Udhëheqës vizual: Joga 101

[ssba_hide]

Spondiloartropatitë

Çfarë janë spondiloartropatitë?

Spondil-artropati-të janë një familje sëmundjesh kronike të nyjeve. Këto sëmundje shfaqën tek fëmijët dhe të rriturit. Ato përfshijnë spondilit-in ankilos, sindromën Reiter (artritin reaktiv), artritin psoriatik dhe probleme të nyjeve të lidhura me sëmundjen inflamatore të fshikëzës së urinës (artriti enteropatik). Spondiloartropatitë ndonjëherë quhen spondiloartrit.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitët kanë simptoma dhe rezultate të ndryshme, ato janë të ngjashme në atë që të gjitha:

  • Zakonisht përfshijnë gjithçka midis pjesës së poshtme të shpinës dhe pelvisi-t (nyjes sakroiliak-e).
  • Prekin zonat rreth nyjeve ku ligament-et dhe tendinat (tendinë) i bashkohen kockës, si në gjunjë, këmbë dhe ije.

Është e rëndësishme të pranohet se spondiloartropatitë janë të ndryshme nga artriti reumatoid tek të rriturit dhe nga artriti idiopatik juvenil tek fëmijët.

Çfarë i shkakton spondiloartropatitë?

Ekspert-ët nuk e dinë se çfarë i shkakton spondiloartropatitë. Prania e një geni të veçantë, HLA-B27, shoqërohet shpesh me atë që njihet si spondiliti ankilozues. Spondiloartropatitë ka më shumë të ngjarë që të ndodhin në familje më shumë se sa format e tjera të sëmundjes reumatik-e, siç është lupus eritematoz apo artrit reumatoid.

Cilat janë simptomat?

Spondiloartropatitë shpesh shkaktojnë:

  • Dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës që mund të përhapet në mollaqe;
  • Ngurtësim të mëngjesit, veçanërisht në shpinë e në qafë, që përmirësohet gjatë ditës ose pas një ushtrimi fizik;
  • Lodhje.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitë japin si rezultat dhimbje të nyjeve, secila nda llojet ka edhe simptoma specifike.

Piketat e zhvillimit të foshnjës tuaj: Rrokullisja

Rrokullisja

Pasi foshnja juaj fiton kontrollin mbi kokën e vet dhe pothuaj në të njëjtën kohë kur mësohet të qëndrojë ulur, ajo do të mësohet edhe të rrokulliset. Do të mësojë të kthehet nga shtrirë në shpinë, në shtrirë mbi bark dhe anasjelltas dhe do ta përdorë këtë aftësi të re të tij për të lëvizur nëpër shtëpi. Stimul-i për këtë është një lodër larg tij, apo edhe juve vetë.

Kur krijohet kjo aftësi?

Foshnja juaj mund të jetë në gjendje të kthehet nga pozicioni barkas në shpinë, qysh në moshën 4 muajsh. Do t’i duhet edhe një apo dy muaj që të rrotullohet nga pozicioni në shpinë në atë barkas, sepse ka nevojë për muskuj më të fortë të qafës dhe të krahëve për ta realizuar këtë manovër.

Si krijohet?

Rreth moshës tre muajsh kur foshnja vihet mbi bark do të fillojë të ngrejë kokën dhe shpatullat duke përdorur krahët për t’u mbështetur. Kjo mini ulje-ngritje e ndihmon atë që të forcojë muskujt që do të përdorë për t’u rrokullisur. Foshnja do t’ju çudisë ju dhe veten herën e parë që rrokulliset.

Në moshën 5 muajsh foshnja juaj ndoshta do të jetë në gjendje të ngrejë kokën e tij, të ngrihet mbi krahë dhe të harkojë shpinën për të ngritur gjoksin nga toka. Madje ai mund të mbështetet mbi barkun e tij, të shkelmojë me këmbë dhe të “notojë” me krahë. Të gjithë këto ushtrime e ndihmojnë që të zhvillojë muskujt që i nevojiten për t’u rrokullisur në të dy drejtimet, ndoshta rreth moshës 6 muajsh.

Ndërsa disa foshnja e kanë rrokullisjen si mënyrën e tyre parësore të transportit mbi dysheme, të tjerë e kapërcejnë këtë fazë dhe zhvendosen duke qenë ulur, duke u zgjatur dhe duke u zvarritur.

Për sa kohë foshnja juaj vazhdon të fitojë aftësi të reja dhe të tregojë interes për të ardhur vërdallë dhe për të eksploruar mjedisin e vet, mos u shqetësoni.

Po më pas?

Udhëheqës Vizual: Mënyra për të skalitur trupin tuaj prej nëne të re duke përdorur shkallët

[ssba_hide]
ALS - Skleroza amiotrofike laterale

Çfare eshte skleroza amiotrofike laterale?

Skleroza amiotrofi-ke laterale, ose ALS (amyotrophic lateral sclerosis) është një sëmundje në të cilën disa qeliza të trurit dhe të shtyllës kurrizore vdesin dalëngadalë. Këto qeliza nervore quhen neurone motorike dhe kontrollojnë muskujt që lejojnë të lëvizin pjesët e trupit tuaj. ALS quhet edhe sëmundja Lou Gehrig (LOU GEHRIG-ut Sëmundja e).

Personat që kanë këtë formë skleroze gradualisht bëhen gjithnjë e më të paaftë. Periudha e keqësimit të sëmundjes është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa persona jetojnë me ALS për disa vjet. Por me kalimin e kohës ALS ua bën të vështirë të ecin, flasin, të gëlltisin dhe të marrin frymë. Këto probleme mund të çojnë në plagosje, sëmundje dhe në fund të fundit në vdekje. Në shumicën e rasteve vdekja ndodh brenda tre deri pesë vjetësh pasi fillojnë të shfaqen simptomat, megjithëse disa persona jetojnë edhe për shumë vjet, madje edhe dhjetëvjeçarë.

Mund të jetë shumë frikësuese për dikë që të mësojë se ka ALS. Biseda me mjekun, marrja e këshillimeve dhe bashkimi në një grup mund ta ndihmojnë që të merret me ndjenjat e veta. Edhe pjesëtarët e familjes mund të kenë nevojë për mbështetje apo këshillim me keqësimin e sëmundjes.

ALS është e rrallë. Çdo vit në SHBA dhe në pjesën më të madhe të botës vetëm 1 ose 2 vetë në 100 000 sëmuren nga ALS. Burrat e marrin ALS pak më shumë se gratë. ALS mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh fillon tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.

Çfarë e shkakton ALS?

Mjekët nuk e dinë çfarë e shkakton ALS. Në rreth 1 rast në 10 ajo shfaqet në familje. Kjo do të thotë që 9 herë nga 100 një person me ALS nuk ka ndonjë pjesëtar të familjes me këtë sëmundje.

Cilat janë simptomat?

Piketa të zhvillimit të foshnjës tuaj: Qëndrimi ulur

Qëndrimi ulur

Qëndrimi ulur në mënyrë të pavarur i jep foshnjës tuaj një perspektivë të re për botën. Pasi muskujt e shpinës dhe të qafës së tij të jenë mjaft të forta për ta mbajtur atë drejt dhe ai të kuptojë se ku duhet t’i verë këmbët që të mos rrëzohet, është vetëm çështje kohe, deri sa ai të kalojë në zvarritje, të ngrihet më këmbë dhe të fillojë të ecë.

Kur zhvillohet kjo aftësi?

Ka mundësi që foshnja juaj do të mësojnë të qëndrojë ulur në mënyrë të pavarur midis moshës 4 dhe 7 muajsh. Afërsisht kjo është koha kur ai ka zotëruar rrotullimet dhe mbajtjen lart të kokës. Shumica e foshnjave mund të qëndrojnë mirë ulur për disa minuta pa mbështetje në kohën kur ata janë 8 muajsh. Edhe foshnjat që kanë zotëruar të qëndruarit ulur, herë pas here rrëzohen, shpesh për shkak se e humbasin interesin për të qëndruar drejt.

Si zhvillohet ajo?

Ndërsa ju mund ta mbështesni foshnjën tuaj që ai të qëndrojë ulur qysh nga dita e parë, të qëndruarit ulur në mënyrë të pavarur, nuk do të fillojë deri sa ai të ketë kontrollin mbi kokën e tij. Duke filluar nga mosha 5 muajsh, muskujt e qafës dhe të kokës të foshnjës tuaj forcohen me shpejtësi dhe ai mësohet ta mbajë kokën lart, ndërsa qëndron shtrirë mbi bark.
Pastaj, ai do të kuptojë se si të mbështetet mbi krahët e tij dhe ta ngrejë gjoksin e tij, një lloj ulje ngritje e vogël mbi krahë. Në moshën 5 muajsh, ai mund të jetë i aftë që qëndrojë ulur për disa çaste pa u ndihmuar, megjithëse ju duhet të qëndroni pranë për t’i dhënë mbështetje dhe për ta rrethuar me jastëkë për të zbutur ndonjë rënie të mundshme.
Së shpejti, foshnja juaj do të kuptojë sesi ta ruajë ekuilibrin duke qenë ulur dhe duke u anuar përpara mbi njërën apo të dyja duart në pozicionin e një trekëmbëshi. Nga mosha 7 muajsh, ndoshta do të jetë në gjendje të qëndrojë ulur pa mbështetje (duke i lënë të lira duart që të eksplorojnë) dhe do të mësojë se si të arrijë një objekt të dëshiruar ndërsa qëndron ulur.

Stërvitje në vetëm 7 minuta

Në qoftë se ndonjëherë i keni premtuar vetes që duhet të ktheheni në formën e mëparshme sapo që të gjeni kohën e duhur, atëherë stërvitja 7 minutash mund të jetë për ju. Kjo është një seri ushtrimesh të shpejta që ju ndihmojnë për të stabilizuar peshën tuaj trupore.

Filloni me diçka që e keni mësuar në shkollën fillore: kërcimet. Rrini me këmbë të hapura dhe me duart pas kokës. Pastaj ndërsa kërceni bashkojini këmbët dhe shtrijini krahët anash. Ju mund ta shpejtoni ose ngadalësoni këtë ushtrim sipas gjendjes tuaj fizike. Bëjeni këtë për 30 sekonda, bëni 10 sekonda pushim dhe kaloni në lëvizjen tjetër.

Mbështetja në mur

Qëndroni me shpinën tuaj mbështetur në mur, këmbët të hapura dhe paksa përpara. Përkuluni prapa në mur dhe rrëshqisni sikur do të uleni në karrige. Gjunjët duhet të ulen deri mbi kyçe të përkulura në 90°. Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda.

Janë 12 ushtrime. Secili prej tyre duhet të zgjasë 30 sekonda, me nga një pushim prej 10 sekonda midis tyre.

Kjo quhet stërvitja 7 minutash, por ju do të keni dobinë maksimale nga përsëritja e tyre të paktën 3 herë.

Rendi i ushtrimeve nuk ka rëndësi: Ju duhet të alternoni funksionimin e grupeve të muskujve të kundërt me njëri tjetrin dhe të pasoni ushtrimet që e rrisin ritmin e zemrës tuaj me ato që e qetësojnë paksa atë. Kontrolloni me mjekun tuaj para se të filloni një rutinë të re ushtrimesh për t’u siguruar që ajo është e duhura për ju.

Ulje – ngritje

Rrini në pozicionin shtrirë në dysheme, bashkoni këmbët me gishtat e tyre poshtë, duart poshtë në gjerësinë e shpatullave. Përkulni ngadalë krahët dhe uleni trupin në dysheme sa më poshtë që të mundeni duke e mbajtur shpinën në nivelin e vitheve. Pastaj kthehuni përsëri në pozicionin e mëparshëm dhe përsëriteni ushtrimin për 30 sekonda. Mund ta bëni më të lehtë këtë ushtrim duke e mbështetur peshën në gjunjë në vend të gishtave të këmbëve.

Përkulje të barkut

Slideshow: Udhëheqës vizual për të kuptuar Lupus-in

[ssba_hide]

Çfarë po ju "thotë" gjuri juaj?

A krijojnë zhurma gjunjët tuaj? Ndoshta nuk ka asjnë arsye për t’u shqetësuar. Zhurmat kërcitëse dhe tingujt këputës,  nuk janë zakonisht shenja se diçka nuk shkon.

“Shumë e nyje kërcasin dhe gjunjët janë nyje që kërcasin rëndom”, thotë David McAllister, doktor, drejtor i Programit të Mjekësisë Sportive në UCLA. “Shumicës së njerëzve i kërcasin gjunjët kur ulen  ose kur bëjnë një lëvizje të plotë (ulje ngritje). Në përgjithësi ne nuk shqetësohemi për një kërcitje, kur ajo nuk është e lidhur me dhimbje ose ënjtje”.

Jeni kurioz të dini pse gjunjët tuaj bëjnë zhurma kërcitëse? Me kalimin e moshës, indet që mbulojnë kockat, që quhen kërc-e, mund të zhvillojnë zona të çrregullta (jo të barabarta). Kur ne ulemi ose qëndrojmë në këmbë, tingujt vijnë nga këto sipërfaqe të forta, që rrëshqasin me njera tjetrën. Ato mund të vijnë dhe nga indi që lidh kockat, i quajtur ligament, që shtrëngohet dhe tendoset kur lëvizni, ose nga mbështjella e kockave, që lëviz në kohë të ndryshme me to.

Megjithatë nëse përjetoni ndonjë zhurmë kërcitëse apo këputëse, që shkakton dhimbje ose ënjtje, shkoni tek doktori. Kjo mund të jetë një shenjë e:

  • Këputjeve të meniskut. Menisku është një disk kërcor në formë C-je që mbron gjurin dhe vepron si një amortizues. Ai gjithashtu ndihmon peshën të shpërndahet në mënyrë të barabartë, që kockat të mos fërkohen me njëra-tjetrën. Këputjet në menisk shpesh shkaktohen nga ndrydhjet e papritura apo gjëra të tjera që mund të ndodhin kur merreni me sporte fizike. Tek të rinjtë, këputjet zakonisht ndodhin gjatë një ngjarjeje tragjike, por me kalimin e kohës menisku mund të këputet  më lehtë.
Astma: A ju ndihmon noti?

Të paturit e astmës nuk do të thotë që ju duhet të shmangni ushtrimet. Një jetë e shëndetshme dhe të qenit në formë janë faktorë të rëndësishëm në menaxhimin e astmës efektivisht. Nëse ju jeni në formë, ju mund të keni shumë pak atake të astmës.

Pse është të notuarit një ushtrim i mirë për njërëzit me astmë?

Të notuarit mund të jetë një ushtrim shumë i mirë për njerëzit me astmë pasi ju merrni frymë në ajër të ngrohtë dhe të lagësht, pasi ajri i thatë mund të shkaktojë simptoma të astmës. Të notuarit gjithashtu mund t’ju ndihmojë që të zhvilloni ushtrime të mira të frymëmarrjes.

Gjimnastika në ujë i përshtatet shumë të moshuarve, pasi kështu nuk ushtrojnë stres mbi nyjet peshëmbajtëse siç janë gjunjët.

A mund të shkaktojnë ushtrimet një atak të astmës?

Ushtrimi është një shkaktar për shumë njerëz me astmë: të paktën 50% e njerëzve me astmë që përdorin thithësin e ilaçeve kortikosteroide zbulojnë se ushtrimet mund të sjellin simptoma të astmës. Gjithsesi, të qenit në formë mund të zvogëlojë frekuencën e nxitjes së ushtrimeve të astmës, dhe një ngrohje e mirë mund t’ju ndihmojë të parandaloni simpomat gjatë ushtrimeve.

Nëse ju përjetoni simptoma të astmës, ndërkohë që notoni ose gjatë ushtrimeve të një lloji tjetër, ju duhet të:

  • Të ndaloni ushtrimet dhe të pushoni;
  • Të merrni 4 kompresa të veçanta nga ilaçi juaj qetësues; dhe
  • Mos të vazhdoni me ushtrimet derisa ju të merrni frymë pa vështirësi dhe të mos keni simptoma të astmës.

Nëse simptomat nuk largohen, ose rikthehen përsëri kur ju rifilloni notin (ose ushtrime të tjera), ju mund të keni nevojë për kujdesin e ndihmës së parë për simptomat e astmës, kështu që ju duhet të ndiqni planin 4 x 4 x 4:

  • Merrni 4 kompresa nga qetësuesit tuaj, një kompresë në çdo kohë, me 4 frymëmarrje pas çdo komprese;
  • Prisni 4 minuta, dhe nëse nuk ka përmirësim, merrni përsëri 4 kompresa;
  • Nëse përsëri nuk ka asnjë ose ndopak përmirësim, thërrisni menjëherë ambulancën, dhe vazhdoni me 4 kompresa çdo 4 minuta derisa të vijë ndihma.