Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

Koliti ulceroz: Trajtimi

Qëllimi kryesor i trajtimit të kolitit ulçeroz është korrigjimi i sistemit imunitar të pacientëve, që ai të funksionojë më mirë. Edhe pse nuk ka një kurë të mirëfilltë për kolitin ulçeroz dhe krizat e tij mund të rishfaqen, kombinimi i mundësive të ndryshme të trajtimit, mund t’ju ndihmojë ta mbani sëmundjen nën kontroll dhe ta jetoni plotësisht jetën.

Trajtimi i kolitit ulçeroz dhe sëmundjeve inflamatore të zorrës (IBD)  është i shumanshëm dhe përfshin përdorimin e medikamenteve, ndryshime të dukshme në stilin e jetesës dhe dietës që bëni, si dhe ndërhyrje kirurgjik-ale në disa raste, për të hequr apo ripërtërirë pjesë të rrugëve gastrointestinal-e që janë prekur nga koliti.

Mjekimi

Mjekimet e kolitit ulçeroz, ndalojnë inflamacionin e zorrës së trashë dhe i japin mundësi indeve të ripërtërihen. Me përdorimin e barnave të dobishme, arrihet që dhe simptomat e kolitit si diarre-ja, gjakderdhja dhe dhimbja në zonën e barkut, të zbehen.

Përveç vënjes nën kontroll dhe bllokimit të simptomave (që sjellin përmirësim), medikamentet ndihmojnë dhe për të ulur shpeshtinë e krizave të sëmundjes (të zgjasin përmirësimin). Pra me mjekimet e duhura, periudhat e lehtësimit të sëmundjes zgjaten dhe periudhat e përkeqësimit të simptomave shkurtohen.

Deri më sot, njohim 5 kategori kryesore mjekimesh që përdoren për të trajtuar koliti-n ulçeroz.

1. Aminosalicilatet (5-ASA)

Ekzema, e njohur si dermatit atopik, është një lloj inflamimi kronik i lëkurës (i vazhdueshëm ose i përsëritur). Njerëzit me ekzemë kanë një lëkurë të thatë, të irrituar dhe kruarje që kontribuojnë në një pjesë të madhe të ndryshimeve të lëkurës. Ekzema trajtohet duke shmangur irrituesit e lëkurës dhe duke përdorur zbutësit dhe hidratuesit e lëkurës ose kremrat.

Shmangia e irrituesve dhe alergjenëve

Është e rëndësishme që të shmangen të gjitha gjërat që përkeqësojnë ekzemën. Irrituesit e zakonshëm të mjedisit përfshijnë sapunët, shkumën në dush, shampot, leshin, najlonin dhe rërën. Polen-i, merimangat e pluhurave të shtëpisë, leshi i kafshëve dhe ilaçe të caktuara mund të përkeqësojnë ekzemën nëse ju jeni alergji-k ndaj tyre.

Nxehtësia e madhe mund ta përkeqësojë ekzemën tuaj, prandaj ajo duhet minimizuar. Gjithmonë lahuni me ujë të vakët  dhe jo me ujë shumë të nxehtë, shmangeni nxehtësinë dhe mos përdorni batanije me ngrohje. Ajri i kondicionuar dhe freskueset janë të nevojshme gjatë verës.

Zëvendësuesit e sapunit

Sapunët normalë përmbajnë alkalinë dhe kjo mund të shkaktojë tharjen e lëkurës tuaj. Sapunët dhe detergjentët që përmbajnë shampo duhet të shmangen dhe në vend të tyre duhet të përdoren zëvendësuesit e sapunëve dhe shampove.

Vajrat e larjeve në dush (p.sh. vaji Alpha Keeri dhe Derma Veen) mund të jenë të nevojshme, por duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi ato mund ta bëjnë larjen e rrëshqitshme. Vajrat gjithashtu janë të preferueshëm për t’u përdorur pas dushit, menjëherë në trupin e lagur dhe më pas duke e tharë trupin ngadalë me peshqir. Të pakësuarit e larjeve/dusheve gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e lëkurës së thatë.

Zbutësit dhe hidratuesit e lëkurës