fvfvfv

Kur ju shkoni tek një mjek për t’a pyetur rreth disfunksion-it erektil (gjithashtu i njohur si impotencë), ju duhet të tentoni që të mos jeni të turpshëm. Të paturit probleme me ereksionin, nuk është një refleksion i burrërisë tuaj.

Për të vlerësuar problemet e ereksion-it, mjeku juaj zakonisht do të kërkojë një histori mjekësore dhe do t’ju bëjë një ekzaminim fizik për të kontrolluar për ndonjë nga problemet që ju keni.

Si pjesë e konsultimit, mjeku juaj mund:

  • T’ju bëjë pyetje rreth gjendjeve mjekësore që prekin familjen tuaj, duke përfshirë: diabet-in, presionin e lartë të gjaku-t, sëmundjen e zemrës, sëmundjen vaskulare, problemet e veshkave ose sëmundjen Peyronie (sëmundja Peyronie);
  • T’ju pyesë nëse ju keni bërë kirurgji ose keni patur lëndime në zonën pelvik-e;
  • T’ju pyesë rreth çdo lloj ilaçi që ju jeni duke marrë;
  • T’ju pyesë rreth jetesës suaj, si p.sh. sa alkool ju pini, a pini cigare apo jo, sa të stresuar mund të jeni;
  • T’ju bëjë një ekzaminim për gjëndrat e zmadhuara të prostatës (prostata);
  • Të kontrollojë nervat e penisit për të parë nëse ka ndonjë dëmtim; dhe
  • T’ju këshillojë që të bëni analizat e gjakut e të urinës për të matur nivelin e hormoneve, të kolesterol-it ose ultratingull-in dhe teste të tjera për të matur nivelin e rrjedhjes së gjakut në penis.

Ashtu sikundër të kontrollojë shëndetin tuaj fizik, mjeku juaj mundet gjithashtu që t’ju pyesë rreth shëndetit tuaj seksual dhe emocional dhe rreth marrëdhënies tuaj me partnerin.

Në bazë të informacioneve që ju i jepni, mjeku juaj mund të bëjë diagnozë-n dhe t’ju japë sugjerime për trajtimin, gjë e cila mund t’ju ndihmojë.

 

Impotenca

Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencë (dështimin për të arritur ereksion) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankth-it ose përdorimit të tepërt të alkool-it.

Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksion erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre.

Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë.

Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.

Çfarë e shkakton impotencën?

Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:

  • Komplikimet e diabet-it;
  • Qarkullimi i dobët për shkak të ngushtimit të arterie-ve;
  • Dëmtimi i nervave;
  • Problemet hormonale, si p.sh. mungesa e testosteron-it;
  • Mbipërdorimi i alkoolit dhe cigares;
  • Disa ilaçe; dhe
  • Sëmundja e mëlçisë ose veshkave.

Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikë-t. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgji-së në fshikëz, gjëndrat e prostatës (prostata), zorrës së vogël dhe shpinës.

Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më  e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjik-ale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.

Zmadhimi i penisit: A funksionon?

“Mendoj se nuk ka djalë në botë që nuk do donte që penis-i i tij të ishte disa centimetra më i gjatë”, thotë Michael O’Leary, doktor shkencash dhe profesor i kirurgji-së urologji-ke në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard.

Gjithsesi edhe pas një shekulli përpjekjeje me metoda të dyshimta dhe ndonjëherë të çmendura, për të rritur penisin, nuk keni ç’bëni. Sigurisht që dyshohet se ka disa mënyra; kokrra për penisin, kremra, ushtrime të dhunshme me tërheqje, pajisje të tmerrshme, operacion, por asnjëra nuk funksionon në të vërtetë. Rastet e pakta që mund të funksionojnë kanë rezultate modeste dhe dëme të rënda anësore. Sa të rënda? Në disa raste deri tek mos funksionimi erektues!

“Më besoni, nëse do kishte një mënyrë të sigurt dhe efektive për të rritur masën e penisit, sot do isha i pasur, por nuk ka”, thotë O’Leary.
Gjithësesi, llogjika nuk i ndalon djemtë e fiksuar me masën e penisit të provojnë kura të përcipta për një nga organ-et jetësore të tyre. Gjatë procesit ata rrezikojnë shumë.

Sa i vogël është një penis i vogël?

Mendon se e ke më të vogël se mesatarja? Ka shumë mundësi që jo.
Penisi tipik (i erektuar) është 12-13 cm dhe me perimetër 10-11 cm. Në gjendje jo të erektuar ka më shumë variacion të masës.

Disa djem e kanë në mënyrë natyrale, më të vogël se kaq. Në raste të rralla, gjenetika ose problemet hormonale, shkaktojnë një gjendje që quhet mikro-penis; një penis i erektuar më pak se 5 centimetra.

Ndonjëherë sëmundja Peyronie që lidhet me formimin e një mase fibrore në penis që shkakton dhimbje dhe përthyerje gjatë ereksion-it) dhe kancer-i prostatës (prostata), mund të ulin masën e penisit. Por studimet tregojnë se shumica e djemve që kërkojnë zmadhim të penisit, janë të masës mesatare. Ata thjesht mendojnë se nuk janë.

Pse? Një rol luan këndvështrimi. Është vështirë të “gjykosh” penisin tënd; nëse e sheh nga lart është kënd i keq vështrimi.

Seksi dhe procesi i moshës

Pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar duan dhe shijojnë një jetë të mirë aktive seksuale. Megjithatë, me kalimin e kohës ato vënë re një ngadalësim. Kjo është pjesë e procesit të plakjes.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë gratë?

Femrat mund të vënë re ndryshime në formën dhe fleksibilitetin e vaginës. Këto ndryshime mund të mos shkaktojnë një humbje serioze të aftësisë për të shijuar jetën seksuale. Pas menopauzë-s, shumë gra do të kenë një zvogëlim të lubrifikimit tek vagina që mund të ndikojë në kënaqësinë seksuale. Përdorimi i lubrifikantëve të thjeshtë mund të ndihmojë.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë meshkujt?

Shpesh meshkujt përjetojnë ndryshime më të dukshme. Mund t’ju duhet një kohë më e gjatë për të arritur në ereksion. Ndjenja që ejakulim-i është duke ndodhur mund të fillojë të zvogëlohet. Humbja e ereksionit pas orgazmë-s mund të jetë më e shpejtë ose mund t’i duhet më shumë kohë përpara se ereksioni të ndodhë përsëri. Disa meshkuj zbulojnë se ato kanë më shumë nevojë për stimul-im.

Meshkujt e moshuar dhe impotenca

Ndërkohë që meshkujt plaken, impotenca – mungesa e aftësisë për të arritur dhe mbajtur ereksionin bëhet edhe më e vështirë, sidomos tek meshkujt me sëmundjen e zemrës, presion të lartë të gjaku-t dhe komplikime diabetike.

Efektet e sëmundjeve

Gjithashtu sëmundjet ose paaftësia mund të ndikojë, por edhe gjendje më të vështira nuk do t’ju ndalojnë juve për të arritur një jetë seksuale të kënaqshme.

  • Sëmundja e zemrës. Shumë njerëz që kanë patur atak të zemrës janë të frikësuar se ndoshta kryerja e marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë një tjetër atak. Por rreziku i kësaj është shumë i ulët. Ndiqni këshillën e mjekut. Pjesa më e madhe e njerëzve mund të fillojnë aktivitetin seksual 12 deri në 16 muaj pas një ataku.
  • Komplikacionet e diabetit. Pjesa më e madhe e njerëzve me komplikacion-e diabet-ike nuk kanë probleme, por një në shumë raste mund të ndikojë tek impotenca. Në pjesën më të madhe të rasteve mund të ndihmojnë trajtimet mjekësore.
  • Ataku. Shumë rrallë, aktiviteti seksual është shkatërruar nga ataku.
Disfunksioni erektil dhe çiklizmi

Ushtrimet e moderura të kryera mbi baza të rregullta në përgjithësi përmirësojnë funksionet e trupit, megjithatë, pas çiklizmit disa meshkuj raportojnë dëmtime penile dhe impotencë afatshkurtër që vjen nga pakësimi i sasisë së gjaku-t dhe kompresion i nervave në zonën e perineumit (tek meshkujt, perineum është zona midis derdhjeve dhe anus-it).

Analizat e rezultateve nga një studim i madh (1700 meshkuj), i njohur si Studimi i Moshës tek Meshkujt ka treguar se çiklizmi për më shumë se 3 orë në javë nuk shoqërohet me disfunksion erektil, por çiklizmi për më shumë se 3 orë në javë mund të shoqërohet me disfunksione erektile.

Meshkujt duhet të bëjnë kujdes për t’i dhënë biçikletës në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurohen se kanë ndenjëse të përshtatshme (shala e biçikletës). Duhet një pozicion që minimizon presionin e perineumit. Ulja pak përpara ndenjëses së biçikletës ose blerja e një ndenjëseje më të gjerë është një mbështetje e mirë për kockat pelvik-e dhe mund të parandalojë problemin. Ndenjëset e sheshta kanë më shumë presion në perineum.

Një studim i vitit 2004 me 463 çiklistë që përfunduan një garë më shumë se 320 km tregoi se kishte shanse për rritje të rrezikut të disfunksionit erektil nga:

  • Përdorimi i një biçiklete të llojit mountain, krahasuar me një biçikletë të zakonshme;
  • Pasja e një timoni më të lartë ose paralel me ndenjësen krahasuar me një me timon më të ulët se sa niveli i ndenjëses;
  • Tek ata që patën mpirje pereniale.

Nëse çiklizmi shkakton paralizë ose tronditje në penis, bëj një pushim dhe rregullo pozicionin e dhënies së biçikletës.

Përdorimet

Ulçera gastrike (stomaku) dhe ulçera duodenale beninj-e, ulçera duodenale e shoqëruar me Helikobakter pilori (bakter që vendoset në pjesën pilor-ike të stomakut), refluks ezofageal, sindroma Zollinger-Ellison, profilaksi e ulçerë-s së shkaktuar nga stresi, reduktim i sekretim-it gastrik.

Kundërpërdorimet

Reaksionet e mbindjeshmërisë nga bari.

Efektet anësore

Veprimet anësore të antagonist-ëve të H2, receptor-ëve që përfshijnë diarre-në dhe çrregullimet tjera gastrointestinal-e, testet funksionale të mëlçisë të alteruara (rrallëherë dëmtim i mëlçisë), dhimbje koke, marrje mendsh, urtikarie (njolla të kuqe) dhe lodhje. Veprime të rralla anësore janë: pankreatiti (infeksion i pankreas-it) akut, bradikardi, blloku AV (bllokim i përçimit nervor atrio-ventrikular), konfuzion, depresion dhe halucinacion posaçërisht tek të moshuarit ose shumë të sëmurët, reaksione të mbindjeshmërisë, përfshirë ethet, artralgji (dhimbje të artikulacion-eve), mialgji (dhimbje muskulare), anafilaksi, çrregullimet e gjakut, përfshirë çrregullime të qelizave të gjakut, agranulocitozë, leukopeni, pancitopeni, trombocitopeni, takikardi (rritje të rrahjeve të zemrës), agjitim, çrregullime të të parit, eritemë multoform dhe alopeci (rënie flokësh). Janë paraqitur raporte të veçanta për gjinekomasti (rritje dhe rrjedhje të gjinjve në kushte patologji-ke) dhe impotencë.

Dozimi

Në ulçerë-n beninj-e gastrike dhe duodenale merren nga 150 mg në ditë ose 300 mg në mbrëmje gjatë 4 deri në 8 javë. Në episodet dispepsi-ke kronike deri në 6 javë, kurse tek ulçera e shkaktuar nga BAIJS deri në 8 javë (në ulcerë duodenal-e mund të merren nga 300 mg dy herë në ditë për arritjen e shërimit më të shpejtë); doza e mbajtjes është 150 mg në mbrëmje; tek fëmijët me ulçera gastrike jepen 2-4 mg /kg dy herë në ditë, maksimalisht 300 mg në ditë.

Ulçera duodenale e shoqëruar me helikobakter pilori trajtohet me 300 mg në ditë ranitidinë në doza të ndara (plus amoxicillin-ë 750 mg, tri herë në ditë dhe metronidazol 500 mg tri herë në ditë) gjatë dy javëve; trajtimi me ranitidinë vazhdohet edhe për dy javë tjera.

Trajtimi i impotencës

Impotenca, gjithashtu e njohur si disfunksion erektil ose ED, është një problem shumë i zakonshëm, që prek më shumë se 100 milionë meshkuj. Teknikat e trajtimit kanë ndryshuar përgjatë viteve. Deri më 1970, dështimi erektil konsiderohej pothuajse gjithmonë si shkak i problemeve psikologjike dhe zakonisht është trajtuar me psikoterapi.

Që atëherë, shkaqet mjekësore që kontribuojnë në impotencë kanë qenë të njohur dhe trajtimi i dobësisë është revolucionarizuar, duke ofruar një sërë mundësish, të cilat janë shumë më të pranueshme dhe shumë më të suksesshme.

Mundësitë e trajtimeve tani përfshijnë tabletat, terapinë e auto-injeksion, kirurgji-në, terapinë hormonale dhe këshillimin.

Tabletat për disfunksionin erektil

Tableta e parë, e pranishme për disfunksionin erektil është Viagra. Mjekime të ngjashme janë Cialis dhe Levitra, që kanë një mekanizëm të ngjashëm veprimi me Viagrën, pavarësisht se ndërmjet tyre ekziston një ndryshim në kohëzgjatjen e veprimit.

Këto trajtime ndihmojnë në procesin e arritjes dhe mbajtjes së një ereksioni, duke punuar me mekanizmat biokimike të një ereksioni. Ato i përkasin një grupi ilaçesh të njohur me emrin phosphodiesterase 5 (PDE5).

Mjekimet siç janë Viagra, Cialis dhe Levitra, do të funksionojnë vetëm nëse jeni seksualisht të stimul-uar. Ato nuk rrisin aftësinë tuaj seksuale.

Efektet anësore të këtyre ilaçeve mund të përfshijnë dhimbje të kokës, mos-tretje dhe në raste të rralla shtrembërim të vizionit (shikimit).

PDE5 nuk mund të merret nga të gjithë meshkujt, kështu që mjeku juaj do të ketë nevojë për të vlerësuar përshtatshmërinë tuaj me marrjen e këtyre ilaçeve. Meshkujt me probleme të caktuara të zemrës, nuk duhet asnjëherë të marrin Viagra, Cialis ose Levitra. Konsultohuni me mjekun, për të parë nëse ky lloj mjekimi është i përshtatshëm për ju.

Terapia e vetë-injektimit

Publiciteti rreth trajtimit të impotencë-s me ilaçin Viagra dhe me ilaçe të ngjashme, siç është Cialis dhe Levitra, kanë ngritur interesin e njerëzve në lidhje me çështjen e andropauzës. Ky term shpesh është përdorur për meshkujt e moshës 45 dhe 55 vjeçare. Ndërkohë që ato i afrohen kësaj moshe, shumë meshkuj shqetësohen për atë që atyre mund t’u duhet për të përballuar.

A është e njëjtë faza e andropauzës me atë të menopauzë-s së një gruaje?  Tek gratë, menopauza është shenjë e një reduktimi të shpejtë të prodhimit të hormoneve femërore. Kjo mund të prodhojë një sërë simptomash, fizike dhe psikologjike. Simptoma fizike më e dukshme është ndërprerja e periodave.

Me kalimin e viteve edhe prodhimi i hormoneve mashkullore bie. Por, reduktimi zakonisht është gradual, normalisht më pak se 1% në vit. Shumë meshkuj janë bërë prindër edhe në moshën 70 vjeçare.

Çfarë ndodh kur plakemi?

Pa asnjë lloj dyshimi, plakja sjell ndryshime, jo vetëm në trupin e njeriut por edhe në jetën e tyre. Tek meshkujt, me kalimin e viteve reduktohet fortësia fizike dhe dëshira seksuale. Rritja e peshës, rënia e flokëve dhe ndryshimi i lëkurës, janë gjithashtu elemente të plakjes.

Ashtu sikundër ndryshimet fizike, meshkujt pësojnë edhe ndryshime psikologjike. Në moshë të mesme, meshkujt ndërgjegjësohen se pjesa më e madhe e ambicieve të tyre, tashmë janë të vështira për t’u arritur. Kjo shpeshherë mund të lidhet edhe me suksesin në karrierën e tyre.

Disa meshkuj përjetojnë ankth, pasi ato nuk ndihen më tërheqës për partneret e tyre sikurse edhe për seksin e kundërt.

Të gjitha këto elementë prodhojnë një formë depresion-i, e cila sjell si pasojë një sjellje të çuditshme. Fillimi i një marrëdhënieje atraktive me një femër më të re, shpesh ndihmon për shërimin psikologjik të meshkujve.

Meshkujt me të tillë problemesh, kanë nevojë për mbështetje nga familjarët dhe miqtë e tyre. Ato kanë nevojë për ndihmë për të pranuar këtë fazë të re të jetës së tyre dhe për të ripërsëritur shpesh atë që kanë mundur të arrijnë.

Mungesa e testosteronit

Priapizmi (priapizëm) është një ereksion i vazhdueshëm, i dhimbshëm që nuk është shkaktuar nga dëshira seksuale ose stimul-imi seksual. Nëse ereksioni juaj zgjat për një kohë të gjatë (për më shumë se 3 orë), ju duhet të shkoni tek mjeku për të shmangur dëmtimet e parakohshme të penisit (organit gjenital mashkullor). Është besuar se priapizmi është rezultat i problemeve që lidhen me nervat dhe qelizat e gjakut në organin gjenital, që bllokojnë shumë gjak në qelizat erektile në penis.

Priapizmi mund të jetë një gjendje serioze dhe mund të rezultojë në mosfunksionim seksual, prandaj trajtimi duhet të merret në një kohë të shpejtë.

Çfarë e shkakton priapizmin?

Ndonjëherë, shkaku i priapizmit nuk është i qartë, por në shumë raste, është parë si një efekt anësor i ilaçeve ose drogave të jashtëligjshme si marijuanë dhe kokainë.

Ilaçet që mund të shkaktojnë priapizmin janë:

  • Ilaçet e përdoruara për të holluar lëkurën;
  • Klorpromazina, e përdorur për sëmundjen psikotike siç është skizofren-ia;
  • Kortikosteroide-t, që përdoren për të trajtuar një sërë gjendjesh siç janë reaksionet alergji-ke ndaj ilaçeve, astmës, skuqjes së kruajtshme të lëkurës, sëmundjes kronike inflamatore dhe sëmundjes autoimune (autoimune çrregullime).
  • Disa lloj ilaçesh të presionit të lartë të gjakut; dhe
  • Ilaçe që janë përdorur për të trajtuar impotencë-n, siç është alprostadil.

Shkaqet fizike të priapizmit përfshijnë:

  • Një tumor në shtyllën kurrizore ose në zonën pelvik-e;
  • Probleme me gjakun, siç është leuçemia (leukemi), mpiksjet e gjakut; dhe
  • Një infeksion në zonën gjenitale.

Cilat trajtime janë të pranishme?

Kirurgji-a është njëra ndër opsionet e pranishme për trajtimin e kancer-it të prostatës. Vendimi lidhet me kryerjen e nje operacioni, gjë që nuk e lehtë. Ai duhet të bëhet vetëm pasi të jenë diskutuar rreziqet dhe përfitimet e procedurës me mjekun tuaj. Çështjet që duhet të merren parasysh përfshijnë natyrën e kancerit, moshën tuaj dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Impotenca (disfunksion erektil)

Një ndër efektet anësore të lidhura me kirurgjinë për kancerin e prostatës është impotenca (paaftësia për të arritur në ereksion). Ekziston një rrezik i lartë për impotencë, pasi prostata shtrihet pranë nervave dhe qelizave të gjakut që janë të rëndësishme për ereksionin dhe këto nerva dhe qeliza mund të dëmtohen gjatë operacionit.

Mospërmbajtja

Në mënyrë të njëjtë, mospërmbajtja (humbja e kontrollit të fshikëzës) mund të jetë një problem pas kësaj lloj kirurgjie, pasi prostata është e lokalizuar në bazën e fshikëzës që rrethon tubin urinar (uretrën).

Rreziqet e këtyre efekteve anësore

Mospërmbajtja

Rreziku i mospërmbajtjes urinare, vitet e fundit ka qenë i ulët.

Impotenca

Në të kaluarën, deri në 70% e burrave që kishin prostatën e tyre të hequr për shkak të kancerit kishin disa vështirësi për të arritur ereksion-in. Megjithatë, teknikat e reja kirurgjikale që lidhen me funksionin erektil kanë zvogëluar rrezikun e këtij efekti anësor. Funksioni erektil mund të vazhdojë të përmirësohet gjatë shumë viteve pas operacionit.

Për të minimizuar rrezikun tuaj të impotencës pas operacionit, çfarëdo lloj faktori që mund të sjellë probleme ereksioni duhet treguar. Rreziqe të tilla përfshijnë pirjen e duhanit, kolesterol-in e lartë, presionin e lartë të gjaku-t, obezitet-in dhe diabet-in. Doktori juaj do t’ju tregojë rreziqet dhe do ju ofrojë trajtimin dhe këshillën e nevojshme.

Funksioni seksual pas kirurgjisë

Ereksion-i spontan mund të kthehet pas 6 muajsh të një operacionit të suksesshëm. Megjithatë, disa meshkuj mund të mos përjetojnë rikthimin spontan për më shumë se 3 vjet.