Bebet nuk pranojnë sjelljet antisociale

Bebet e vogla 8 muajshe pëlqejnë të shohin që sjelljet e këqija dënohen, sugjeron një studim i ri.

Pas eksperiment-imeve me skenarët, duke përdorur kukullat e dorës, kërkuesit e psikologjisë zbuluan se bebet 8 muajshe jo vetëm që pëlqenin kukullat e dorës që performonin lloje të tilla, por gjithashtu miratonin sjelljet negative drejtuar kukullave me sjellje antisociale.

Ato nuk miratonin karakteret që ishin të mirë ndaj kukullave me sjellje antisociale.

Bebet e moshës 5 muajshe uniformisht preferonin karakteret që vepronin pozitivisht ndaj të tjerëve, pa marrë parasysh nëse marrësi i mirësisë kishte qenë më parë “i mirë” ose “i keq”.

Kërkuesit e Amerikës Veriore paraqitën 4 skenarë për 100 foshnja duke përdorur kukullat e dorës. Pasi panë sjelljet e kukullave pozitive ose negative ndaj të tjerëve, bebet më pas u panë që ato merrnin dhe largonin kukullat duke i seleksionuar në kukulla “të mira” dhe “të këqija”.

Kur u pyetën për të zgjedhur karakterin e tyre të preferuar, bebet 8 muajshe zgjidhnin kukullat që keqtrajtonin kukullat e këqija.

Kërkuesit thanë se studimi tregon se bebet 8 muajshe janë të aftë pët të vlerësuar sjelljet sociale që shkonin përtej “asaj që në mënyrë të rëndomtë nënkupton të mirën” dhe “sjelljet antisociale që nënkuptojnë të keqen”.

“Ato panë pozitivisht jo vetëm ato që silleshin mirë ndaj personave të rëndomtë, por edhe ato që kishin trajtim negativ ndaj sjelljeve antisociale”, komentuan ato.

Një vlerësim i mëtejshëm tek të vegjëlit 21 muajsh zbuloi se ata ishin të lumtur që të shpërblenin kukullat që ishin të mira, dhe të lumtur për të larguar kukullat që silleshin keq.