insulina

Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreas-i, një gjëndër e madhe që është e lokalizuar në pjesën abdominale, prapa stomaku-t.

Rregullimi i sheqerit

Insulina prodhohet nga qeliza të veçanta të quajtura pankreatik-e (ose ishujt e Langerhansit), të cilat janë të vogla, në formën e grumbujve të qelizave të izoluara brenda pankreasit. Ishujt e Langerhansit gjithashtu prodhojnë glukagon, një tjetër hormon i cili ndikon në nivelet e glukozës në gjak. Insulina dhe glukagoni sekretohen direkt në gjakun tuaj, dhe punojnë së bashku për rregullimin e sheqerit (glukozës) në nivelet e duhura  në trupin tuaj.

Glukagoni është prodhuar nga qelizat alfa të zonës pankreatike. Ai çlirohet kur niveli juaj i sheqerit në gjak është i ulët (p.sh. nëse ju keni qenë duke u ushtruar) duke stimul-uar çlirimin e glukozës nga trupi juaj. Si rezultat, glukagoni në mëlçi shndërrohet në glukozë dhe hyn në gjak.

Insulina nga ana tjetër prodhohet nga qelizat beta të zonës pankreatike. Ajo çlirohet kur ju sapo keni ngrënë ushqimin dhe niveli i glukozës në gjakun tuaj është i lartë. Insulina punon duke stimuluar qelizat brenda trupit tuaj që të marrin glukozën në gjakun tuaj, për energji të menjëhershme ose për magazinimin si glikogjen në mëlçinë tuaj dhe në qelizat e muskujve.

Insulina dhe diabeti

Nëse pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose nëse qelizat e trupit dështojnë ti përgjigjen insulinës që prodhohet (rezistencë e insulinës), atëherë gjaku juaj do të përmbajë shumë glukozë (hiperglikemi). Ky lloj çrregullimi metabolik është quajtur diabeti mellitus. Është karakterizuar shpesh nga etje dhe uri shumë e madhe, urinim i shpeshtë, infeksione të përsëritura (siç është myku vaginal) dhe vizion (shikim) i turbullt. Simptomat e tjera përfshijnë shërimin e ngadaltë të plagë-ve, të ndjerit të lodhur dhe të dobët, ndryshim humori, dhimbje koke, marramendje, dhimbje në këmbë dhe humbje e pashpjegueshme peshe (diabeti mellitus tipi I) ose shtim në peshë (diabeti mellitus tipi II).

Diabeti i shtatzënisë: Pyetje dhe përgjigje

Pyetje: Çfarë është diabeti i shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë është një formë e përkohshme diabeti, që shfaqet gjatë shtatzënisë. Është ndryshe, të pasurit diabet përpara shtatzënisë dhe pas mbetjes shtatzënë.

Diabeti i shtatzënisë zakonisht diagnostikohet në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Tipikisht, fillon në javët 24–28 dhe ikën pasi lind bebja.

Pyetje: A jam në rrezik nga diabeti i shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë prek 5–10% të grave shtatzëna. Gratë me prejardhje të caktuar si indiane, kineze, vietnameze, Lindja e Mesme, polineziane/malajziane dhe aborigjene australiane ose nga Ujdhesa e Ngushticës së Torres, kanë më shumë rrezik për zhvillimin e diabetit të shtatzënisë, sesa gratë me origjinë Kelte-Angleze.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë lloj rreziku janë:

  • Mbipesha;
  • Pasja e historive familjare me diabet të tipit 2;
  • Pasja e diabetit gjatë shtatzënive të mëparshme;
  • Pasja e vështirësive gjatë tërë periudhës së shtatzënisë;
  • Të qenit më shumë se 30 vjeç;
  • Pasja e një bebeje të mëparshme me peshë të madhe (më shumë se 4.5 kg).

Pyetje: Si mund ta di nëse kam diabet të shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti shtatzënisë zakonisht nuk shfaq simptoma. Për këtë arsye, është e rëndësishme, që të bëhen teste gjatë shtatzënisë, zakonisht midis javëve 26-28.

Simptomat që mund të duken, përfshijnë rënie të përgjithshme, etje gjatë tërë kohës dhe rritje të urinim-it.

Pyetje: Çfarë është testi për diabetin e shtatzënisë?

Përgjigje: Testi i kontrollit quhet testi i ndryshimit të glukozës. Ky test përfshin pirjen e solucion-it me glukozë, në masën 50 gr ose 75 gr dhe më tej marrja e një kampioni gjaku pas një ore. Nëse pas një ore niveli i glukozës në gjak është i lartë, mund të kërkohet që një ditë tjetër të bëhet edhe një test tjetër, që njihet si testi i tolerancës së glukozës, për të konfirmuar diagnozë-n e diabetit të shtatzënisë.

Dieta e pjellorisë: Ushqimet që ju duhen për të mbetur shtatzënë

Kur vjen puna për të mbetur shtatzënë, thënia e lashtë “ju jeni ajo që hani” tingëllon e vërtetë. “Çfarë ju hani ndikon në gjithçka, nga gjaku juaj tek qelizat dhe tek hormonet tuaja”, thotë Cynthia Stadd, një specialiste e të ushqyerit në Qendrën Berkley për Shëndetin Riprodhues të grave në Nju Jork Siti.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, një organizatë jofitimprurëse që promovon shëndetin riprodhues, ju duhet të duroni tre muaj pas një viti ndryshimesh dietetike që këto të fundit të zënë rrënjë. Por në qoftë se jeni në fazën kur keni vendosur të bëheni me fëmijë, mos u shpejtoni, asnjëherë nuk është vonë. Duhet të keni parasysh këto gjëra:

Pini alkool sa më rrallë

Një gotë verë herë pas here ose një shishe birrë ndoshta nuk jua pakëson shanset për të mbetur shtatzënë. Por sigurohuni që të mos jeni shtatzënë sepse alkool-i mund të dëmtojë fetus-in.

Kjo do të thotë që koha për të qenë një antialkoolist është midis ovulacion-it dhe menstruacione-ve. Koha më e mirë për të pirë pa merak një gotë është dita kur ju kanë filluar periodat.

E thënë kjo, në qoftë se ju keni cikle të parregullta (të cilat mund të bëjnë të vështirë që të mësoni se kur e keni ovulacionin) ose në përgjithësi e keni problem të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që të mos pini fare alkool. Edhe pse studimet mbi efektet e alkoolit në pjellori nuk janë përfundimtare, disa prej tyre tregojnë një lidhje të lehtë mes marrjes së alkoolit dhe vështirësive në ngjizje.

Shoqata Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese rekomandon që edhe në qoftë se pini alkool, të mos pini më shumë se dy gota në ditë në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Për alternativat jo alkoolike, shihni listën e mëposhtme.

Frenoni marrjen e kafeinës

Rezultatet e studimeve nëse kafeina ndikon mbi pjellorinë janë të ndryshme. Në përgjithësi, ekspert-ët janë në një mendje që konsumi i moderuar i kafeinë-s nuk pengon mbetjen shtatzënë të një gruaje.

Diabeti dhe të ushtruarit

Çdonjëri përfiton nga ushtrimet e rregullta. Nëse keni diabet ose jeni të rrezikuar ndaj diabetit, ushtrimet luajnë një rol të rëndësishëm në të mbajturit e trupit tuaj të shëndetshëm.

Ushtrimet e rregullta janë një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të diabetit. Nëse jeni duke përdorur insulinë-n, ushtrimet ndihmojnë në efikasitetin e insulinës dhe ndihmojnë kontrollin e glukozë-s në gjak. Megjithatë, nëse diabeti juaj është kontrolluar në mënyrë të dobët (p.sh. niveli i glukozës në gjak është më i madh se 14 mmol/L dhe shfaqen ketone urinar-e) atëherë është mirë të shmangen ushtrimet derisa niveli i glukozës në gjak të jetë zgjidhur. Në këto rrethana, ushtrimet mund të ngrenë nivelin e glukozës në gjak dhe të bëjnë të mundur prodhimin e ketonit.

Për një person me diabet, ushtrimet ndihmojnë:

  • Insulinën të punojë më mirë, çka përmirëson menaxhimin e diabetit;
  • Mbajtjen nën kontroll të peshës suaj;
  • Që të ulni presionin tuaj të gjakut;
  • Që të reduktoni rrezikun e sëmundjes së zemrës; dhe
  • Në reduktimin e stresit.

Ju jeni dekurajuar nga aktiviteti i fuqishëm fizik nëse ju nuk ndiheni mirë ose keni ketone të pranishme në gjakun tuaj ose urinë.

Fillimi

Para se të filloni një program të rregullt ushtrimesh, shkoni tek doktori për një ekzaminim të plotë mjekësor. Ka gjithashtu dy gjëra ndaj të cilave duhet të jeni të kujdesshëm.

Merreni ngadalë. Nëse nuk jeni të mësuar me ushtrimet, nuk duhet që ti filloni menjëherë ato fort, pasi ditën tjetër do të jeni të lënduar dhe kjo nuk do e bëjë të ushtruarin tuaj të kënaqshëm. Gjithmonë rriteni me ngadalë intensitetin tuaj të të ushtruarit.

Bëni kontrolle të vazhdueshme. Nëse keni ndonjë problem të shëndetit siç janë komplikacion-et e diabetit si retinopati, nefropati (dështimi kronik i veshkave), duhet të flisni me doktorin tuaj, me një fiziolog ose me një psikolog të liçensuar ushtrimesh përpara se të filloni të rrisni intensitetin e ushtrimeve tuaja.

Llojet e përshtatshme të ushtrimeve

Llojet e përshtatshme të ushtrimeve varen nga individi. Më poshtë janë disa sugjerime, që duhen diskutuar me doktorin tuaj:

  • Ecja;
  • Noti;
  • Kërcimi;
  • Aerobia e ujit;
Diabeti: Çfarë duhet të dini

Diabeti (emri i plotë diabeti mellitus) është rezultat i dështimit të trupit për të prodhuar mjaftueshëm hormone të quajtura insulinë dhe/ose trupit për tu bërë rezistent ndaj veprimeve të insulinës.

Diabet-i është një sëmundje kronike (afatgjatë) që prek shumë pjesë të trupit. Ai ka veçanërisht një efekt të keq në vena-t e gjakut, me ndërtimin e kolesterol-it dhe depozitave të tjera, të cilat bëjnë që enët e gjaku-t të ngushtohen dhe të rrjedhin. Kjo rezulton në zvogëlimin e furnizimit me gjak të shumë qelizave dhe e bën diabetin një shkaktar të madh të verbërisë dhe dështimit të veshkave, ashtu sikundër ndikon edhe në probleme të tjera siç është sëmundja e zemrës, ataket dhe qarkullimi i dobët në këmbë që mund të shkaktojë gangrenë.

Edhe nervat mund të dëmtohen, si në diabetin neuropati-k, që mund të çojë në mpirjen e duarve dhe të këmbëve. Ky mund të jetë një problem i madh kur këmbët janë prekur dhe janë me dëmtime të vogla të cilat nuk mund të ndjehen si rezultat i uljes së ndjeshmërisë. Këto dëmtime mund të jenë gjithashtu të ngadalta për tu shëruar për shkak të qarkullimit të dobët. Për këtë arsye, kujdesi i këmbëve është i rëndësishëm për njerëzit me diabet. Ato duhet të sigurohen që të veshin këpucë të përshtatshme, të shmangin çorapet e ngushta. Një vizitë e rregullt tek podiatristi mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve.

Diagnostikimi i diabetit

Mund të dyshohet për diabet nëse ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

  • Bërja e shpeshtë e urinës;
  • Etje e tepruar;
  • Humbje e peshës;
  • Lodhje dhe mungesë energjie;
  • Infeksione të vazhdueshme të lëkurës; dhe
  • Shikim i turbulluar.

Diabeti është diagnostikuar duke testuar gjakun dhe gjetur nivelet e larta anormale të glukozë-s, dhe mund të përfshijë testin e tolerancës së glukozës në të cilën ju pini një lëng me përmbajtje sheqeri dhe më pas të masni  nivelin e glukozës në gjak.

Niveli optimal i sheqerit në gjak për fëmijët me diabet të tipit 1

Ekspert-ët në Shoqatën Amerikane të Diabetit po këshillojnë një objektiv më të ulët të sheqerit në gjak për fëmijët dhe adoleshentët me diabet mellitus tipi I.

Sipas tyre, pacientët më të rinj se 19 vjeç duhet të përpiqen ta mbajnë nivelin e sheqerit në gjak më të ulët se 7.5%. A1C është një test që përcakton e nivelet mesatare në gjak gjatë disa muajve.

“Objektivat e reja duhet të ndihmojnë për të dyfishuar përpjekjet për përmirësimin e kontrollit të glukozë-s në grupin e pacientëve që aktualisht është me sfiduesi, adoleshentët”, thotë Dr. Robert Rappaport, drejtor i Departamentit të Endokrinologji-së Pediatri-ke dhe Diabetit në spitalin e fëmijëve Kravis në Mount Sinai, Nju Jork Siti.

Në diabetin mellitus tipi I, trupi nuk mundet të prodhojë mjaftueshëm insulinë për ta konvertuar ushqimin në energji dhe personat me diabet të tipit 1 duhet të marrin insulinë për të mbijetuar.

Nivelet e rekomanduara më parë të A1C duhet të jenë të larta 8.5% për fëmijët më të vegjël se 6 vjeç, 8% për ata me moshë 6-12 vjeç dhe 7.5% për ata me moshë 13-19 vjeç. Këto objektiva të larta janë vendosur për shkak të shqetësimeve lidhur me komplikimet e shkaktuara nga një sëmundje ndonjëherë e rrezikshme siç është sheqeri i ulët në gjak (hipoglikemi).

Sidoqoftë, studimet e kohëve të tregojnë që nivele të larta të sheqerit në gjak ose hiperglikemi-a mund të çojnë në zhvillimin e komplikimeve serioze tek fëmijët, duke përfshirë sëmundje të zemrës dhe veshkave. Më parë mendohej që këto komplikime ndodhnin vetëm tek të rriturit.

Objektivat për kontrollin e sheqerit në gjak kësisoj janë vendosur pak më poshtë, shpjegon Shoqata Amerikane e Diabetit. Objektivi i ri për sheqerin në gjak për të rinjtë me diabet të tipit 1 përputhet udhëzimet e Shoqatës Ndërkombëtare Për Diabetin tek Fëmijët dhe Adoleshentët.

“Provat tregojnë që ka një risk më të madhe nga dëmi i shkaktuar prej hiperglikemisë së zgjatur që do të zhvillohet tek fëmijët që do të ruajnë A1C në 8.5% gjatë një periudhe kohore”, pohon Dr. Jane Chiang, zëvendës presidente e Shoqatës Amerikane të Diabetit.

Insulina - Terapia e saj për diabetikët

Njerëzit e prekur nga diabeti mellitus tipi I, ashtu sikundër edhe shumë të tjerë me atë që njhet si diabeti mellitus tipi II, janë të paaftë për të prodhuar mjaftueshëm insulinë për të rregulluar nivelin e glukozës (sheqerit) brenda gjaku-t të tyre. Këto njerëz duhet të injektojnë insulinë një apo disa herë në ditë në mënyrë që të menaxhojnë gjendjen e tyre.

Llojet e insulinës

Në të shkuarën, më shumë insulinë për përdorim njerëzor ishte nxjerrë nga indet pankreatik-e të kafshëve, kryesisht nga derrat ose lopët. Sot, shumica e insulinës është prodhuar duke përdorur teknologji inxhinierike gjenetike, ku majat apo bakteret në laborator janë modifikuar për të prodhuar insulinën e njeriut. Përparimet e fundit e kanë zhvilluar këtë teknologji për të prodhuar insulinë analoge (ose “kopje”), që përfshin një strukturë pak të ndryshme krahasuar me atë të insulinës njerëzore. Ky modifikim i vogël mund të ndryshojë kohëzgjatjen e veprimit të insulinës dhe kohën për fillimin e efektit të saj. Si rezultat, sasia e insulinës tani në dispozicion është në rritje.

Përveç mënyrës sesi ata kanë rrjedhur, llojet e ndryshme të insulinës terapeutik-e për përdorim në diabet, janë kategorizuar më tej në bazë të asaj sesa më shpejt ata marrin efektivitet, për sa kohë zgjat efekti i tyre, dhe kur ata arrijnë kulmin e tyre në drejtim të aftësisë për nivelet e ulëta të glukozë-s në gjak.

Insulinat e veprimit afatshkurtër (aspart, glulisine dhe lispro insulin)

Insulina aspart, insulina lispro dhe insulina glulisine janë kopje sintetike (analoge) të insulinës njerëzore. Ato janë shumë të shpejta në veprim dhe duhet të injektohen menjëherë përpara periudhës së të ngrënit. Ato fillojnë të punojnë rreth 15 minuta pasi janë injektuar, pas një ore ose pas rreth 3–5 orëve. Për shkak të veprimit të tyre afatshkurtër, këto insulina zvogëlojnë rrezikun e hipoglikemi-së (sheqerit të ulët në gjak) që ndodh disa orë pas ngrënies.

  • Insulina njerëzore e veprimit afatshkurtër (insulina njerëzore homologe): p.sh. është Apidra (insulina glulisine), Humalog (insulina lispro) dhe NovoRapid (insulina aspart).
Gurët në tëmth: simptomat

Rreth 70% e njerëzve që kanë gurë në tëmth nuk kanë simptoma të dukshme dhe shpesh nuk janë në dijeni për praninë e tyre. Gurët e tëmthit mund të zbulohen vetëm gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera. Për këtë arsye, ata ndonjëherë janë quajtur gurë tëmthi të “heshtur”. Nëse zbuloni se keni gurë tëmthi të heshtur, zakonisht nuk është e rekomandueshme që të keni trajtim kirurgjik-al. Është e rëndësishme që të peshoni rrezikun, shpenzimin dhe parehatinë e heqjes së gurëve të tëmthit kundrejt faktit se gurët nuk shkaktojnë ndonjë sëmundje klinik-e.

Simptomat e gurit në tëmth

Simptomat e gurëve të tëmthit përgjithësisht ndodhin kur një gur depozitohet në njërën nga kanalet (tubat) që bartin biliare tek dhe nga tëmthi (këto përfshijnë pjesët cistik-e dhe kanalet biliare).

Simptomat më të zakonshme të gurëve të tëmthit janë dhimbjet në pjesën e sipërme të barkut ose prapa, e njohur si dhimbje barku në tëmth. Dhimbjet në përgjithësi rriten shpejt dhe mund të zgjasin nga disa minuta në disa orë para subsidimit. Dhimbjet mund të jenë të moderuara në të rëndë dhe mund të ndihen në pjesën e sipërme të djathtë apo të qendrës së barkut, dhe të drejtuar deri në shpinë, në mes të supeve ose në shpatullën e djathtë.

Sulmet e dhimbjeve të barkut në tëmth janë zakonisht të përsëritura. Ato shpesh ndodhin pas një vakti yndyror, ku yndyra stimul-on fshikëzën e tëmthit biliar që të shtrydhë atë që ka grumbulluar.

Disa kushte të tjera mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme të gurëve të tëmthit, kështu që është e rëndësishme që të kërkoni këshilla nga mjeku për të sunduar shkaqet e tjera, të tilla si dispepsi ose ulcerë peptik-e. Mjeku do të vlerësojë simptomat dhe mund t’ju rekomandojë që të shkoni tek një specialist.

Simptomat e gurit në tëmth kërkojnë një kujdesje të menjëhershme

Shenjat e gurëve të tëmthit dhe simptomat që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor përfshijnë:

  • Ethe, djersitje dhe të dridhura;
  • Dhimbje të forta të barkut që vazhdojnë për më shumë se disa orë;
  • Dhimbje barku që janë kaq intensive saqë nuk mund të uleni; ose
A keni simptomat e diabetit?

Diabeti mellitus tipi II (i njohur shkurt diabeti i tipit 2) është një çrregullim metabolik, në të cilën pankreas-i nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose qelizat e trupit krijojnë rezistencë ndaj insulinës. Trupi juaj ka nevojë për insulinë, për të rregulluar nivelin e sheqerit (glukozës) në gjaku-n tuaj.

Diabeti i tipit 2 shpesh ecën njëkohësisht  me obezitet-in, presionin e lartë të gjakut dhe kolesterol-in e lartë. Është përdorur për të njohur fillimin e diabetit tek të rriturit ose diabetin e pavarur nga insulina. Këto terma nuk përdoren më, sepse diabeti i tipit 2 është duke prekur gjerësisht  të rinjtë dhe disa njerëz me diabetin e tipit 2, duhet të përdorin insulinën.

Si funksionon insulina dhe çfarë nuk shkon në diabetin e tipit 2

Insulina prodhohet në pankreas, një gjëndër e madhe që ndodhet prapa stomaku-t. Pas të ngrënit të ushqimit, karbohidratet kthehen në glukozë dhe kalojnë në gjak. Pankreasi zbulon rritjen e nivelit të glukozës në gjak (të quajtur glukoza në gjak ose niveli i sheqerit në gjak) dhe çliron insulinë.

Insulina ndihmon për të nxjerrë glukozën jashtë gjaku-t, duke nxitur kthimin e saj në yndyrë dhe në qelizat e muskujve. Në qeliza, glukoza është përdorur si energji për të ushqyer qelizat që bëjnë punë të ndryshme, p.sh. funksionimin e muskujve, ruajtjen në mëlçi ose në muskuj për tu përdorur më vonë.

Në njerëzit me diabetin e tipit 2, është një nga dy gjërat e mëposhtme që shkon keq:

  • Pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë; ose
  • Qelizat e trupit janë rezistente ndaj efektit të insulinës.

Të dyja këto gabime, çojnë në akumulimin e glukozës në gjak. Doktorët e quajnë këtë hiperglikemi. Nëse lihet pa trajtuar, niveli i lartë i glukozës në gjak, mund të çojë në komplikacion-e të dëmtimit të qelizave të gjakut ose vdekje.

Si zhvillohet diabeti i tipit 2

Pankreatiti: Gjithcka që ju duhet të dini

Pankreatiti është një inflamacion i pankreasit (një nga organ-et e sistemit të tretje-s). Ai  zhvillohet kur enzimat tretëse, që pankreas-i juaj prodhon që të tresë ushqimin, ngjiten tek vetë pankreasi.

Ekzistojnë dy lloje të pankreatitit akut (e cila vjen papritmas dhe zakonisht është jetëshkurtër) dhe kronik (një gjendje e vazhdueshme, që vazhdon për vite me radhë). Pankreatiti, veçanërisht forma akute, mund te jetë një gjendje serioze, dhe pothuajse gjithmonë shkakton dhimbje abdominale të moderuar deri në të rëndë.

Cilat janë simptomat e pankreatitit?

Simptoma kryesore e pankreatitit akut është dhimbja e sipërme abdominale, që mund të ndihet sikur ajo po kalon në shpinën tuaj. Dhimbja mund të përkeqësohet me të ngrënët ose me të pirët e alkool-it, dhe mund të përmirësohet me të ulurën ose me të shtrirën së prapthi. Përzierja, të vjellat dhe temperatura janë simptoma të zakonshme.

Pjesa më e madhe e njerëzve me pankreatitin kronik kanë dhimbje të barkut, që zgjasin për disa orë, disa ditë ose disa javë.  Dhimbja mund të jetë e rëndë, dhe si rezultat i pankreatitit kronik, përkeqësohet me pirjen e alkoolit dhe me të ngrënën. Disa njerëz kanë dhimbje të vazhdueshme, që ndryshon në intensitet. Simptomat e tjera përfshijnë përzierjet dhe ethet.

Ata që vuajnë me pankreatit kronik, gjithashtu kanë simptoma që rezultojnë në dëmtime afatgjata të pankreasit. Normalisht, pankreasi juaj prodhon enzima, që ndihmojnë në tretjen e ushqimit, dhe hormone (insulinë dhe glukozë), për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme të qelizave që kryejnë këto funksione.

Nëse pankreasi juaj nuk është në gjendje që të bëjë të mundur, që enzimat të bëjnë tretjen e duhur të ushqimit, yndyrat dhe ushqyesit e tjerë, nuk mund të absorbohen nga zorrët tuaja, duke rezultuar në sasi yndyrore, humbje peshe dhe kequshqyerje. Dëmet e rëndësishme të prodhimit të qelizave për insulinë, mund të shkaktojnë diabet-in.

Çfarë e shkakton pankreatitin?