Kolesteroli: Kontrolloni nivelet tuaja

Sasia e kolesterolit dhe yndyrave të tjera të njohura si trigliceride në gjaku-n e njeriut janë një indikacion i fortë i mundësisë së atakut të zemrës. Nivelet e larta të quajtura kolesterol “i keq” dhe trigliceridet janë shkak për shqetësim pasi ato mund të shkaktojnë aterosklerozë dhe sëmundjen koronare të zemrës, një faktor rreziku madhor për atakun e zemrës.

Për këtë arsye, është e rekomandueshme për të gjithë të rriturit për të matur nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve të paktën një herë. Nëse nivelet janë të ulëta dhe ju nuk ndryshoni dietën dhe të ushtruarit, atëherë nuk do të jetë e nevojshme që t’i kontrolloni ato përsëri, të paktën për një kohë. Por, nëse nivelet e kolesterolit janë anormalisht të larta, mjeku duhet t’ju këshillojë rreth menaxhimit të kolesterolit.

Fondacioni i zemrës rekomandon që të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeçare dhe mbi të duhet të bëjnë kontrolle të rregullta të gjakut për të kontrolluar nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve. Ato, të cilët janë më të rinj se 45 vjeç dhe kanë faktorë të tjerë rreziku për sëmundjen e zemrës, siç janë diabet-i ose historia familjare e kolesterolit të lartë, gjithashtu duhet të kontrollojnë rregullisht nivelet e tyre të gjakut–të paktën njëherë në vit.

Si mund të reduktohet kolesteroli?

Nivelet e yndyrave në gjak mund të reduktohen në mënyra të ndryshme. Humbja e peshës nëse jeni mbipeshë ose obez, përmirësimi i dietës tuaj, rritja e nivelit të të ushtruarit, lënia e duhanit dhe reduktimi i konsumimit të alkool-it shpesh ndihmon.

Disa njerëz do të kenë nivele të larta kolesteroli pavarësisht dietës së mirë dhe të ushtruarit të shumtë. Për ato, mund të jetë e domosdoshme marrja e tabletave për të ulur nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe për të reduktuar rrezikun e atakut të zemrës.

Kolesteroli i lartë tek fëmijët

Urthi

Urthi është një formë dispepsi ose mostretje. Ajo shkaktohet nga refluksi i ezofagut. Urthi është simptoma kryesore e refluks-it gastro-ezofageal dhe është përshkruar si një ndjenjë djegieje prapa gjoksit që zakonisht ngrihet drejt fytit. Urthi shpesh ndodh pas të ngrënit ose të shtrirës. Herë pas here mund të lërë gjithashtu një shije të hidhur apo të thartë në gojë, kur përmbajtja e acidit në stomak rritet.

Urthi është një ndër simptomat më të zakonshme të tretje-s. Pjesa më e madhe e njerëzve do të përjetojnë urthin rastësisht. Kjo nuk përbën shkak për alarm. Nëse urthi ndodh shpesh ose ndërhyn në aktivitetet ditore, atëherë mjekët e quajnë këtë sëmundje të refluksit gastro-ezofageale (GERD ose GORD). Me kalimin e kohës GORD mund të çojë në komplikacion-e.

Çfarë e shkakton urthin?

Urthi zakonisht është shkaktuar nga një defekt në muskulin unazor që rrethon pjesën e poshtme të ezofagut, kur ajo bashkohet në stomak. Muskuli unazor duhet të jetë mënyra e vetme që lejon ushqimin që të kalojë poshtë në stomak, por nëse kjo nuk mbyllet siç duhet, atëherë përmbajtja e stomaku-t mund të shkojë mbrapa deri në ezofag.

Çfarë mund të bëni?

Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë.

  • Mundohuni të shmangni të shtrirën pas të ngrënit për të ndaluar që ushqimi të kthehet përsëri në gojë;
  • Shmangni ushqimet që i doni e që i shkaktojnë probleme stomakut. Ushqimet me yndyra ose ushqimet pikante, kafeja, çokollata, pijet e gazuara dhe alkool-i mund të shkaktojnë mos tretjen;
  • Diskutoni me mjekun për ndonjë ilaç që jeni duke marrë, që mund të përkeqësojë refluksin. Shembujt përfshijnë aspirinë-n, ilaçet e tjera josteroidale anti-inflamatore (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug) dhe disa ilaçe të përdorura për osteoporozë-n;
  • Shmangni veshjen e rrobave të ngushta;
  • Lini duhanin;
  • Humbni peshë nëse jeni mbipeshë ose obez;
  • Flini me kokën e ngritur 10-20 centimetra;
  • Flisni me mjekun nëse merni ndonjë nga ilaçet e përdorura për sëmundjen e refluksit gastro-ezofageal.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Kapsllëku: Shkaqet dhe simptomat

Kapsllëku i referohet mocioneve të parregullta të zorrëve dhe/ose dhimbjeve. Një lëvizje e zorrëve çdo ditë nuk është gjithmonë e nevojshme. Zakonet e zorrëve të njerëzve ndryshojnë. Kapsllëku nuk është i njëjtë me zakonet e parregullta të zorrëve. Kapsllëku ndodh kur duhet të sforcoheni për të shkaktuar lëvizjen e zorrëve, e cila është zakonisht e vështirë. Hemorroide-t mund të tregojnë kapsllëk. Ju mund të keni dhimbje koke, frymë të keqe, gjuhë me qime, humbje oreks-i, fryrje, nervozizëm, dhimbje barku, pagjumësi dhe një ndjenjë të përgjithshme sëmundjeje. Herë pas here, disa njerëz ankohen për diarre që vjen si pasojë e kapsllëkut.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar lehtësimin e kapsllëkut?

Dieta është një faktor i rëndësishëm për kapsllëkun. Një dietë e pasur me fibra (fruta, zarzavate dhe produkte gruri) është shumë e rekomandueshme. Kjo duhet të provohet përpara se çdo laksativ të përdoret. Kur në dietë ka mjaftueshëm fibra, atëherë problemet e kapsllëkut do të reduktohen. Ushtrimet ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe duhet të provoni që të pini të paktën 6 gota ujë çdo ditë.

Lakstivët nuk duhet të përdoren për rrethana afatgjata. Përdorimi i shumtë i laksativë-ve mund të shkaktojë zhbalancimin e elektrociteve, që mund të jenë të rrezikshme.

Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore?

Duhet të kërkoni këshilla mjekësore nëse:

  • Kapsllëku është i shoqëruar nga të vjella;
  • Ka ndodhur humbje e menjëhershme e peshës;
  • Mocionet e zorrëve janë shumë të errëta ose përmbajnë gjak;
  • Kapsllëku është përsëritur ose është përkeqësuar;
  • Ekzistojnë dhimbjet e barkut;
  • Jeni duke përdorur sasi të mëdha lakstivësh;
  • Kapsllëku është i alternuar me diarre-në;
  • Keni temperaturë; ose
  • Kapsllëku ka zgjatur për më shumë se 7 ditë.
Udhëheqës vizual: 18 sekretet për një jetë më të gjatë

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: Trajtimet dhe korrigjimet më të mira për celulitin

[ssba_hide]

Ja 15 simptoma të kancerit që meshkujt i injorojnë

Ekspert-ët thonë se meshkujt mund të përfitojnë shumë duke qenë të vëmendshëm ndaj simptomave të caktuara të kancerit, të cilat duhet të diskutohen me doktorin sa më shpejt të jetë e mundur. Por kur vjen puna për të caktuar një vizitë tek doktori, dihet që meshkujt duhet t’i tërheqësh zvarrë!

Dr. Leonard Lichtenfeld, është zëvendës drejtor mjekësor për zyrën kombëtare të shoqatës Amerikane të Kancerit. Sipas Lichtenfeld, meshkujt shpesh duhet të nxiten nga gratë për t’u kontrolluar në lidhje me kancerin. Kjo është një fatkeqësi! Kujdesi rutinë parandalues mund të zbulojë kancerin dhe sëmundje të tjera kur janë vetëm në fazat e tyre fillestare. Kur kanceri zbulohet që në fillim, ka më shumë mundësi për trajtimin e tij.

Kjo do të thotë se ka më shumë shanse për një kurë.

Disa nga simptomat e kancerit tek meshkujt janë specifike. Ato përfshijnë disa pjesë të trupit dhe mund të tregojnë direkt për mundësinë që një kancer të jetë i pranishëm. Simptomat e tjera janë të paqarta. P.sh. një dhimbje që prek shumë pjesë të trupit, mund të ketë shumë shpjegime. Kjo mund të jetë një shenjë e kancerit, ose jo. Por ju nuk mund të përjashtoni kancerin si mundësi, pa shkuar tek mjeku.

Simptoma nr. 1 e kancerit tek meshkujt: Masa e gjoksit

Si shumica e meshkujve, ju ndoshta nuk e keni marrë kurrë parasysh mundësinë që mund të keni kancer gjiri. Edhe pse nuk është shumë i hasur, ai është i mundur. “Çdo masë e re në zonën e gjirit të një mashkulli, ka nevojë të kontrollohet nga një mjek”, thotë Lichtenfeld.

Përveç kësaj, Shoqata Amerikane e Kancerit identifikon disa shenja të tjera shqetësuese që përfshijnë gjoksin e burrave ashtu si dhe të grave, të cilave duhet t’ju kushtohet vëmendje. Ato përfshijnë:

  • Rrudhje dhe tërheqje të lëkurës;
  • Tërheqje e thimthave;
  • Skuqje apo deformim të thimthës ose lëkurës së gjoksit;
  • Dalje e thimthës nga vendi.

Foshnja juaj po pret të përshëndesë botën! Vazhdon të krijojë një shtresë dhjami që do ta ndihmojë të kontrollojë temperaturën e trupit pas lindjes. Ka mundësi që të jetë i gjatë rreth 50 cm dhe peshon pak më shumë se 3.2 kg, pothuaj me madhësinë sa një shalqi i vogël. 2(Djemtë priren të jenë pak më të rëndë se vajzat). Shtresat e jashtme të lëkurës po bien ndërkohë që formohet lëkurë e re nën të.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në secilën nga vizitat tashmë javore tuajat, mjeku do të bëjë një ekzaminim abdominal për të kontrolluar rritjen dhe pozicionin e foshnjës. Mund të bëjë edhe një ekzaminim të brendshëm për të parë nëse qafa e mitrës e ka filluar maturim-in: zbutjen, hollimin dhe fryrjen (hapjen). Por edhe armatosur me këtë informacion, ende nuk ka ndonjë mënyrë për mjekun që të parashikojë saktësisht kur do të vijë në jetë foshnja juaj. Në qoftë se e kaloni datën e pritshme, mjeku do të programojë një testim të fetus-it (zakonisht një sonogramë) pas javës së 40-të, për t’u siguruar që vazhdimi i shtatzënisë është i parrezikshëm. Në qoftë se dhimbjet e lindjes nuk ju fillojnë vetë, shumica e mjekëve do ta stimuloj-në lindjen kur ju të jeni midis një dhe dy javëve vonesë, ose më herët në qoftë se ka ndonjë indikacion që rreziku i pritjes është më i madh se rreziku i lindjes së foshnjës pa vonesë.

Ndërsa jeni duke pritur, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje lëvizjeve të foshnjës dhe t’i bëni të ditur menjëherë mjekut tuaj kur ju duket se ato pakësohen. Foshnja juaj duhet të jetë aktive deri në lindje, dhe një ngadalësim i aktivitetit mund të jetë shenjë e një problemi. Gjithashtu thirreni atë në qoftë se mendoni se mund t’ju kenë shpërthyer ujërat.

Argumentet vazhdojnë gjatë se cili është bilanci më i mirë i një diete, për të arritur kontrollin e peshës tek njerëzit obez-ë apo të atyre në rrezik të saj. Përveç se disa grupeve të vogla, shumica e njerëzve pranojnë se për të humbur peshë, energjia totale e konsumuar në ushqime dhe pije duhet të reduktohet krahasuar me energjinë e shpenzuar.

Megjithatë, ka diskutime në lidhje me bilancin optimal të komponentëve ushqyes (d.m.th. raporti i proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve) dhe faktorëve të tjerë dietikë brenda një diete, për të kontrolluar peshën trupore. Pjesa më e madhe e kësaj pasigurie, lind sepse studimet deri më tani kanë qenë minimale dhe shumë të ngushta për të dhënë rezultate bindëse. Për të zgjidhur këtë, një ekip shumëkombësh studiuesish evropian, kanë nisur një studim mbarë evropian për humbjen në peshë, studimi Diogjen, për të dhënë një përgjigje përfundimtare për këtë pyetje.

Diogjeni është një projekt kërkimi në shumë qendra kërkimore, për të kuptuar sesi obezitet-i mund të ndalohet dhe të trajtohet nga një perspektivë diete.

Profesori Arne Astrup, koordinator i studimit në tetë vende evropiane ka dhënë një pasqyrë të gjetjeve kryesore, nëpërmjet një lidhjeje me video në takimin e fundit të përbashkët të Shoqatave të të Ushqyerit të Zelandës së Re dhe Australisë me qendër në Queenstoun, Zelanda e Re.

Për ta përmbledhur, studimi Diogjen tregoi se janë gjetur rezultate të qëndrueshme, për të humbur peshë me dietat, që kanë karakteristikat e mëposhtme:

  • Të larta në proteina (përbën 20-25% të energjisë së përgjithshme), por jo që vijnë nga yndyrat e ulëta, mishi, ushqime me bazë qumështi, peshku, butakët, pula dhe proteinat e larta (p.sh. bimët bishtajore);
  • Të larta në yndyrë të ngopur  (gjithsej 25-30% yndyrë të energjisë);
  • Karbohidrate komplekse, më shumë sesa sheqerna të thjeshta (të ulëta dhe të larta në fibra), që sigurojnë 45-55% të energjisë;
  • Përmbajnë më pak energji totale.

Një studim që përfshiu 280 të rritur që ishin obez-ë dhe 100 njerëz me peshë të shëndetshme, zbuloi se ngrënia e një mëngjesi të konsiderueshëm vetëm shton numrin e kalorive të konsumuara në një ditë (Revista e të ushqyerit 2011; 10:5).

Bazuar në modelet e vetëraportuara mbi një periudhë prej 2 javësh, u tregua se marrja e kalorive pas mëngjesit mbetet e njëjtë, pavarësisht faktit nëse pjesëmarrësit kishin konsumuar një mëngjes të vogël ose të konsiderueshëm ose e kishin kaluar ngrënien e mëngjesit.

Marrja ditore e kalorive të larta ishte e lidhur me konsumimin e ushqimeve, shpesh të listuara në menutë e mëngjesit, duke përfshirë bukën, vezët, kosin, djathin, salsiçet, reçelin dhe gjalpin. Autori Dr. Volker Schusdziarra, Profesor i mjekësisë intern-e në Universitetin Teknik të Mynihut, tha se kërkuesit kundërshtuan këshillën e zakonshme të dietologëve, për të konsumuar një mëngjes të konsiderueshëm, në mënyrë që të ulej marrja ditore e kalorive.

Diarre-ja ndodh kur lëvizjet tuaja të zorrëve rriten dhe nevoja për të shkuar në tualet është urgjente dhe e shpeshtë. Diarreja ka shumë shkaqe dhe mund të jetë një shenjë e kushteve të rënda, të tilla si çrregullimet inflamatore të zorrëve.

Shumë pacientë të rinj dhe të moshuar me diarre, munden që shumë shpejt të dehidratohen dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Shkaqet e përbashkëta të diarresë përfshijnë viruset, të tilla si: rotavirus tek fëmijët, bakteret e diarresë së udhëtarëve dhe helmimi i ushqimeve. Shkaqe të tjera përfshijnë: stresin, alkool-in, ushqimin pikant dhe ndryshimet në dietë. Ndonjëherë intoleranca ndaj ushqimit ose ilaçet mund të jenë shkaku.

Nëse diarreja është e shkaktuar nga ushqimi i helmuar, ajo mund të fillojë disa orë më vonë, pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar dhe mund të zgjasë deri në tre ditë.

Simptomat e diarresë janë:

  • Lëvizjet e zorrëve;
  • Dhimbjet e barkut, përzierja dhe vjellja.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Nëse personi me diarre është i dehidratuar, kërkoni ndihmë të menjëhershme.

Shenjat e dehidratimit janë:

  • Gojë ose gjuhë e thatë;
  • Përgjumje ose dremitje tek fëmijët;
  • Sy të lodhur;
  • Humbje e elasticitetit të lëkurës;
  • Humbje peshe;
  • Rritje e etjes.

Gjithashtu shkoni tek një profesionist shëndeti nëse:

  • Diarreja zgjat më shumë se 48 orë tek të rriturit dhe 24 orë tek fëmijët;
  • Personi me diarre është një fëmijë nën moshën 5 vjeçare ose një i moshuar;
  • Ju keni ethe ose dhimbje stomaku dhe ndiheni shpesh jo-mirë;
  • Ju keni të vjella, dobësi dhe marrje mendsh;
  • Ju keni udhëtuar kohët e fundit jashtë shtetit;
  • Diarreja juaj eshte e alternuar me kapsllëkun, veçanërisht tek njerëzit mbi 50 vjeç;
  • Ju keni filluar ilaçe të reja, siç janë antibiotikët;
  • Ju keni rregullisht diarre ose në kohë të veçanta të ditës;
  • Ju merrni ilaçe të tjera siç janë pilulat kontraceptive;
  • Ju jeni shtatzënë ose ushqeni me gji dhe disa ilaçe mund të mos jenë të përshtatshme;
  • Ju keni një gjendje tjetër mjekësore;
  • Ju keni alergji nga medikamentet.

Këshilla mbi trajtimin