Shikimi i foshnjës tuaj, më parë rreth 20/40 në rastin më të mirë, tashmë është pothuaj njëlloj si i një të rrituri në qartësinë e tij dhe në perceptimin në thellësi. Megjithëse shikimi i foshnjës tuaj në distancë të shkurtër është ende i mirë, shikimi në distancë të largët është mjaft i mirë për të njohur njerëzit dhe objektet brenda në një dhomë.

Ajo mund të shohë një lodër në anën tjetër të dhomës dhe të përpiqet të zvarritet drejt saj. Sytë e saj janë po ashtu ndoshta afër ngjyrës së tyre përfundimtare, megjithëse mund të shihni ndryshime të holla më pas.

Kur përkujdesja për foshnjën është e vështirë

Pushimi është një teknikë disiplinimi e provuar në kohë që prindërit e fëmijëve më të rritur e përdorin për të korrigjuar sjelljen me anë të ndalimit të vëmendjes pozitive. Një pushim i mamit dhe babit është një mënyrë që ju të ndryshoni sjelljen tuaj, me anë të dekompresion-it, shfryrjes, uljes së presionit.

Pasi foshnja juaj të jetë e lëvizshme, vazhdimi mund të jetë një rraskapitje. Një pushim i vetë imponuar kur ndiheni të frustruar, mund t’ju ndihmojë të qëndroni fort.

Vendoseni foshnjën tuaj në një shesh loje për periudha të shkurtra kohe kur ju ndiheni e dërrmuar. Kjo është një ide e mirë edhe në qoftë se jeni mërzitur nga një e qarë e vazhduar e pashpjegueshme e një foshnje të shëndetshme; ajo do të jetë e sigurt ndërkohë që ju mblidhni veten. Në qoftë se qan natën, qetësojeni veten për disa minuta para se të shkoni e të shihni si është puna.

Merrni disa herë frymë thellë ose numëroni deri në dhjetë para se të reagoni keq, këto janë disa mënyra për të ruajtur ekuilibrin në ditë të këqija. Gjithashtu, flini kur foshnja fle dhe natyrisht thojini partnerit në qoftë se mundeni të merret me të, jo vetëm kur ju jeni në vështirësi por edhe në intervale të rregullta.

3 pyetje rreth: Kollës

Si mund të them nëse kolla e foshnjës time është simptoma e një sëmundje më serioze se një grip?

Foshnja juaj tashmë peshon 2.1 kg (afërsisht sa madhësia e një pjepri) dhe është pothuaj 45.7 cm e gjatë. Shtresat e dhjamit, të cilat do të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit pasi është lindur, e mbushin atë duke e bërë më të rrumbullakët. Lëkurën e ka më të lëmuar se kurdoherë. 2Sistemi nervor qendror po maturohet, dhe mushkëritë po ashtu. Në qoftë se keni qenë nervoze lidhur me dhimbjet e parakohshme të lindjes, do të jeni e gëzuar të mësoni që foshnjat e lindura midis javës së 34 dhe 37 pa probleme të tjera shëndetësore ia kalojnë përgjithësisht shkëlqyeshëm. Mund të kenë nevojë për një qëndrim të shkurtër në inkubator-in e të sapolindurve (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), si dhe disa probleme afatshkurtra shëndetësore, por zakonisht në planin afatgjatë ia kalojnë po aq mirë sa foshnjat e lindura në kohë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Këtë javë lodhja mund të vijë përsëri, megjithëse ndoshta jo me të njëjtin intensitet të tremujorit të parë. Lodhja është plotësisht e kuptueshme po të marrim parasysh presionin fizik nën të cilin jeni dhe netët e gjata të ndërprerjeve të shpeshta për të urinuar, vërtitjet në shtrat për të gjetur pozicionin e përshtatshëm.

Tani është koha për të ngadalësuar dhe për ta kursyer energjinë tuaj për ditën kur do të fillojnë dhimbjet e lindjes (dhe më tej). Në qoftë se keni qenë ulur ose shtrirë për një kohë të gjatë, mos u ngrini shumë shpejt. Gjaku mund të grumbullohet në këmbët dhe shputat tuaja, duke shkaktuar një rënie të përkohshme të presionit të gjakut kur ngriheni, gjë që mund të bëjë të ndiheni e trullosur.

Në qoftë se vini re gunga apo të vrara të kuqe që kruhen në bark, e ndoshta në kofshë dhe mollaqe, mund të keni një sëmundje të quajtur gungat dhe pllakat e shtatzënisë, ato janë urtikarie që kruhen.