Udhëheqës vizual: Njihuni më mirë me Ebola-n

[ssba_hide]

Tumori Struma ovarii

Tumori struma ovarii është një nënlloj i teratomë-s së vezoreve dhe përbëhet plotësisht apo kryesisht nga inde të tiroideve dhe përmban folikula të madhësive të ndryshme me material koloid.

Llogaritet që përbën 0.3-1% të gjithë tumoreve të vezoreve dhe afërsisht 3% të gjithë teratomave të pjekura cist-ike.

Paraqitja klinike

Afërsisht 5-8% e rasteve mund të shfaqin simptoma ose shenja të tiro-toksikozë-s.

Patologjia

Për të qenë një tumor struma ovarii, ai duhet të përbëhet nga më shumë se 50% i tiroideve.

Në përgjithësi, shfaqja patologji-ke e këtij lloj tumori dallohet nga ajo e teratomave të pjekura cistik-e. Struma ovarii përbëhet nga ind tiroidal ngjyrë qelibari me hemorragji, nekrozë dhe fibrozë.

Veçoritë radiografike

Ndërkohë që veçoritë e imazheve mund të jenë jo specifike dhe mund të mbivendosen me neoplazmë të vezoreve, ultratingull-i dhe tomografia (tomografi e kompjuterizuar) zakonisht demonstrojnë një lezion në pjesët lidhëse të organ-eve me zona të shumëfishta cistike dhe solide, që reflektojnë shfaqjen patologjike të tumorit në përgjithësi. Lucidet në zonën peritoneale mund të jenë të pranishme në rreth një të tretën e rasteve.

Tomografia

Shumë shpesh në tomografi ata shihen si masa periferike të lëmuara multi-cistike (me shumë cist-e) me një rrallim të madh në skanimet pa kontrast dhe pa zmadhim ose me një zmadhim mesatar të pareteve të cistit.

Rezonance magnetike e pelvisit

Përmes metodës së diagnostikimit me rezonancë magnetike të pelvisi-t mund të shihen masa cistike me shumë kavitete dhe me pjesë solide. Hapësirat e cistit mund të shfaqin edhe intensitet të lartë edhe të ulët të sinjalit (për shkak të koloidit xhelatinoz) në imazhet T1 dhe T2.

Prania e zonave me intensitet shumë të ulët të sinjalit në imazhet T2 për shkak të materialit viskoz të koloidit disa herë konsiderohet si sugjeruese për praninë e tumorit struma ovarii.

  • T1 C+ (Gd): pjesët solide mund të tregojnë zmadhim.

Trajtimi dhe prognoza

Trajtimi është me ndërhyrje kirurgjik-ale. Shumica dërrmuese e tumoreve struma ovarii (90 – 95 %) priren të jenë beninj-e dhe kësisoj kanë një prognozë të mirë.

Etimologjia

Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.
Sëmundja e kllapave të zemrës

 Çfarë është sëmundja e kllapave të zemrës?

 Sëmundja e kllapave të zemrës ndodh kur kllapat e saj nuk punojnë ashtu si duhet.

 Si funksionojnë kllapat e zemrës?

Kllapat e zemrës tuaj janë në daljen e të katër dhomëzave të zemrës dhe sigurojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim. Të katër kllapat e zemrës sigurojnë që gjaku gjithmonë rrjedh lirisht në një drejtim dhe nuk ka rrjedhje në drejtimin e kundërt.

Gjaku rrjedh nga atrium-i djathtë dhe i majtë në ventrikulat nëpërmjet kllapave trefishe dhe mitrale.

Kur ventrikulat janë plot, kllapat trefishe dhe mitrale mbyllen. Kjo e ndalon gjakun të rrjedhë mbrapsht në atrium ndërsa ventrikulat kontraktohen.

Ndërsa ventrikulat fillojnë të kontraktohen, kllapat e mushkërive dhe të aortës detyrohen të hapen dhe gjaku pompohet jashtë nga ventrikulat. Gjaku nga ventrikuli i djathtë kalon nëpër kllapën e hapur pulmonare në arterie-n pulmonare dhe gjaku nga ventrikuli i majtë kalon nëpër kllapën e hapur të aortës në aortë dhe në pjesën tjetër të trupit.

Kur ventrikulat mbarojnë së kontraktuari dhe fillojnë të lirohen kllapat e aortë-s dhe pulmon-eve mbyllen. Këto kllapa e pengojnë gjakun të rrjedhë përsëri në ventrikul. Kjo gjë përsëritet në çdo rrahje të zemrës duke shkaktuar që gjaku të rrjedhë vazhdimisht në zemër, mushkëri dhe në trup.

Cilat janë llojet e sëmundjes së kllapave të zemrës?

Ka disa lloje të sëmundjes së kllapave të zemrës:

  •  Ngushtimi i kllapave. Ndodh kur një kllapë e zemrës nuk hapet plotësisht për shkak të fletëve të ngurtësuara ose të ngjitura. Hapja e ngushtuar mund ta bëjë zemrën që të punojë shumë fort që të pompojë gjakun nëpër të. Kjo mund të çojë në mosfunksionim të zemrës dhe simptoma të tjera. Të katër kllapat mund të zhvillojnë ngushtim, gjendjen e quajtur ngushtim të trefishtë, ngushtim pulmonar, ngushtim mitral ose ngushtim të aortës.

Përdorimet

Të gjitha rastet me trombemboli dhe emboli akute; në parandalimin e trombozës pas operacioneve dhe pas lindjes; si preventivë në rastet e transfuzion-it të gjaku-t; në trombozë të vena-ve të thella, tromboflebit; infarkt i mushkërive; infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit); për të ndikuar në dislipoproteinemitë aterosklerozë dhe për parandalimin e aksidenteve trombembolike te ateroskleroza.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar – heparinë (medikament), hemofili, hemato-porfiri, ikter, ulçerë peptik-e ose koliti ulçeroz.

Efektet anësore

Hemorragji, reaksione alergji-ke, trombocitopeni, osteoporozë (dekalcifikim i kockës) pas përdorimit të gjatë.

Dozimi

Trajtimi i trombozave të thella dhe embolisë pulmonare (embolia pulmonare) bëhet me injeksion intravenoz (I.V) me dozë goditëse prej 5000 njësive (10.000 njësi në emboli të rëndë pulmonar-e) duke vazhduar me infuzion kontinual të 1000-2000 njësive/orë ose me injeksion subkutan (S.C). të 15.000 njësive çdo 12 orë (është esencial monitorimi laboratorik-preferohet në bazë ditore dhe duke rregulluar dozën në bazë të tij).

Fëmijët e rritur dhe fëmijët duhet të marrin doza më të vogla goditëse dhe pastaj nga 15-25 njësi/kg/orë me injeksion I.V, ose 250 njësi/kg çdo 12 orë me injeksion S.C.

Për angina (dhimbje) jostabile, okluzion akut periferik i arterie-ve aplikohet regjim sikurse në trombozë të venave të thella dhe emboli pulmonare (mushkërisë).

Për profilaksi kirurgjik-ale në ortopedi përdoret një regjim i akorduar i dozës (me monitorim) ose mund të zgjidhet një heparinë (medikament) me masë të ulët molekulare.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 1000 I.U./mL, 5000 I.U./mL, 5000 I.U./5mL, 25.000 I.U./5ml.

Injeksion heparine (medikament) me masë të ulët molekulare:

Dalteparinë:  2500 I.U./0.2 mL, 5000 I.U./0.2 mL, 10000 I.U./0.4 mL.

Certoparinë: 3000 I.U./0.3 mL.

Enoxaparin: 2000 I.U./0.2 mL, 4000 I.U./0.4 mL, 6000 I.U./0.6 mL, 8000 I.U./0.8 mL.

Tinzaparinë: 3500 I.U./0.35 mL, 4500 I.U./0.45 mL, 10000 I.U./0.5 mL.