Kanceri i vezoreve: Zgjedhja e mjekimit

Ndonjëherë është e vështirë të vendoset se cili është mjekimi i duhur për ju. Ju mund të ndiheni se çdo gjë po ndodh shumë shpejt, saqë ju nuk keni mundësi t’i shqyrtoni gjërat hollësisht. Ndërsa disa gra e ndjejnë që kanë shumë informacion, të tjerat mund të ndjejnë se nuk kanë mjaftueshëm. Juve nevojitet që të siguroheni që e keni kuptuar mjaft mirë sëmundjen tuaj, mjekimin e mundshëm dhe efektet anësore, që të merrni vendimin tuaj.

Për disa gra me kancer të vezores, mjekimi do të rezultojë në një kurë. Megjithatë, mjekimi shpesh ka kuptimin që gratë nuk munden të kenë më fëmijë. Kjo mund të jetë një goditje për shumë gra, madje edhe në qoftë se ato kanë një familje. Për gra të tjera të cilat ende nuk kanë pasur fëmijë, kjo mund të jetë shkatërruese. Në qoftë se pjelloria është vërtet e rëndësishme për ju, bisedoni me mjekun tuaj se cilat zgjedhje të tjera janë në dispozicion. Kjo do të varet nga lloji i kancerit të vezoreve që ju keni.

Për gratë me kancer të përparuar të vezoreve mjekimi mund të synojë kontrollin e simptomave dhe jo kurim-in e kancerit. Disa herë, mënyra më e mirë për të kontrolluar simptomat është të mjekohet kanceri, gjë që mund të ketë një shans të vogël për ta kuruar. Disa gra në këtë situatë duan të gjithë mjekimet e mundshme ndërsa të tjerat duan të sigurohen që përfitimet e mundshme të mjekimit do të jenë më të mëdha se efektet e mundshme anësore. Të tjera do të zgjedhin alternativën që ato konsiderojnë që ju ofron atyre cilësi më të mirë të jetës.

Bisedoni me mjekët

Kujdesi paliativ

Kujdesi paliativ është një kujdesje e koordinuar e dhënë nga mjekët specialistë, infermierët, vullnetarët, punonjësit social dhe punonjësit e kujdesit shpirtëror. Qëllimi i kujdesit paliativ është për të siguruar kujdesje dhe suport ndaj atyre njerëzve që janë të sëmurë, për të jetuar jetën plotësisht dhe sa më qetë që të jetë e mundur.

Kujdesi paliativ:

  • Kombinon kujdesin mjekësor, infermieror, psikologjik, social dhe shpirtëror në mënyrë që njerëzit me sëmundje kërcënuese të mund të arrijnë të kuptojnë se çfarë po ndodh me ta.
  • Siguron lehtësim nga dhimbja dhe nga simptoma të tjera shqetësuese.
  • Nuk e zgjat trajtimin kur ai nuk është më i dobishëm.
  • Nuk përfshin fundin e qëllimshëm të jetës.
  • Ofron një sistem suporti për të ndihmuar familjet dhe miqtë për të përballuar sëmundjen dhe humbjen e të afërmve.
  •  Ka si qëllim që të ndihmojë personin dhe familjet e tyre për të qenë në kontroll të trajtimit dhe të cilësisë së tyre të jetës.
  • Mund të jepet në shtëpi, spital ose në një azil.

Në periudhën kur im shoq ishte me të vërtetë sëmurë, mjeku i përgjithshëm e pyeti nëse donte që kujdesi paliativ ta vizitonte atë. Ai tha jo. Kur doktori përmendi faktin se ajo mund të ishte ndihmuese për mua, ai pranoi menjëherë. Im shoq me të vërtetë e pëlqeu vizitën e tyre dhe filloi të fliste lirshëm me to.

Nëse ju nuk jeni të lidhur me një kujdes të shërbimit paliativ dhe doni që të jeni, flisni me mjekun ose infermieren tuaj ose kontaktoni direkt shërbimin.

Kujdesi paliativ në shtëpi mund të sigurohet nga shërbimi ose nga infermieret e zonës në bashkëpunim me shërbimin e kujdesit paliativ.

Me infermieret e kujdesit paliativ, ju do të zgjidhni se cili nga punonjësit e kujdesit paliativ do të përfshihet dhe sesa shpesh ato do t’ju vizitojnë. Kjo do të ndryshojë në bazë të nevojave dhe mënyrës sesi ju e menaxhoni.

Ishte me të vërtetë një çlirim i madh për mua kur infermierja filloi të vinte në shtëpi. Unë nuk mund ta besoja sa shumë ato më ndihmuan mua.