9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Ushtrimet Kegel

Çfarë janë ushtrimet Kegel?

Ushtrimet Kegel janë ushtrimet që ju mund të bëni për të forcuar muskujt e dyshemesë së pelvisi-t, muskujt që mbajnë ureter-in, fshikëzën dhe rektumin. Ushtrimet e kanë marrë emrin nga Arnold Kegel, një gjinekolog i cili i rekomandonte ato në vitet 1940-të për të ndihmuar gratë që vuanin nga mospërmbajtja e urinës ose kontrolli i reduktuar i fshikëzës, që mund të ndodhë pas lindjes së fëmijës.

Në qoftë se nuk po i bëni ushtrimet Kegel, fillojini ato tani. Forcimi i muskujve të dyshemesë së pelvisit mund të ndihmojë në parandalimin apo trajtimin e mospërmbajtjes së urinës për shkak të stresit, një problem që prek deri në 70% të grave gjatë apo pas shtatzënisë. Ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë gjithashtu të reduktohet rreziku i mospërmbajtjes anale.

Meqenëse këto ushtrime përmirësojnë qarkullimin e gjaku-t në zonën tuaj rektal-e apo vaginal-e, ato mund të ndihmojnë të mbahen nën kontroll hemorroide-t dhe ndoshta do të ndihmojë shërimin pas një epiziotomi-e ose grisje gjatë lindjes. Së fundmi, vazhdimi i tyre duke vijuar ushtrimet rregullisht pas lindjes jo vetëm ndihmon që ju të ruani kontrollin mbi fshikëzën, por përmirëson edhe tonizimin e muskulit të vaginës duke e bërë seksin më të kënaqshëm.

Si t’i bëj ato?

Filloni me një fshikëz të zbrazët. Përfytyroni që po përpiqeni ta ndaloni veten që t’ju shpëtojnë gazra dhe të ndaloni rrjedhjen e urinës në të njëjtën kohë. Ndjesia është mbyllja dhe ndalimi i kalimeve të përparshme dhe të prapme. Në qoftë se nuk jeni e sigurt që mund ta bëni këtë, një mënyrë është të kontrolloni duke futur një gisht të pastër tek vagina para se të bëni ushtrimin. Në qoftë se ndjeni presion rreth gishtit jeni në rrugë të drejtë. Ose provoni një ushtrim Kegel gjatë marrëdhënies seksuale dhe pyeteni partnerin në e ndjen atë. Në qoftë se e bëni siç duhet, ai do të ndjejë se si ju “përqafoni” penis-in e tij.

Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i tretë

[ssba_hide]

7  shqetësimet më të sikletshme të shtatzënisë

Si të përballeni me gazrat e tepërt, hemorroidet, aknet dhe shqetësime të tjera

Shtatzënia ju ndryshon jetën, por dhe trupin tuaj.

Me siguri që ju e dinit se barku do ju fryhej, se do të ndiheni më të lodhura se zakonisht dhe që mund të villni disa herë ndërkohë që shtatzënia përparon. Por ju mund të mos i keni pritur disa nga shqetësimet e tjera fizike.

Obstetër-gjinekolog-ia Michele M. Hakakha, autore e librit Në pritje të 411-tës: Përgjigje të qarta dhe Këshilla të Zgjuara për Shtatzëninë tuaj, thotë: “Shumë gjëra ndodhin në trupin e një gruaje kur ajo ngel shtatzënë dhe shumica janë tronditëse: rritja e qimeve në zonën e barkut, gromësira dhe kapsllëk, rritje e sekrecioneve vagina-le dhe hemorroide, këto sa për të përmendur disa”, thotë Hakakha:”Këto nuk janë gjëra për të cilat një grua mund të flasë lirshëm, kështu që nuk është çudi që të ndihet pak në siklet”. Pavarësisht sikletit, më e rëndësishme është të mos jeni të turpshme: gjinekolog-u juaj ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh me ju për t’u siguruar që shtatzënia është në rrugën e duhur.

1. Teprica e gazrave

Pothuajse çdo grua shtatzënë përjeton tepricë gazrash. Kjo vjen pasi shtatzënia sjell një rritje të hormoneve që mund të ngadalësojnë traktin gastrointestinal. Ju mund të mos jeni në gjendje t’i mbani gazrat pasi nuk keni të njëjtin kontroll mbi muskujt tuaj gjatë shtatzënisë.

Michelle Smith, autore e librit Sekretet Taboo të Shtatzënisë, thotë: “Kur nuk jeni shtatzënë, shumicën e kohës ju e dini se gazrat janë duke ardhur dhe mund t’i mbani ato deri sa zona të jetë e sigurt, por kur jeni shtatzënë, ju do të mendoni: “O Zot, me të vërtetë pordha para kunetërve?! Si mund t’u dal përpara tani?”

Si do të ndryshojë jeta juaj seksuale si baba i ardhshëm

Për disa burra, seksi gjatë shtatzënisë është i jashtëzakonshëm, por për disa të tjerë as që mund të mendohet. Të dyja janë reagim-e krejt të natyrshme. Çfarëdo qëndrimi mbani ju, kjo varet nga shumë faktorë, por një gjë është e garantuar: kur partnerja është shtatzënë, jeta juaj seksuale do të ndryshojë.

Seks i mbrojtur

Mund të pyesni, e çfarë është ky seks gjatë shtatzënisë? Por seriozisht, ndoshta nuk do të keni marrëdhënie seksuale aq të shpeshta sa më parë.

Ndoshta, arsyeja më e zakonshme që burrat (dhe gratë) e pushojnë jetën e tyre seksuale gjatë shtatzënisë nga frika se mos dëmtojnë foshnjën. Por për sa kohë mjeku nuk e ka përjashtuar marrëdhënien seksuale për ju, mos u shqetësoni.  Foshnja juaj është strehuar i sigurt në një qeskë të mbushur me lëngun amniotik (lëngu amniotik) dhe mbrohet nga paretet e trashë me muskuj të mitrës. Pra, nëse nuk bëni seks të egër, nuk ekziston pothuaj asnjë shans për të lënduar ndokënd.

Ka dy përjashtime të rëndësishme. Nëse ju angazhoheni në seks oral, mos fusni ajër në vaginën e partneres tuaj, sepse kjo mund të shkaktojë emboli (një flluskë ajri që mund të futet në qarkullimin tuaj të gjaku-t). Kjo ndodh shumë rrallë por mund të jetë e rrezikshme për jetën e partneres dhe të foshnjës.

Gjithashtu, mos bëni seks anal në qoftë se partnerja ka placenta previa (placenta mbulon pjesërisht ose plotësisht hapjen e qafës së mitrës) ose hemorroide.

Dallimi është tek dëshira

Ndryshimet në dëshirën për të pasur seks janë të zakonshme për burrat dhe gratë gjatë këtij ndryshimi të madh të jetës së tyre.

Në tremujorin e parë, shtatzënia e partneres, mund t’ju bëjë më të eksituar se kurrë. Për disa burra, marrëdhënia me një grua shtatzënë i jep vlerë maskulinitetit të tyre. Përveç kësaj, shumica e baballarëve të ardhshëm ndihen më afër partneren e tyre se më parë, dhe hera herës kjo afërsi shprehet me erotizëm.

Kapsllëku: Shkaqet dhe simptomat

Kapsllëku i referohet mocioneve të parregullta të zorrëve dhe/ose dhimbjeve. Një lëvizje e zorrëve çdo ditë nuk është gjithmonë e nevojshme. Zakonet e zorrëve të njerëzve ndryshojnë. Kapsllëku nuk është i njëjtë me zakonet e parregullta të zorrëve. Kapsllëku ndodh kur duhet të sforcoheni për të shkaktuar lëvizjen e zorrëve, e cila është zakonisht e vështirë. Hemorroide-t mund të tregojnë kapsllëk. Ju mund të keni dhimbje koke, frymë të keqe, gjuhë me qime, humbje oreks-i, fryrje, nervozizëm, dhimbje barku, pagjumësi dhe një ndjenjë të përgjithshme sëmundjeje. Herë pas here, disa njerëz ankohen për diarre që vjen si pasojë e kapsllëkut.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar lehtësimin e kapsllëkut?

Dieta është një faktor i rëndësishëm për kapsllëkun. Një dietë e pasur me fibra (fruta, zarzavate dhe produkte gruri) është shumë e rekomandueshme. Kjo duhet të provohet përpara se çdo laksativ të përdoret. Kur në dietë ka mjaftueshëm fibra, atëherë problemet e kapsllëkut do të reduktohen. Ushtrimet ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe duhet të provoni që të pini të paktën 6 gota ujë çdo ditë.

Lakstivët nuk duhet të përdoren për rrethana afatgjata. Përdorimi i shumtë i laksativë-ve mund të shkaktojë zhbalancimin e elektrociteve, që mund të jenë të rrezikshme.

Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore?

Duhet të kërkoni këshilla mjekësore nëse:

  • Kapsllëku është i shoqëruar nga të vjella;
  • Ka ndodhur humbje e menjëhershme e peshës;
  • Mocionet e zorrëve janë shumë të errëta ose përmbajnë gjak;
  • Kapsllëku është përsëritur ose është përkeqësuar;
  • Ekzistojnë dhimbjet e barkut;
  • Jeni duke përdorur sasi të mëdha lakstivësh;
  • Kapsllëku është i alternuar me diarre-në;
  • Keni temperaturë; ose
  • Kapsllëku ka zgjatur për më shumë se 7 ditë.

Foshnja juaj tani peshon rreth 1.2 kg dhe është mbi 38 cm i gjatë nga koka në thembrat. Muskujt dhe mushkëritë po vazhdojnë të piqen dhe koka po rritet më e madhe për t’i bërë vend trurit në zhvillim. Për të përmbushur kërkesat e rritura ushqimore, do t’ju nevojiten një shumicë proteinash, vitamina C, acid folik dhe hekur. 2Dhe për shkak se kockat po ngopen me shumë kalcium, sigurohuni që ta pini qumështin tuaj (një burim tjetër i mirë i kalciumit si djathi, kosi ose lëngu i portokallit i pasuruar). Këtë tremujor, rreth 250 miligram kalcium janë depozituar çdo ditë në skeletin që po forcohet të foshnjës tuaj.

Si po ndryshon jeta juaj

Foshnja juaj është shumë aktive tani. Mjeku juaj mund të kërkojë që të shpenzoni njëfarë kohe çdo ditë duke numëruar shkelmat dhe do t’ju japë udhëzime specifike se si ta bëni këtë. Bëjini të ditur mjekut nëse keni vënë re ndonjëherë që foshnja juaj po bëhet më pak aktive. Ju mund të keni nevojë për një test kundër stresit ose një profili biofizik për të kontrolluar gjendjen e saj.

Disa të njohur të vjetër, urthi dhe kapsllëku mund të zënë vend tashmë në qendër të skenës. Hormoni i shtatzënisë progesteron-i, e lëshon indin tek muskujt e lëmuar në të gjithë trupin, duke përfshirë traktin gastrointestinal. Ky lëshim, i çiftuar me grumbullimin në abdomen-in tuaj, e ngadalëson tretje-n. Tretja e ngadaltë mund të shkaktojë gaz dhe urth, veçanërisht pas një vakti të bollshëm dhe të kontribuojë për kapsllëkun.

Uterus (mitra) që rritet mund të kontribuojë edhe për hemorroide-t. Këto enë gjaku të ënjtura në zonën e zorrës së drejtë janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Fatmirësisht ato pastrohen zakonisht në javët e pas lindjes.

Fibrat dhe humbja e peshës

Fibrat dietike janë elemente te produkteve bimore. Janë kryesisht të përbëra nga llojet e karbohidrateve që trupi nuk mund të tresë ose të absorbojë dhe janë gjetur tek kornflekset, legumet, arrat, frutat dhe zarzavatet. Ushqimet si mishi, peshku, vezët, qumështi dhe djathi nuk përmbajnë fibra.

Një dietë që është e pasur me fibra është e mirë për shëndetin. Dietat e pasura me fibra mund të ndihmojnë për të:

  • Parandaluar dhe liruar problemet e zorrëve siç janë kapsllëku, hemorroide, sëmundja divertikul-are dhe sindroma e irritimit të zorrëve;
  • Përmirësuar nivelin e kolesterol-it në gjak;
  • Reduktuar rrezikun e sëmundjes së zemrës;
  • Reduktuar rrezikun e diabet-it; dhe
  • Reduktuar rrezikun e llojeve të caktuara të zhvillimit të kancer-it.

Fibrat dhe humbja e peshës

Ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra ndihmon në humbjen e peshës. Kjo ndodh sepse ushqimet që janë të pasura me fibra ju bëjnë që të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë, marrin më shumë kohë për t’u përtypur, reduktojnë masën e ushqimit dhe priren që të jenë më pak energjike sesa ushqimet e tjera, që do të thotë se ato përmbajnë më pak kalori për të njëjtën sasi ushqimi.

Fibra të tretshëm dhe të patretshëm

Fibrat janë klasifikuar si të tretshëm ose të patretshëm, në varësi të tretje-s së tyre në ujë. Fibrat e patretshëm janë lloji më i mirë për lirimin e kapsllëkut, pasi ato rrisin volumin, ashtu sikundër edhe lëvizjen e materialit nëpërmjet sistemit të trejtjes. Burimet e mira të fibrave të patretshëm përfshijnë miell gruri, krunde gruri, disa zarzavate të caktuara dhe arra.

Nga ana tjetër, fibrat e tretshëm janë lloji më i mirë i fibrave për përmirësimin e kolesterolit dhe nivelit të sheqerit në gjak. Kjo lloj fibre, kombinohet me ujin për të formuar një material në formë xheli dhe mund të ndihmojë në ngadalësimin e absorbim-it të sheqerit. Ajo është gjetur në ushqimet si frutat dhe fasulet.

Sa fibra janë të mjaftueshme?

Informacion i përgjithshëm

Hemorroidet ndonjëherë janë quajtur “grumbuj”. Ata mund të jenë të brendshëm (brenda kanalit anal) ose të jashtëm (jashtë kanalit anal). Ata janë të zakonshme, sidomos pas moshës 40 vjeçare dhe gjatë shtatzënisë.

Hemorroidet e jashtme janë të vogla, në formën e një gunge të dhimbshme përreth anus-it.

Hemorroidet e brendshme janë zakonisht pa dhimbje, por mund të rrjedhin gjak. Ato ndodhin kur kanali anal brenda dëmtohet ose dobësohet. Rritja e moshës dhe kapsllëku mund të jenë ndikues.

Hemorroidet e brendshme mund të dalin jashtë përmes anusit, në fillim kur ka një lëvizje të zorrëve dhe më vonë, në çdo kohë. Disa kthehen prapa në veten e tyre, por ato më të rëndat duhet të shtyhen mbrapa me gishtin tuaj. Disa nuk mund kthehen prapsht, dhe kjo sjell komplikacion-e.

Shkaqet e hemorroideve përfshijnë rritjen e moshës, shtatzëninë, vena-t me varice, kapsllëkun kronik, lodhjen kur ju shkoni në banjë, obezitet-in, diarre-në kronike, dhe zorrët ose tumor-et e legenit.

Simptomat e hemorroideve

  • Gjakderdhje nga zona rektal-e, veçanërisht kur ju shkoni në tualet, kjo mund të jetë e dukshme si ngjyrë gjaku në facoleta ose në banjo;
  • Kruarje rreth anusit;
  • Dhimbje të shurdhët ose djegie në zonën rektale, kryesisht kur shkoni në tualet;
  • Lodhje kur ju shkoni në tualet.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse është hera e parë që keni hemorroide;
  • Nëse personi me hemorroide është një fëmijë;
  • Nëse gjaku duket i miksuar, jo vetëm i dukshëm në pjesën e jashtme;
  • Nëse gjaku është i bollshëm ose i vazhdueshëm ose me ngjyrë të errët;
  • Nëse ju keni dhimbje të forta ose kruarje rreth zonës rektale;
  • Nëse hemorroidet duhet të shtyhen pas, pasi ju keni qenë në tualet;
  • Nëse vini re feçe, mukus, qelb ose çfarëdo zbrazje tjetër;
  • Nëse keni tendosje, kur keni një lëvizje të zorrëve dhe ndjeni sikur nuk mundeni plotësisht të zbrazni zorrët;
  • Kur keni një dhimbje të rëndë sidomos kur keni lëvizje të zorrëve;
  • Nëse keni simptoma për më shumë sesa tre javë, nëse hemorroidet nuk përmirësohen pas një jave, ose nëse hemorroidet kthehen;

Informacion i përgjithshëm

Kapsllëku ndodh kur lëvizjet në zorrë janë më të sforcuara se zakonisht dhe jashtëqitja juaj mund të jetë e vogël dhe e fortë. Lëvizjet në zorrë mund të jenë më pak të shpeshta se zakonisht, dhe mund t’ju duhet të sforcoheni për të lehtësuar lëvizjen.

Jo çdo njeri ka lëvizje të zorrëve çdo ditë; disa njerëz kanë një në çdo sekondë.

Simptomat e kapsllëkut përfshijnë:

  • Dhimbje koke;
  • Humbje oreksi;
  • Fryrje;
  • Dhimbje stomaku;
  • Të ndjerit në përgjithësi të sëmurë;
  • Nervozizëm;
  • Diarre, që zakonisht ndodh nga kapsllëku;
  • Hemorroide që mund të jenë shenjë e kapsllëkut, të cilat zakonisht shkaktojnë dhimbje dhe kruarje.

Parandalimi i kapsllëkut varet nga disa faktorë të rëndësishëm. Një dietë e lartë në fibra, duke përfshirë edhe frutat, perimet dhe drithërat, janë një mënyrë e mirë për të qëndruar të “rregullt”. Të ushtruarit e rregullt është gjithashtu një mënyrë e rëndësishme për të ndihmuar në parandalimin e kapsllëkut. Dehidratimi mund të kontribuojë në kapsllëk, kështu që është e rëndësishme që të pini ujë mjaftueshëm çdo ditë.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse personi me kapsllëk është një fëmijë ose i moshuar;
  • Nëse keni kapsllëk dhe të vjella;
  • Nëse keni humbur peshë;
  • Nëse lëvizja e zorrëve tuaja ndryshon ngjyrë ose përmban gjak;
  • Nëse ngelët duke mbetur kaps, ose kapsllëku është duke u përkeqësuar;
  • Nëse jeni mbi 40 vjeç dhe keni një ndryshim të papritur në lëvizjen e zorrëve, pa asnjë shkak të dukshëm;
  • Nëse keni dhimbje abdominale;
  • Nëse jeni duke përdorur lakstivë dhe ndjeni që ato nuk janë duke funksionuar;
  • Nëse keni kapsllëk të lidhur me diarre-në;
  • Nëse keni ethe;
  • Nëse dhimbja është e lidhur me lëvizjen e zorrëve;
  • Nëse keni patur kapsllëk për më shumë se shtatë ditë;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji disa lakstivë nuk janë të përshtatshëm;
  • Nëse keni gjendje tjetër shëndetësore ose po filloni të merrni ilaçe të reja;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet.

Llojet e trajtimit

  • Mënyra më e mirë për të trajtuar kapsllëkun është trajtimi i shkakut, siç është dehidratimi, mungesa e fibrave ose e të ushtruarit;