Dozimi

Në shok anafilaktik me injeksion intramuskular (I.M) 1 mg/mL, shih tabelën:

Mosha                                                       Doza

Nën 1 vjeç 0.05 mg/mL
1 vjeç 0.1 mg/mL
2 vjeç 0.2 mg/mL
3-4 vjeç 0.3 mg/mL
5 vjeç 0.4 mg/mL
6-12 vjeç 0.5 mg/mL
të rriturit 0.5-1 mg/mL

 

Këto doza mund të përsëriten çdo 10 minuta, duke pasur në konsideratë shtypjen e gjaku-t dhe puls-in, përderisa të mos shfaqen shenja përmirësimi. Rruga intravenoz-e duhet të përdoret me kujdes të veçantë.

Përdorimet

Shok anafilaktik, bllok kardiak, Adams strokes sindroma, angioedemë neurotike (periferike) dhe në status astmatik akut.

Kundërpërdorimet

Pacientët me ndjeshmëri të lartë në adrenalinë; dëmtime cerebral-e organik-e; shok joanafilaktik, kardiomiopati (kardio-miopati, sëmundje e muskulit të zemrës), insuficiencë (ulje të funksionit) koronare, glaukoma këndngushtë, hipertension (tension i rritur), hipertiroidizëm (aktivitet i rritur tiroidieneve).

Efektet anësore

Takikardi (rritje e numrit të rrahjeve të zemrës), aritmi (çrregullime të ritmit), hipertension (tensioni arterial i rritur), angina pektorale (dhimbje tipike e zemrës), dispne (çrregullim frymëmarrje), edema pulmonare (mushkërie), hemorragji cerebrale dhe subarahnoidale, hemi-plegji (paralizë), cefalalgji (dhimbje koke), tremor (dridhje), marrje mendsh, vjellje, ankth, dobësi dhe ishemi (ulje e oksigjenimit) lokale.

Dozimi

Në shok anafilaktik: 0.5-1 mg I.M.(muskulare) në varësi të tolerancës dhe reagim-it klinik të të sëmurit. Në bllok kardiak: 0.3 – 0.5 I.V. ose drejtpërdrejt në zemër doza mund të përsëritet çdo 5-10 minuta. Në status astmatik: 0.2 – 5 mg nën lëkurë ose I.M: çdo 2 orë në varësi nga përgjigja klinik-e e të sëmurit. Në raste të rënda doza mund të përsëritet çdo 20 minuta (gjithsejt 3 doza). Fëmijët: 0.01 mg/kg masë trupore, çdo 4 orë.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 0.01 mg/mL (1:100,000), 0.1 mg/mL (1:10,000), 0.5 mg/mL (1:2000), 1 mg/mL (1:1000).

Përdorimet

Aritmi superventrikulare (çrregullime të ritmit), angina pektorale (dhimbje tipike të zemrës), hipertension (tension i rritur).

Kundërpërdorimet

Hipotension (tensioni arterial i ulët), bradikardi, shkalla e dytë dhe e tretë e bllokut A-V (bllokim i përçueshmërisë nervore atrio-ventrikular-e), sindromi i sinus-it (sinusit) të sëmurë, shock kardiogjenik, bllok sinoatrial, flateri atrial ose fibrilim që ndërlikon tek Sindroma Wolff Parkinson White.

Efektet anësore

Konstipacion (kapsllëk), mundim, vjellje, dhimbje koke, marrje mendsh, skuqje, edemë e këmbëve, në raste të rralla dëmtim i funksionit të mëlçisë, reaksione alergji-ke, pas përdorimit të gjatë janë raportuar edhe raste të rralla gjinekomasti-e (zmadhim të gjireve në kushte patologji-ke) dhe hiperplazi gingiva-le (rritje e mishrave të dhëmbëve); pas përdorimit në venë mund të shfaqen hipotension, bradikardi, bllok kardiak dhe asistoli.

Dozimi

Oral-isht (nga goja): në aritmitë (çrregullimet e ritmit) super-ventrikulare, 40-120 mg, 3 herë në ditë; anginë pektorale: 80-120 mg, 3 herë në ditë; hipertension (tension arterial i rritur): 240-480 mg në ditë në 2-3 doza të ndara. I.V.(venoze): me injektim të ngadalshëm, për 2 minuta 5-10 mg, në rast nevoje, tek takiaritmi-të (fibrilacion atrial) paroksizmale (paroksizëm) mund të injektohen edhe 5 mg të tjera, pas 5-10 minutash.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 40 mg, 80 mg, 160 mg, 240 mg.

Injeksion: 2,5 mg/mL, në amula 2 mL.

Përdorimet

Profilaksi dhe mjekim i angina pektorale (dhimbje tipike e gjoksit nga zemra), hipertension (tensioni arterial i rritur).

Kundërpërdorimet

Sindromi i sinus-it (sinusit) të sëmurë, shkalla e dytë ose e tretë e bllokut A-V (bllokim i përçueshmërisë nervore atrio-ventrikulare) (nëse nuk është vendosur pacemaker), bradikardi e rëndë, insuficiencë (ulje e funksionit) e ventrikul-it të majtë, shtatzëni.

Efektet anësore

Bradikardi, bllok sinoatrial, bllok A-V, hipotension, dhimbje koke, çrregullime gastrointestinal-e, edemë e nyjes së këmbës, hepatit, depresion.

Dozimi

Në anginë pektoral-e 60 mg 3 herë në ditë në rast nevoje doza mund të rritet deri në 360 mg në ditë. Doza maksimale është 480 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 30 mg, 60 mg, 90 mg, 120 mg.

Injeksion: 5 mg/mL.

Përdorimet

Hipertension (tension i rritur), profilaksi tek angina (dhimbje tipike e zemrës).

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me mbindjeshmëri në bar.

Efektet anësore

Dhimbje koke, somnolencë (përgjumje), lodhje, marrje mendsh, palpitacionet e zemrës (çrregullime të puls-it), edemë, pështirosje, dhimbje abdominale (barku), dispne (çrregullime të frymëmarrjes), dhimbje të muskujve, prurit (kruarje).

Dozimi

Tek hipertensioni apo angina fillohet me 5 mg në ditë, doza maksimale 10 mg, një herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 2.5 mg, 5 mg,10 mg.

Përdorimet

Hipertension (tensioni arterial i rritur).

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë ndaj barit si dhe ndaj bllokuesve të tjerë të enzimë-s së konversionit të angiotenzinë-s.

Efektet anësore

Anoreksi (mungesë oreks-i), dhimbje abdominale (barku), kollë e thatë persistent-e, ndryshime të zërit, hipotension (tension i ulët), proteinuri (proteina në urinë), trombocitopeni (ulje e trombo-citeve), neutropeni (neutrofile të ulura në gjak), agranulocitozë (humbje e granulocite-ve në gjak), hiperkalemi (rritja e kalium-it në gjak), rritje e nivelit të enzimave të mëlçisë, ikter kolestatik (ikter nga bllokimi i kolecist-ës), çrregullime të funksionit të veshkave, pankreas-it.

Dozimi

Kur përdoret i vetëm, në fillim jepen 12.5 mg, 2 herë në ditë; në kombinim me diuretikë (shkarkues të lëngjeve), në fillim përdoren 6.25 mg, 2 herë në ditë. Doza e zakonshme mbajtëse është 25 mg, 2 herë në ditë; doza maksimale: 50 mg, 2 herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 12.5 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Hipertension (tensioni arterial i rritur), vetëm apo në kombinim me antihipertensivë të tjerë, insuficienca e zemrës (kongjestive kronike).

Kundërpërdorimet

Pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar (hidralazina), takikardi (rrahje të rritura të zemrës) e rëndë, lupus eritematoz sistemik idiopatik, insuficiencë e miokard-it, cor pulmonar (mushkërie), porfiri.

Efektet anësore

Takikardi, vjellje, dhimbje koke, sindrom i ngjashëm me lupus eritematoz sistemik, ekzantemë (skuqje), ethe, ndryshime në formulën e gjaku-t, neurit (infeksion nervor) periferik.

Dozimi

Oral-isht (nga goja): 25 mg, 2 herë në ditë dhe mund të rritet deri në  maksimalisht 50 mg 2 herë në ditë.

I.V.(venoz): Tek hipertensioni me komplikime renal-e dhe tek krizat hipertensive, 5-10 mg të tretura në 10 mL NaCl 0.9%, mund të përsëritet pas 20-30 minutave.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 10 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Injeksion: 20 mg/mL.

Përdorimet

Parandalimi dhe trajtimi i hemorragji-së post partum (pas lindje) ose post-abortion (pas abort-it).

Kundërpërdorimet

Në rastet me eklampsi (hipertension arterial në shtatzëni); nuk përdoret për induksionin (nxitjen) e lindjes në fazën e parë të lindjes; rrezik nga një abort spontan.

Efektet anësore

Hipertension (tensioni arterial i rritur), veçanërisht pas injeksioneve intravenoze të shpejta, pështirosje, vjellje, palpitacione të zemrës, marrje mendsh, dhimbje koke, dhimbje abdominale (barku), dispne (ulje të thellësisë së frymëmarrjes), rrezik për gangrenë.

Dozimi

Oral-isht: 0.2 mg, 3-4 herë në ditë, 2-7 ditë;

Me rrugë I.M (muskulare): 0.2 mg pas lindjes së krahut të përparmë, të placentës ose gjatë purperiumit; mund të përsëritet në intervale prej 2-4 orësh.

Me rrugë I.V (venoze), me doza të njëjta sikur I.M. por me kujdes për shkak të hipertensionit ose ndonjë aksidenti cerebrovaskular.

Format farmaceutike dhe dozat

Tretësira për injeksion: maleat methylergometrine 0.2 mg/mL.

Tretësira orale: 0.25 mg/mL.

Tableta: 0.2 mg.

Përdorimet

Hipertension (tension i lartë), aritmi (çrregullime ritmi) e shfaqura gjatë anestezi-së, angina pektorale (dhimbje tipike e gjoksit nga zemra), tiro-toksikozë, profilaksi e migrenë-s.

Kundërpërdorimet

Shkalla e dytë dhe e tretë e bllokut A-V, astmë bronkial-e apo të dhëna për bronkospazmë (ngushtim i muskulaturës së rrugëve të frymëmarrjes dhe si pasojë vështirësi në frymëmarrje), insuficienca e zemrës e pa kontrolluar, sindrom i sinus-it (sinusit) të sëmurë, shock kardiogjenik.

Efektet anësore

Bradikardi, bronkospazmë, insuficiencë kardiake, vazokonstriksion perferik (ngushtim i enëve të gjakut në periferi), çrregullime gastrointestinal-e, lodhje, çrregullime të gjumit.

Dozimi

Nëpërmjet gojës për hipertension fillimisht 100 mg në ditë; doza mbajtëse 100-200 mg në ditë të merret në 1-2 doza. Për anginë 50-100 mg të merret 2-3 herë në ditë.Për aritmi rëndom 50 mg të merret 2-3 herë në ditë; nëse është e nevojshme të merren deri në 300 mg në ditë në doza të ndara. Për profilaksi të migrenës të merren 100-200 mg në ditë në doza të ndara. Për tiro-toksikozë (terapi përcjellëse) të merren 4 herë në ditë nga 50 mg.

Me injeksion intravenoz (I.V) për aritmi të jepen deri në 5 mg me shpejtësi 1-2 mg/minutë, nëse është e nevojshme të përsëritet pas 5 minutash; doza e përgjithshme 10-15 mg.

Shënim: Bradikardisë (uljes së rrahjeve të zemrës) shumë të shprehur mund t’i kundërvihemi me injeksion I.V të  0.6-2.4 mg atropin, të ndarë në doza prej 600 mikrogram; për mbidozim konsultoni literaturën përkatëse.

Në intervenimet kirurgjik-ale, 2-4 mg nëpërmjet injektim-it të ngadalshëm për induksion ose kontrollim të aritmive të shfaqura gjatë anestezisë; mund të jepen deri në 10 mg maksimalisht nëse është e nevojshme, në doza të ndara 2 miligramshe.

Përdorimet

Psikozë akute dhe kronike.

Efektet anësore

Insomnia, agjitim, anksiozitet, dhimbje koke, marrje mendsh, dobësim i  vëmendjes, plogështi, shikim i turbulluar, konstipacion, ndjenjë të vjelle dhe vjellje, dispepsi, dhimbje abdominale, hiperprolaktinemi (me galaktorre, çrregullime menstrual-e, amenorre, gjinekomasti), çrregullime të funksionit seksual, priapizëm, mospërmbajtje urine, abnormalitete të enzimave të mëlçisë, takikardi, hipertension, puçrra të lëkurës, rinit.

Janë raportuar neutropeni dhe trombocitopeni, rrallëherë intoksikim-i me ujë shoqëruar me hiponatremi, rregullim jonormal i temperaturës, konvulsion-e.

Dozimi

Ditën e parë: 2 mg në 1-2 doza të ndara pastaj në ditën e dytë 4 mg në 1-2 doza të ndara (titrimi më i ngadalshëm është i nevojshëm tek disa pacientë); doza e zakonshme sillet rreth 4-6 mg në ditë; dozat mbi 10 mg në ditë përdoren vetëm nëse leverdia mbizotëron rrezikun (maksimumi 16 mg në ditë).

Të moshuarit (ose me mëlçi ose veshkë të dëmtuara): fillimisht marrin nga 500 mikrogram, dy herë në ditë duke shtuar dozën për 500 mikrogram deri në dozën prej 1-2 mg, 2 herë në ditë.

Për fëmijë nën moshën 15 vjeçare nuk rekomandohet.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta të veshura: 1 mg, 2 mg, 3 mg, 4 mg.

Përdorimet

Skizofreni dhe trajtim i psikozave (psikozë) të tjera; mani; si shtesë trajtimit afatshkurtër të shqetësimit të theksuar, agjitim-it psikomotorik.

Vërejtje të posaçme

Si tek klorpromazina.

Kundërpërdorimet

Komë e shkaktuar nga depresues të SNQ, feokromocitomë, glaukoma me kënd të mbyllur.

Efektet anësore

Simptomë ekstrapiramidal-e, diskinezi tardive, distoni, hipotension, takikardi, çrregullime menstrual-e, gjinekomasti, impotencë, pigmentim lëkure dhe të syrit etj.

Dozimi

1.5-3 mg, 2-3 herë në ditë, në rast nevoje 3-5 mg, 2-3 herë në ditë; në skizofreni rezistente, deri në 100-120 mg në ditë; tek fëmijët, fillimisht 50 mcg/kg/ditë të ndarë në 2 doza, maksimumi 10 mg; me rrugë I.M: 2-10 g, e përsëritur pas 4-8 orësh, maksimumi 60 mg në ditë; tek fëmijët nuk rekomandohet.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 2 mg, 10 mg.

Pika oral-e: 2 mg/mL.

Tretësira për injeksion: 5 mg/mL.

Tretësira për depo-injeksion: 25 mg/mL.