Informacion i përgjithshëm

Përse është e rëndësishme humbja në peshë

Njerëzit që janë mbi peshë ose obez-ë janë në një rrezik më të madh të problemeve të shëndetit të tilla si diabet, sëmundje të zemrës, presion të lartë të gjakut, artrit, apne e gjumit dhe disa formave të kancer-it. Megjithatë, reduktimi i peshës në atë normale mund të reduktojë shumë nga këto rreziqe. Edhe humbja e paktë e peshës, si p.sh. 5-10% e peshës tuaj trupore, mund të sjellë përfitime të mëdha shëndetësore.

Mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme e bën më të lehtë lëvizjen dhe ushtrimet. Kjo mund të përmirësojë cilësinë e jetës dhe t’ju japë ndjenjën e të qenit mirë.

Kur është e rëndësishme humbja e peshës

Humbja e peshës është e rëndësishme kur indeksi i masës së trupit tuaj BMI (Body Mass Index) është mbi nivelin e rekomanduar. Për të llogaritur BMI-në, ndani peshën e trupit tuaj në kilogramë sipas gjatësisë dhe pastaj pjestojeni këtë numër përsëri me gjatësinë tuaj.

Një BMI 18.5 – 25 është një segment i shëndetshëm. Humbja e peshës është e rekomanduar më shumë për njerëzit që e kanë BMI-në më shumë se 27. 1. BMI-ja më shumë se 30 është një shqetësim serioz i shëndetit.

Masa e belit është e rëndësishme dhe duhet të merret në konsideratë ashtu sikundër edhe BMI-ja. Në mënyrë ideale ajo duhet të jetë më pak se 80 cm për gratë dhe më pak se 94 cm për meshkujt.

Njerëzit me masë të madhe muskulore (p.sh. body builders) mund të kenë një BMI më të madhe, por mund të mos jenë mbi peshë. Matja e belit mund të jetë matja më e përshtatshme për matjen e yndyrës në trupin tuaj, sidomos tek të rriturit me muskuj.

Si mund të arrini humbjen e peshës

Shkaku i kancer-it ezofageal nuk është kuptuar plotësisht, por ekzistojnë një sërë faktorësh rrezikues. Këto përfshijnë:

  • Ahalazioni, një gjendje ku muskujt e poshtëm ezofageal nuk pushojnë siç duhet;
  • Gëlltitja e agjentëve kaustikë;
  • Duhani;
  • Pirja e sasive të shumta dhe të rregullta të alkool-it; dhe
  • Ngrënia e nitriteve ose toksinave (toksinë) nga kërpurdhat.

stomaku

Simptomat e kancerit ezofageal

Shumë njerëz nuk përjetojnë ndonjë parehati ose simptoma të dukshme në fazë të hershme, megjithatë, me zhvillimin e kancerit, simptomat e mëposhtme mund të zhvillohen:

  • Vështirësi ose dhimbje në gëlltitje që mund të shoqërohen me ndjesinë që ushqimi dhe lëngjet të ngecin në fyt. Vështirësia në gëlltitje zakonisht është vënë re me ushqimet e forta dhe më pas është zhvilluar me vështirësitë në gëlltitjen e ushqimeve të buta dhe lëngjeve.
  • Humbja në peshë është e zakonshme për shkak të vështirësive në gëlltitjen e ushqimeve dhe lëngjeve.
  • Pneumoni-a e shkaktuar nga ushqimi, që zbret poshtë në rrugët e frymëmarrjes në vend të ezofag-ut dhe më pas kalon në mushkëri (mjekët e quajnë këtë pneumoni aspirative).
  • Kollitje, mbytje ose ngjirje të zërit.
  • Dhimbje kraharori gjatë gëlltitjes ose rasteve të tjera.

Nëse ju përjetoni ndonjë nga këto simptoma në një bazë të rregullt ju duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.