Kur duhet të bëni seks në qoftë se doni të mbeteni shtatzënë?

Koha është gjithçka. Sperma mund të jetojë për dy deri në tre ditë, por veza është në qarkullim për vetëm 12 deri në 24 orë. Për të rritur gjasat e konceptimit, është e rëndësishme që të bëhen marrëdhënie më shumë se një herë në kohën e ovulacionit. Një qasje e mirë është që të keni marrëdhënie seksuale një ose dy ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën e ovulacionit. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë të keni një furnizim të shëndetshëm me spermë që pret në tubin fallopian (tubat uterine) për lëshimin e vezës.

Natyrisht koha e saktë kur një grua ka ovulacion-in nuk është krejt e qartë. Gjithçka varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual. Zakonisht një grua e ka ovulacionin rreth 14 ditë para periodës së pasuese të saj dhe jo në mes të ciklit sikurse mendohet zakonisht. Nëse ju keni një cikël 28-ditor, atëherë do ta keni ovulacionin nga mesi i ciklit tuaj. Por në qoftë se keni një cikël 35-ditor, ovulacioni do të jetë afërsisht në ditën e 28-të dhe jo të 17-të.

Për të përcaktuar kohën kur ju jeni me më shumë gjasa për të qenë pjellore, provoni kalkulatorin tonë të ovulacionit.

Si mund ta di kur e kam ovulacionin?

Disa gra janë të vetëdijshme se kur e kanë ovulacionin. Të tjera nuk vënë re ndonjë ndryshim. Nëse mendoni të mbeteni shtatzënë, përpiquni ta studioni ciklin tuaj menstrual për disa muaj.
Disa shenja të imta të ovulacionit janë:
• Ndjeshmëri e gjinjve;
• Ndjenjë e lehtë parehatie në mes të abdomen-it;
• Shtim i shkarkimeve vagina-le në formën e një lëngu si e bardha e vezës;
• Rritje e temperaturës bazale.

Në qoftë se periodat e mia janë të parregullta, a do të jetë më e vështirë që të mbetem shtatzënë?

Ekzistojnë disa receta të ndryshme dhe ilaçe pa receta ose produkte të disponueshme, për të humbur peshë. Ja disa nga ilaçet kryesore.

Orlistat

Orlistat, emri i markës Xenical, është një ilaç që ka treguar se është efektiv për të humbur peshë. Tani është i disponueshëm nga farmacitë pa recetë. Duhet të përdoret vetëm nga njerëz, të cilët janë obez ose mbipeshë dhe me rrezik për një atak zemre, për shkak të kolesterol-it të lartë ose sëmundje si diabet-i e zemra. Nuk përdoret gjatë shtatzënisë.

Orlistat e kryen punën në stomak dhe nuk hyn në sistemin e gjakut. Kufizon e pakëson nivelin e yndyrës së stomaku-t, kështu që në trup absorbohet më pak se 1/3 e yndyrës. Yndyra e pakonsumuar, del nga trupi me jashtëqitjet.

Nëse keni konsumuar shumë yndyrë, efektet anësore të orlistat janë një rrjedhje e yndyrshme me feçet, e shoqëruar me një rritje të urgjencës për të dalë jashtë. Këto efekte zakonisht bëjnë që njerëzit të jenë të ndjeshëm dhe të mbajnë një nivel të ulët yndyre në dietën e tyre dhe kjo ndihmon në ndryshimin e zakoneve të të ushqyerit.

Sibutramina (e padisponueshme)

Sibutramine, emri i markës Reductil, u hoq nga përdorimi në Australi në tetor 2010, nga rezultatet e një studimi të madh, i cili tregoi një normë më të lartë të sëmundjeve kardiovaskular-e (p.sh. atak zemre), në pacientët mbipeshë, që konsumuan sibutramine, sesa në ata që menaxhuan peshën e tyre nëpërmjet ushtrimeve dhe dietave.

Sibutramina është një inhibitor serotonine dhe noradrenaline, i cili funksionon duke ndikuar në kiminë e trurit.

Fentermine (Phentermine)

Fentermine, emri i markës Duromine, është një frenues oreks-i. Ky mjekim kërkon monitorim të saktë dhe rivlerësim të gjendjes nga doktori, më pak ose çdo 3 muaj.

Duromina nuk duhet përdorur nga njerëz me presion të lartë gjaku, që kanë gjëndra tiroide aktive, epilepsi, histori të një çrregullimi psikiatrik ose histori abuzim-i ose varësie me drogë ose alkool. Nuk është i përshtatshëm për gratë shtatzëna.