Në këtë moshë foshnja juaj mund të qëndrojë ulur i sigurt e madje edhe të ecë duke u mbajtur tek mobiliet, ndoshta duke i lëshuar momentalisht dhe duke qëndruar më këmbë pa mbështetje. Ajo do të bëjë hapa kur mbahet në pozicionin e ecjes dhe mund të përpiqet të gërryejë një lodër duke qëndruar më këmbë.

Këto hapa të parë magjike drejt pavarësisë, dhe shumë më tepër ushtrime për ju, janë fare afër, në qoftë se nuk kanë arritur tashmë. Shumica e foshnjave i bëjnë hapat e tyre të parë rreth moshës 12 muajsh, por disa fillojnë më herët. Në qoftë se juaja nuk po ecën ende, mos u shqetësoni, është ende herët. Disa foshnja presin deri sa të jenë 18 muajsh për ta bërë këtë lëvizje.

Traditat dhe festimet familjare

Kur juve rriteshit, çfarë bënte familja juaj për Krishtlindje, Vitin e Ri apo festa të tjera? Si i festonit ditëlindjet? Fillimi i jetës në një familje i bën shumë çifte të mendojnë lidhur me ritualet me të cilat ata janë rritur dhe se si ata të krijojnë të tyret. Edhe në qoftë se foshnja juaj nuk e kupton plotësisht ose nuk e vlerëson këtë ende, përsëritja e këtyre ritualeve do të kontribuojë në një ndjenjë sigurie, të qenit bashkë dhe për krenarinë e një familje.

Mos u ndjeni sikur do të duhet të zgjidhni midis ritualeve që respektonin familja juaj dhe e partnerit kur ju po rriteshit, veçanërisht në qoftë se do t’ju duhet të lavdëroni traditën e njërës në krahasim me tjetrën. Ndërtimi i ritualeve do të ishte më me kuptim në qoftë se dilni me ide të reja ose personalizoni ato ekzistuese. Përpiquni të mendoni për aktivitete që kënaqin familjen tuaj dhe krijoni rituale të lidhura me to.

Ritualet mund të jenë të vogla dhe të shpeshta, si leximi i një libri në kohën e gjumit ose nxjerrja e një qeni për shëtitje pas darke. Ose ato mund të vërtiten rreth festave dhe ngjarjeve të veçanta. Kujdesuni që kur vjen puna për festa, foshnja juaj mund të bëhet i mbi stimul-uar dhe i shqetësuar me të gjithë zbukurimet dhe aktivitetin, pra sigurohuni që ju të ndërtoni një kohë të gjerë për të, që ajo të pushojë e të qetësohet.

Pak më e gjatë se 51 cm, foshnja juaj ka vazhduar të rritet dhe tani mund të peshojë gati 3.6 kg. Sado rehat të jetë, nuk mund të qëndrojë përherë brenda jush. Për sigurinë e foshnjës, mjeku juaj do të bisedojë me ju rreth stimul-imit të lindjes në qoftë se edhe javën pasuese ai nuk ka lindur ende (edhe më herët nëse ka ndonjë problem). 2Shumica e mjekëve nuk do t’ju lejojnë të prisni më shumë se dy javë pas datës të pritshme, sepse kjo ju ekspozon ju dhe fëmijën ndaj rrezikut për komplikime. Rreth 5 – 6% e grave kanë pasur shtatzëni të zgjatura që shkojnë tre ose më shumë javë përtej datave të llogaritura si të pritshme. Foshnjat e lindura pas 42 a më shumë javësh mund të kenë një lëkurë të thatë si pergamenë dhe shpesh janë mbipeshë. Pritja kaq gjatë për të lindur shton edhe mundësinë e zhvillimit të ndonjë infeksioni në mitrën tuaj, gjë që mund të jetë e rrezikshme për foshnjën, apo edhe mundësinë e lindjes së një foshnjë të vdekur. Për më tepër, procesi i lindjes ka më shumë mundësi të zgjatet apo edhe të ndalojë. Meqenëse edhe ju edhe foshnja keni një rrezik të shtuar për t’u lënduar gjatë një lindje vaginale, ju dyfishohen mundësitë për nevojën e një operacioni cezarian.

Si po ndryshon jeta juaj:

Është vështirë të mos shqetësoheni kur vjen dhe kalon data e pritshme (sidomos kur familja dhe miqtë dashamirës vazhdojnë e telefonojnë për të kontrolluar gjendjen tuaj). Mos kini gajle, ju nuk do të jeni shtatzënë përgjithmonë. Ekziston një mundësi e mirë që këtë javë dhimbjet e lindjes t’ju fillojnë vetiu. Në qoftë se jo, do të stimuloheni nga java e 42-të apo më herët po qe se ju apo foshnja do të keni ndonjë problem.

Metodat që përdor mjeku për të stimuluar lindjen do të varen nga gjendja e qafës së mitrës. Nëse ajo nuk ka filluar të zbutet, të hollohet, ose të fryhet (hapet), atëherë konsiderohet e “papjekur” ose jo e gatshme për lindje. Në këtë rast, mjeku do të përdorë hormone ose metoda “mekanike” për të pjekur qafën e mitrës para nxitjes.