Tumoret e trurit tek të rriturit

Askush nuk e di se çfarë i shkakton tumoret në tru, ka vetëm pak faktorë të njohur të riskut që janë përcaktuar nga studimet. Fëmijët që marrin rrezatim në kokë kanë një risk më të lartë që të zhvillojnë një tumor të trurit kur rriten, si edhe personat që kanë ndonjë sëmundje të rrallë gjenetike si neuro-fibromatozë ose sindromën Li-Fraumeni. Por këto raste përfaqësojnë një fraksion të afërsisht 35 000 tumoreve të rinj primarë të trurit të diagnostikuar çdo vit. Mosha po ashtu është një faktor i riskut, personat me moshë mbi 65 vjeç janë diagnostikuar me kancer të trurit në një përqindje katër herë më të lartë se të rinjtë.

Një tumor primar i trurit është ai që e ka zanafillën në tru, dhe jo të gjithë tumoret primarë të trurit janë kancerozë, tumoret beninj nuk janë agresivë dhe normalisht nuk përhapen në indet përreth, megjithëse mund të jenë seriozë dhe kërcënues për jetën.

Çfarë është tumori?

Një tumor është një masë indesh që formohet nga një akumulim i qelizave jo normale. Normalisht, qelizat në trupin tuaj plaken, vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të reja. Me kancerin dhe tumoret e tjerë diçka e shkëput këtë cikël. Qelizat e tumorit rriten, edhe pse trupi nuk ka nevojë për to, e si edhe qelizat normale ato nuk vdesin. Ndërsa ky proces ecën më tej, tumori vazhdon të rritet dhe gjithnjë e më shumë qeliza i bashkohen masës.

Tumoret primare të trurit lindin nga qelizat e ndryshme të cilat formojnë trurin dhe sistemin nervor qendror dhe emërtohen sipas llojit të qelizave në të cilat formohen në fillim. Shumica e llojeve të zakonshme të tumoreve të trurit tek të rriturit janë glioma dhe tumore astrocitike. Këto tumore formohen nga astrocitet dhe llojet e tjera të qelizave gliale, të cilat janë qelizat që i mbajnë nervat të shëndetshëm.

Lloji i dytë më i zakonshëm i tumoreve të trurit tek të rriturit janë tumoret meningeal-e. Këto formohen në mening, në shtresën e hollë të indit që mbulon trurin dhe palcën e kurrizit.

Cili është dallimi midis tumoreve malinje dhe beninje të trurit?

Paronikia (Inflamacioni i thoit)

Një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve apo të këmbëve quhet paroniki. Ai është infeksioni më i zakonshëm i dorës dhe në qoftë se lihet pa u trajtuar mund të përparojë në një infeksion më të rëndë të gishtave të duarve apo të këmbëve.

Shkaqet e Paroniki-as

Paroniki shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rreth thoit të dëmtuar nga një traumë, si kafshimi, thithja e thoit, e gishtave, larja e enëve ose acaruesit kimikë. Infeksioni mykotik mund të jetë po ashtu shkak i formimit të paronikias dhe duhet të merret në konsideratë veçanërisht tek personat me infeksion të përsëritur. Kjo sëmundje nuk duhet ngatërruar me malcimin herpetik të gishtit që mund të formojë një puçërr të vogël në gisht dhe që shkaktohet nga një virus por që nuk lokalizohet në skajin e thoit. Malcimi herpetik nuk trajtohet me anë të një prerje dhe drenazhimi dhe kësisoj duhet dalluar nga paroniki.

Simptomat dhe shenjat e paronikias

Një paroniki mund të fillojë si një skuqje dhe ënjtje rreth thoit, që quhet celulit. Shpesh ajo është shumë e dhimbshme kur preket dhe ndonjëherë mund të jetë me një ngjyrë të verdhë në të gjelbër që tregon se nën lëkurë është formuar një grumbullim qelb-i (i quajtur absces).

Simptomat dhe shenjat më të zakonshme janë si më poshtë:

  • Ënjtje;
  • Skuqje;
  • Grumbullim i qelbit;
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes.

Kur duhet kërkuar pakujdesje mjekësore për një inflamacion të thoit?

Ju duhet t’i drejtoheni një mjeku në qoftë se skuqja përhapet përtej lëkurës rreth thoit ose në mollëzën e gishtit. Kjo skuqje tregon se infeksioni është duke formuar një infeksion më serioz të gishtit me formim të qelbit në indet e thella të majave të gishtave, që quhet felon (një infeksion i rrëzës së thoit).

Gjithashtu, ju duhet t’i drejtoheni mjekut në qoftë se është duke u formuar një absces. Ai kërkon drenazhim nga ana e një mjeku. Hapja (ose prerja) e një abscesi për ta kulluar qelbin nuk duhet të provohet të bëhet në shtëpi.

Trajtimi i kancerit të ezofagut

Pasi pacienti është diagnostikuar me kancer të ezofagut, mjeku do të dojë që ju t’i nënshtroheni më shumë testeve, për të përcaktuar nëse qelizat e kancerit janë përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët e quajnë këtë “përcaktim të fazave”. Kanceri ezofagut mund të trajtohet më mirë në qoftë se diagnostikohet në  faza të hershme, para se të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse njerëzit me ezofag të tipit Barret, që i ekspozon më shumë ndaj kancerit të ezofagut se sa njerëzit e tjerë, ekzaminohen rregullisht në mënyrë që kanceri të diagnostikohet herët dhe t’i japin një shans të mirë kirurgjisë për ta kuruar atë.

Megjithatë, kanceri i ezofagut ka shumë pak simptoma në fazën e hershme dhe shpesh shfaqet në një fazë të zhvilluar, para se të jenë identifikuar simptoma të njohura. Trajtimi i kancerit të ezofagut do të varet nga madhësia, nëse është i përhapur dhe mosha e gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit.

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut ose të lehtësimit të simptomave përfshijnë sa më poshtë vijon:

Kirurgjinë për ta hequr e prerë kancerin. Kirurg-u mund të heqë pjesën e prekur nga kanceri ose të gjithë ezofagun: kjo quhet një ezofagektomi. Ndonjëherë hiqet edhe pjesa e sipërme e stomaku-t. Gjithashtu, hiqen edhe nyja limfatike dhe indet tjera në zonë për të parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit në pjesë të tjera të trupit. Nëse pritet një pjesë e ezofagut, atëherë kirurgu do të ketë mundësi të lidhë pjesën e shëndoshë të ezofagut në stomak, në mënyrë që personi të mund të gëlltisë. Ndonjëherë kirurgu krijon një tub që lidh stomakun me atë pak pjesë të ezofagut që ka mbetur pas operacionit.

Në rastet kur kanceri e bllokon ezofagun, kirurgu mund të fusë një tub që zgjerohet (të quajtur stendë) për të mbajtur ezofagun të hapur. Mund të përdoren edhe rrezet lazer për të shkatërruar qelizat e kancerit në ezofag.

Teknika kirurgjikale speciale për kancerin

Kur shumica e njerëzve mendojnë për kirurgjinë, ata përfytyrojnë një mjek që përdor bisturinë dhe instrumente të tjerë kirurgjikalë për të prerë, larguar, riparuar ose zëvendësuar pjesë të trupit të prekura nga sëmundja. Por teknikat më të reja që përdorin lloje të ndryshëm instrumentesh e kanë zgjeruar konceptin e kirurgjisë. Disa nga këto teknika përshkruhen më poshtë.

Kirurgjia me lazer

Lazeri është një tufë e fuqishme shumë e fokusuar e energjisë dritore që mund të përdoret për punë shumë të saktë kirurgjikale, si riparimi i retinës (retina) së dëmtuar në një sy. Ai mund të përdoret në vend të bisturisë për të prerë indet. Gjithashtu mund të përdoret për të avulluar (djegur dhe shkatërruar) disa lloje kanceri të qafës së mitrës, laringu-t, mëlçisë, mushkërive, rektumit dhe lëkurës.

Disa ndërhyrje kirurgjikale me lazer kanë më pak prerje e dëmtime. P.sh. me fibrat optike lazeri mund të drejtohet brenda një hapje në një trup pa pasur nevojë për një prerje të madhe. Pastaj ai drejtohet me saktësi për të shkatërruar një tumor. Gjithashtu lazeri përdoret në një lloj operacioni kirurgjikal që quhet foto amputim ose foto koagulim. Kjo do të thotë që lazeri përdoret për të shkatërruar indin apo për të vulosur indet dhe enët e gjaku-t. Kjo lloj kirurgjie përdoret për të qetësuar simptomat, si atëherë kur tumoret e mëdhenj bllokojnë trakenë (trakeja) ose ezofag-un, duke shkaktuar probleme në frymëmarrje apo ngrënie.

Kriokirurgjia

Kriokirurgjia përdor sprucim me azot të lëngshëm ose një sondë shumë të ftohtë për të ngrirë dhe për të vrarë qelizat jo normale. Kjo teknikë ndonjëherë përdoret për të trajtuar gjendjet para kanceroze, si ato që prekin qafën e mitrës, lëkurën apo penis-in. Gjithashtu përdoret për të trajtuar disa lloje kanceri siç janë ato të mëlçisë dhe prostatës (prostata). Një skanim përdoret për të drejtuar sondën dhe për të parë ngrirjen e qelizave. Kjo e kufizon dëmtimin e indit të shëndetshëm aty afër.

Elektrokirurgjia

Udhëheqës vizual: 12 mënyra për ta shkatërruar lëkurën tuaj

[ssba_hide]

Ënjtja (abscesi) i dhëmbëve

Çfarë është një dhëmb i abscesuar?

Kur një dhëmb pulson vazhdimisht dhe ju mban zgjuar gjatë natës me dhimbje, ju mund të vuani nga diçka më shqetësuese se një dhimbje e thjeshtë dhëmbi.

Abscesi është një infeksion brenda një dhëmbi që është përhapur deri në majën e rrënjës ose rreth saj. Ky infeksion vjen nga dhoma e brendshme e dhëmbit, e cila quhet “dhoma e pulpës”. Brenda dhomës së pulpës ndodhen enët e gjakut dhe nervat, të quajtura kolektivisht “pulpa”.

Para formimit të një abscesi, dhëmbi praktikisht ka humbur aftësinë e tij për të luftuar infeksionet dhe bakteret janë në gjendje të pushtojnë dhomën e pulpës dhe të shumohen. Ndërkohë që bakteret shumohen, infeksioni përhapet zakonisht nga dhoma e pulpës dhe del përmes fundit të rrënjës, për në kockë (pjesën kockore të dhëmbit).

Abcsesi është një grumbullim qelbi i cili është i përbërë nga qeliza gjaku të vdekura, të bardha, mbetje indesh dhe baktere.

Abscesi i dhëmbit ndryshon nga abscesi i mishrave të dhëmbëve për nga burimi origjinal i infeksionit. Abscesi i dhëmbit (abscesi periapikal) vjen nga pulpa e dhëmbit dhe del nga apeks-i (maja) i dhëmbit.

Abscesi i mishrave të dhëmbëve ose ” abscesi periodontal” fillon në një xhep të mishrave të dhëmbëve jashtë dhëmbit, pranë rrënjës. Trajtimi për absceset varet nga vendi se ku e ka origjinën infeksioni.

Cilat janë shkaqet e një dhëmbi të abscesuar?

Ka shumë shkaqe të një abscesi të dhëmbëve. Një shkak shumë i zakonshëm është kur një kavitet dentar (prishja e dhëmbëve) bëhet aq i madh dhe i thellë se ajo arrin tek tek dhoma e pulpës. Një proces inflamator ndodh brenda dhëmbit.

Inflamacion i pulpës është zakonisht ajo që ndihet si një dhimbje dhëmbi. Pulpiti karakterizohet më vonë, nga analizat e mëtejshme të kryera nga një dentist, si kthyeshëm ose i pakthyeshëm. Pulpiti i kthyeshëm do të thotë se pulpa është e irrituar, por ajo ka shansin të shërohet.