Përdorimet

Hipertension (tensioni arterial i rritur).

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë ndaj barit si dhe ndaj bllokuesve të tjerë të enzimë-s së konversionit të angiotenzinë-s.

Efektet anësore

Anoreksi (mungesë oreks-i), dhimbje abdominale (barku), kollë e thatë persistent-e, ndryshime të zërit, hipotension (tension i ulët), proteinuri (proteina në urinë), trombocitopeni (ulje e trombo-citeve), neutropeni (neutrofile të ulura në gjak), agranulocitozë (humbje e granulocite-ve në gjak), hiperkalemi (rritja e kalium-it në gjak), rritje e nivelit të enzimave të mëlçisë, ikter kolestatik (ikter nga bllokimi i kolecist-ës), çrregullime të funksionit të veshkave, pankreas-it.

Dozimi

Kur përdoret i vetëm, në fillim jepen 12.5 mg, 2 herë në ditë; në kombinim me diuretikë (shkarkues të lëngjeve), në fillim përdoren 6.25 mg, 2 herë në ditë. Doza e zakonshme mbajtëse është 25 mg, 2 herë në ditë; doza maksimale: 50 mg, 2 herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 12.5 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Relaksues i muskujve (veprim i shpejtë, kohëzgjatje e shkurtë).

Kundërpërdorimet

Histori familjare të hipertermisë malinj-e (rritje temperature “të keqe”), aktiviteti plazma-tik i ulët i kolinesterazës, hiperkalemia.

Efektet anësore

Dhimbje post-operative (pas operacionit) e muskujve, mioglobinemi (rritje mioglobine në gjak), takikardi (rritja e rrahjeve të zemres), aritmi (crregullime të ritmit), hipertension (rritje e tensionit), hipotension (ulje të tensionit), bronkospazmë (ngushtim i muskulaturës së rrugëve të frymëmarrjes dhe si pasojë vështirësi në frymëmarrje), apne (mungesë frymëmarrjeje), depresion i zgjatur respirator, hiperkalemi (rritje e kalium-it), hipertermi (rritje temperature).

Dozimi

Për të rriturit me injeksion intravenoz (I.V) 1 mg/kg (prej 0.3-1.1 mg/kg); diapazoni i rëndomtë 20-100 mg; maksimalisht 500 mg/orë; foshnjet nën 1 vjeç 2 mg/kg; fëmijët 1-12 vjeç 1-2 mg/kg.

Me infuzion intravenoz i cili përmban 1-2 mg/mL (0.1-0.2%), 2-5 mg/min; maksimalisht 500 mg/orë.

Me injeksion intramuskular (I.M), për foshnje deri në 4-5 mg/kg; për fëmijë deri në 4 mg/kg; maksimalisht 150 mg.

Dozat dhe format farmaceutike

Injeksion: 50 mg/mL 2 mL amp.