Çrregullime të gjëndrës tiroide

A është gjëndra tiroide fajtore? Sa herë i keni dëgjuar këto fjalë?

  • Është diçka psikosomatik-e, është çdo gjë në kokën tuaj;
  • Është një sindromë e lodhjes kronike (sindroma e lodhjes kronike), nuk ka asgjë më shumë që mund të bëni në lidhje me të;
  • Jeni duke vuajtur nga stresi dhe ankthi;
  • Është në gjenet tuaja, mësoni që të jetoni me të;
  • Kalojeni atë lehtë dhe jetoni jetën tuaj.

Dëgjimi i shpeshtë i këtyre deklarimeve, nga miq të mirë, të afërm dhe madje edhe mjekë, mund të jetë shumë dekurajuese, veçanërisht kur ato që ndodhen përreth jush nuk e kuptojnë vuajtjen tuaj mendore dhe fizike. Ju mund të dëshironi që ato të jetojnë vetëm një ditë brenda trupit tuaj dhe të përjetojnë simptomat që ju duhet që të përballoni vazhdimisht. Megjithatë, ju sikur gjeni një qetësim kur takoni një mjek ose një person që ju kupton në një farë mënyre ose që ndan të njëjtën eksperiencë me ju.

Ekzistojnë shumë sëmundje që kanë simptoma të njëjta dhe mund të jetë e vështirë për mjekun që të bëjë një diagnostikim të shpejtë. Është gjithshtu e rëndësishme për të bërë test-in e funksionit të tiroides për të zbuluar çfarëdolloj mundësie anormaliteti të funksionit të tiroides. Çrregullimi i tiroides mund të prodhojë një sërë simptomash që mund të prekin ndonjë ose çdo pjesë të trupit.

Gjëndra e tiroides

Gjëndra tiroide është një gjëndër endokrin-e që sekreton hormonet e saj direkt në gjak. Ajo është e lokalizuar në pjesën e poshtme të qafës. Ajo përfundon përreth laringu-t tuaj (trakeja) si në formën e lidhjes së kravatës, me dy lobe lidhëse, dhe është e mirë furnizuar me enët e gjakut.

Hormonet e tiroides

Gjëndrat e tiroides përmbajnë qeliza që sekretojnë substanca kimike të quajtur hormone. Dy llojet kryesore të hormoneve të prodhuara nga gjëndrat tiroide janë quajtur tiroksin (T4) dhe triodotironin (T3), ku T4 prodhon më shumë sasi sesa T3.

Problemet me daljen e dhëmbëve

Një problem që përjetojnë të tëra bebet është ndjerja keq gjatë daljes së dhëmbëve. Kjo zakonisht fillon rreth muajit të gjashtë dhe ndodh me intervale gjatë tre viteve të para. Dalja e dhëmbëve për së dyti fillon në moshën 5-6 vjeçare.

Dalja e dhëmbëve mallkohet për shumë gjëra, por nuk është kjo çështja. Problemet e zakonshme janë irritimi, oreks i reduktuar, prirja për të tërhequr veshët dhe për të futur në gojë gjithçka që bebja merr në duar.

Të ndjerit keq nga dalja e dhëmbëve mund të reduktohet duke i dhënë bebes një rreth dhëmbësh për ta mbajtur në gojë, fërkimin e akullit në mishrat e dhëmbëve, dhënia bebes që të hajë një karrotë ose selino të freskët (mos e lini beben vetëm me këto në dorë) dhe përdorimi i paracetamolit nëse ata janë shumë të shqetësuar.

Sapo të dalë dhëmbi i parë, është një ide e mirë për të mësuar beben të lajë dhëmbët. Kjo mund të fillojë si lojë në kohën e banjës. Sa më herët të mësojë fëmija të pijë me gotë dhe jo nga shishet aq më mirë është. Jepini më mirë ujë se sa pije të ëmbla bebeve të etura dhe mos përdorni shishe për të qetësuar fëmijët, ose për t’i çuar në shtrat.

Është e natyrshme që të krahasosh beben tënde më të tjerët, por mbaj mend se ka shumë gjëra të ndryshme që ndikojnë tek bebet kur dhëmbët fillojnë të dalin.

Informacion i përgjithshëm

Myku vaginal është një gjendje e zakonshme dhe shumë gra preken nga ai në një kohë të caktuar të jetës së tyre. Disa gra vuajnë nga episode të rishfaqjes.

Myku është një infeksion kërpudhor që shkaktohet nga tharja që quhet Candida albicans. Simptomat përfshijnë kruarje, irritim ose ndjenjë djegie në zonën gjenital-e dhe dhimbje që mund të jetë prezente gjatë interkursit seksual. Mund të jetë e pranishme gjithashtu derdhja vaginale e trashë, e bardhë ose në ngjyrë kremi.

Myku mund të shkaktohet nga marrja e një kure me antibiotikët, ndryshime para-menstrual-e në balancën acide në vaginë, moti i nxehtë ose veshja e rrobave sintetike që rrinë të shtrënguara pas trupit. Ai mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i deodorantë-ve vaginalë, kripëra-ve të larjes dhe nga disa lloje sapuni. Ndonjëherë, edhe interkursi seksual nga përdorimi i tampon-ëve mund të sjellë myk, kryesisht nëse vagina është e thatë.

Marrja e kontraceptivë-ve oral, të qenit shtatzënë, kontrolli jo i mirë i diabet-it dhe prania e një gjendjeje që prek sistemin imun, mund të shkaktojnë myk.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Pjesa më e madhe e produkteve që përdoren për të trajtuar mykun vaginal janë “vetëm nga farmacisti” ose janë ilaçe që “jepen vetëm me recetë”, kështu që duhet të shkoni tek farmacisti ose mjeku juaj për të marrë trajtimin.

Ju duhet që të shkoni tek mjeku edhe nëse:

  • Kjo është hera e parë që keni përjetuar simptoma të mykut;
  • Keni më shumë infeksion myku se vitin e kaluar, ose një infeksion në dy muajt e fundit;
  • Simptomat nuk kanë kaluar, edhe pse keni marrë trajtim;
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • Keni dhimbje barku, ethe, të vjella ose diarre;
  • Jeni nën 16 ose mbi 65 vjeç;
  • Keni diabet ose merrni ilaçe që ndikojnë në sistemin imun;
  • Keni shkarkesa vaginale me ngjyrë ose me erë;
  • Simptomat tuaja janë të ndryshme krahasuar me rastet e kaluara të mykut;
  • Keni ndryshuar së fundmi partnerin seksual;
  • Keni pika gjaku midis periodave;
  • Keni flluska ose plagë në zonën vaginale;
  • Keni djegie gjatë urinim-it.

Këshilla mbi trajtimin

Sëmundja tiroidale e syrit është një sëmundje autoimune (autoimune çrregullime) e syrit (gropës së syrit) dhe muskujve të syrit tek njerëzit me sëmundjen tiroidale. Ajo karakterizohet nga pezmatimi i lëkurës.

Çfarë personash kap kjo sëmundje?

Sëmundja tiroidale e syrit shihet zakonisht tek personat me sëmundjen Grave (hipertiroidizëm) dhe tumor-in e tiriodeve. Rreth 40% e njerëzve me sëmundjen Grave do të zhvillojnë sëmundjen tirodale të syrit. Shumica e rasteve të sëmundjes tioridale të syrit do të zhvillohen pas ose menjëherë pasi është bërë diagnistifikimi i hipertiroidizmit. Disa njerëz e zhvillojnë këtë sëmundje shumë më parë ose më pas se problemi i tyre tiroidal të bëhet i dukshëm.

Cilat janë tiparet e sëmundjes tiroidale të syrit?

Sëmundja tiroidale e syrit ka dy faza të qarta:

1. Faza e parë karakterizohet nga pezmatimi dhe fryrja aktive. Në këtë fazë syri është shpesh i kuq dhe i fryrë. Qepallatt e syve janë të fryra dhe syri është si “lulëkuqe”. Shpesh kjo fazë karakterizohet nga mungesa e rehatisë dhe nga dhimbjet veçanërisht natën.

2. Ndërsa kjo fazë avancon, muskujt që lëvizin syrin fillojnë të mosfunksionojnë. Në këtë fazë qepalla e sipërme shpesh “tërhiqet” (rri shumë lart) dhe përjetohet shikimi i dyfishtë.

Secila fazë mund të shoqërohet me irritim, një ndjesi sikur brenda syrit është e pranishme diçka bezdisëse dhe nga mjegullimi i shikimit.

Çfarë mund të bëhet për ta përmirësuar?

Ka shumë gjëra që mund të bëhen për të ndihmuar pacientët me sëmundjen tiroidale. Irritimi i syrit ndihmohet nga lubrifikantë të thjeshtë (Tears Plus ose Liquifilm Tears). Fryrja dhe dhimbja mund të ndihmohen me fjetjen dhe përdorimin e kompresave të ftohta (të cilat gjenden tek farmacisti).