Foshnja juaj mund të fillojë të shfaqë shenja të një prej treguesve të saj të parë emocionalë, shqetësimin nga të huajt. Ajo mund të bëhet nervoze dhe e shqetësuar kush sheh njerëz të rinj dhe mund të qajë kur i afrohet një i huaj.

Mbajeni këtë parasysh kur jeni me njerëz që ajo nuk i njeh dhe përpiquni që të mos viheni në siklet kur foshnja qan në duart e ndonjë njeriu tjetër. Thjesht, merreni atë përsëri në duar dhe qetësojeni duke e mbajtur vetë. Ju thoni miqve tuaj dhe familjarëve që t’i afrohen të voglit me lëvizje të ngadalshme e plot ëmbëlsi.

Një rast i shqetësimit nga të huajt nuk do të thotë që ju duhet t’i shmangni fytyrat e reja. Foshnja do të përfitojë nga qëndrimi me njerëz të tjerë veç jush dhe partnerit tuaj. Vetëm mbani mend që ajo ka nevojë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj për të kaluar nëpër këtë fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit.

Bëni që foshnja juaj të mësohet me njerëz të tjerë

Kur ishit shtatzënë, mundet që kishit merak nëse foshnja juaj do të lidhej me juve. Tashmë e shihni që ju të dy jeni lidhur aq ngushtë, saqë ajo proteston në qoftë se i afrohet dikush tjetër, madje edhe partneri juaj. Kur foshnja juaj refuzon çdo njeri tjetër, kjo mund të jetë e rëndë për ta, por do të thotë më shumë punë për ju. Ja pse të mësuarit me njerëz të tjerë është pjesë e rëndësishme e shoqërizimit të foshnjës.

Një lidhje e fortë, e zgjatur forcohet nëpërmjet bashkëveprimeve të rregullta e të përditshme. Inkurajojeni babanë e saj të angazhohet në më shumë detyra bazë të përkujdesjes për foshnjën, si ndërrimin e pelenave, banjën, dhe ushqyerjen. Bëni që ai ta mbajë foshnjën kur shkon andej këtej dhe të gjejë kohë për të luajtur me të. Fillimisht, mbani distancë, që foshnja të mos ju dëgjojë apo nuhasë.

Një ide: Ndajini punët e përditshme për përkujdesjen e foshnjës në mënyrë që partneri të bëjë rutinën e banjës ditore apo të vënies në shtrat për çdo mbrëmje.

Foshnja juaj tani eshte 27 cm dhe peshon rreth 350 gram, afërsisht në madhësinë e një karote. Shumë shpejt do të ndjeni sikur ajo po ushtron artet marciale meqenëse lëvizjet e para dridhëse po shndërrohen në shkelmime të plota dhe shtytje. Gjithashtu mund të zbuloni një model tek aktiviteti i saj, duke e njohur kështu më mirë. 2Ka edhe zhvillime të tjera, vetullat dhe qepallat janë të pranishme dhe në qoftë se keni një vajzë, ka filluar t’i zhvillohet edhe vagina.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ka mundësi që këto ditë të ndiheni mjaft rehat. Nuk jeni ende shumë e shëndoshë dhe parehatitë e zakonshme që shoqërojnë shtatzëninë e hershme janë larguar në pjesën më të madhe të tyre. Në qoftë se ndiheni mirë, çlirohuni dhe kënaquni për sa kohë mundeni. Tremujori i tretë mund të sjellë me vete ankesa të tjera.

Kjo nuk do të thotë që nuk do të keni disa probleme të vogla, me të cilat duhet të merreni. P.sh. prodhimi i shtuar i vajit mund të kontribuojë në zhvillimin (ose keqësimin) e akne-ve. Në këtë rast, kini kujdes t’i lani ato mirë me një sapun të butë apo pastrues dy herë në ditë dhe sigurohuni që çdo lagështues ose makijazh që përdorni, të jetë pa vaj. Mos merrni medikamente nga goja për akne, disa janë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzënisë, ose mos merrni produkte për përdorim lokal për akne pa e diskutuar më parë me mjekun tuaj.

Po ashtu, tashmë ju jeni e prirë për të pasur varice. Me përparimin e shtatzënisë tuaj, ka një presion të shtuar mbi venat në këmbët tuaja. Nivelet e shtuar të progesteron-it që mund të shkaktojnë lëshimin e pareteve të venave mund ta bëjnë problemin edhe më të rëndë. Ka më shumë të ngjarë t’u krijohen varice, në qoftë se edhe pjesëtarët e tjerë të familjes i kanë ato. Gjithashtu, ato priren të keqësohen në çdo shtatzëni të mëpastajme dhe me rritjen e moshës. Për të ndihmuar të parandalohen apo të eliminohen varicet, ushtrohuni për ditë, mbështetini këmbët dhe shputat kurdoherë që është e mundur, flini në krahun tuaj të majtë dhe mbathni çorape që ndihmojnë amësinë.