Foshnja juaj ka filluar tashmë të ushqehet me duar, megjithëse kjo mund të fillojë edhe pas 10 muajsh. Pasi arrin këtë fazë, ju mund t’i jepni të pijë me gotë.

Provoni t’i jepni foshnjës tuaj të pijë me një ibrik. Në qoftë se ai frustrohet që nuk mund të marrë më shumë lëng nga kjo enë e të thithë nga hundëza e ibrikut, hiqeni fare kapakun dhe lëreni të pijë drejt nga ena. (Tregojani atij se si ta kapë në fund që lëngu të rrjedhë në gojë).

Besojini intuitës tuaj

“Intuita e nënës është më shumë se një klishe”. Ajo është një instrument i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë ta rritni foshnjën tuaj. Ju e njihni më mirë se kushdo atë, kështu që mund të jeni një gjykatëse veçanërisht e mprehtë kur vjen puna për ndryshime në gjendjen e saj.

Në qoftë se ju ndjeni se diçka nuk është krejt në rregull lidhur me shëndetin, zhvillimin ose mirëqenien e përgjithshme të foshnjës tuaj, mos u shpejtoni t’i largoni ndjenja të tilla. Më shumë se një prind ka qenë më përpara se komuniteti mjekësor në zbulimin e shenjave të para të një problemi, qoftë në fillimin e një sëmundje para se të shfaqet problemi apo praninë e një çrregullimi të papërcaktuar që shkakton ndryshime në sjellje apo vonesë në zhvillim.

Pra çfarë duhet të bëni? U shkoni pas instinkteve tuaja. Shkruajini vrojtimet. Mos hezitoni të konsultoheni me mjekun dhe në qoftë se ju ende nuk ndiheni e bindur, këmbëngulni deri sa të merrni një përgjigje të kënaqshme.

Mos u bëni merak se bëni gabime ose dyshoni për një problem i cili nuk është i tillë, çdokush mund ta bëjë këtë. Midis pranimit të ndjenjave të brendshme dhe mësimit nga përvoja, ju do të zbuloni si të bëni atë që është e drejtë për foshnjën tuaj.

3 pyetje rreth: Temperaturës

Si mund të identifikoj një temperaturë të lartë?

Këtë javë foshnja peshon rreth 1 kg (afërsisht sa madhësia e një patëllxhani) dhe është e gjatë 37.5 cm nga maja e kokës e deri tek thembrat. Ajo mund t’i picërrojë sytë që tani kanë qepalla. Me shikimin e që po i zhvillohet mund të jetë në gjendje të shikojë dritën që filtrohet brenda përmes mitrës tuaj. 2Gjithashtu miliarda neuron-e po krijohen në trurin e saj dhe po shton më shumë dhjamë në përgatitje për jetën në botën e jashtme.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju jeni në periudhën e shtëpisë. Tremujori i tretë dhe i fundit fillon këtë javë. Në qoftë se jeni si shumica e grave, këtë tremujor do të shtoni rreth 5 kg.

Në këtë pikë, ka mundësi të vizitoheni tek mjeku ose mamia juaj çdo dy javë. Pastaj, në javën e 36-të do të kaloni në vizita javore. Varësisht nga faktorët tuaj të rrezikut, mjeku mund t’ju rekomandojë teste të përsëritura të gjakut për HIV (human immunodeficiency virus) dhe sifilis, si edhe merr kampione për klamidia dhe gonorre-a, që të jetë i sigurt për status-in tuaj para lindjes. Gjithashtu, në qoftë se rezultati për testin e monitorimit të glukozës ishte i lartë dhe ju nuk keni bërë një test më pas, do t’i nënshtroheni testimit prej 3 orësh të tolerancës ndaj glukozë-s.

Nëse analizat e gjakut të bëra në vizitën tuaj të parë para lindjes kanë treguar se ju jeni rezus negative (rhesus faktori) ju do të merrni një injeksion të Imunoglobulina-ve Rh për të parandaluar që në trupin tuaj të krijohen antitrup-a që mund të sulmojnë gjakun e foshnjës. (Në qoftë foshnja juaj është rezus pozitive, ju do të merrni një porcion tjetër të Imunoglobulinës Rh pasi ajo të lindet).

Rreth kësaj kohe, disa gra kanë një ndjesi sikur pjesa e poshtme e këmbëve u bëhet miza-miza dhe një nxitje të pa-rezistueshme për t’i lëvizur ato ndërsa përpiqen të qetësohen e të flenë. Në qoftë se kjo ndjesi qetësohet të paktën përkohësisht kur ju lëvizni, ju mund të keni atë që njihet si sindroma e këmbëve që nuk pushojnë.