Grisjet e perineumit

A është e zakonshme që të shkaktohen grisje gjatë një lindje vaginale?

Po. Me hyrjen e foshnjës tuaj në botë, ju mund të përfundoni me një grisje. Shpesh kjo ndodh në perineum (zona midis anusit dhe vaginës tuaj). Grisjet janë më të zakonshme tek gratë të cilat bëjnë lindjen e tyre të parë vagina-le dhe luhaten nga prerje dhe gërricje të vogla deri në shqyerje të thella që prekin disa muskuj të dyshemesë së pelvisi-t. Është e mundshme që të griseni edhe në qoftë se keni një epiziotomi. Në fakt, një epiziotomi e shton rrezikun e grisjeve të rënda.

Grisjet më sipërfaqësore përfshijnë lëkurën e perineumit dhe indit rreth hapjes së vaginës ose shtresës më të jashtme të vetë vaginës, por jo muskujt. Këto grisje, të quajtura laceracione të shkallës së parë shpesh janë kaq të vogla saqë kërkojnë pak apo aspak qepje. Zakonisht shërohen shpejt dhe shkaktojnë pak apo aspak siklet.

Laceracionet e shkallës së dytë shkojnë më thellë në muskujt poshtë. Këto grisje duhet qepur që të mbyllen, shtresë pas shtrese. Ato do shkaktojnë njëfarë sikleti dhe zakonisht kërkojnë disa javë për t’u shëruar. Qepjet treten vetë gjatë periudhës së shërimit.

Rreth 4% e grave që lindin në rrugë vaginale përfundojnë me një grisje më serioze në perineumin e tyre, që shtrihet deri në anus dhe përtej. Kjo lloj grisje mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme për shumë muaj dhe rrit rrezikun e mospërmbajtjes anale.

Këto grisje të rënda quhen laceracione të shkallës së tretë ose të katërt. Një laceracion i shkallës së tretë është një grisje në indet vaginale, lëkurën dhe muskujt e perineumit që shtrihet në sfinkter (muskuli që rrethon anusin tuaj). Një grisje e shkallës së katërt shkon nëpër sfinkterin anal dhe indin nën të.

Gjithashtu është e mundshme që të griseni edhe në vende të tjera. Disa gra grisen në pjesën e sipërme të vagjinës, pranë preterit (kjo njihet si lacerim peri-ureter-al). Këto grisje janë shpesh krejt të vogla dhe në qoftë se ju pësoni një të tillë, ndoshta do të keni nevojë për vetëm pak ose aspak qepje.

Përsëritja e kancerit të gjirit pas radioterapisë

Radioterapi-a e përgjysmon përsëritjen e kancer-it të gjirit pas një ndërhyrje kirurgjik-ale që e ruan gjirin dhe po ashtu redukton e rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit në 15 vitet në vazhdim. (Lancet, 20 tetor 2011, botim online).

Studiuesit britanikë ekzaminuan të dhëna nga 10 800 gra të regjistruara në 17 prova të rastit, duke krahasuar rastet që u ishin nënshtruar radioterapisë pas ndërhyrjes kirurgjikale që e ruan gjirin, ndërhyrjes kirurgjikale me heqje të tumor-it dhe indit rreth tij, por jo tërë gjirin. Ndërhyrjet kirurgjikale varijonin nga lumpektomia deri në heqjen e një të katërtës së gjirit në të cilën ndodhej tumori.

Studiuesit gjetën që 12.6% e grave që i ishin nënshtruar radioterapisë kishin zhvilluar një tjetër kancer të gjirit në 5 vitet e ardhshme pas ndërhyrjes fillestare kirurgjikale, krahasuar me 25.6% të grave të cilat i ishin nënshtruar vetëm ndërhyrjes kirurgjikale dhe shifrat për 10 vitet e ardhshme ishin 19.3% dhe 35% përkatësisht.

Në total, përqindja vjetore e vdekjeve nga kanceri i gjirit ishte reduktuar me një të gjashtën tek grupi që i ishte nënshtruar radioterapisë.

Shtatzënia molare

Një shtatzëni molare ndodh kur indi që normalisht bëhet fetus, në vend të kësaj bëhet një tumor anormal në mitër. Edhe se ai nuk është një embrion, ky tumor shkakton simptomat e shtatzënisë.

Një shtatzëni molare duhet të trajtohet menjëherë. Kjo do të sigurojë që i gjithë indi të largohet. Ky ind mund të shkaktojë probleme serioze tek disa gra.

Gati 1 në 1 500 gra me simptoma të hershme të shtatzënisë ka një shtatzëni molare. Kjo do të thotë që 1 499 gra nga 1 500 nuk e kanë këtë problem.

Çfarë e shkakton shtatzëninë molare

Shtatzënia molare mendohet se shkaktohet nga një problem me informacionin gjenetik të një veze ose spermatozoidi. Janë dy lloje të shtatzënisë molare: e plotë dhe e pjesshme:

  • Shtatzënia e plotë molare. Një vezë pa informacion gjenetik fekondohet nga një spermatozoid. Spermatozoidi rritet vetë por ai mund të bëhet vetëm një bllok indesh. Ai nuk mund të bëhet një fetus. Ndërsa ky ind rritet, ai duket si një vile rrushi. Ajo mund të mbushë mitrën.
  • Shtatzënia e pjesshme molare. Një vezë fekondohet nga dy spermatozoide. Placenta bëhet tumor molar. Çdo ind i fetusit që formohet ka gjasa të ketë defekte të rënda.

Disa herë një shtatzëni e cila duket sikur është me binjakë gjendet të jetë një fetus dhe një shtatzëni molare. Por kjo ndodh shumë rrallë.

Gjërat që mund të rrisin riskun tuaj për të pasur një shtatzëni molare përfshijnë:

  • Moshën. Risku për një shtatzëni të plotë molare rritet në mënyrë që qëndrueshme pas moshës 35 vjeç.
  • Një histori e një shtatzënie molare, veçanërisht nëse keni pasur dy a më shumë.
  • Një histori aborti.
  • Një dietë e ulët me karotinë. Karotina është një formë e vitaminës A. Gratë që nuk marrin mjaftueshëm nga kjo vitaminë kanë një shkallë më të lartë të shtatzënisë së plotë molare.

Cilat janë simptomat?

Një shtatzëni molare shkakton të njëjtat simptoma të hershme si edhe një shtatzëni normale, siç është një periodë e munguar ose sëmundja e mëngjesit. Por një shtatzëni molare zakonisht shkakton edhe simptoma të tjera. Ato mund të përfshijnë:

  • Rrjedhje të gjaku-t nga vagina.
  • Një mitër më të madhe se normale.