Kondomët (prezervativët) ose këllufët

Kondomët ose këllëfët bëhen me lateks (plastikë). Ato vendosen në penisin e erektuar të mashkullit përpara interkursit për të ndaluar hyrjen e spermës tek vagina e femrës.

Historia

Kondomët në një formë ose në një tjetër janë përdorur para shumë shekujsh dhe janë një nga format më të vjetra të “barrierave” të kontracepsion-it. Sipas legjendës, Mbreti Minos i Kretës përdorte qeskë urine dhije. Romakët gjithashtu i përdornin këto qeska për të ndaluar transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases), ndërsa kinezët përdornin mëndafsh të vajosur dhe japonezët përdornin lëkurën ose kupën e guackës së breshkës. Të tjera kultura kanë përdorur materiale të tilla si pëlhura dhe intestinat e kafshëve.

Në mes të shekullit 19 përdorej një material prej gome. Megjithatë, në vitin 1930 procesi i prodhimit ndryshoi kur ky material prej gome u zëvendësua nga lateksi likuid. Shumica e kondomëve të sotëm ende prodhohen me një plastikë shumë të hollë—disa prej tyre me lubrifikant. Prodhuesit janë duke investiguar materialet alternative si poliuretani.

Kondomët tashmë janë në madhësi, trashësi, përbërje dhe ngjyrë të ndryshme, megjithatë duhet të theksohet se kondomët e rinj jo domosdoshmërisht kanë formë të besueshme kontraceptimi ose mbrojtjeje kundër STD-ve.

Si funksionojnë?

Kondomi vendoset në penisin e erektuar të mashkullit përpara interkursit për të ndaluar spermën, farën, fluid-et vaginale dhe STD-të që të transmetohen midis partnerëve seksualë. Përveçse si metodë barriere kontraceptimi, kondomët mund të përdoren edhe vetëm për qëllimin e ndalimit të STD-ve.

Nëse është e mundur, ato duhet të përdoren me lubrifikant në mënyrë që të mos çahen. Përdoren vetëm lubrifikantë me bazë ujore—të tjerët mund të dëmtojnë kondomët. Kondomët e pa lubrifikuar janë të vlefshëm për ata që janë të ndjeshëm nga lubrifikantët.

Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet?

Infeksionet seksualisht të transmetueshme

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections) ose sëmundjet seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases), janë ndërmjet sëmundjeve më të zakonshme ngjitëse. Këto infeksione mund të merren nëpërmjet seksit vaginal, anal ose oral.

Mund të jeni në një rrezik të lartë të STI-ve nëse keni (ose keni pasur):

  • Shumë partnerë seksual;
  • Seks me dikë që ka pasur shumë partnerë seksual;
  • Seks pa prezervativ.

Jeni në një rrezik të lartë për disa nga këto sëmundje: HIV (human immunodeficiency virus) dhe Hepatiti B, nëse përdorni të njëjtën gjilpërë, kur injektoni drogë.

Lloje të ndryshme të STI-ve

STI-të bakteriale përfshijnë:

  • Klamidia;
  • Gonorre; dhe
  • Sifilis.

STI-të virale përfshijnë:

  • HIV/AIDS;
  • Herpes gjenital;
  • Lythat gjenitalë;
  • Hepatit B.

STI-të e tjera përfshijnë:

  • Trikomoniazin.

Si shpërndahet STI-ja?

Mikrobet që shkaktojnë STI-të janë gjetur në spermë, gjak, sekrecione vagina-le dhe ndonjëherë në pështymë. Pjesa më e madhe e organizmave, janë përhapur nëpërmjet seksit oral, anal dhe vaginal, por në disa raste nëpërmjet herpesit dhe lythave gjenitalë dhe kontaktit lëkurë me lëkurë.

Pse është e rëndësishme për të identifikuar herët STI-në?

Disa STI të zakonshme mund të shkaktojnë komplikacion-e afatgjata, duke prekur fertilitetin dhe shëndetin e përgjithshëm dhe shumë STI janë transmetuar nëpërmjet kontaktit seksual. Është shumë e rëndësishme, të zbulohet infeksioni i transmetuar që në fazat e para, në mënyrë që të fillojë trajtimi dhe të mund të parandalohet përhapja. Kontaktoni mjekun tuaj, nëse dyshoni se mund të keni STI.

Simptomat specifike të STI-ve

Infeksioni HIV

Menjëherë pas infeksionit me HIV, personi mund të zhvillojë një sëmundje të ngjashme me simptomat e gripit, që përfshijnë dhimbjen e kokës, lodhjen, djersitje gjatë natës, ënjtje në nyja limfatike, diarre dhe skuqje, temperaturën.

Pjesa më e madhe e njerëzve shërohen nga simptomat e sëmundjes brenda pak javëve dhe bëhen akoma më mirë pas një afati të caktuar kohor.

Rrethprerja (synetllëku) mund të mbrojë kundër kancerit të prostatës

Rrethprerja (synetllëku) në fëmijëri ndikon në reduktimin e rrezikut të kancer-it të prostatës (prostata) tek meshkujt në 15%, sipas kërkimit të SHBA-së për debatimin mbi meritën e procedurës.

Autorët sugjerojnë që rrethprerja mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections) nëpërmjet kontaktit siç është HIV (human immunodeficiency virus), si dhe ul mundësinë e infeksionit dhe inflamacion-it në prostatë, gjë që mund të luajë një rol në shkaktimin e kancerit.

Studimi i tyre diagnostikoi 1700 meshkuj me kancerin e prostatës ndërmjet viteve 1993-1996 dhe 2002-2005, si dhe një numër të ngjashëm të kontrolleve të shëndetshme që nuk kishin patur kancerin e prostatës.

Pjesa më e madhe e meshkujve në grupin e kontrollit (që kishin patur kancerin e prostatës) ishin prerë (71.5%) krahasuar me meshkujt në grup që kishin patur kancerin e prostatës (68.8%).

Meshkujt e prerë përpara fillimit të aktivitetit të tyre seksual kishin një rrezik më të ulët ndaj të zhvilluarit të formave shumë dhe pak agresive të kancerit të prostatës.

Rrethprerja nuk është kryer pas ditës së marrëdhënies së parë seksuale në 3.9% tek njerëzit me kancerin e prostatës dhe 2.5% të kontrolleve.

Nuk kishte asnjë dallim në historinë e vetëraportuar të STI-ve në mes të dy grupeve, edhe pse autorët vunë në dukje se njerëzit mund të kenë pasur infeksione asimptomatik-e.

“Ne kemi gjetur një zvogëlim 15% në rrezikun relativ të kancerit të prostatës të meshkujve të bërë synet para marrëdhënies së parë seksuale të tyre, duke sugjeruar një mekanizëm biologjikisht bindës nëpërmjet të cilit mund të ulet rreziku”, thanë autorët.

Infeksionet ishin vlerësuar që të jenë shkaku i 17% të kancerave në të gjithë botën, thanë ata, dhe aty kishte edhe dëshmi në rritje për të mbështetur një rol për STI-të në origjinën e kancerit të prostatës.

Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Një prishje marrëdhënieje mund të ketë implikime të rëndësishme shëndetësore. Një studim tregoi se femrat beqare shpesh janë në një rrezik 3 herë më të lartë për marrjen e infeksionit seksualisht të transmetueshëm (STI-sexual transmitted infections) dhe 2 herë më shumë nën rrezikun e kryerjes së abort-it.

Në një studim të sjelljes seksuale, u studiuan 4800 gra dhe 4000 meshkuj të moshës 18-44 vjeçare dhe rreth një e treta e atyre që ishin seksualisht aktivë kishin përjetuar një ndarje në 5 vitet e fundit.

Një studim francez zbuloi se 3% e individëve që kishin përjetuar ndarjen, kishin rezultuar pozitiv ndaj klamidias, krahasuar kjo me 1% të njerëzve, marrëdhënia e të cilëve nuk kishte ndryshuar.

Gratë që kishin prindër të divorcuar kishin dy herë më shumë mundësi që të abortonin fëmijën e tyre në krahasim kjo me  gratë e tjera, dhe njëkohësisht meshkujt të cilët ishin shkëputur nga një lidhje kishin më shumë mundësi që t’ju raportonin faktin e abortit të ish partneres, prindërve të tyre.

Studimi gjithashtu tregoi se, gratë të cilat ishin shkëputur nga një marrëdhënie e rëndësishme kishin më pak mundësi që të përdornin me partnerët e rinj prezervativë, sesa meshkujt.

Prezervativi femëror ka qenë i pranishëm në SHBA, Angli dhe në disa pjesë të Evropës që në fillimet e vitit 1990.

Prezervativi femëror është studiuar gjerësisht dhe rezultatet tregojnë se është efektive si metodë kontraceptive dhe si barrierë për infeksionet seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections).

Prezervativi femëror u jep femrave një rritje të aksesit të mbrojtjes dhe efektivitet për kontrollin e  fertilitetit ashtu sikundër një rritje për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases), duke përfshirë edhe HIV (human immunodeficiency virus).

Për shkak të pabarazisë gjinore, ekonomike dhe sociale, femrat jo gjithmonë kanë qenë në gjendje për të detyruar partnerët e tyre që të përdorin prezervativin mashkullor. Përveç kësaj, gratë që përfshihen në marrëdhëniet seksuale, kanë më pak fuqi sesa meshkujt për t’i thënë jo seksit të pambrojtur. Ato mund të kenë vështirësi për të filluar diskutimin rreth përdorimit të prezervativit, mund të kenë frikë për humbjen e marrëdhënies, braktisjen ekonomike ose dhunën shtëpiake që mund të vijë si rezultat i kërkesës për përdorimin e prezervativit. Prandaj, negocimi për një përdorim të qëndrueshëm të prezervativit nuk ka qenë i mundshëm për shumë gra.

Gjithashtu, ndonëse edhe prezervativi femëror kërkon disa faza të bashkëpunimit të partnerit, përdorimi i saj është më i kontrollueshëm nga gratë. Qëllimi kryesor për zhvillimin dhe marketingun e prezervativit femëror ka qenë për të siguruar gratë me një metodë që nuk kërkon iniciativën e partnerit, por që ende të mbron ndaj STD-ve, duke përfshirë HIV-in. Ndërkohë që alternativat në lidhje me seksin e mbrojtur kanë qenë mjaft të kufizuara, zgjerimi i alternativave të parandalimit të grave mund të përmirësojë ndjeshëm shanset e tyre për të shmangur një STI dhe shtatzëninë e padëshiruar.

Kontracepsioni: Prezervativi femëror

Prezervativi femëror është një këllëf i fortë, i butë dhe transparent i vendosur ek vagina përpara seksit, duke siguruar mbrojtje ndaj shtatzënisë së padëshiruar dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme  (STD-sexual transmitted diseases). Ajo mbron vaginën, qafën e mitrës dhe organet gjenital-e të jashtme.

Prezervativi femëror është një metodë kontraceptive penguese, e kthyeshme, që shtrihet në zgjedhjen e metodave kontraceptive në dispozicion dhe siguron mbrojtje të konsiderueshme nga rreziku i shtatzënisë dhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections), përfshirë HIV (human immunodeficiency virus).

Është më e fortë se lateksi, pa erë dhe nuk shkakton reaksione alergji-ke të njohura dhe, ndryshe nga lateksi, mund të përdoret me bazë lubrifikuese në ujë dhe vaj. Ajo mund të jetë e futur para seksit, pasi nuk është e varur nga ereksion-i mashkullor dhe nuk kërkon tërheqjen e menjëhershme pas ejakulim-it.

Ajo vjen si para-lubrifikues për lehtësimin e futjes dhe për lëvizje të lehta gjatë seksit. Ajo nuk kërkon një recetë apo ndërhyrjen e një punonjësi të kujdesit shëndetësor.

Si funksionon?

Prezervativi femëror siguron vaginën nga STI dhe shtatzëninë e padëshiruar. Ajo mund të vendoset disa orë përpara seksit, kështu që ajo nuk do të ndërpresë spontan-itetin seksual.

Kush mund ta përdorë prezervativin femëror?

Femrat e të gjitha moshave mund t’a përdorin prezervativin femëror. Kjo është veçanërisht tërheqëse për:

  • Njerëzit që duan të mbrojnë veten e tyre nga të dyja STI-të, duke përfshirë HIV-in, dhe shtatzënia e padëshiruar;
  • Njerëzit të cilët nuk pëlqejnë (ose ato partnerë që nuk duan) prezervativët mashkullorë;
  • Femrat që kanë patur efekte anësore nga kontraceptivë-t hormonalë; ose
  • Njerëzit që janë alergji-kë ndaj lateksit.

Në 1940, Dr. George Papanicolaou zhvilloi një test që zbulonte qelizat prekanceroz (prekanceroze gjendje) dhe kanceroze në qafën e mitrës. Kjo procedurë u bë e njohur me emrin Pap test.

Pse duhet të bëj Pap testin?

Pap testi mund të zbulojë ndryshimet që ndodhin në qelizat e qafës së mitrës në një fazë të hershme. Këto ndryshime, më vonë mund të çojnë në kancer, kështu që duke i zbuluar ato sa më herët, ato mund të trajtohen përpara se të ndodhin ndryshimet kanceroze. Si shumë teste të tjera, Pap testi nuk është gjithmonë 100% efektiv. Ndonjëherë mostrat që merren mund të mos marrin qelizat abnormale, ose mund të jetë e vështirë për t’i lexuar pasi përmbajnë gjak ose mukus. Por përtej këtyre limiteve, pap testet e rregullta çdo 2 vjet, mund të ndihmojnë në parandalimin e mbi 90% të rasteve të zakonshme të kancerit të qafës së mitrës.

Si bëhet Pap testi?

Testet duhet të bëhen në zyrën e doktorit tuaj në pak minuta, si pjesë e ekzaminimit pelvik. Ju mund të ndiheni për disa minuta përgjatë testimit jo komod, por ajo nuk shkakton dhimbje dhe anestezia nuk është e nevojshme. Ju mund të merrni rezultatet në një ose dy javë.

Sa shpesh duhet ta bëj Pap testin?

Llojet më të zakonshme të kancerit të qafës së mitrës mund të marrin mbi 10 vjet për tu zhvilluar, kështu që një test çdo dy vjet është zakonisht i mjaftueshëm. Megjithatë, nëse testet tuaja të mëparshme kanë shfaqur ndryshime, ose ju jeni në një rrezik të lartë të të zhvilluarit të kancerit të qafës së mitrës, doktori juaj do t’ju sugjerojë teste më të shpeshta.

Çfarë ndodh nëse unë marr një rezultat abnormal të Paptestit?

Nëse testi juaj ka një rezultat jonormal, mundohuni që të mos shqetësoheni – të paktën një në çdo 10 rezultate mund të ketë një simbol apo koment të disa llojeve. Ka shumë arsye pse kjo mund të ndodhë dhe shumica nuk është serioze, kështu që kërkoni për një shpjegim dhe diskutoni për çdo shqetësim që mund të keni me mjekun tuaj. Nëse qeliza abnormale janë vërejtur ju mund të drejtoheni për testim dhe trajtim të mëtejshëm.

Kush duhet ta bëj Pap testin?