Studiuesit besojnë se foshnja juaj tani mund t’i kuptojë të gjithë tingujt bazë që formojnë gjuhën e saj. Midis kësaj kohe dhe moshës 6 muajsh, ajo do të zhvillojë aftësinë të nxjerrë disa nga këta tinguj, gjë që do të thotë që ju mund të dëgjoni fjalët për të cilat keni ëndërruar, pikërisht “mama” dhe “dada”. Ndërsa ekspert-ët e zhvillimit të fëmijëve thonë se është tepër herët për foshnjën tuaj që t’i lidhë këta tinguj me ju, kjo nuk mund ta bëjë të dëgjuarit e tyre më pak emocionues.

Ju mund t’i inkurajoni përpjekjet e foshnjës për të komunikuar duke pasqyruar ose imituar shprehjet dhe tingujt e saj. Po ashtu, edhe ajo mund të përpiqet t’ju imitojë. Thoni “ba” dhe ajo mund ta përsërisë.

Reagim-i kur foshnja juaj bën zhurma apo përpiqet të thotë diçka, mund ta ndihmojë atë të mësojë rëndësinë e gjuhës dhe të kuptojë më mirë shkakun dhe pasojën. Është shumë e mirë edhe për sedrën e saj. Ajo do të fillojë të kuptojë se ajo çfarë thotë krijon një ndryshim.

Kthimi tek ushtrimet

Përveçse kur mjeku ju ka thënë ndryshe, trupi juaj është tashmë i gatshëm të ushtrohet fizikisht. Edhe tani, megjithëse kyçet mund të jenë ende të lëshuar nga efektet e shtatzënisë, mund të filloni në fillim me ushtrime të lehta e me ndikim të pakët.

Në qoftë se jeni duke e ushqyer fëmijën, mos u shqetësoni, ushtrimet nuk do ta prekin ushqyerjen me gji ose përbërjen e qumështit tuaj të gjirit. Megjithatë, për rehatin tuaj, ju mund të doni ta tërhiqni qumështin me pompë ose ta ushqeni foshnjën tuaj para aktiviteteve me ndikim të madh siç është vrapimi.

Ju mund ta përfshini edhe foshnjën në rutinën e re të stërvitjes. Vendoseni atë në një mbështjellëse apo në një mbartëse foshnjash kur ju shkoni për ecje, ose në një ndenjëse foshnjash në qoftë se ngisni një biçikletë. Mund të gjeni edhe ndonjë palestër që ka edhe një mjedis për fëmijët, kështu që mund të stërviteni ndërkohë që foshnja juaj mbikëqyret nga afër.

Bëhuni gati për një vrull rritjeje. Në javët e ardhshme, foshnja juaj do ta dyfishojë peshën e vet dhe do të shtojë centimetra në gjatësi. Pikërisht tani, ajo është afërsisht sa madhësia e një avokado-je: 11.5 cm nga maja e kokës në të ndenjurat dhe peshon 85 gram. Këmbët i ka shumë më tepër të zhvilluara, koka i rri më drejt se më parë dhe sytë janë zhvendosur më pranë ballit. Veshët janë edhe ata pranë pozicionit të tyre.2 Ka filluar modelimi i lëkurës së kokës megjithëse tufat e flokëve të saj ende nuk njihen dot. Madje dhe thonjtë e këmbëve kanë filluar të rriten. Po ashtu, shumë gjëra po i ndodhin përbrenda saj. P.sh. 22.5 litra gjak për çdo ditë dhe kjo sasi do të vazhdojë të rritet ndërkohë që foshnja juaj vazhdon të zhvillohet.

Si po ndryshon jeta juaj:

Maja e mitrës tuaj është afërsisht në gjysmë të rrugës midis kockës pubik-e dhe kërthizës dhe ligament-et rrumbullake që e mbështesin atë po trashen dhe po zgjaten me rritjen e saj. Pa ashtu, ju ndoshta po ndjeheni shumë më mirë se sa në fillimin e shtatzënisë. Pakësimi i të përzierave dhe ndryshimeve të befta të humorit, si edhe lëkura që shkëlqen, kontribuojnë në një ndjesi totale të mbarëvajtjes.

Së shpejti do të përjetoni një nga momentet më të mrekullueshme të shtatzënisë, ndjesinë e lëvizjes së foshnjës. Ndërsa disa gra e vënë re “gjallërimin” qysh herët në javën e 16-të, shumë prej tyre nuk e ndjejnë foshnjën deri afër javës së 18-të. (Dhe në qoftë se kjo është foshnja juaj e parë, mos jini e padurueshme, ju mund të mos jeni e ndërgjegjshme për lëvizjet e saj deri nga java e 20-të). Lëvizjet më të hershme mund të ndihen si dridhje të vogla, flluska gazi, apo edhe si kërcime kokoshkash. Pas javës pasuese, ju do të bëheni më e fortë dhe do të jeni në gjendje t’i ndjeni ato shumë më shpesh.

3 Pyetje rreth … shtimit në peshë

1-Sa duhet të shtohem në peshë tani?