Si të mbeteni shtatzënë shpejt?

Ndoshta ju vërtet jeni e etur për të mbetur shtatzënë, ose ndoshta doni që lindja e foshnjës tuaj të jetë në një kohë specifike. Këtu keni gjashtë marifete që e rrisin probabilitetin që të mbeteni shtatzënë shpejt pasi të provoni.

Ju do ta reduktoni në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes në qoftë se do të merrni acid folik të paktën një muaj para se të mbeteni shtatzënë. Gjeni se çfarë tjetër mund të bëni paraprakisht në mënyrë që t’i jepni foshnjës tuaj një start të shëndetshëm.

Kuptoni se kur e keni ovulacionin

Sekreti më i madh i të mbeturit shpejt shtatzënë është që të dini se kur e keni ovulacion-in (çlirimin e një veze nga vezorja tuaj). Mendoni për vezën si për një objektiv dhe për spermatozoidin si për një shigjetë. Shigjeta të godasë në shenjë që ju të mbeteni shtatzënë.

Meqenëse shumica e grave çlirojnë një vezë në çdo cikël menstrual, janë vetëm pak ditë gjatë ciklit kur seksi në fakt mund të çojë në shtatzëni. Të diturit e kohës kur ju keni ovulacionin do të thotë që ju dhe partneri e keni identifikuar objektivin dhe pastaj ta merrni shenjë atë, në vend që thjesht që qëlloni me një tufë shigjetash dhe të shpresoni që objektivi të jetë diku atje. Ju mund ta kuptoni se kur e keni ovulacionin duke përdorur disa metoda të ndryshme.

Në qoftë se keni perioda të çrregullta gjatë disa muajve, përcaktimi i kohës së ovulacionit mund të jetë i vështirë. Kërkoni ndihmën e mjekut.

Ngarkohuni me punë në kohën e duhur

Pasi të mësoni se kur veza juaj do të çlirohet nga vezoret, ju mund të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja më pjellore: tre ditë para ovulacionit deri në ditën e ovulacionit. (Fillimi më herët nuk mund të dëmtojë, disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhënie seksuale të kryera gjashtë ditë para ditës së ovulacionit).

Përdorimet

Amenorre hipotalamike primare (ndalimi i menopauzë-s me origjinë nga hipotalam-i).

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet, cist-et ovariale (ovareve ciste të), an-ovulacion me prejardhje jo-hipotalamike, gjendjet të cilat mund të komplikohen me shtatzëni.

Efektet anësore

Lëkura: Hematomë (grumbullim gjaku), infeksion lokal, inflamacion, flebit (inflamacion venoz) i lehtë.

SUGJ (uro-genital): Shtatzëni e shumëfishtë, hiper-stimul-im ovarial.

Të tjera: Dhimbje koke, nauze (ndjesi të vjelle), dhimbje abdominale, gjakderdhje e shtuar menstrual-e.

Dozimi

5 mcg I.V (venoze) çdo 90 minuta, gjatë 21 ditëve. Nëse pas tri trajtimeve të tilla nuk ka efekt doza duhet të rritet.

Format farmaceutike dhe dozat

Ampulë: 0.8 mg/10 mL, 3.2 mg/10 mL së bashku me mjetet e nevojshme për aplikim.

Çrregullimet e endokrinës

Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat ndihmojnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e organizmit për të shndërruar kaloritë në energji për të furnizuar qelizat dhe organ-et. Sistemi endokrin ndikon në mënyrën se si rreh zemra, si zhvillohen kockat dhe indet, madje edhe aftësinë tuaj për të bërë fëmijë. Ai luan një rol jetik në zhvillimin ose jo të diabet-it, sëmundjeve tiroide, çrregullimeve të rritjes, mosfunksionimit seksual dhe një mori të çrregullimeve të tjera që lidhen me hormonet.

Gjëndrat e sistemit endokrin

Çdo gjëndër e sistemit endokrin lëshon hormone specifike në gjak. Këto hormone udhëtojnë përmes gjaku-t drejt qelizave të tjera dhe ndihmojnë kontrollin ose koordinimin e shumë proceseve të organizmit. Gjëndra endokrine janë:

  • Gjëndrat e veshkave: Dy gjëndra që qëndrojnë në majë të veshkave, të cilat lëshojnë hormonin e kortizonit;
  • Hipotalam: Hipotalam-i është një pjesë e trurit qendror të poshtëm që i tregon hipofizës se kur duhet të lëshojë hormone;
  • Vezoret: Organet riprodhuese femërore që lëshojnë vezë dhe prodhojnë hormone seksuale;
  • Qelizat ishullore në pankreas: Qelizat në pankreas që kontrollojnë prodhimin e hormoneve të insulinë-s dhe glukagon-it;
  • Paratiroidet: Katër gjëndra të vogla në qafë që luajnë rol në zhvillimin e eshtrave;
  • Gjëndra pineale: Një gjëndër që gjendet afër qendrës së trurit e cila mund të ketë lidhje me zakonet e gjumit;
  • Gjëndra e hipofizës: Një gjëndër që gjendet në bazën e trurit, pas sinus-eve. Ajo është quajtur shpesh “gjëndra madhore” për shkak se ndikon tek shumë gjëndra të tjera, sidomos tiroidet. Problemet me gjëndrën e hipofizës mund të ndikojnë në rritjen e kockave, ciklet menstrual-e dhe prodhimin e qumështit të gjirit;
  • Testet: Gjëndrat riprodhuese mashkullore që prodhojnë spermë dhe hormonet seksuale;
  • Timusi: Një gjëndër në pjesën e sipërme të kraharorit që ndihmon zhvillimin e sistemit imunitar (sistemi imunitar) të trupit, në fillim të jetës;