Herpesi gjenital: Çfarë është

Herpesi gjenital është një infeksion viral i karakterizuar nga lëndime ose plagë rreth zonës tuaj gjenitale. Ju mund ta merrni atë gjatë aktit seksual me dikë që është i infektuar me një nga viruset që shkakton herpesin gjenital.

Në momentin që ju jeni të infektuar nga virusi i herpesit gjenital, virusi  qëndron në trupin tuaj përgjithmonë edhe pasi plaga të jetë larguar. Disa njerëz me herpesin gjenital kanë përsëritje të dëmtimeve, për shkak se virusi bëhet përsëri aktiv, ndërkohë që disa të tjerë nuk kanë fare simptoma dhe as që nuk janë në dijeni që kanë virusin në trupin e tyre. Kështu që është e mundur për të transmetuar virusin tek partneri edhe nëse ju nuk keni simptoma.

Çfarë e shkakton herpesin gjenital?

Herpesi gjenital është shkaktuar nga virusi herpes simplex i llojit 2 (HSV-2) dhe herpes simplex i llojit 1 (HSV-1).

HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vagina-le dhe anale.

HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Cilat janë simptomat e herpesit gjenital?

Pasi virusi hyn në lëkurën përreth organeve gjenitale, ajo udhëton për në qelizat që ndodhen në rrënjët e nervave të palcës tuaj kurrizore, ku më pas mbetet aty përgjithmonë.

Shumë njerëz që janë të infektuar me virusin e herpesit gjenital nuk zhvillojnë simptoma, ose ato mund të kenë simptoma që ato ose mjekët e tyre nuk i njohin si herpesi gjenital, kështu që ato nuk do të jenë në dijeni të pranisë së virusit të herpesit gjenital në trupin e tyre.

Kur simptomat e herpesit gjenital shfaqen për herë të parë, ato zakonisht shfaqen 2 deri në 10 ditë pasi ju të keni qenë të infektuar me virusin.

Simptomat gjatë një shpërthimi të herpesit gjenital

  • Simptoma të ngjashme me gripin që ndodhin që me atakun e parë.
  • Një ndjenjë djegie të lëkurës afër pjesës gjenitale ose anus-it.
  • Kruarje në këmbë ose në zonën gjenitale.

Foshnja juaj tani eshte 27 cm dhe peshon rreth 350 gram, afërsisht në madhësinë e një karote. Shumë shpejt do të ndjeni sikur ajo po ushtron artet marciale meqenëse lëvizjet e para dridhëse po shndërrohen në shkelmime të plota dhe shtytje. Gjithashtu mund të zbuloni një model tek aktiviteti i saj, duke e njohur kështu më mirë. 2Ka edhe zhvillime të tjera, vetullat dhe qepallat janë të pranishme dhe në qoftë se keni një vajzë, ka filluar t’i zhvillohet edhe vagina.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ka mundësi që këto ditë të ndiheni mjaft rehat. Nuk jeni ende shumë e shëndoshë dhe parehatitë e zakonshme që shoqërojnë shtatzëninë e hershme janë larguar në pjesën më të madhe të tyre. Në qoftë se ndiheni mirë, çlirohuni dhe kënaquni për sa kohë mundeni. Tremujori i tretë mund të sjellë me vete ankesa të tjera.

Kjo nuk do të thotë që nuk do të keni disa probleme të vogla, me të cilat duhet të merreni. P.sh. prodhimi i shtuar i vajit mund të kontribuojë në zhvillimin (ose keqësimin) e akne-ve. Në këtë rast, kini kujdes t’i lani ato mirë me një sapun të butë apo pastrues dy herë në ditë dhe sigurohuni që çdo lagështues ose makijazh që përdorni, të jetë pa vaj. Mos merrni medikamente nga goja për akne, disa janë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzënisë, ose mos merrni produkte për përdorim lokal për akne pa e diskutuar më parë me mjekun tuaj.

Po ashtu, tashmë ju jeni e prirë për të pasur varice. Me përparimin e shtatzënisë tuaj, ka një presion të shtuar mbi venat në këmbët tuaja. Nivelet e shtuar të progesteron-it që mund të shkaktojnë lëshimin e pareteve të venave mund ta bëjnë problemin edhe më të rëndë. Ka më shumë të ngjarë t’u krijohen varice, në qoftë se edhe pjesëtarët e tjerë të familjes i kanë ato. Gjithashtu, ato priren të keqësohen në çdo shtatzëni të mëpastajme dhe me rritjen e moshës. Për të ndihmuar të parandalohen apo të eliminohen varicet, ushtrohuni për ditë, mbështetini këmbët dhe shputat kurdoherë që është e mundur, flini në krahun tuaj të majtë dhe mbathni çorape që ndihmojnë amësinë.

Herpesi gjenital: 10 mite të zakonshme

1. Herpesi gjenital është një gjendje e pazakontë

E GABUAR

Herpesi gjenital është një infeksion virusal i zakonshëm që prek një në 8 të rritur. Megjithatë, shumë njerëz me herpesin gjenital, nuk kanë simptoma ose nuk i kanë përcaktuar simptomat e tyre si simptoma të infeksionit të herpesit.

2. Vetëm njerëzit imoralë bartin herpesin gjenital

E GABUAR

Herpesi gjenital është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (STI-sexual transmitted infectios), dhe shansi i marrjes së tij rritet, me numrin e partnerëve seksual, që ju keni pasur në jetë. Megjithatë, ju mund ta merrni atë edhe nëse ju keni pasur vetëm një ose dy partnerë seksi. Në kontrast me STI-të e tjera, virusi i herpesit gjenital, vazhdon në trup për një kohë të pacaktuar dhe mund të bartet për shumë vite, ose ndoshta për gjithë jetën.

3. Prezervativët parandalojnë herpesin gjenital

E GABUAR

Prezervativët reduktojnë rrezikun e zhvillimit të herpesit gjenital dhe ato duhet të përdoren, por ato nuk e largojnë plotësisht rrezikun. Kjo ndodh për shkak se prezervativët nuk mbulojnë të gjithë zonën në të cilën është përhapur virusi.

4. Ju gjithmonë e dini se kur keni herpes gjenital pasi keni dhimbje

E GABUAR

Herpesi gjenital prek njerëz të ndryshëm në mënyra të ndryshme – disa njerëz kanë ulçerë, por disa të tjerë nuk kanë fare simptoma. Vetëm një numër i vogël njerëzish me herpesin gjenital e njohin infeksionin. Pjesa më e madhe e njerëzve me infeksionin e herpesit gjenital, kanë disa simptoma, por nuk e dinë shkakun e herpesit, ndërkohë që të tjerët nuk kanë asnjë simptomë.

5. Herpesi gjenital nuk mund të trajtohet

E GABUAR

Edhe pse herpesi gjenital nuk mund të kurohet, ajo është një gjendje e menaxhueshme, që mund të trajtohet. Tabletat antivirale mund të ndihmojnë në ndalimin e virusit të herpesit gjenital nga shumëfishimi dhe mund të ndihmojnë në ndalimin e ripërsëritjes dhe në reduktimin e mundësisë së transmetimit të herpesit gjenital tek partneri.

6. Herpesi gjenital mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës

E GABUAR

Herpesi dhe HIV

Në përgjithësi, pjesa më e madhe e njerëzve që zhvillojnë të ashtuquajturin herpesi gjenital nuk e kanë infeksionin HIV (human immunodeficiency virus). Disa mjekë besojnë se infeksioni i herpesit gjenital mund të rrisë shanset e të zhvilluarit të infeksionit HIV, edhe pse nuk ka asnjë dëshmi që t’a mbështesë këtë thënie.

Megjithatë, herpes mund të ndodhë tek një person që ka infeksionin HIV për shkak të imunitet-it të ulët. Disa njerëz që kanë herpesin gjenital e dinë që kanë edhe infeksionin HIV dhe mund të duan që të flasin me mjekun e tyre rreth përdorimit të ilaçeve antivirale për të parandaluar ripërsëritjen.

Nëse ju keni herpes dhe mendoni se ju mund të keni qenë të ekspozuar ndaj infeksionit HIV, ju mund të kërkoni që të flisni me mjekun tuaj rreth mundësive të kryerjes së test-imit HIV.

HIV kryesisht është marrë nëpërmjet seksit anal ose vaginal pa përdorimin e prezervativëve ose duke përdorur shiringat që janë përdorur nga njerëzit me HIV. Trajtime të reja janë duke përmirësuar në mënyrë dramatike pamjen e njerëzve me HIV.

Trajtimi i infeksionit HIV ashtu sikundër i herpesit shpesh ndihmon në kontrollin e episodeve me herpes gjenital tek njerëzit me infeksionin HIV. Gjithashtu, reduktimi i numrit të episodeve të herpesit sjell tendosje në sistemin imunitar (sistemi imunitar).

Trajtimi antiviral i herpesit dhe HIV

Shumë mjekë përdorin trajtim antiviral për herpesin veçanërisht tek njerëzit e infektuar me HIV për shkak se ri-përsëritja është e zakonshme dhe më pak stres vendoset në sistemin imunitar.

Për të marrë informacione të mëtejshme në lidhje me herpesin gjenital, shkoni tek mjeku juaj.