Kur duhet të thërrisni mjekun për foshnjën tuaj?

Është normale që prindërit e rinj të shqetësohen për shëndetin e foshnjës së tyre. Edhe në qoftë se ju mund ta shihni se i porsalinduri juaj (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) është i fortë dhe energjik, foshnjat janë të vegjël dhe të cenueshëm dhe kanë nevojë për mbrojtjen tonë. Por si do ta dini ju që ndonjë gjë nuk shkon vërtet mirë?

Ju e njihni foshnjën tuaj më mirë se kushdo, kështu që besojuni instinkteve tuaja dhe i telefononi mjekut në qoftë se ndjeni se diçka nuk është në rregull. Disa gjëra kryesore për t’i pasur kujdes.

Temperamenti

Nëse foshnja juaj është si zakonisht i gjallë, i kënaqur dhe e merr mirë ushqimin, ai ndoshta nuk është i sëmurë seriozisht. Një foshnjë me hundë që i kullojnë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, ka gjasa të mos jetë dhe aq sëmurë, sa një foshnjë me hundë që kullojnë dhe është i përgjumur.

E qara e pazakonshme

Nëse foshnja juaj fillon papritmas të qajë më shumë se zakonisht dhe ju nuk mund ta qetësoni me mënyrat tuaja të zakonshme, ose në qoftë se e qara e saj është e dobët ose jashtëzakonisht e mprehtë, ajo mund të jetë seriozisht e sëmurë. Edhe e kundërta është e vërtetë: nëse foshnja juaj duket e pakënaqur dhe nuk qan por është jashtëzakonisht pasive dhe e vështirë për ta zgjuar, telefonojini mjekut tuaj.

Oreksi

Se sa e uritur është foshnja juaj, kjo ndryshon nga dita në ditë. Në qoftë se është e uritur do ta kërkojë ushqimin energjikisht. Një foshnjë që largohet lehtë nga gjiri apo nuk është e interesuar të pastrohet, ndërrohet dhe ushqehet ka gjasa të jetë e sëmurë. Gjithashtu, në qoftë se vini re që ajo e nxjerr ushqimin më shumë se zakonisht apo ajo që nxjerr është në ngjyrë të gjelbër, atëherë telefonojini mjekut.

Jashtëqitja e parregullt

Shenjat e dhimbjeve të lindjes

A ka ndonjë mënyrë që unë të parashikoj se kur do të më fillojnë dhimbjet e lindjes?

Në të vërtetë jo. Ekspert-ët nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë e stimul-on fillimin e dhimbjeve të lindjes dhe nuk ka ndonjë mënyrë që të parashikojë plotësisht se kur do të fillojnë ato.

Trupi juaj fillon të përgatitet për lindjen deri një muaj më parë se ju të lindni fëmijën. Juve mundet që të mos jeni e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh, ose mund të filloni të vini re simptoma të reja me afrimin e datës së caktuar. Këtu keni disa gjëra që mund të ndodhin në javët apo ditët para se të fillojnë dhimbjet e lindjes:

Foshnja juaj bie

Në qoftë se kjo është shtatzënia juaj e parë, ju mund të ndjeni atë që quhet “lehtësim” disa javë para se të fillojnë dhimbjet. Mund të ndjeni një rëndesë të pelvisi-t dhe më pak presion paksa nën kafazin e kraharorit, gjë që e bën më të lehtë frymëmarrjen tuaj.

Mund të vini re më shumë kontraktime Braxton Hicks

Kontraktim-et më të shpeshta dhe më të forta Braxton Hicks mund të sinjalizojnë fillimin e dhimbjeve të lindjes. Qafa e mitrës piqet dhe përgatitet terreni për dhimbjet e vërteta të lindjes. Disa gra përjetojnë një ndjesi ngërçi të ngjashme me atë të menstruacione-ve. Disa herë, me afrimin e dhimbjeve të vërteta të lindjes, kontraktimet bëhen relativisht të dhimbshme dhe përsëriten me një shpeshtësi dhjetë deri njëzetë minuta, duke bërë që ju të pyesni veten nëse kanë filluar dhimbjet e vërteta të lindjes. Por në qoftë se kontraktimet nuk bëhen më të zgjatura, më të forta dhe të afërta me njëra tjetrën dhe që të shkaktojnë fryrjen progresive të qafës së mitrës, atëherë ju ndjeni të ashtuquajturat dhimbje të rreme të lindjes.

Qafa e mitrës fillon të ndryshojë