Foshnja juaj tashmë peshon 2.1 kg (afërsisht sa madhësia e një pjepri) dhe është pothuaj 45.7 cm e gjatë. Shtresat e dhjamit, të cilat do të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit pasi është lindur, e mbushin atë duke e bërë më të rrumbullakët. Lëkurën e ka më të lëmuar se kurdoherë. 2Sistemi nervor qendror po maturohet, dhe mushkëritë po ashtu. Në qoftë se keni qenë nervoze lidhur me dhimbjet e parakohshme të lindjes, do të jeni e gëzuar të mësoni që foshnjat e lindura midis javës së 34 dhe 37 pa probleme të tjera shëndetësore ia kalojnë përgjithësisht shkëlqyeshëm. Mund të kenë nevojë për një qëndrim të shkurtër në inkubator-in e të sapolindurve (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), si dhe disa probleme afatshkurtra shëndetësore, por zakonisht në planin afatgjatë ia kalojnë po aq mirë sa foshnjat e lindura në kohë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Këtë javë lodhja mund të vijë përsëri, megjithëse ndoshta jo me të njëjtin intensitet të tremujorit të parë. Lodhja është plotësisht e kuptueshme po të marrim parasysh presionin fizik nën të cilin jeni dhe netët e gjata të ndërprerjeve të shpeshta për të urinuar, vërtitjet në shtrat për të gjetur pozicionin e përshtatshëm.

Tani është koha për të ngadalësuar dhe për ta kursyer energjinë tuaj për ditën kur do të fillojnë dhimbjet e lindjes (dhe më tej). Në qoftë se keni qenë ulur ose shtrirë për një kohë të gjatë, mos u ngrini shumë shpejt. Gjaku mund të grumbullohet në këmbët dhe shputat tuaja, duke shkaktuar një rënie të përkohshme të presionit të gjakut kur ngriheni, gjë që mund të bëjë të ndiheni e trullosur.

Në qoftë se vini re gunga apo të vrara të kuqe që kruhen në bark, e ndoshta në kofshë dhe mollaqe, mund të keni një sëmundje të quajtur gungat dhe pllakat e shtatzënisë, ato janë urtikarie që kruhen.