Tronditja

truri

Çfarë është tronditja?

Tronditja është një formë e butë e lëndimit traumatik të trurit (TBI -Traumatic Brain Injury), që ndikon në funksionimin e tij. Efektet janë zakonisht të përkohshme. Ato mund të përfshijnë humbjen e vetëdijes, dhimbjen e kokës dhe probleme me përqendrimin, kujtesën, gjykimin, bilancin dhe koordinimin.

Shkaqet e tronditjes

Tronditja shkaktohet zakonisht nga lëndimet në kokë, siç janë goditjet në kokë apo fytyrë. Tronditja është e zakonshme në sport, veçanërisht në kontaktet sportive të tilla si futbolli.

Si ndodh tronditja?

Truri është një organ i butë si xhelatinë që ndodhet brenda kafkës në një lëng të qartë të njohur me emrin lëngu cerebrospinal, që e mbron atë nga goditjet. Megjithatë një goditje në kokë mund ta trullosë këtë mbrojtje dhe ta bëjë trurin të kërcejë përtej kafkës, duke shkaktuar dëmtimin e tij. Kjo mund të ndodhë edhe me një përshpejtim të papritur apo ngadalësim, si në një aksident me makinë ose kur koka dhe pjesa e sipërme e trupit është tronditur.

Ky dëmtim mund të prekë funksionin e trurit, zakonisht vetëm për një periudhë të shkurtër. Por ajo mund të çojë gjithashtu në gjakderdhje në tru (hemorragji intracerebrale) ose rreth trurit (hematoma subdurale). Keto gjakderdhje mund të jenë fatale nëse nuk evidentohen dhe trajtohen shpejt.

Simptomat e tronditjes

Shumë njerëz besojnë se humbja e vetëdijes është simptomë kryesore e tronditjes, por tronditja shpesh ndodh pa këtë. Simptomat e tjera të tronditjes mund të përfshijnë dhimbje koke, amnezi (humbje të kujtesës), konfuzion, vjellje, marramendje, tringëllimë në vesh dhe marrje goje.

Trajtimi i tronditjes

Pushimi fizik dhe mendor është mënyra më e mirë për t’u shëruar nga tronditja. Një person i cili dëmtohet duke luajtur sport duhet të lërë menjëherë fushën dhe të monitorohet nga afër.

Nëse një person me tronditje ka përsëritje të të vjellave, dhimbje koke gjithnjë e më të rënduar, krizë, është pa vetëdije, apo ka përkeqësim të simptomave, duhet të çohet menjëherë në spital.

Ataku i zemrës

Infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit), i njohur gjithashtu si ataku i zemrës ndodh kur furnizimi me gjak në muskujt e zemrës bllokohet, duke shkaktuar dëme madhore në atë zonë. Meshkujt në përgjithësi dhe njerëzit me një histori familjare të sëmundjes së zemrës, kanë më shumë mundësi që të vuajnë nga ataku i zemrës. Rreziku më pas rritet me moshën, presionin e lartë të gjaku-t, duhanpirjen, nivelin e lartë të kolesterol-it në gjak dhe obezitet-in. Pavarësisht nëse është i butë ose akut, ataku i zemrës është një gjendje mjekësore serioze.

Shkaqet e atakut të zemrës

Zemra është një muskul i madh që pompon gjak përreth trupit. Si të gjithë muskujt e tjerë, zemra ka nevojë për oksigjen që të funksionojë. Ky oksigjen vjen tek zemra nëpërmjet furnizimit me gjak nga arterie-t koronare.

Nëse ndonjëra nga këto arterie koronare që furnizojnë me gjak zemrën bllokohet, atëherë zemra nuk mund të marrë mjaftueshëm gjak në të gjitha pjesët e muskujve të saj dhe kjo rezulton në ishemi. Nëse kjo vazhdon për më shumë se disa minuta, indet e zemrës do të vdesin.

Ashpërsia e atakut të zemrës do të varet nga sasia e indeve që janë dëmtuar dhe nga koha e dëmtimit të zemrës.

Simptomat e atakut të zemrës

Dhimbje të buta në të forta fillojnë të ndihen në qendër të kraharorit dhe mund të përhapen më pas në krahë.

Gjatë një ataku, personi mundet gjithashtu që të përjetojë vështirësi në frymëmarrje, djersitje, përzierje dhe të vjella. Personi gjithashtu mund që të përjetojë edhe humbjen e vetëdijes.

Ndihma e parë për atakun e zemrës

Nëse mendoni se dikush është duke përjetuar atakun e zemrës, thërrisni menjëherë ambulancën ose dërgojeni atë menjëherë në departamentin e emergjencës të spitalit më të afërt.

Është mirë që të merrni ndihmën mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur. Çdo minutë që kalon, sjell dëmtimin e sa më shumë indeve të zemrës.

Çfarë mund të bëjnë mjekët?

  • Të pranojnë personin në spital për ekzaminim dhe kujdesje intensive. Në momentin që personi është nën kontroll, shanset e tyre për të mbijetuar janë më të mëdha;
Dhimbja e kokës

Dhimbjet e kokës janë relativisht të zakonshme. Ekzistojnë shumë shkaqe që shkaktojnë dhimbjen e kokës. Ato janë: mungesa e ushqimit, tendosja e syve, stresi, konsumimi i alkool-it, tensioni i lartë i gjakut dhe tërheqja ndaj kafeinë-s.

Vendndodhja është gjithashtu e ndryshueshme. Ato mund të ndodhin në njërën apo në të dyja anët e kokës, në pjesën e përparme apo në pjesën e prapme të kokës. Tensioni i dhimbjes së kokës zakonisht ndikon në të dy anët e kokës dhe mund të ndihet si një shtrëngim i ngushtë në të gjithë ballin.

Një dhimbje koke nga migrena (migrenë) shpesh ndikon në njërën anë të kokës dhe mund të shoqërohet nga shqetësime vizual-e, ndjeshmëri ndaj dritës ose ndjeshmëri ndaj zhurmave, përzierje dhe të vjella. Shkaqet e përbashkëta përfshijnë alkoolin, faktorët hormonalë, stresin dhe ushqime të caktuara siç është çokollata.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar trajtimin e dhimbjes së kokës?

Ju mund të ndihmoni nëpërmjet:

  • Identifikimit të faktorëve të dhimbjes së kokës dhe shmangies së tyre;
  • Marrjes së ilaçeve të lirimit të dhimbjes dhe pushimit;
  • Vendosjes së një komprese të lagur në kokë;
  • Pirjes së shumtë të ujit dhe një diete të shëndetshme; dhe
  • Të kontrolluarit të qëndrimit ndërsa uleni në tavolinë ose në kompjuterin tuaj.

Nëse dhimbja e kokës është e shoqëruar me një të ftohtë, duhet të jeni të kujdesshëm për të mos dubluar ilaçet dhe për të shmangur një mbidozë të paracetamolit.

Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore për dhimbjet e kokës?

Duhet të kërkoni këshilla mjekësore nëse:

  • Shtrirja rrit dhimbjen;
  • Lodhja shton dhimbjet;
  • Dhimbja e kokës është shumë e rëndë dhe e papritur;
  • Eshtë hera e parë që keni patur një dhimbje koke të tillë;
  • Keni patur kohët e fundit një dëmtim në kokë, veçanërisht nëse ajo përfshin një humbje ndërgjegjeje;
  • Ekzistojnë shqetësime vizuale;
  • Keni temperaturë, ngurtësi të qafës, të vjella, ndjeshmëri të lehtë, ose një skuqje të lëkurës (këto simptoma mund të përcaktojnë meningjit-in);
  • Vazhdimisht keni dhimbje koke;
  • Dhimbja juaj e kokës ka zgjatur më shumë se 24 orë; ose
Koma: Llojet, Shkaqet, Trajtimet, Prognoza

Një gjendje kome është një gjendje e zgjatur në pavetëdije. Gjatë një gjendje kome, një person është i gjallë dhe duket sikur ai ose ajo është duke fjetur. Megjithatë, ndryshe nga një gjumë i thellë, personi nuk mund të zgjohet me çfarëdo stimul-imi, duke përfshirë dhimbjen.

Çfarë e shkakton një koma?

Koma shkaktohet nga një dëmtim i trurit. Dëmtimi i trurit mund të ndodhë për shkak të rritjes së tensionit, gjakderdhje, humbjes së oksigjenit, ose një grumbullimi toksinash (toksinë). Dëmtimi mund të jetë i përkohshëm dhe i kthyeshëm. Por mund të jetë edhe i përhershëm.

Më shumë se 50% e rasteve në gjendje kome lidhen me trauma në kokë ose turbullime në sistemin e qarkullimit të gjakut në tru. Problemet që mund të çojnë në gjendje kome përfshijnë:

  • Trauma: Lëndimet në kokë mund të shkaktojnë që truri të ënjtet dhe/ose të gjakoset. Kur truri ënjtet si rezultat i traumë-s, lëngu ushtron presion ndaj kafkës. Eventualisht ënjtja mund të shkaktojë që truri të ushtrojë presion poshtë drejt trung-ut nervor, gjë që mund të dëmtojë sistemin aktivizues rektikular, një pjesë e trurit që është përgjegjëse për zgjimin dhe vetëdijen.
  • Ënjtja: Ënjtja e indit të trurit mund të ndodhë edhe pa ndonjë shqetësim. Disa herë mungesa e oksigjenit, prishja e balancës elektrolitike ose hormonet mund ta shkaktojnë atë.
  • Gjakderdhja: Gjakderdhja në shtresat e trurit mund të shkaktojë një koma për shkak të ënjtjes dhe shtypjes mbi pjesën e lënduar të trurit. Kjo shtypje shkakton që truri të zhvendoset duke çuar në dëmtim të trungut cerebral dhe në sistemin aktivizues rektikular të përmendur më sipër.
  • Goditja: Kur nuk ka rrjedhje të gjakut në një pjesë të madhe të trungut cerebral ose humbje gjaku të shoqëruar me ënjtje, mund të ndodhë një koma.
  • Sheqeri në gjak: Tek njerëzit me diabet mund të ndodhë një koma kur nivelet e sheqerit në gjak qëndrojnë shumë të larta. Kjo është një gjendje e cila quhet hiperglikemi. Hipoglikemi-a ose sheqeri në gjak në nivel shumë të ulët mund të çojë edhe ajo në koma. Ky lloj i komës zakonisht është i kthyeshëm, sapo që sheqeri në gjak korrektohet.
Plagosjet e kokës dhe qafës nga sportet: Menaxhimi në fushë

Një plagosje në kokë apo qafë mund të jetë potencialisht shumë serioze dhe këto lloj plagosjesh duhet të menaxhohen në mënyrë të sigurt dhe efektive. Nëse lojtari është pa ndjenja ose nuk mund të lëvizë, gjëja më e rëndësishme e trajtimit është rikthimi i lëvizjeve të shpinës. Kryerja e këtyre trajtimeve për këto lloj plagosjesh është mirë të kryhen nga ana e personelit mjekësor.

Procedurat emergjente për plagosjet e kokës dhe qafës në sport

  • Merr menjëherë në telefon një ambulancë;
  • Kontrollo nëse lojtari është apo jo nën rrezikun e ndonjë dëmtimi tjetër dhe nëse i përgjigjet stimul-imeve (p.sh e folura, përgjigjia ndaj dhimbjes, etj). Kontrollo frymëmarjen dhe pulsin e lojtarit pa lëvizur kokën ose qafën e tij;
  • Nëse lojtari nuk merr frymë dhe nuk ka puls, fillo reanimimin kardio-pulmonar (CPR). CPR përfshin frymëmarrjen gojë më gojë dhe masazh-in e jashtëm të zemrës nëpërmjet gjoksit;
  • Nëse lojtari merr frymë por nuk lëviz, MOS E LËVIZ personin. Lojtari mund të lëvizet vetëm kur plagosja shpinore menaxhohet nga personeli mjekësor.

Tronditja

  • Tronditja është humbja e përkohshme e vetëdijes dhe koshiencës shkaktuar nga një goditje në kokë;
  • Simptomat e një tronditjeje nga plagosja në kokë mund të përfshijnë dhimbje koke, vizione të shfytyruara, humbje ekuilibri, të vjella dhe humbje të koshiencës;
  • Lojtari duhet të nxirret nga fusha dhe të mbikqyret nga afër;
  • Nëse lojtari ka të vjella të vazhdueshme ose shqetësime të rritjes së dhimbjes së kokës duhet të transportohet menjëherë për në spital;
  • Nëse lojtari është jokoshient për më shumë se një minutë ose ka pushim zemre ose atak, duhet të transportohet për në spital menjëherë;
  • Nëse personeli mjekësor nuk është në fushë për të asistuar lojtarin, ai duhet të transportohet për në spital për kujdes dhe vëmendje të mëtejshme mjekësore. Lojtari nuk duhet të kthehet të luajë derisa të jetë kontrolluar nga personeli mjekësor;
  • Rikthimi në veprimtari dhe aktivitet sportiv pas një plagosjeje në kokë duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe nën mbikqyrjen e profesionistëve të shëndetit të trajnuar në mënyrë të përshtatshme.

Si të ndihmoni gjatë një krize

  • Nëse një person është duke kaluar një krizë të lehtë – p.sh. në momentin që një person “e humbet toruan” por nuk bie në tokë ose nuk duket se ka humbur ndjenjat – flitini avash dhe qetësoni personin dhe përsërisni çdo informacion që ata kanë humbur gjatë krizës. Çojini ata në një vend të sigurt nëse është e nevojshme;
  • Nëse kanë një krizë të rëndë – për shembull bien nën tokë, humbasin vetëdijen dhe kanë edhe dridhje të trupit – mos i kufizoni ata. Sigurohuni që të mos kenë me çfarë të vriten, vini diçka të butë poshtë kokës dhe shpatullave të tyre dhe lironi rrobat që kanë veshur nëse janë duke u penguar frymëmarrjen;
  • Nëse ata kanë vjellë, shtrijini në tokë në një anë të trupit në mënyrë që lëngjet të dalin lehtësisht nga goja dhe të mos u pengojnë frymëmarrjen;
  • MOS vini asgjë në gojën e tyre dhe MOS hapni gojën e tyre me forcë: kjo gjë mund të dëmtojë zonë në fjalë. Ata nuk do të gëlltisin gjuhën e tyre;
  • MOS i lëvizni ata nëse nuk janë në një pozicion të rrezikshëm;
  • Kur kriza ka përfunduar, kthejini në kurriz, qetësojini, u thoni se ku janë dhe se çfarë ju ndodhi;
  • MOS e shqetësoni personin nëse bie në gjumë pas krizës, por vazhdoni të kontrolloni shenjat vitale;
  • Thirrisni një ambulancë nëse një person po përjeton krizën e tij të parë, sidomos në rastet kur: dridhja nuk ndalon brenda 5 minutave (ose nëse një krizë tjetër fillon menjëherë pas të parës), nëse kanë probleme me frymëmarrjen pasi ka përfunduar dridhja e trupit, nëse kanë diabet, nëse janë gra shtatzëna, nëse janë vrarë, ose nëse jeni në dyshim për çfarëdo lloj arsyeje;
  • Të shihni dikë me krizë epileptike është shumë e frikshme – duket se nuk mbaron kurrë; qëndroni të qetë dhe mundohuni të mos kaloni në panik.

Hipoglikemi-a është një gjendje në të cilën ekziston një nivel jonormal i ulët i glukozës (sheqerit) në gjak.

Çfarë e shkakton hipoglikeminë?

Kjo mund të ndodhë i rezultat i hiper-sekretim-it të insulinës nga pankreas-i, glukoza shumë e pakët në dietë dhe, në rastin e personave me diabet, një konsum i tepërt i insulinës ose i shumë tabletave diabetike (ose një kombinim i insulinës dhe tabletave diabetike) mbi nevojat e trupit. Hipoglikemia diabetike mund të ndodhë nëse personi aksidentalisht injekton shumë insulinë, mungon një vakt ushqimi, pi alkool (sidomos me një stomak bosh), ose merr përsipër ushtrime shumë më të fuqishme se ato që është mësuar të bëjë.

Cilat janë simptomat e hipoglikemisë?

Në shumicën e rasteve janë të njohur simptomat e hipoglikemisë diabetike dhe ju mund të merrni veprimet e duhura korrigjuese. Megjithatë, në disa rrethana, p.sh. gjatë gjumit, simptomat paralajmëruese nuk kapen gjithmonë dhe nuk ndërmerren veprimet e duhura, të cilat mund të rezultojnë në atë që personi të mbesë pa ndjenja. Gjithashtu, disa medikamente, të tilla si bllokuesi-beta që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjaku-t, mund të fshehë disa nga simptomat e hipoglikemisë, duke e bërë atë më të vështirë për ta zbuluar. Nëse personi është i vetëdijshëm për fillimin e hipoglikemisë ata mund të marrin hapa për ta luftuar atë.

Simptomat e para të hipoglikemisë në diabet

Hipoglikemia provokon tek trupi prodhimin e adrenalinë-s, gjë që shkakton shfaqjen e simptomave të para. Këto simptoma shpesh përfshijnë:

  • Djersitje;
  • Drithërima ose dridhje;
  • Rrahje të forta të zemrës;
  • Ankth;
  • Dobësi;
  • Mpirje rreth buzëve; dhe
  • Uri.

Simptoma të tjera të hipoglikemisë

Hipoglikemia gjithashtu nuk ushqen trurin me energjinë e nevojshme të glukozës për rregullimin e funksionimit të trurit, dhe kjo mungesë glukoze mund të shkaktojë shumë simptoma të tjera, duke përfshirë:

  • Dhimbje të lehtë koke ose marramendje;
  • Konfuzion mendor ose sjellje jonormale;
  • Përgjumje;
  • Vështirësi në të folur;
  • Irritim;
  • Mungesë koordinimi;
  • Humbje të vetëdijes; dhe
  • Koma.