Gjendja diabetike prek këmbët dhe shputat

Këmbët dhe shputat janë vendet më vulnerabël në rastet e komplikacion-eve të njerëzve me diabet (diabeti mellitus) dhe për këtë arsye kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm. Një dëmtim në këmbë  dhe shputë mund të jetë i dhimbshëm, ose në njerëzit që vuajnë nga diabeti neuropati-k (dëmtim i nervit) ndjenja është e shurdhët dhe dëmtime të vogla shpesh anashkalohen dhe nuk trajtohen, duke çuar kështu në një dëmtim më serioz.

Humbja e ndjesisë të temperaturës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për lëndime tek njerëzit me diabet. Kjo mund të rezultojë që një person i cili është duke bërë dush dhe nuk është në dijeni se uji është duke i ngrohur më shumë se çduhet ato. Ata gjithashtu mund të jenë në rrezik të zhvillimit të djegie-ve të rënda pasi janë ulur shumë afër ngrohësit.

Një vëmendje e veçantë është e nevojshme për të parandaluar sëmundjet e qarkullimit dhe infeksionet që zakonisht ndodhin në gjymtyrët e njerëzve me diabet. Zonat me qarkullim të dobët nëse lihen pa u mbikëqyrur, në rastet e lëndimeve mund të zhvillohen në ulcerë ose edhe të bëhen gangrenoz-e.

Mos i injoroni dhimbjet në këmbë ose shputë pasi kjo mund të përcaktojë një problem.

Kujdesi i mirë i këmbëve

Kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm për njerëzit me diabet. Çdo ditë, lajini këmbët tuaj me ujë të vakët (jo shumë të ngrohtë). Nëse ju vini re formimin e një kalloje, ju mund të provoni për ta hequr atë me butësi (p.sh. me një gur për këmbët). Megjithatë, në momentin që formohen, kallot duhet trajtuar vetëm nga profesionistë. Pas larjes, aplikoni një krem në këmbë, por shmangeni atë në mesin e gishtave. Kur ju prisni thonjtë tuaj, pritini ato me kujdes, pak dhe jepini një formë të rrumbullakët.

Gjithmonë vishni këpucë dhe çorape, dhe zgjidhini me kujdes këpucët tuaja. Këpucët duhet të jenë të gjëra mjaftueshëm që të jenë të rehatshme, por jo tepër të gjëra që t’ju rrëshqasin. Ata duhet të jenë elastike dhe të jenë të buta në brendësi.

Kontrolloni shputat tuaja çdo natë, duke i kontrolluar për:

Si është jeta juaj seksuale pas lindjes së një foshnjeje?

Lindja e një fëmije është një përvojë e mrekullueshme që të ndryshon jetën, por pa marrë parasysh se sa e doni fëmijën tuaj, përkujdesja për një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) mund të japë një goditje në jetën tuaj seksuale.

Për ta thënë troç: fëmijët janë “vrasësit e seksit”, thotë psikiatri Gail Saltz, doktor në spitalin presbiterian në Nju Jork – qendra mjekësore Weill Cornell.

Edhe pse rikthimi në ritmin seksual të gjërave mund të jetë i vështirë, ai është një proces i domosdoshëm që sfidon pjesën më të madhe të çifteve, thotë Saltz, i cili është specializuar në terapi seksi dhe është autor i librit Efekti Valëzues: Si mund të çojë një jetë e mirë seksuale në një jetë më të mirë.

“Është e vështirë, por që mund të bëhet”, thotë ai “për sa kohë që ju keni pritshmëri të arsyeshme për veten dhe trupin tuaj”.

Ndezja e “dritës jeshile” për të bërë seks pas lindjes së fëmijës

Shumica e grave e marrin aprovimin për të bërë seks nga mjekët e tyre në mes të 4 – 6 javëve pas lindjes. Para se të filloni përsëri, ju nuk duhet të keni asnjë rrjedhje vagina-le të paslindjes, e njohur si lokia. Pavarësisht nga lloji i lindjes, vaginale apo prerje cezariane, të gjitha gratë që lindin e kalojnë këtë periudhë disa javë më vonë.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale para se rrjedhjet vaginale të ndalojnë, ju vë në rrezik për të marrë infeksione. Nëse keni patur shumë qepje gjatë lindjes së fëmijës, aprovimi për të rifilluar seksin, mund të kërkojë edhe më shumë kohë për t’u marrë.

Nëna – mungesa e gjumit e mbyt dëshirën seksuale

Për nënat e foshnjave, tejlodhja është ndoshta pengesa më e madhe për t’u ndjerë seksi përsëri. Sidomos në fillim, një fëmijë i porsalindur zakonisht zgjohet për t’u ushqyer çdo dy ose tre orë përgjatë gjithë ditës. Ky model mund të vazhdojë për muaj me rradhë.

Emërtimi

  • Travilan Dr.Pd.Inj. 500 mg /flakon (IM)
  • Travilan Dr.Pd.Inj. 1 g/flakon (IM)
  • Travilan Dr.Pd .Inj 1 g/flakon (IV)
  • Travilan PD.Sol.Inf. 2 g/flakon

Përbërja

  • Çdo flakon 500 mg përmban 500 mg Ceftriaksone
  • Çdo flakon 1 g përmban 1 g Ceftriaksone
  • Çdo flakon 2 g përmban 2 g Ceftriksone

Indikime

Ceftriaxon indikohet për trajtimin e infeksione të mëposhtme kur dihet që shkaktohet nga një ose më shumë mikro-organizma (shih pikën 5.1)dhe kur kërkohet terapi parentale:

Pneumoni, septikemi (sepsis), meningjit, bone, infeksion i lëkurës ose indeve të buta, infeksione tek pacientët neutropeni-k, Gonorre-a.

Në profilaksi peri-operative të infeksioneve të lidhura me ndërhyrjet kirurgjik-ale.

Dozimi dhe mënyra e subministrimit

Travilani administrohet si injeksion intramuskular (I.M), injeksion intravenoz (I.V) ose si infusion intravenoz. Doza dhe mënyra e administrimit variojnë nga shkalla e infeksionit, ndjeshmëria e organizmit shkaktar të infeksionit dhe gjendjes së pacientit.

Të rriturit dhe fëmijet mbi 12 vjeç: Doza standarte është 1 g në ditë. Në infeksione të rënda 2-4 g në ditë, e marrë si dozë e vetme çdo 24 orë.

Koha e terapisë varion në bazë të ecurisë së sëmundjes. Si çdo terapi me antibiotikët edhe trajtimi me Travilan, duhet të vazhdojë 48-72 orët e ardhëshme pas përmirësimit të pacientit.

Në raste e gonorre-së akute duhet të subministrohet një dozë 250 mg intramuskulare. Nuk rekomandohet administrimi simultan i probenecid.

Ne profilaksinë peri-operative zakonisht rekomandohet 1 g si injeksion i vetëm muskular ose intravenoz në ndërhyrje kolo-rektal-e 2 g  në rrugë intramuskulare, si injeksion i ngadaltë ose infuzion i ngadaltë intravenoz, i shoqëruar me një agjent kundër baktereve anaerobike.

Nuk është i nevojshëm modifikimi i dozave në pacientë të moshuar nëse funksionet renal-e dhe hepatike janë normale.

Të porsalindurit dhe fëmijët deri në 12 vjeç: Dozat e mëposhtme rekomandohen një herë në ditë.

Leucemia mieloide akute

Leuçemia (leukemi) meloide akute është një lloj i kancerit të gjakut. Zakonisht zhvillohet nga qelizat të cilat mund të kthehen në qeliza të bardha të gjakut (përveç limfociteve). Megjithatë disa herë ajo mund të zhvillohet nga lloje të tjera të qelizave që formojnë gjakun. Këtu keni një informacion bazë për simptomat, faktorët e riskut, shkallën e mbijetesës dhe trajtimet e sëmundjes.

Çfarë është leuçemia mieloide akute?

Ky lloj i leuçemisë (leukemi) fillon në palcën e kockës. Kjo është pjesa e brendshme e butë e kockave. Në llojet akute të leuçemisë, qelizat e palcës së kockave nuk maturohen ashtu siç duhet. Këto qeliza të pa faturuara që shpesh quhen qeliza shpërthyese vazhdojnë të grumbullohen. Ju mund të dëgjoni edhe emërtime të tjera të kësaj sëmundje. Mjekët mund ta quajnë atë:

  • Leuçemi mieloide akute;
  • Leuçemi mielogjen-e akute;
  • Leuçemi granuloktike akuteb;
  • Leuçemi jo limfo-citike akute.

Pa u trajtuar, kjo lloj leuçemie mund të jetë shumë shpejt vdekjeprurëse. Meqenëse ajo është “akute”, ky lloj i leuçemisë mund të shpërndahet me shpejtësi në gjak dhe në pjesë të tjera të trupit si më poshtë:

  • Nyja limfatike;
  • Mëlçi;
  • Shpretkë;
  • Tru dhe shtyllën kurrizore;
  • Testikuj.

Rezultati i pritshëm i leuçemisë (leukemi) mieloide akute varet nga disa faktorë. Dhe natyrisht prognoza (prognozë) është më e mirë në qoftë se ajo reagon mirë ndaj trajtimit. Prognoza është më e mirë në qoftë se:

  • Ju jeni më pak se 60 vjeç;
  • Nuk keni ndonjë histori të kacereve ose çrregullimeve në gjak;
  • Nuk keni ndonjë farë mutacion-esh të gjeneve ose ndryshime të kromozome-ve.

Faktorët e riskut për Leuçeminë Mieloide Akute

Në qoftë se ndonjë gjë e rrit riskun tuaj për ta marrë sëmundjen, ky quhet një faktor risku. Faktorët e riskut nuk tregojnë gjithçka. P.sh. ju mund të keni pak faktorë risku por përsëri të sëmureni ose të keni disa prej tyre dhe të mos sëmureni.

Faktorët e riskut për leuçeminë mieloide akute janë:

  • Tymosja e duhanit;
  • Ekspozimi ndaj disa kimikateve si benzeni, disa produkte të pastrimit, detergjentet etj;

Përdorimet

Trajtimi i infeksioneve të shkaktuara nga stafilokokët (bakteret stafikoloke), streptokokët (bakteret streptrokoke) të grupit B, H. influenzae, E. Coli, Enterobacter, N. gonorre.

Dozimi

Oral-isht (nga goja) – fëmijët 20-30 mg/kg në ditë, të ndara në 2 doza, maksimum 750 mg në ditë.

Të rriturit 250-500 mg, 2 herë në ditë; me injeksion intramuskular (I.M), injeksion intravenoz (I.V) – fëmijët: 60 mg në ditë, 3-4 herë në ditë, maksimumi 100 mg/kg në ditë; – të rriturit, 750 mg-1.5 g çdo 8 orë, maksimumi 6 g/24 orë.

Përdorimet

Parandalim i largimit të transplanteve, sëmundje autoimune (autoimune çrregullime).

Kundërpërdorimet

Tejndjeshmëri ndaj azatrioprinës; në shtatzëni dhe laktacion.

Efektet anësore

Ethet, hipotension, predispozitë e rritur ndaj infeksioneve, pështirosje, anoreksi (mungesë oreks-i), diarre, trombocitopeni, leukopeni, anemi.

Dozimi

Oral-isht ose me injeksion intravenoz (I.V) që zgjat së paku 1 min: (e pasuar nga 50 mL NaCl) ose infuzion. Në sëmundjet autoimune 1-3 mg/kg në ditë e përshtatur sipas nevojës.

Në parandalimin e mospranimit të transplantim-eve fillimisht 5 mg/kg e përshtatur në bazë të përgjigjes në intervalin 1-4 mg/kg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg.

Infeksionet kërpudhore

Infeksioni kërpudhor i thonjve ndodh kur një kërpudhë sulmon një thua të gishtit të dorës, thoin e madh të këmbës, ose lëkurën nën thua, që quhet shtrati i thoit. Kërpudha mund t’i sulmojë thonjtë nëpërmjet çarjeve të vogla në lëkurën rreth thoit ose në hapsirën mes thoit dhe shtratit të tij.
thoi
Nëse jeni të shëndetshëm, një infeksion kërpudhor i thoit, ndoshta nuk do t’ju shkaktojë probleme serioze. Vendi i infektuar mund të duket keq, mund t’ju dhembë apo t’ju dëmtojë thoin ose shtratin e tij.

Infeksioni kërpudhor i thoit mund të sjellë probleme shumë serioze në qoftë se ju keni diabet apo një sistem të dobët imunitar. Bisedoni me mjekun për të gjetur mënyrën më të mirë të trajtimit të një infeksioni të thoit, nëse keni ndonjë nga këto probleme.

Çfarë e shkakton infeksionin kërpudhor të thoit?

Pllakëzat e bardha (këto formohen nga një organizëm njëqelizor, i cili riprodhohet vetë), myku dhe disa lloje të ndryshme kërpudhash mund të shkaktojnë infeksione kërpudhore të thonjve. Shumica shkaktohen nga i njëjti lloj kërpudhe që shkakton këmbën e atletit.

Kërpudhat rriten më mirë në të ngrohtë, në vende me lagështirë dhe mund të përhapen nga njëri person tek tjetri. Ju mund të merrni një infeksion kërpudhor të thonjve nga ecja zbathur në dushe publike ose pishina ose duke ndarë sende personale, të tilla si peshqiri dhe prehësja e thonjve. Nëse keni këmbë atleti, kërpudhat mund të përhapen nga lëkura drejt thonjve.

Ju keni më shumë gjasa të merrni një infeksion të thonjve në qoftë se:

  • Jeni më shumë se 60 vjeç;
  • Keni diabet ose një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar);
  • Keni një lëndim të thoit, si një copë shtesë thoi (ajo pjesa e shtuar dhe e dhimbshme që del në anë të tij) ose një thua këmbe të hyrë në mish;
  • Vishni këpucë që bëjnë këmbët të lagështa apo me djersë;
  • Jetoni ose punoni në një vend të nxehtë dhe të lagësht.

Cilat janë simptomat?

Thoi i prekur nga një infeksion kërpudhor mund:

  • Të zverdhet apo të zbardhet;
  • Të trashet;
  • Të thyhet ose të ndahet, madje mund të shkëputet i gjithi nga lëkura.
Neuropatia tek diabeti

Neuropatia tek diabeti gjithashtu quhet dëmtimi i nervit diabetik ose neuropatia diabetike. Njerëzit me diabet (diabeti mellitus) mund të zhvillojnë këtë komplikacion, që mund të shkaktojë dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm në indet nervore.

Çfarë e shkakton neuropatinë tek diabeti?

Lëndimi i nervave në diabet është shkaktuar nga një rrjedhje e ulët e gjaku-t në indet nervore dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak. Neuro-patia ka më shumë të ngjarë të rezultojë në qoftë se nivelet e glukozë-s në gjak nuk janë të menaxhuara në mënyrë korrekte. Ajo gjithashtu mund të ketë ndodhur para diagnostikimit të diabetit dhe fillimit të trajtimit.

Sa e zakonshme është neuropatia tek diabeti?

Disa njerëz me diabet nuk zhvillojnë kurrë neuropati, ndërkohë që të tjerët mund ta zhvillojnë këtë gjendje relativisht herët. Neuropatia është një ndërlikim relativisht i zakonshëm tek diabeti, dhe rreth 40 deri në 60% e njerëzve me diabet kanë një formë të butë dhe 5 deri në 10% kanë simptoma të rënda. Ashtu si retinopati-a diabetike (retina), ajo është e lidhur shpesh me gjatësinë e kohës që personi ka pasur diabet dhe shkallën e kontrollit të glukozës në gjak.

Simptomat e neuropatisë tek diabeti

Disa njerëz me neuropati në diabet nuk kanë asnjë simptomë, por të tjerët do të përjetojnë disa nga simptomat e mëposhtme (zakonisht zhvillohen gradualisht përgjatë shumë viteve):

  • Dhimbje ose djegie në këmbë;
  • Mpirje të gjymtyrëve;
  • Ndjesi shpimi gjilpërash;
  • Dobësi ose zvogëlim ndjenjash në një pjesë të trupit;
  • Humbje e plotë e ndjesisë në pjesë të trupit;
  • Paralizë e pjesëve të trupit;
  • Dridhje muskujsh dhe kontraktim muskujsh;
  • Diarre ose kapsllëk;
  • Humbje e kontrollit të fshikëzës;
  • Lodhje të fytyrës (shpesh e parë me një lodhje të syve ose venitje të gojës);
  • Ndryshime në vizion;
  • Marramendje;
  • Vështirësi në gëlltitje; dhe
  • Dispepsi, përzierje dhe vjellje.