Kapërcimi i problemeve seksuale me kalimin e moshës

Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat.

Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundje të cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër.

Ndryshimet seksuale tek gratë

Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pas menopauzë-s ose histerektomi-së (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre seksual.

Por në qoftë se një grua beson se pamja e saj e re dhe aftësia për të lindur e bën atë më femërore, ajo mund të fillojë të shqetësohet se sa seksualisht e dëshirueshme është pavarësisht nga mosha e saj, dhe kjo mund ta bëjë seksin më pak të kënaqshëm për të. Gjithashtu një grua mund të shikojë ndryshime tek vagina e saj.

Me plakjen e saj dhe reduktimin e hormoneve, paretet e vaginës hollohen dhe bëhen më të tharë dhe të acaruar. Për shkak të këtyre ndryshimeve ajo mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Grisjet e vogla në paretet e vaginës nga fërkimi gjatë marrëdhënies përgjithësisht shkaktojnë shumë dhimbje dhe herë pas here hemorragji.

Këto ndryshime nuk do të thotë që ajo nuk mund të kënaqet me seksin, por ajo duhet të vizitohet tek mjeku në qoftë se i përjeton këto simptoma sepse mund të marrë mjekime dhe lubrifikues që mund ta shtojnë lubrifikimin e vaginës dhe t’i bëjnë marrëdhëniet seksuale më të kënaqshme.

Ndryshimet seksuale tek burrat

Problemet seksuale të femrave

Mosfunksionimi seksual është i zakonshëm.

Një problem seksual, ose mosfunksionimi seksual, i referohet një problemi gjatë çdo faze të ciklit të përgjigjes seksuale, që pengon individin ose çiftin, të përjetojë kënaqësi nga marrëdhëniet seksuale.

Cikli i përgjigjes seksuale ka 4 faza:

  • Eksitimin;
  • Pllajën (pra periudhën ku nuk ka shumë ndryshime në aktivitetin seksual);
  • Orgazmë-n;
  • Rezolucionin.

Ndërkohë që kërkimet tregojnë se mosfunksionimi seksual është i zakonshëm (43% e femrave dhe 31% e meshkujve raportojnë një shkallë të caktuar vështirësie), kjo është një çështje që shumë njerëz nuk janë të gatshëm ta diskutojnë.

Për fat të mirë, shumica e rasteve të mosfunksionimit seksual janë të shërueshme, kështu që është e rëndësishme t’i ndani shqetësimet tuaja me partnerin dhe mjekun.

Çfarë i shkakton problemet seksuale femërore?

Mosfunksionimi seksual mund të jetë rezultat i një problemi fizik ose psikologjik. Shkaqet e këtij mosfunksionimi janë:

  • Shkaqet fizike: Shumë gjendje fizike dhe/ose mjekësore mund të shkaktojnë probleme seksuale. Këto kushte përfshijnë diabet, sëmundje te zemrës, sëmundje neurologji-ke, pabarazi hormonale, menopauzë, sëmundje kronike të tilla si sëmundjet e veshkave ose dështimin mëlçisë, alkoolizëm dhe abuzim me drogë. Përveç kësaj, efektet anësore të barnave të caktuara, duke përfshirë disa lloje të barnave anti-depresive, mund të ndikojnë në rënien e dëshirës dhe funksionin seksual.
  • Shkaqet psikologjike: Këto përfshijnë stresin dhe ankth-in që lidhen me punën, shqetësimin për performancën seksuale, probleme martesore apo në marrëdhënie, depresion-in, ndjenjat e fajit dhe efektet e një traume të kaluar seksuale.

Kush preket zakonisht nga problemet seksuale?

Të dy, si burrat dhe gratë, preken nga problemet seksuale. Problemet seksuale ndodhin tek të rriturit e të gjitha moshave. Mes atyre që preken rëndom janë të moshuarit, problemet e të cilëve mund të lidhen me një rënie të shëndetit, që vjen nga moshimi.

Si mund të ndikojnë problemet seksuale tek gratë?

Problemet më të zakonshme që lidhen me mosfunksionimin seksual tek gratë përfshijnë:

Vaginoza bakteriale

Vaginoza bakteriale është një gjendje që shkaktohet nga zhbalancimi i baktereve natyrale në vaginë. Është një shkak i zakonshëm i shkarkesës anormal-e tek vagina.

Simptomat e vaginozës bakteriale

Shpesh nuk ka simptoma të lidhura me vaginozë bakteriale.

Kur ndodhin simptomat, ato zakonisht përfshijnë:

  • Një shkarkim të hollë vaginal që është i bardhë ose gri; dhe
  • Shkarkime që kanë një erë të pakëndshme (shpesh si një erë e fortë peshku, që është më dominuese pas marrëdhënies seksuale).

Simptoma të tjera përfshijnë:

  • Parehati vaginale (kruarje ose irritim);
  • Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale; dhe
  • Djegie gjatë urinim-it.

Shkaqet

Shkaku kryesor i vaginozës bakterale nuk dihet. Problemi mendohet që të jetë rezultat i zhbalancimit në llojet e baktereve që normalisht janë gjetur në vaginë – një mbirritje e baktereve “të këqija” dhe baktereve “të mira” jo të mjaftueshme.

Faktorët e rrezikut

Është menduar se aktiviteti seksual me një partner të ri ose me  shumë partnerë mund të rrisë rrezikun e vaginozës bakteriale. Të paturit e një partnereje seksuale femër gjithashtu rrit rrezikun e vaginozës bakteriale. Megjithatë, është e mundur për ta patur atë edhe nëse nuk jeni seksualisht aktiv.

Dushet e shpeshta (duke përdorur një pastrues brenda vaginës) dhe të paturit e IUD-së (aparatit intrauterin) janë faktorë të tjerë që rrisin shanset tuaja në marrjen e vaginozës bakteriale.

Testet

Një mostër vaginale mund të merret për të testuar shkarkesat vaginale.

Mostra ekzaminohet nën një mikroskop për të parë për:

  • Qelizat bakteriale të mbuluara me baktere që janë një shenjë diagnostikuese e vaginozës bakteriale; dhe
  • Një mbirritje e baktereve anaerobike.

Testimi i aciditetit të vaginës gjithashtu ndihmon në diagnozë- një pH më i lartë se 4.5 ka shumë të ngjarë që të shkaktojë vaginozën bakteriale.

Trajtimi i vaginozës bakteriale

Mjeku juaj mund t’ju japë antibiotikët siç janë metronidazol ose clindamycin për vaginozën bakteriale. Mund të përdoret edhe një krem ose xhel, ose antibiotikë oral (tablet).

Trajtimi i partnerëve meshkuj zakonisht nuk kërkohet, por përhapja ndërmjet partnereve femra është e mundur.

Shtatzënia molare

Një shtatzëni molare ndodh kur indi që normalisht bëhet fetus, në vend të kësaj bëhet një tumor anormal në mitër. Edhe se ai nuk është një embrion, ky tumor shkakton simptomat e shtatzënisë.

Një shtatzëni molare duhet të trajtohet menjëherë. Kjo do të sigurojë që i gjithë indi të largohet. Ky ind mund të shkaktojë probleme serioze tek disa gra.

Gati 1 në 1 500 gra me simptoma të hershme të shtatzënisë ka një shtatzëni molare. Kjo do të thotë që 1 499 gra nga 1 500 nuk e kanë këtë problem.

Çfarë e shkakton shtatzëninë molare

Shtatzënia molare mendohet se shkaktohet nga një problem me informacionin gjenetik të një veze ose spermatozoidi. Janë dy lloje të shtatzënisë molare: e plotë dhe e pjesshme:

  • Shtatzënia e plotë molare. Një vezë pa informacion gjenetik fekondohet nga një spermatozoid. Spermatozoidi rritet vetë por ai mund të bëhet vetëm një bllok indesh. Ai nuk mund të bëhet një fetus. Ndërsa ky ind rritet, ai duket si një vile rrushi. Ajo mund të mbushë mitrën.
  • Shtatzënia e pjesshme molare. Një vezë fekondohet nga dy spermatozoide. Placenta bëhet tumor molar. Çdo ind i fetusit që formohet ka gjasa të ketë defekte të rënda.

Disa herë një shtatzëni e cila duket sikur është me binjakë gjendet të jetë një fetus dhe një shtatzëni molare. Por kjo ndodh shumë rrallë.

Gjërat që mund të rrisin riskun tuaj për të pasur një shtatzëni molare përfshijnë:

  • Moshën. Risku për një shtatzëni të plotë molare rritet në mënyrë që qëndrueshme pas moshës 35 vjeç.
  • Një histori e një shtatzënie molare, veçanërisht nëse keni pasur dy a më shumë.
  • Një histori aborti.
  • Një dietë e ulët me karotinë. Karotina është një formë e vitaminës A. Gratë që nuk marrin mjaftueshëm nga kjo vitaminë kanë një shkallë më të lartë të shtatzënisë së plotë molare.

Cilat janë simptomat?

Një shtatzëni molare shkakton të njëjtat simptoma të hershme si edhe një shtatzëni normale, siç është një periodë e munguar ose sëmundja e mëngjesit. Por një shtatzëni molare zakonisht shkakton edhe simptoma të tjera. Ato mund të përfshijnë:

  • Rrjedhje të gjaku-t nga vagina.
  • Një mitër më të madhe se normale.
Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës

Shumë vite të trajtimit të pacientëve me kancer dhe testimit të trajtimeve në klinika, kanë ndihmuar mjekët të dinë se çfarë është e mundshme për të funksionuar për një lloj dhe fazë të veçantë kanceri. Mjeku juaj do t’ju këshillojë për trajtimin më të mirë për kancerin tuaj. Kjo do të varet nga rezultatet e test-eve tuaja, ku kanceri ekziston dhe nëse ai është i përhapur, moshën tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm dhe atë që ju dëshironi.

Trajtimet për kancerin e qafës së mitrës përfshijnë kirurgjinë, kemioterapinë, radioterapi-në ose një kombinim të këtyre trajtimeve.

Cone biopsia

Disa lloje të hershëm të kancerit të qafës së mitrës, mund të trajtohen me Cone biopsi-a. Megjithatë, kujdesi i madh është i nevojshëm për t’u siguruar, që të gjitha qelizat e kancerit janë larguar, kështu që margjinat e indeve të hequra janë ekzaminuar me kujdes. Shumica e grave që bëjnë Cone biopsi, nuk do të kenë efekte anësore afatgjatë.

Histerektomia

Histerektomi do të thotë heqje e uterus (mitra) me kirurgji.

Ekzistojnë dy lloje histerektomie:

  • Histerektomi e përgjithshme, në të cilën uterusi, që përfshin qafën e mitrës është hequr;
  • Histerektomi radikal-e, në të cilën uterusi, qafa e mitrës, ligament-et mbështetëse dhe pjesa e sipërme tek vagina janë hequr. Vezoret zakonisht nuk janë hequr tek gratë që akoma kanë perioda. Autopsi në nyja limfatike gjithashtu mund të bëhet gjatë një histerektomie radikale për kancerin e qafës së mitrës.

Për të dyja llojet e histerektomisë, do të keni nevojë për një anestezi të përgjithshme.

Histerektomia radikale është një operacion më i gjatë dhe merr më shumë kohë për shërim.

Kur të zgjoheni pas kirurgjisë, do të keni në zonën e caktuar shumë tuba. Ju do të keni një pikatore intravenoz-e, që do t’ju japë lëngje dhe ilaçe. Në legenin tuaj, mund të keni një tub, për disa ditë. Gjithashtu, do të keni një kateter, të vënë në fshikëzën tuaj për të larguar tharjen e urinës. Pasi të përmirësoheni nga operacioni, këto tuba do të hiqen.

Pas operacionit