Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

Astma dhe pirja pasive e duhanit

Ju ndoshta tashmë e dini se në qoftë se ju keni astmë, ju nuk duhet të pini duhan. Po në lidhje me efektet e pirjes pasive të duhanit?

Si ndikon pirja pasive e duhanit tek ju

  • Tymi i cigareve përmban më shumë se 4000 substanca kimike, duke përfshirë monoksidin e karbonit (monoksidi i karbonit), amoniakun dhe arsenikun, dhe përfshin kancerogjen-e.
  • Nëse keni astmë, ekspozimi ndaj tymit të duhanit të të tjerëve – tymi i duhanit në mjedise – mund të shkaktojë një atak astme, dhe kjo mund të rrisë numrin e atakeve që ju mund të keni.
  • Nëse njerëzit pinë duhan rreth jush kjo mund të rrisë ndjeshmërinë e mushkërive tuaja për shkaktimin e astmave të tjera, siç është polen-i ose pluhuri i merimangave.
  • Pirja pasive e duhanit mund të zvogëlojë funksionin tuaj të mushkërive, nëse ju keni astmë.
  • Ekspozimi ndaj tymit të njerëzve të tjerë mund të rrisë nevojën tuaj për medikamente të astmës.
  • Jo vetëm pirja pasive e duhanit lidhet me astmën, por ajo ka qenë gjithashtu e lidhur dhe me kancer-in e mushkërive, kushtet e zemrës dhe sëmundjet e frymëmarrjes së ulët.

Si ndikon pirja pasive e duhanit tek fëmijët tuaj

  • Nëse pini duhan gjatë shtatzënisë, ju rrisni shanset e fëmijës suaj për të pasur probleme të mushkërive të tilla si astma.
  • Pirja pasive e duhanit është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e astmës gjatë fëmijërisë. Ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive mund të shkaktojë astmë te fëmijët të cilët janë tashmë të predispozuar gjenetikisht për këtë gjendje.
  • Fëmijët tuaj kanë më shumë mundësi të vuajnë nga infeksionet e veshit, infeksionet serioze të gjoksit, astmës dhe kollitjes, nëse ju jeni një duhanpirës.
  • Fëmijët me astmë që janë të ekspozuar në mjedise me tym duhani duan më shumë kohë për t’u shëruar nga simptoma të astmës sesa ato që nuk janë të ekspozuar.

Çfarë mund të bëni ju

  • Mos pini cigare.
  • Minimizoni ekspozimin tuaj ndaj tymit të duhanit duke vënë shenja të tilla si “Ndalohet duhani” në shtëpinë tuaj dhe mjediset e punës për të inkurajuar familjen, miqtë dhe kolegët për të mos tymosur rreth jush.
Sëmundja e pestë

Pjesa më e madhe e njerëzve janë shumë të familjarizuar me sëmundjet më të zakonshme infektive të fëmijërisë: fruth, shyta, rubeolë (fruthi gjerman) dhe lija e dhenve. Fatmirësisht 3 të parat, në ditët e sotme, nuk ndeshen më aq shpesh dhe lija e dhenve është parë më rrallë, për shkak të ekzistencës së vaksinave.

Një infeksion tjetër virusal që prek fëmijët nuk është aq shumë i njohur. Ai shkakton të ashtuquajturën sëmundja e pestë.

Çfarë e shkakton sëmundjen e pestë?

Ky infeksion vjen si rezultat i virusit të njohur si parvovirus B19. Ai mund të përhapet nëpërmjet frymëmarrjes, nga teshtitja dhe kollitja e njerëzve të infektuar. Gjithashtu ai mund të përhapet edhe nëpërmjet transfuzion-it të gjaku-t si edhe nga nëna tek fëmija.

Cilat janë simptomat e sëmundjes së pestë?

Pas 7 ditësh nga kontakti me virusin, shfaqet një sëmundje e butë në formë gripi që mund të zgjasë një javë. Pas disa ditëve fillojnë të duken shenjat e infeksioneve. Ajo zakonisht merr formën e një skuqjeje në fytyrë. Skuqja normalisht largohet në më pak se një javë, por mund të rikthehet. Dhimbja e fytit dhe fryrja e gjëndrave gjithashtu mund të shfaqen.

Edhe të rriturit mund të përjetojnë sëmundjen e pestë. Në pjesën më të madhe të rasteve ato do të përjetojnë dhimbje të nyjeve, veçanërisht të duarve, gjunjëve dhe kyçeve. Në krahasim me meshkujt, gratë janë më shumë të prekura ndaj simptomave të nyjeve.

Tek njerëzit me çrregullime të gjakut, sëmundja e pestë mund të shkaktojë anemi të rëndë dhe mund të zvogëlojë numrin e qelizave të bardha të gjakut. Ndonjëherë për t’u përballuar me problemin nevojitet transfuzioni i gjakut.

Sëmundja e pestë dhe shtatzënia

Kur një grua shtatzënë merr sëmundjen e pestë, ajo është nën rrezikun e humbjes së fëmijës. Fatmirësisht ky është një rast i rrallë. Pjesa më e madhe e të rriturve kanë qenë të ekspozuar ndaj parvovirusit B19 dhe janë imunë ndaj tij. Megjithatë, nëse fëmija mund të ketë sëmundjen e pestë, është mirë që të qëndrojë larg grave shtatzëna.

Trajtimi për sëmundjen e pestë

Përgatitje për para konceptimin e një fëmije të dytë

Mund të jetë e vështirë të përgatiteni për një shtatzëni dhe një foshnjë të dytë ndërkohë që jeni një nënë me kohë të plotë por këto sugjerime e bëjnë më të lehtë këtë gjë.

Vetëm sepse ju tashmë keni mbetur një herë shtatzënë kjo nuk do të thotë që ju mund ta fshini nga mendja që ta përgatisni trupin tuaj për një foshnjë të dytë. Të gjithë gjërat që kanë ndodhur me ju herën e parë, ngrënia e mirë, ushtrimet fizike, marrja e peshës tuaj nën kontroll dhe bërja e kontrolleve të para konceptimit, ende zbatohen tek ju në këtë kohë. Dallimi i vetëm: Tashmë ju duhet të manovroni mes kërkesave të amësisë dhe përgatitjeve për një foshnjë të dytë. Por edhe pse koha është e kufizuar dhe energjia është e pakët, ka mënyra për t’u siguruar që të jeni në rregull me përgatitjen e domosdoshme të para konceptimit për foshnjën numër dy. Dhe ja se si:

Sugjerim për përgatitjen për foshnjën e dytë

Gjeni kohën për t’u marrë me gjendjen tuaj fizike

Tashmë që ju keni një fëmijë, ndoshta nuk mund t‘i drejtoheni menjëherë palestrës, apo edhe vetëm të gjeni kohën (dhe energjinë) që të ushtroheni siç do të mund t’u pëlqente. Madje mundet që ju të ndjeheni edhe në faj që po ia merrni kohën programit të ngarkuar të qenies mama. Por po të mendoni që shëndeti juaj do të ndikojë mbi atë të fëmijës tuaj të dytë, atëherë hyrja në një rutinë të përgatitjes fizike nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Në qoftë se gjetja e kohës për t’u ushtruar fizikisht ju duket e pamundur, provoni ndonjë nga këto zgjidhje si më poshtë:

  • Regjistrohuni në një palestër apo në një qendër të komunitetit, e cila kujdeset ndërkohë edhe për fëmijët.
  • Kërkojini një nëne tjetër të kontrollojë foshnjën tuaj ndërkohë që ju stërviteni dhe ofrojini asaj të njëjtën gjë si shkëmbim. Kjo është një gjë që ju mund ta bëni gjatë gjithë kohës së shtatzënisë tuaj të dytë.
  • Përdorni kohën e gjumit të drekës për t’u stërvitur fizikisht.
  • Bëhuni aktiv me të voglin tuaj. Gjeni një park dhe pas një ecje të shpejtë me karrocë, vraponi pas të voglit tuaj.
Konjuktivitet

Çfarë është konjuktiviti?

Konjuktivit-i është një inflamacion i indeve përreth syve dhe kapakëve të tyre—konjuktivë-s. Është një gjendje e shpeshtë dhe mund të jetë shumë ngjitëse.

Çfarë e shkakton konjuktivitin?

Shkaqet e konjuktivitit përfshijnë:

  • Infeksione virale ose bakteriale;
  • Alergji nga substanca si polen-i dhe sporet;
  • Në bebet e sapolindura (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), një infeksion nga bakteret në kanalin e lindjes së nënës; mund të jetë serioz dhe problematik nëse nuk trajtohet;
  • Në bebet deri në rreth 12 muaj, bllokim i pjesshëm i kanalit të lotëve.

Simptomat e konjuktivitit

Nëse keni konjuktivit do të keni sy të kuq, të lënduar, të përlotur dhe kruarje. Mund të ketë edhe papastërti ose qelb të verdhë ose të gjelbër që mbyll qepallat. Këto sekrecione janë infektuese dhe duhet të trajtohen me kujdes për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Trajtimi i konjuktivitit

  • Laj sytë. Përpara se ti prekësh ato; laj duart me sapun dhe ujë të ngrohtë. Thaji ato me një peshqir të pastër (ose mjete të tjera të disponueshme). Pastro dhe largo papastërtitë dhe qelbin nga sytë me shkopa pambuku dhe me solucion të lehtë uji me kripë (1 lugë çaji kripë në 500 ml ujë të zier dhe të ftohur).
  • Pastroi sytë një herë nga cepi në cep dhe pastaj hidhe shkopin me pambuk me kujdes në koshin e mbeturinave. Vazhdo kështu deri sa sytë të pastrohen. Laj dhe thaj duart përsëri. Copat e pambukut dhe leshit nuk janë ideale sepse lenë fije në sy. Garzat e marra tek mjeku ose larguesit e tualetit të syve janë më të mirat për t’u përdorur.
  • Përdor ilaç me pika në sy dhe pomada që rekomandohen me recetë nga ana e mjekut. Butësisht ul poshtë qepallën e poshtme, që të formohet një xhep i vogël. Ngrije kokën lart dhe shiko tavanin. Hidh sasinë e përshtatshme të lëngut në sy dhe pasi ta mbyllësh lëvizi sytë ose fërkoji fare lehtë me gisht. Përpiqu që të mos e prekësh grykën e shishes së ilaçit me pika ose pjesën e fillimit të tubetit të pomadës me sytë e infektuar ose me gishta. Laji duart.
Problemet vulvale

organet-riprodhuese

Vulva është pjesa e jashtme e zonës gjenital-e femërore, dhe përfshin mons pubis, klitoridi-n, hapjen e uretrës (zonës urinar-e dhe vaginale) dhe perineum. Shumë gra përjetojnë siklet apo dhimbje në këtë zonë në një kohë të caktuar në jetën e tyre, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime të konsiderueshme dhe të ndërhyjnë në funksionimin seksual dhe vetë-imazh.

Simptomat e zakonshme vulvale

Simptoma të përbashkëta që gratë me problemet vulvale vuajnë përfshijnë, kruajtje, djegie, dhimbje të vulvë-s, dhe marrëdhënie të dhimbshme (dispareuni). Në varësi të shkakut, simptomat mund të jenë të vazhdueshme ose të vijnë dhe shkojnë (nganjëherë në lidhje me ciklin menstrual).

Problemet e zakonshme vulvale

Për shkak se lëkura dhe indet e vulvës janë shumë delikate, zona është e ndjeshme ndaj acarimit dhe inflamacion-it. Disa probleme të zakonshme vulvale përfshijnë:

Gjendja e lëkurës

Dermatit-i dhe psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) mund të prekin lëkurën e vulvës. Ato zakonisht shkaktojnë kruarje dhe ndonjëherë një ndjesi kruarjeje. Dermatiti është shkaku më i zakonshëm i simptomave vulvale të vazhdueshme dhe mund të lidhet me alergji-të ose të jetë në kontakt me irritues. Ato përfshijnë sapunin, sprajet vagina-le dhe produkte të higjienës femërore. Vulva gjithashtu mund të acarohet nga fërkimi me veshje të shtrënguara apo të brendshme.

Shmangia e irrituesve mund t’ju ndihmojë për të menaxhuar dermatitin vulval. Kremrat kortikosteroide janë zakonisht trajtime efektive për këto probleme të lëkurës dhe një kompresë e ftohtë mund të përdoret për të reduktuar kruarjen.

Infeksionet

Myku vaginal (zakonisht një infeksion i shkaktuar nga Candida albicans) është një nga shkaqet më të zakonshme të problemeve vulvale. Simptomat përfshijnë kruarje, djegie të rastit dhe një shkarkesë të bardhë të trashë, ose shkarkesë e hollë vaginale. Myku vaginal mund të jetë periodik (infeksione të përsëritura), dhe simptomat janë shpesh më të këqija vetëm para se ju të keni periodat.

Komplikimet gjatë lindjes

Një shtatzëni e cila ka përparuar pa ndonjë vështirësi të dukshme ende mund të t’ju hapë rrugën ndërlikimeve gjatë lindjes. Këtu janë disa nga shqetësimet më të zakonshme:

Mungesa e përparimit (proces i zgjatur i lindjes)

Një përqindje e vogël e grave, në më të shumtën e rasteve, ato që do të bëhen nëna për herë të parë, mund të përjetojnë një lindje që zgjat shumë. Në këtë situatë edhe nëna edhe foshnja janë të rrezikuar nga disa ndërlikime duke përfshirë edhe infeksionet.

Paraqitje jo normale

Paraqitja i referohet pozicionit që fetus-i merr ndërsa trupi juaj përgatitet për të lindur dhe mund të jetë ose me kokën poshtë, ose me të ndenjurat poshtë. Në javët para ditës së caktuar të lindjes, fetusi zakonisht bie më poshtë në mitër. Pozicioni më i mirë për të lindur është kur foshnja pozicionohet me kokën poshtë, me fytyrë nga shpina e nënës me mjekrën të mbështetur në gjoksin e tij dhe pjesën e pasme të kokës të gatshme për të hyrë në pelvis. Në këtë mënyrë pjesa më pak e mundshme e kokës së foshnjës çan rrugën nëpër qafën e mitrës nëpër kanalin e lindjes.

Meqenëse koka është pjesa më e madhe dhe më pak elastike e foshnjës, më e mira për të është të hapë rrugën për në kanalin e lindjes. Në këtë mënyrë ka pak rrezik që trupi ta shtyjë dhe koka të bëhet e varur. Në disproporcion-in cefalo-pelvik koka e foshnjës shpesh është shumë e madhe për të kaluar në pelvisi-n e nënës, qoftë për shkak të dimensioneve të tyre relative ose për shkak të pozicionimit jo të mirë të fetusit.

Disa herë foshnja nuk është i kthyer drejt shpinës së nënës por drejt barkut. Kjo rrit shanset për një lindje të dhimbshme, të zgjatur dhe që e gërvisht kanalin e lindjes. Në pozicionimin e keq, koka e foshnjës është pozicionuar me ballin, majën e kokës ose fytyrën në hyrje të kanalit të lindjes.

Leuçemia

Pikëpamja, sipas së cilës leuçemia (leukemi) është një sëmundje absolutisht fatale, tashmë është shumë e vjetëruar. Këto 20-30 vitet e fundit kanë sjellë përparime të mëdha në trajtimin e saj. Në lidhje me të gjitha rastet, tani ekziston një jetëgjatësi më e madhe dhe ekzistojnë prova të konsiderueshme për këtë, veçanërisht ndërmjet fëmijëve të prekur, që shërohen nga sëmundja.

Çfarë është leuçemia?

Leuçemia (leukemi) është një sëmundje e pjesëve të trupit që lidhet me gjaku-n. Ajo prek më shumë të rriturit sesa fëmijët dhe më shpesh meshkujt sesa gratë.

Ekzistojnë 3 lloje kryesore të qelizave të gjakut.

  • Qelizat e kuqe që përmbajnë oksigjenin;
  • Qelizat e bardha që ndihmojnë në luftën ndaj infeksionit;
  • Trombocidet që ndihmojnë gjakun që të mpikset.

Në rastin e leuçemisë trupi prodhon shumë qeliza të  bardha, pjesa më e madhe e së cilave janë anormale. Kjo rezulton në:

  • Infeksione, sepse qelizat e bardha anormal-e nuk mund të bëjnë punën e tyre të zakonshme në mënyrën e duhur.
  • Anemi-a (qelizat e bardha përmbysin sistemin, duke reduktuar numrin e qelizave të kuqe); dhe
  • Gjakderdhje (pasi me qelizat e kuqe, prodhimi i trombocideve bie).

Llojet e leuçemisë

Leuçemia vjen në dy forma kryesore: akute dhe kronike.

Leuçemia akute shfaqet papritur dhe zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Ajo gjithashtu shfaqet në dy forma: leuçemia akute limfocistike (limfoblastik-e) e cila është më e zakonshme në fëmijëri, veçanërisht në moshat ndërmjet 12 muajsh dhe 4 vjeç: dhe leuçemia akute miloide që ndodh më shumë tek të rriturit. Përpara se trajtimi të ishte i mundur, 90% e rasteve akute (pjesa më e madhe e tyre ishin fëmijë) do të vdisnin brenda një viti. Në ditët e sotme, 80% e njerëzve me leuceminë akute limfocistike kurohen.

Simptomat kryesore janë lodhja, zbehtësia, tendenca për mavijosje dhe ndjeshmëria e lartë ndaj infeksioneve.

Hemofilia: Çfarë është

Hemofilia është një çrregullim gjakderdhjeje në të cilin një nga faktorët thelbësorë të koagulim-it është i mangët dhe është i trashëguar në shumicën e rasteve.

Hemofilia A është gjithashtu e njohur si hemofilia klasike. Është forma më e zakonshme e hemofilisë dhe shkaktohet nga mangësia e atij që quhet faktori VIII. Kjo do të thotë që trupi nuk krijon mjaftueshëm faktor VIII.

Hemofilia B është gjithashtu e njohur si sëmundje dhe është rezultat i mungesës së të ashtuquajturit faktori IX dhe mungesës së prodhimit të mjaftueshëm të tij.

Prek më shumë meshkujt dhe kalon tek femrat të cilat mbartin gjen defektoz. Edhe pse shumë femra që e mbartin këtë gjen nuk janë të infektuara, disa kanë reduktuar nivelin e faktorit VIII dhe kjo është shoqëruar me një çrregullim të lehtë gjakderdhje.

Nuk ka kurë për hemofilinë. Është një gjendje e përjetshme. Zhvillimi i faktorit të përqendruar të koagulimit ka treguar se mund të menaxhohet në mënyrë efektive.

Gjakderdhja është zakonisht e brendshme. Mungesa e faktorëve të koagulimit shoqërohet me raste të shpeshta gjakderdhje. Zakonisht, në nyjet e muskujve këto raste gjakderdhjesh mund të ndodhin spontan-isht ose si rezultat i një traume (lëndimi). Gjakderdhja mund të ndalet nga infuzion-i faktorit të duhur të koagulimit me injeksion intravenoz. Nëse gjakderdhja e brendshme nuk ndalohet shpejt me trajtim, ajo do të rezultojë në dhimbje, ënjtje dhe dëmtim të indeve. Gjatë një periudhe kohore, gjakderdhja në nyjet dhe muskujt shkakton dëme të përhershme (të tilla si artrit në nyje) dhe dhimbje kronike.

Ashpërsia klinik-e brenda një individi mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Ashpërsia gjithashtu ndryshon midis individëve me të njëjtin nivel të faktorit të koagulimit.

Mungesa e hekurit tek fëmijët

Hekuri duhet për të formuar hemoglobinë-n, që është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut që mban dhe transporton oksigjenin në trup. Hekuri është gjithashtu esencial për zhvillimin normal të trurit të fëmijëve. Kur nuk ka hekur mjaftueshëm, qelizat e kuqe të gjakut fillojnë dhe bëhen të vogla e të zbehta në ngjyrë – që njihet si mungesë hekuri ose anemi.

Zakonisht, mungesa e hekurit zhvillohet sepse fëmija nuk merr mjaftueshëm hekur nga dieta e tij. Megjithatë, ka edhe disa raste të pakëta si sëmundje të ndryshme dhe probleme të tjera me absorbim-in e ushqimeve nga zorrët.

Fëmijët me anemi kanë mungesë hekuri e mund të lodhen, nuk rriten sipas ritmit të zakonshëm, vuajnë nga infeksionet dhe kanë probleme me të mësuarit dhe sjelljen.

Si mund të parandalohet mungesa e hekurit?

Shumë bebe të moshës më të vogël se 6 muajsh marrin mjaftueshëm hekur që nga lindja dhe nga qumështi që pijnë, ose edhe nga qumështi që e marrin nga biberoni, qumësht me formulë të përforcuar me hekur. Bebet që lindin prematur, ose që kanë një peshë shumë të vogël në lindje, janë në një rrezik më të lartë për zhvillimin e mangësisë për hekur, kështu që ata zakonisht duhet të marrin suplement hekuri me recetë.

Sasia e hekurit fillon dhe zvogëlohet pas muajit të gjashtë të jetës, kështu që në përgjithësi rekomandohet marrja e ushqimeve të pasura me hekur (drithërat). Edhe pse ka hekur në qumështin e gjirit, bebet që pijnë qumësht gjiri dhe që nuk marrin mjaftueshëm hekur nga ushqimet e tjera janë në rrezik të mungesës së hekurit.

Të vegjëlit dhe fëmijët më të rritur duhet të nxiten të hanë ushqime që përmbajnë hekur si mishi i kuq, pulat, peshku, drithërat e forcuara me hekur, bukë, si dhe perime si spinaq dhe brokoli. Ushqimet që përmbajnë vitamina C, si domate dhe fruta të familjes citrus (qitro, limon, portokalle, mandarina, etj), përmirësojnë absorbimin e hekurit.

Qumështi i lopës ka pak hekur. Të vegjëlit që marrin më shumë qumësht sesa ushqime janë në rrezik të mungesës së hekurit.

Cili është trajtimi për mungesën e hekurit?