Shanset për të pasur binjakë

Pyetje: “Po përpiqem të mbetem shtatzënë. Cilat janë shanset që të kem binjakë”?

Nuk është e pazakontë kur ju përpiqeni të mbeteni shtatzënë, që t’i bëni vetes pyetje nëse do të keni më shumë fëmijë se sa ju synoni të keni, veçanërisht kur mësoni që lindjet e shumëfishta po shtohen me një përqindje fantastike kohët e fundit. Aktualisht, në SHBA ka 32 çifte binjakë për çdo 1 000 foshnje të lindura. Kjo përbën një rritje prej 65% gjatë 20 viteve të fundit.

Përse është një rritje kaq e madhe në lindjen e binjakëve? Një numër i madh është për hir të terapive riprodhuese por ka edhe faktorë të tjerë në lojë, të paktën kur është fjala për binjakët jo identikë (binjakët identikë janë të rrallë dhe shfaqen në mënyrë të rastësishme, kështu që janë më shumë se sa një befasi emocionuese). Shanset tuaja për të parë binjakë rriten në qoftë se:

  • Keni binjakë në familjen tuaj. Trashëgimia luan një rol në konceptimin e binjakëve, por vetëm nga ana e nënës. Edhe në qoftë se pema familjare e partnerit tuaj është  e mbushur me dyshe dinamike, kjo nuk i rrit shanset për të pasur binjakë.
  • Gratë lëkurëzeza kanë pak më shumë shanse se sa të bardhat për të pasur binjakë. Gratë aziatike apo hispanike kanë më pak shanse se gratë e bardha për të pasur binjakë.
  • Me rritjen e moshës tuaj rritet edhe shansi për të pasur binjakë. Studiuesit kanë gjetur që gratë mbi 35 vjeç prodhojnë më shumë hormone që i stimuloj-në folikulat se sa ato me moshë më të vogël, gjë që mund të shkaktojë që të çlirohet më shumë se sa një vezë në një cikël.
  • Keni pasur binjakë edhe më parë. Rrufeja mund edhe të godasë dy herë në një vend. Në qoftë se keni pasur më parë binjakë, shanset janë dyfishe që përsëri të keni binjakë.
  • Ju i jeni nënshtruar një trajtimi për pjellorinë. Rreth 20 deri 25% e grave që marrin ilaçe që stimulojnë vezoret ose që i janë nënshtruar in vitro fertilizimi-t do të kenë binjakë ose edhe më shumë.
  • Jeni mbi peshë. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar që gratë obez-e kanë dyfishin e shanseve për të pasur binjakë se sa ato që nuk janë obeze.
A mund të zgjidhet gjinia e fëmijës që dëshironi të lindni

Pyetje: “Kam dëgjuar që ekzistojnë mënyra për të lindur një djalë, ose vajzë. Cilat janë këto teknika të zgjedhjes së gjinisë”?

Pyetje: “Unë kam dëgjuar se ekzistojnë mënyra për të rritur shanset e lindjes së një djali ose të një vajze. Cilat janë këto teknika të përzgjedhjes së gjinisë”?

A keni një vizion me ngjyrë rozë apo blu në të ardhmen tuaj? Ndoshta ju e shihni veten duke e lyer dhomën e fëmijës me ngjyrë rozë dhe shkoni në dyqan për të blerë veshje plot lule? Apo ndoshta ju mezi prisni që ta merrni fëmijën në duart tuaja. Ndërsa lindja e një foshnje të shëndetshme është me sigurinë më të madhe prioriteti juaj më i lartë, gjithashtu është plotësisht normale (dhe fare e zakonshme) të jeni të etur për një djalë që ta shtoni folenë tuaj apo digjeni për një vajzë që t’ua marrë mendjen fare. Çfarëdo qoftë gjinia që ju keni për zemër, ka disa mënyra, që janë edhe shkencore edhe të trasha, të cilat munden të manipulojnë Nënën Natyrë dhe të rrisin shanset tuaja për të konceptuar një djalë apo një vajzë. Hidhuni një sy këtyre alternativave të përzgjedhjes së gjinisë.

Përzgjedhja e gjinisë me anë të mënyrave të teknologjisë së lartë

Në qofte se ju jeni ndihmuar nga shkenca për të mbetur shtatzënë, mund të keni paksa në dorë edhe se cilën nga gjinitë do të zgjidhni. Por sado premtuese dhe emocionuese të duken në pamje të parë këto ndihma të teknologjisë së lartë, duhet të kini në mend që këto metoda të përzgjedhjes së gjinisë janë të kushtueshme, invazive, ndonjëherë të debatueshme dhe mund të kërkojnë që ju të plotësoni disa kritere të rrepta për t’i pranuar.