9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Cilat janë shkaqet e gjakderdhjes në tremujorin e parë të shtatzënisë?

Rreth 20% e grave kanë pak gjakderdhje gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë:

  • Gjakderdhja që vjen nga implantim-i - Ju mund të përjetoni disa pika normale gjaku brenda 6 – 12 ditëve të para pasi të jeni ngjizur. Disa gra nuk e kuptojnë se ato janë shtatzënë, sepse e ngatërrojnë këtë derdhje gjaku me një periodë të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë deri në disa ditë.
  • Dështimi i shtatzënisë - Për arsye se dështimi i shtatzënisë është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të saj, ai ka mundësi të jetë një nga shqetësimet më të mëdha kur femrat përjetojnë gjakderdhjen në tremujorin e parë. Rreth gjysma e grave që kanë gjakderdhjen gjatë shtatzënisë faktikisht dështojnë me shtatzëninë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse ju përjetoni gjakrrjedhje, keni humbur foshnjën, veçanërisht nëse nuk keni simptoma të tjera.

Simptomat e tjera të dështimit të shtatzënisë janë dhimbjet e forta të barkut dhe të indeve, të cilat kalojnë nga vagina.

Shtatzënia ektopike

Në një shtatzëni ektopik-e, embrioni i ngjizur implantohet jashtë mitrës, zakonisht në gypin fallopian (tubat uterine). Nëse embrion-i vazhdon të rritet, ai mund të bëjë që gypi fallopian të shpërthejë, gjë e cila mund t’i kërcënojë jetën nënës. Edhe pse shtatzënia ektopike është potencialisht e rrezikshme, ajo ndodh vetëm në rreth 2% të shtatzënive.

Simptomat e tjera të shtatzënisë ektopike janë ngërçet ose dhimbjet e forta në fundin e barkut si dhe marramendja.

Shtatzënia molare (sëmundja trofoblastike gestacionale)

Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore në të cilën në vend të foshnjës, brenda mitrës rriten inde anormal-e. Në raste të rralla, indet janë kancer-oze dhe mund të përhapen në pjesët e tjera të trupit.

Simptomat e tjera të shtatzënisë molare janë të përzierat dhe të vjellat e rënda, si dhe zgjerimi i shpejtë i mitrës.

Shkaqet e tjera të gjakderdhjes në shtatzëninë e hershme përfshijnë:

Udhëheqës vizual: Njihuni më mirë me Ebola-n

[ssba_hide]

Si mund ta lehtësojë një infeksion të ashpër transplantimi fekal

Objektivi është një metodë më e lehtë për të trajtuar Clostridium difficile. Pacientët që vuajnë nga infeksioni i pakëndshëm bakterial i njohur si Clostridium difficile mund të zgjedhin midis antibiotikëve standard dhe një procedure të njohur si transplantim fekal për të trajtuar një çrregullim të sistemit tretës.

Kjo procedurë përfshin mbjelljen e baktereve të mira nga jashtëqitjet e një dhuruesi të shëndetshëm dhe futja e tyre në zorrët e një pacienti të sëmurë.

Procesi ka shpesh sukses atje ku dështon trajtimi me antibiotikë, duke kthyer bakteret e shëndetshme dhe duke bërë të funksionojnë zorrët e marrësit. Por procedura nuk kuptohet mirë dhe është agresive.

“Në themel, ajo çfarë ne po përpiqemi të bëjmë është të kuptojmë përse ky lloj transplantimi funksionon”, thotë Dr. Vincent Young, profesor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Michigan-it. “Ne e dimë se duhet të zëvendësojmë bakteret e pacientit, por nuk dimë se çfarë roli luajnë ata pasi ne e kemi bërë këtë. Mundet që këto baktere që ne përdorim kanë nevojë të jenë të gjalla. Ose mundet që bakteret prodhojnë diçka që ne mund ta izolojmë dhe pastaj t’ua japim drejtpërdrejt pacientëve pa baktere të gjalla. Kjo është shpresa që kemi”.

Young dhe ekipi i tij i ka botuar zbulimet e tij në botimin online të maj/qershorit të mBio.

Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjes vlerëson se gati 14 000 amerikanë vdesin çdo vit nga Clostridium difficile. Më në rrezik janë të moshuarit që marrin antibiotikë. Besohet që antibiotikët prishin balancën e baktereve në zorrë, duke rritur ndjeshmërinë ndaj infeksionit.

Antibiotikët janë një alternativë e mjekimit të diarre-së dhe të vjellave të rënda dhe shqetësimeve abdominale që mund të pasojnë infeksionin. Sidoqoftë, afërsisht 40% e pacientëve të trajtuar përjetojnë përsëritjen e sëmundjes. Për më tepër, antibiotikët largojnë bakteret e mira së bashku me ato të këqija.

Gjakrrjedhja nga hundët

Rrjedhja e gjaku nga hundët (i njohur gjithashtu si epistaksi) është një problem i zakonshëm. Përmasa e gjakrrjedhjes mund të ndryshojë nga e lehtë në të bollshme.

Çfarë e shkakton derdhjen e gjakut nga hundët?

Shumica e gjakut nga hundët vjen nga pjesa frontale e septum-it nazal (indi që ndan hundën), i cili ka shumë enë gjaku. Nëse kjo zonë brenda hundës irritohet nga infeksioni, kapja e hundës ose nga tharja, rezultati do të jetë rrjedhje gjaku nga hundët. Këto gjakderdhje që janë të shkaktuara nga tharja e membranë-s së hundës shfaqen zakonisht në zona të thata ose në muajt e dimrit kur ajri është më i thatë.

Më pak të zakonta janë rrjedhjet e gjakut nga hunda që vijnë nga zona e pasme e hundës. Këto lloj rrjedhjesh zakonisht ndikojnë në njerëzit më të moshuar, dhe shpesh rrjedhja e gjakut është më e vështirë për t’u kontrolluar.

Ekzistojnë gjithashtu edhe një numër mjekimesh që mund t’i bëjnë njerëzit më dyshues ndaj rrjedhjeve të gjakut nga hunda. Këto përfshijnë:

  • Mjekimet si për shembull varfarin;
  • Disa lloje aspirinash; dhe
  • Lloje të ndryshme mjekimesh anti-inflamatore.

Ftohjet dhe gripi shpesh mund të rrisin incidencë-n e rrjedhjeve të gjakut dhe në muajt e ftohtë ka luhatje në temperaturat e nxehta dhe të ftohta—veçanërisht në rastet e të qëndruarit jashtë dhe më pas hyrja e menjëhershme në ndërtesa të ngrohta. Kjo mund të nxisë në shumë njerëz rrjedhjen e gjakut nga hunda.

Raste të njohura të rrjedhjes së gjakut nga hundët

  • Infeksion në membranat hundore;
  • Kapja e hundës;
  • Infeksione respirator-e;
  • Trauma;
  • Alergji dhe temperaturë nga kashta;
  • Objekte të huaja në hundë (e cila shihet zakonisht tek fëmijët);
  • Tension i lartë;
  • Shtrëngimi nga kapsllëku;
  • Mjekime si “holluesit e gjakut” (p.sh. varfarin);
  • Doza të larta alkooli-;
  • Disa lloje tumor-esh; dhe
  • Çrregullime të trashëguara gjaku.

Ndihma e parë për rrjedhjen e gjakut nga hundët

Gjaku dhe gjakderdhja

Gjaku është unik ndërmjet të gjitha indeve të trupit. Me anë të rrjetit të enëve të gjakut të trupit, gjaku transporton çdo gjë që duhet të kalojë nga një vend në tjetrin, të tilla si:

  • Oksigjen në të gjitha indet në trup;
  • Mbeturinat e produkteve në organ-et nxjerrëse, siç janë veshkat dhe mushkëritë;
  • Antitrup-at dhe qelizat e bardha të gjakut në vendet ku janë të nevojshme për të luftuar infeksionin; dhe
  • Nxehtësinë nga pjesët e brendshme të trupit për të mbajtur temperaturën e trupit të qëndrueshme.

Gjaku përbën rreth 8% të peshës trupore të trupit, ai është rreth 5 herë më i trashë sesa uji. Ajo që ne kuptojmë me “gjak” është që ai nuk është një substancë e vetme, por i përbërë nga disa komponentë, të cilët kanë funksione të ndryshme.

Komponentët

  • Qelizat e kuqe të gjakut: Ato prodhohen në palcën e eshtrave dhe përmbajnë hemoglobinë.
  • Qelizat e bardha të gjakut (leukocite): Këto janë pjesë të sistemit të mbrojtjes së trupit.
  • Trombocitet: Trombocitet prodhohen edhe në palcën e eshtrave. Ka rreth 250 milionë trombocite në një mililitër gjak.
  • Plazma: Plazma është një lëng i verdhë, i qartë. Ai përbëhet nga rreth 70% ujë, plus minerale të tilla si natrium, kalcium dhe kalium, dhe një varg proteinash vital-e, faktorë të koagulim-it, dhe albuminë. Ajo transporton karbohidratet, yndyrat, hormonet dhe antitrupat, dhe gjithashtu transporton produktet e mbeturinave në veshka.

Zemra zakonisht pompon gjak rreth trupit në rreth një minutë.

Gjakderdhja

Normalisht, gjaku rrjedh përmes enëve të gjakut, por në qoftë se një enë gjaku është dëmtuar ose prishet, atëherë gjaku rrjedh jashtë, duke shkaktuar gjakderdhje. Kur kjo ndodh, një sërë reaksionesh kimike vihen në lojë për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm. Në thelb, ky proces ndodh si vijon:

  1. Trombocitet rrinë në vendin e lëndimit. Trombocitet ndalojnë humbjen e gjakut nga enët e vogla të tij;
  2. Kimikatet e njohura si aktivizues të koagulimit lëshohen nga qelizat e indeve të dëmtuara dhe nga vetë trombocitet;
  3. Nëpërmjet një seri reaksionesh kimike në gjak, formohet një proteinë e njohur si fibrinë;
Shenjat e dhimbjeve të lindjes

A ka ndonjë mënyrë që unë të parashikoj se kur do të më fillojnë dhimbjet e lindjes?

Në të vërtetë jo. Ekspert-ët nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë e stimul-on fillimin e dhimbjeve të lindjes dhe nuk ka ndonjë mënyrë që të parashikojë plotësisht se kur do të fillojnë ato.

Trupi juaj fillon të përgatitet për lindjen deri një muaj më parë se ju të lindni fëmijën. Juve mundet që të mos jeni e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh, ose mund të filloni të vini re simptoma të reja me afrimin e datës së caktuar. Këtu keni disa gjëra që mund të ndodhin në javët apo ditët para se të fillojnë dhimbjet e lindjes:

Foshnja juaj bie

Në qoftë se kjo është shtatzënia juaj e parë, ju mund të ndjeni atë që quhet “lehtësim” disa javë para se të fillojnë dhimbjet. Mund të ndjeni një rëndesë të pelvisi-t dhe më pak presion paksa nën kafazin e kraharorit, gjë që e bën më të lehtë frymëmarrjen tuaj.

Mund të vini re më shumë kontraktime Braxton Hicks

Kontraktim-et më të shpeshta dhe më të forta Braxton Hicks mund të sinjalizojnë fillimin e dhimbjeve të lindjes. Qafa e mitrës piqet dhe përgatitet terreni për dhimbjet e vërteta të lindjes. Disa gra përjetojnë një ndjesi ngërçi të ngjashme me atë të menstruacione-ve. Disa herë, me afrimin e dhimbjeve të vërteta të lindjes, kontraktimet bëhen relativisht të dhimbshme dhe përsëriten me një shpeshtësi dhjetë deri njëzetë minuta, duke bërë që ju të pyesni veten nëse kanë filluar dhimbjet e vërteta të lindjes. Por në qoftë se kontraktimet nuk bëhen më të zgjatura, më të forta dhe të afërta me njëra tjetrën dhe që të shkaktojnë fryrjen progresive të qafës së mitrës, atëherë ju ndjeni të ashtuquajturat dhimbje të rreme të lindjes.

Qafa e mitrës fillon të ndryshojë

7 gjëra që ju nuk i dinit lidhur me rritjen e binjakëve

Prisni binjakë? Asnjëherë nuk mund të jeni tepër i përgatitur për dy fëmijë njëherësh. Në SHBA, rreth 3 nga çdo 100 gra shtatzëna lindin binjakë ose trinjakë. Dhe nga shumë llogaritje, shtatzënitë e binjakëve janë në rritje. Por, edhe nënat me përvojë mund të mos e dinë se çfarë i pret kur ato sjellin në shtëpi binjakë të sapolindur.

 Ndërsa është e vërtetë që binjakët mund të sjellin gëzim të dyfishtë, rritja e tyre mund të kërkojë po ashtu punë të dyfishtë, të paktën fillimisht.

“Kjo është një formë mbijetese”, thotë Jennifer Walker pediatre nga Atlanta, e cila është edhe vetë një nënë binjakësh.

Kryesorja është të mos ndjeni që do të mbyteni në punë, për këtë duhet të planifikoni që më parë. Ja se çfarë thonë ekspert-ët:

1. Mungesa e programimit do të thotë të mos jetoni

“Është mjaft e vështirë me një foshnjë të vetme, por kur ju keni dy binjakë të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) gjërat duhet të programohen”, thotë Walker. “Ju doni t’i keni të dy foshnjat në të njëjtin program të ushqyerjes dhe të gjumit. Ata më në fund do të mësohen të përshtaten me këtë”.

2. Ju mund t’i ushqeni me gji të dy foshnjat në të njëjtën kohë…vërtet!

 “Në qoftë se ju ushqeni me gji, ju mund t’i ushqeni të dyja foshnjat në të njëjtën kohë me çdonjërin nga binjakët në njërin gji. Por kjo kërkon koordinim dhe durim të madh”, thotë Walker. “Unë personalisht nuk e pëlqej se si ndihem”. Ajo kujton se si të ushqeheshin të dy foshnjat në të njëjtën kohë ishte njëlloj si të balancoheshin të dy gjinjtë. Zgjidhja? “Unë ushqej njërin me gji dhe tjetrin me shishe”, thotë ajo. “Ulem në dysheme duke e ushqyer njërin me gji dhe tjetri rri në një jastëk para meje ose në krah me një shishe. E gjithë përvoja e ushqyerjes do të më marrë 45 minuta gjithsej”.

3. Një shtrat është shumë mirë në fillim

Kanceri i mushkërive: Trajtimi

Zgjedhja e trajtimit nga ana juaj varet nga faza në të cilën është kanceri, gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore dhe kapaciteti i frymëmarrjes, si edhe nga dëshirat tuaja.

  • Kanceri i mushkërive i qelizave jo të vogla mund të trajtohet me anë të kirurgjisë, radioterapisë ose kemioterapisë.
  • Kanceri i mushkërive i qelizave të vogla zakonisht trajtohet me anë të kemioterapisë. Disa persona me kancer në njërën mushkëri (sëmundje e kufizuar) do t’i nënshtrohen radioterapisë në kraharor dhe në tru (të quajtur radioterapi parandaluese ose profilaktike). Meqenëse ai përhapet qysh herët, kirurgji-a nuk përdoret shpesh për këtë lloj të kancerit.
  • Mesothelioma është rrallëherë e mundur të largohet me anë të ndërhyrjes kirurgjik-ale. Megjithatë, personat zakonisht kanë lloje të tjera trajtimi, si kemioterapinë ose thoracentesis për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes apo për të ndihmuar të menaxhohen simptomat.

Studimet tregojnë që lënia e duhanit do të përmirësojë shanset tuaja për të reaguar ndaj trajtimit. Në qoftë se ju tymosni duhan, ekipi mjekësor ka mundësi t’ju kërkojë lënien e duhanit para se të bëni një operacion.

Kirurgjia

Heqja me anë të një ndërhyrje kirurgjikale e një tumor-i ofron shansin më të mirë të një kurim-i për pacientët që kanë një fazë të hershme të kancerit. Ekipi mjekësor do të shikojë nëse kanceri është përhapur përtej mushkërive apo jo, gjendjen tuaj të përgjithshme dhe kapacitetin e frymëmarrjes. Ata do të vlerësojnë nëse ndërhyrja përbën një alternativë për ju.

Llojet e kirurgjisë së mushkërive

Ekzistojnë disa lloje të kirurgjisë së mushkërive.

  • Prerje: Hiqet vetëm një pjesë e mushkërisë dhe jo një lob;
  • Lobektomi: Hiqet një lob i mushkërisë;
  • Pneumoktomi: Hiqet një mushkëri e tërë.

Në qoftë se kanceri është përhapur ose në qoftë se ju keni mesotelioma në abdomen-in tuaj, ju mund t’i nënshtroheni një lloji tjetër kirurgjie.

Pas një operacioni

Ethja Hemorragjike e Ebola-s (Sëmundja e virusit Ebola)

Fakte mbi ethen hemorragjike të Ebolas (Sëmundjen e virusit Ebola)

•  Ethja hemorragjike Ebola është një sëmundje e shkaktuar nga katër specie të ndryshme të virusit Ebola. Këta viruse infektoj-në njerëzit dhe kafshët.
•  Asaj i referohen edhe si sëmundja e virusit Ebola.
•  Ethja hemorragjike Ebola ka një histori të shkurtër që nga zbulimi i saj në vitin 1976. Ka pasur disa epidemi duke përfshirë edhe “epideminë e paprecedent” të tanishme (prill 2014) në Afrikë.
•  Viruset Ebola gjenden kryesisht në Afrikë e ndoshta edhe në Filipine, ku ka vetëm disa epidemi të rastësishme të infeksionit tek njerëzit.
•  Ethja hemorragjike Ebola haset kryesisht në Afrikë në Republikën e Kongos, në Gabon, Sudan, Bregun e Fildishtë dhe Uganda, por mund të haset edhe në vende të tjera afrikane.
•  Virusi Ebola mund të përhapet me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun dhe sekrecionet që mbeten në veshje dhe me anë të ageve ose shiringave të përdorura për të trajtuar pacientët e infektuar me Ebola.
•  Faktorë risku për ethen hemorragjike të Ebolas janë udhëtimi në zonat me ethen endemi-ke hemorragjike Ebola ose çdo shoqërim i afërt me një person të infektuar.
•  Simptomat e ethes hemorragjike Ebola kanë një periudhë inkubacion-i nga dy deri në 21 ditë, që fillon me një temperaturë të lartë të papritur, dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe të muskujve, fyt të pezmatuar dhe dobësi. Përparimi i simptomave përfshin diarre, të vjella, dhimbje të stomaku-t, lemzë dhe puçrra me më shumë simptoma shkatërruese të hemorragjisë së brendshme dhe të jashtme në shumë pacientë.
•  Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë në qoftë se një pacient dyshohet për Ebola, ai duhet izoluar dhe departamentet lokale dhe qendrore të shëndetësisë duhet të kontaktohen menjëherë.
•  Testet përfundimtare për ethen hemorragjike Ebola janë ELISA dhe PCR; gjithashtu mund të përdoren kultivimi i viruseve dhe kampionë për biopsi.
•  Nuk ekziston ndonjë trajtim standard për ethen hemorragjike Ebola. Në dispozicion është vetëm një terapi ndihmëse.