Foshnjat pëlqejnë dhe kanë nevojë të thithin, pra mos e shkurajoni këtë. Në të vërtetë, ju mundet që keni zbuluar se një biberon bën çudira për ta ndihmuar foshnjën tuaj të qetësohet. Kur “bibi” ose gishti juaj nuk është në dispozicion, ajo mund të jetë në gjendje të gjejë gishtin e vet të madh ose gishta të tjerë për të qetësuar veten.

Akademia Amerikane e Pediatri-së rekomandon përdorimin e një biberoni në kohën e gjumit të ditës apo të natës, bazuar mbi provën se përdorimi i tij mund të reduktojë rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur. E thënë kjo, nuk ka nevojë t’ia fusni përsëri në gojë biberonin që bie pasi foshnjën e ka zënë gjumi.

Formimi i lidhjeve emocionale

Disa nëna flasin për ndjesinë e një dashurie të menjëhershme që nga fillimi. Ky është bërë imazhi mbizotërues se si supozohet të jetë “lidhja emocionale”. Por formimi i lidhjeve emocionale nuk është një moment i vetëm magjik i sallës së lindjes. Për më shumë se gjysmën e nënave të reja, ndjenja e lidhjes emocionale kërkon pak më shumë kohë, dhe kjo ka arsyet e veta.

Lindja dhe regjenerim-i mund të jenë përvoja të kushtueshme fizike, veçanërisht në qoftë se ka komplikime. Në qoftë se nuk keni kaluar shumë kohë rreth foshnjave, e le më pastaj të keni qenë përgjegjëse plotësisht për t’u kujdesur për një prej tyre, ankth-i dhe shqetësimi për të bërë çdo gjë siç duhet mund të ndërhyjë mes jush dhe foshnjës suaj. Marrëdhënia me fëmijën tuaj nuk është kaq e ndryshme nga marrëdhëniet tuaja të tjera, ajo mund të kërkojë kohë dhe shumë bashkëveprime që ato ndjenja të bashkëlidhjes të zhvillohen dhe të piqen.

Pra, s’ka nevojë të ndiheni fajtore në qoftë se shihni foshnjën tuaj të shumëpritur dhe ndiheni sikur po shihni një të huaj të vockël. Në një kuptim, ashtu është. Jepini kohë dhe më në fund nuk do të jeni në gjendje ta përfytyroni jetën pa të.

Çfarë po ndodh në barkun tuaj? Shumëçka. Foshnja juaj në krijim e sipër është vetëm një topth i vogël prej disa qindra qelizash që shumëfishohen çmendurisht. Pasi topthi i qelizave (i quajtur blastocist –embrion fillestar) fillon e strehohet në mitër, një pjesë e tij që do të zhvillohet në placentë, fillon të prodhojë hormonin e shtatzënisë, gonadotropinën horionike njerëzore, e cila u thotë vezoreve tuaja të pushojnë së lëshuari vezë dhe inicion prodhimin e shtuar të estrogjenit dhe progesteronit (që e pengojë mitrën të largojë veshjen dhe pasagjerin e saj të vockël), si edhe stimul-on rritjen e placentës.
2
Gonadotropina horionike njerëzore është një hormon që e bën pozitiv një test shtatzënie. Nga fundi i kësaj jave ju mund të bëni një test dhe të merrni rezultat pozitiv! (Në qoftë se testi është negativ dhe nuk ju kanë ardhur periodat për dy apo tre ditë, atëherë provoni ta bëni atë përsëri).

Ndërkohë, lëngu amniotik fillon e grumbullohet rreth topthit të qelizave në zgavrën që do të bëhet qeska amniotike (mbështjellësi amniotik). Ky lëng do ta mbrojë foshnjën në javët e muajt që do të vijnë. Pikërisht tani, blastocisti juaj i vogël, e merr oksigjenin dhe ushqimin (dhe flak mbeturinat) nëpërmjet një sistemi primitiv të formuar nga tunele mikroskopikë, të cilët e lidhin foshnjën që po zhvillohet me enët e gjakut në murin e mitrës. Placenta nuk është aq e zhvilluar sa ta marrë përsipër këtë detyrë deri në fund të javës pasuese.

Si po ndryshon jeta juaj