këto teknika të përzgjedhjes së gjinisë”?

A keni një vizion me ngjyrë rozë apo blu në të ardhmen tuaj? Ndoshta ju e shihni veten duke e lyer dhomën e fëmijës me ngjyrë rozë dhe shkoni në dyqan për të blerë veshje plot lule? Apo ndoshta ju mezi prisni që ta merrni fëmijën në duart tuaja. Ndërsa lindja e një foshnje të shëndetshme është me sigurinë më të madhe prioriteti juaj më i lartë, gjithashtu është plotësisht normale (dhe fare e zakonshme) të jeni të etur për një djalë që ta shtoni folenë tuaj apo digjeni për një vajzë që t’ua marrë mendjen fare. Çfarëdo qoftë gjinia që ju keni për zemër, ka disa mënyra, që janë edhe shkencore edhe të trasha, të cilat munden të manipulojnë Nënën Natyrë dhe të rrisin shanset tuaja për të konceptuar një djalë apo një vajzë. Hidhuni një sy këtyre alternativave të përzgjedhjes së gjinisë.

Përzgjedhja e gjinisë me anë të mënyrave të teknologjisë së lartë

Në qofte se ju jeni ndihmuar nga shkenca për të mbetur shtatzënë, mund të keni paksa në dorë edhe se cilën nga gjinitë do të zgjidhni. Por sado premtuese dhe emocionuese të duken në pamje të parë këto ndihma të teknologjisë së lartë, duhet të kini në mend që këto metoda të përzgjedhjes së gjinisë janë të kushtueshme, invazive, ndonjëherë të debatueshme dhe mund të kërkojnë që ju të plotësoni disa kritere të rrepta për t’i pranuar.

temthi

Nga se shkaktohen gurët e tëmthit?

Gurët kolesterolikë

Shkencëtarët mendojnë se gurët kolesterolikë formohen kur bila përmban shumë kolesterol, shumë bilirubinë, ose kripëra biliar-e të pamjaftueshme, ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet plotësisht për arsye të ndryshme.

Gurët e pigmentit

Shkaku i formimit të këtyre gurëve është i paqartë. Ato kanë gjasa të formohen tek personat që kanë: cirozë hepatike, infeksion të traktit biliar, sëmundje gjaku të trashëguar (siç është anemia drepanocit-are ku trupi prodhon shumë bilirubinë). Faktorë të tjerë mendohet se janë prania e një guri të thjeshtë të tëmthit që mund të shkaktojë prodhimin e shumë gurëve. Megjithatë, janë zbuluar faktorë të tjerë që ndikojnë në formimin e gurëve të tëmthit, në veçanti të gurëve kolesterolikë.

Obeziteti

Është një faktor rreziku për të krijuar gurë, veçanërisht tek gratë. Një studim i gjerë ka treguar që të qenit qoftë lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun për të prodhuar gurë në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktojë sasinë e kripërave biliare në bile (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit. Obezitet-i gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.

Estrogjeni (hormon femëror)

Estrogjenit në sasi të shtuar gjatë shtatzënisë, terapisë zëvendësuese me hormone dhe gjatë marrjes së kontraceptivë-ve oral, shtojnë nivelin e kolesterolit në bile (lëngun e tëmthit) dhe pakëson lëvizjet e fshikëzës së tëmthit. Të dy këta faktorë së bashku çojnë në formimin e gurëve.

Gjinia

Gratë e moshës 20 deri 60 vjeç janë dy herë më shumë të favorizuara për të formuar gurë në tëmth sesa burrat. Njerëzit mbi moshën 60 vjeç janë më të favorizuar për të formuar gurë në tëmth sesa të rinjtë.

Mjekimet për të ulur nivelin e kolesterolit

Medikamentet që përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak rrisin sasinë e kolesterolit që sekretohet (derdhet) në bile (lëngun e tëmthit). Si pasojë rritet rreziku për formimin e gurëve të tëmthit.

Humbja e menjëhershme në peshë