Humbja e peshës: E vërteta për heqjen e kg-ve të tepërt pas lindjes

Shumë gra pyesin veten se sa kohë do t’u duhet që të humbasin peshën e foshnjës dhe të kthehen në trupin e para lindjes. Këtu keni fakte reale lidhur me atë se si trupi vazhdon të ruajë kilogramë pas lindjes.

Është ëndrra e çdo gruaje të humbasë të gjithë kilogramët shtesë pasi ajo lind fëmijën. Por fakti është që madje edhe yjet e kinematografisë nuk arrijnë të kthehen në trupin që kishin para lindjes. Është e rëndësishme që t’i kontrolloni pritshmëritë tuaja; në varësi nga përmasat e të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe peshës së saktë të lëngut amniotik (lëngu amniotik) dhe placentës (të cilat ju i nxirrni gjatë lindjes), shumica e grave shtatzënë mund të humbasin deri në 3-5 kg gjatë lindjes. Duke marrë parasysh që shtesa e peshës gjatë shtatzënisë është 10-15 kg, ky është një fillim i shëndetshëm.

Por nga vijnë kilogramët e tjerë? Indi juaj i gjinjve, depozitimet dhjamore dhe uterus (mitra) e zmadhuar. Në fakt lindja mundet që të mos e tkurrë dhe aq shumë barkun tuaj e ta bëjë afërsisht sa para lindjes.

Janë shumë gjëra që ju mund të bëni për të ardhur sërish në formë. Por në të vërtetë është e rëndësishme që të bëni një pushim. Trupi juaj ka lindur një krijesë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, janë tendosur dhe janë rritur për ta bërë këtë të ndodhë. Mos u përqendroni në kthimin e trupit tuaj në formë, por në krijimin e një trupi të shëndetshëm, të lumtur dhe mundësisht në një formë paksa të ndryshme.

Objektivi juaj javor për humbjen e peshës

Diabeti dhe sytë tuaj

Nëse ju keni diabet ju jeni në rrezik të humbjes së shikimit nga diabeti retinopati-k (dëmtim i enëve shumë të vogla të gjakut në pjesën e prapme të syve). Megjithatë, niveli i mirë i glukozë-s në gjak, presioni normal i gjaku-t dhe trajtimi i rregullt mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve.

Diabeti retinopatik mund të ndodhë në varësi të llojit të diabetit që ju keni, moshës tuaj, ose edhe kontrollit që ju keni ndaj nivelit të glukozës në gjak. Për këtë arsye, çdonjeri që ka diabet duhet të bëjë një kontroll të rregullt të syve. Duke e nisur me shfaqjen e diabetit, se kur është diagnostikuar për herë të parë, dhe më pas për të paktën çdo dy vjet pas kësaj.

Nëse dëmi është zbuluar para se ai të ketë prekur seriozisht sytë tuaj, trajtimi mund të parandalojë humbjen e shikimit. Kur humbja e vizionit tashmë ka ndodhur, trajtimi mund ta ndalë atë vetëm nga përkeqësimi.

Simptomat e diabetit retinopatik

Nëse ju vini re ndonjë ndryshim në vizionin tuaj kontaktoni doktorin. Disa shembuj të simptomave të diabetit retinopatik përfshijnë:

  • Vizion të mjegullt, të çrregullt ose të shtrembëruar që nuk mund të rregullohet me anën e syzeve optik-e;
  • Probleme me bilancin, të lexuarit, shikimin e televizorit dhe të njerëzve që njeh;
  • Të qenit shumë të ndjeshëm;
  • Vështirësi për të parë gjatë natës.

Në fazat e parë të diabetit retinopatik nuk do të ketë simptoma dhe sëmundja nuk mund të diagnostikohet derisa të ketë avancuar.

Kujdesi për sytë tuaj

Për t’u kujdesur për sytë dhe për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së vizionit:

  • Kontrolloni sytë tuaj rregullisht, për të paktën çdo dy vjet, që të kapni shenjat e dëmtimit që në fillim;
  • Kontrolloni nivelin e glukozës në gjak;
  • Mbani një presion gjaku dhe nivel kolesterol-i të shëndetshëm;
  • Nëse shikimi juaj është prekur, kërkoni një trajtim nga doktori juaj për ta ndaluar atë nga përkeqësimi.

Kush mund t’i testojë sytë tuaj?

Si fillim doktori mund të testojë  shikimin tuaj dhe nëse e keni të nevojshme do t’ju referojë tek optometristi ose specialisti.

9 mënyra të lehta për të humbur peshën e shtuar gjatë shtatzënisë

Bonus! Këto detyra të përditshme të një nëne mund t’ju ndihmojnë që të hiqni nga vetja peshën që keni shtuar gjatë shtatzënisë.

Në qoftë se jeni si shumica e nënave të reja, pakoja e vogël e gëzimit ka mbërritur tek ju së bashku me peshën që foshnja juaj ka lënë tek ju. Dhe në gjendjen tuaj të privimit nga gjumi dhe të ngarkuar nga ana hormonale, ju mund të shqetësoheni se kurrë nuk do të keni kohë dhe energji për të humbur peshën e tepërt pas lindjes. Këtë merak mund ta eliminoni menjëherë, ju mund të jeni në gjendje të humbisni një pjesë të madhe të peshës pa shpenzuar orë të tëra duke u djersitur në palestër dhe duke numëruar kaloritë. Si një nënë e re e ngarkuar shumë me punë, ngarkesa nga detyrat që keni çdo ditë, djeg një sasi të konsiderueshme kalorish që ju ndihmojnë të humbisni në peshë, madje pa e kuptuar as vetë. Nuk bindeni? Kontrolloni sa kalori do të digjni gjatë këtyre aktiviteteve rutinë. Kaloritë që digjen varen nga pesha juaj. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më shumë kalori digjni. Në qoftë se peshoni më pak, do të digjni më pak.

Aktivitetet e fokusuara tek foshnja juaj

Ushqyerja me gji

Në qoftë se e ushqeni ekskluzivisht me gji fëmijën tuaj, mund të llogarisni që keni djegur një mesatare prej 500 kalorish, e gjitha duke qëndruar ulur. Mos harroni të qëndroni e hidratuar dhe të ushqeheni me përzierje frutash, perimesh, bulmetrash dhe proteinash pa yndyrë për të siguruar që t’i ruani nivelet e lëndëve ushqyese të larta, gjë që është e rëndësishme për shëndetin tuaj dhe të foshnjës.

Ecja duke e mbajtur në krah foshnjën

Si ta merrni veten pas një përvoje të keqe në lindje?

Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidural-e, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vagina-le. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar.

Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj.

Ndihmojeni trupin tuaj të shërohet

Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë rikuperimin fizik. Ju mund t’ju duhet të merreni me një shqyerje të keqe apo me një prerje të dhimbshme.

“Unë u ndjeva sikur më kishte shkelur një makinë, e pastaj sikur dikush më goditi me një shkop të trashë sikur do të më merrte shpirtin”, thotë një nënë pas një operacioni cezarian pasi ishte munduar të lindte normalisht për katër orë.

Trupi juaj ka nevojë të rikuperohet dhe mënyra më e mirë është të pushoni, gjë që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet tashmë që ju keni një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Marifeti është të përqendroheni tek foshnja juaj dhe tek vetja dhe t’i lini të tjerat t’u kalojnë anash. Kjo do të thotë t’i lini enët të palara në lavaman dhe ta injoroni fshesën me korrent. Mbani mend, foshnja juaj nuk merakoset fare nëse nuk keni bërë një dush dhe kuzhinën e keni rrëmujë. Pranoni ndihmë nga kushdo ua ofron atë. Në qoftë se të tjerët duan t’ju sjellin drekën, mos i refuzoni.

Mos e fajësoni veten

Diabeti: Dieta, trajnimi i fortë dhe humbja në peshë

Të kombinuarit e një energjie të kufizuar, diete të lartë proteinike ​​me trajnimet e ushtrimeve të rezistencës (trajnim force) nxit humbjen e peshës dhe përmirëson përbërjen e trupit në njerëzit me diabet të llojit 2.

Kërkuesit kanë gjetur se ndjekja e kësaj diete ka çuar gjithashtu në pëmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak dhe të shënuesve rrezikues të sëmundjes kardiovaskular-e (sëmundja e zemrës), pavarësisht nëse trajnimi i rezistencës është përdorur apo jo.

Ata analizuan 83 njerëz mbipeshë dhe obez-ë dhe gratë me diabet të llojit 2 në një dietë të energjisë së kufizuar me ose pa trajnimin e rezistencës së mbikëqyrur (RT). Përmirësimet ishin më të mëdha në kombinimin në grup (dietë plus trajnimin e rezistencës).

“Shtimi i RT-së prodhon më shumë humbje peshe dhe të masës së yndyrës, e cila u përforcua edhe më tej duke zëvendësuar disa karbohidrate të dietës me proteina … duke rezultuar në reduktime të mëdha në peshë, në masën e yndyrës, perimetrin e belit dhe insulinë-n,” thanë autorët, nga Universiteti i Adelaides.

Profili i objektivit të dietës ishte 43% karbohidrate, 33% proteina dhe 22% yndyra. Trajnimi i rezistencës është kryer 3 herë në javë dhe përbëhej prej 8 ushtrimesh të veçanta.